Albspirit

Media/News/Publishing

Mrekullia e Shën Petërsburgut

Krahasuar me Moskën dhe shumë qytete të tjera ruse, Shën Petërsburgu është relativisht i ri. Në kohën kur Jaroslavli apo Vladimiri, Moska apo Suzdali ishin në qendër të historisë ruse, zona e Shën Petërsburgut të sotëm ishte vendbanim gjuetarësh, peshkatarësh dhe fermerësh. Por vetë territori (grykëderdhja e Lumit Neva) ishte i volitshëm nga cilado pikëpamje. Në shekujt 8-13 rruga tregtare nga Varangianët tek grekët, që lidhnin Skandinavinë dhe Perandorinë Bizantine, kalonin përmes Lumit Neva. Kështu që ishte e dobishme të ngrije fortesa në këtë vend. Për këtë arsye suedezët, fqinjët më të afërt, u angazhuan në luftëra të gjata për pronësinë e këtyre tokave.

1 Maji 1703 konsiderohet data historike e Shën Petërsburgut: Kështjella Nyenschantz, që ishte nën kontrollin e Suedisë në atë kohë, u pushtua nga ushtarët rusë, një herë e mirë. Ndërtimi i kufirit të fortifikuar rus luajti një rol të rëndësishëm në këto ngjarje. Pasi kish studiuar hartën e deltës së Nevas, car Pjetri zgjodhi ishullin Zayachy (Hare) dhe në 16 maj ai ngriti kështjellën e Pjetrit dhe Palit.

“Nga këtu, do të sulmojmë dhe terrorizojmë Suedinë” – kështu e përshkroi Aleksandër Pushkini qëllimin e Pjetrit, dhe kishte një arsye. Kështjella e Pjetrit dhe Palit nuk kish marrë vetë pjesë në operacione ushtarake; vetëm prania e kështjellës mjaftonte për të ushtruar ndikim. Ndërkohë, në 1721, problemet ushtarake nuk kishin më rëndësi, për shkak të fundit të Luftës së Madhe të Veriut, e cila ribëri hartën e botës. Si rezultat, Perandoria Ruse, që kish siguruar një qasje në Detin Balltik dhe kishte një ushtri dhe flotilje të fuqishme, u shfaq në hartën e Europës.

Shën Petërsburgu u bë kryeqytet i perandorisë. Qyteti u ndërtua përreth kështjellës dhe mori emrin e apostullit Shën Pjetër. Ndërtimi u krye përgjatë lumit Neva duke tharë moçalin në deltën e tij. Ndërtesat u bënë me gurë dhe dru. Ndonëse qyteti nuk ishte më i tmerruar prej suedezëve, jeta nuk ishte dhe aq e qetë. Ndërtesat vuajtën zjare dhe përmbytje të vazhdueshme. Në një moment uji u ngjit mbi 3 metra mbi nivelin e lumit, duke shkaktuar dëme të pariparueshme për qytetin dhe banorët e tij.

Deri në fund ë shekullit 18, shumë ndërtesa të Shën Petërsburgut ishin shkatërruar. Shumë pak “prova” të asaj kohe kanë mbetur sot. Gjithë pikat atraktive që renditen sot në qytet janë krijuar prej politikës se planifikimit të qytetit. Në vitin 1737, me urdhër të Anna Ioannovna u krijua “Komisioni i Ndërtimit të Shën Petërsburgut”. Më vonë, në 1752, ai u zëvendësua nga “Komisioni i Ndërtesave të Gurta të Shën Petërsburgut dhe Moskës”.

Më poshtë edhe pamje nga ajri të këtij qyteti të mrekullueshëm. 

TE NGJASHME
Please follow and like us: