‘Osteria da Nerone’, restoranti në Braçiano, (Itali), më i preferuari i yjeve hollivudianë
Kushdo që ka shkuar në Braçiano, rreth 40 kilometra në periferi të Romës, në një qytezë këshjellë, me siguri ka vizituar restorantin më të famshëm atje “Osteria da Nerone” të mjeshtrit të kuzhinës italiane Besim Gaçi.
Klima mesdhetare dhe sidomos prania e një liqeni në këmbët e qytezës e bën atë vend të preferuar për vizitorë nga gjithë bota, por në radhë të parë për qytetet e mëdha italiane që vijnë në fundjavë dhe jo vetëm.
Pikërisht në këtë vend sa të lashtë aq edhe bashëkohor zhvillojnë aktivitetin e tyre dy vëllezër shqiptarë, Besim e Bujar Gaçi, që janë të integruar tërësisht në shoqërinë italiane dhe kanë mundur të jenë të veçantë në dhjetra sipërmarrje të tjera vendase e të huaja.
Në stinën e verës dhe të vjeshtës është vështirë që të gjesh qoftë edhe një tavolinë të vetme për të drekuar ose darkuar, por bujtës ka edhe në stinët e tjera falë një guzhine që po e shijove një herë është vështirë t’i thuash lamtumirë.
Qyteza krejt e veçantë në gjithë Italinë ofron mundësi parkimi, por ka edhe objekte të tjera të bukura, sidomos kisha të kahmoçme, që të mbushin kohën e vizitës.
Ton Kriuz dhe të tjerë aktorë të shquar të Hollivudit e kanë shtëpinë e tyre të përkohshme “Osteria da Nerone” ku kalojnë çaste të bukura dhe të paharrueshme për gjithë jetën.
Restoranti tipik mesdhetar ofron shumëllojshmëri gatimesh e pijesh dhe krijon një atmosferë të këndshme e mbresëlënëse. Të dhënat dhe kontaktet për këtë restorant i gjeni edhe në https://www.tripadvisor.com › … › Bracciano › Bracciano Restaurants.