Në prag të 20-vjetorit të ndarjes nga jeta të Deng Xiaoping-ut
19 shkurti i këtij viti do të shënojë 20-vjetorin e ndarjes nga jeta të Deng Xiaoping-ut. Në fund të viteve ’70, Deng drejtoi procesin e reformës dhe të hapjes ndaj botës së jashtme. Kjo politikë, jo vetëm solli lulëzimin ekonomik të vendit, por gjithashtu zhveshi petkun e “Kinës misterioze”, duke ndryshuar jetën e 1.3 miliard banorëve.
Udhëheqësit e vendit e vlerësojnë më shumë Deng Xiaoping-ut për novacionin dhe guximin e tij të madh. Kreu i Shtetit i Kinës Xi Jinping tha në vitin 2014 gjatë një aktiviteti përkujtimor me rastin e 110-vjetorit të lindjes së Deng-ut se, stili më i spikatur i z. Deng Xiaoping është praktikimi i guximshëm i novacionit.
“Ky është mësimi më i rëndësishëm që duhet të përvetësojmë nga ai. Kjo është edhe përgjegjësia historike që të gjithë anëtarët e Partisë Komuniste të Kinës duhet të mbajnë mbi shpatulla”, tha Xi.
Shumë nisma risie të ndërmarra nga Deng Xiaopingu janë gdhendur thellë në historinë e zhvillimit të Kinës si rifillim i provimit të pranimit të shkollave të larta, rikthim i kuadrove në qytet pas përvojës në fshat, përcaktimi i kuotave të prodhimit bujqësor etj. Ndër to, kontributi më i madh është politika e reformës dhe e hapjes, nëpërmjet të cilës, Kina shpenzoi vetëm 3 dekada për t’u shndërruar në ekonominë e dytë më të fuqishme në botë nga një vend i prapambetur.
Asokohe, hapja e Kinës së mbyllur shkaktoi jo vetëm debat të ashpër brenda vendit, por tronditi mbarë botën.
Një ndër risitë më të rëndësishme të Deng Xiaoping-ut ishte “një vend, dy sisteme”. Ky projekt ka zgjidhur me sukses jo vetëm problemin e rikthimin e Hong Kong-ut dhe të Makao-s, por ka shërbyer edhe si busullë për çështjen e Tajvanit.