Qeveria nderhyn me akt normativ në Ligjin e Sigurimeve
Shfuqizimi nga Gjykata Kushtetuese i nenit 4 në të ligjit “Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore” të vitit 2015 detyron qeverinë të ndërhyjë me një akt normativ për të përmbushur vakumin e krijuar.
Akti normativ i qeverisë riktheu në një farë mënyrë nenin 9 të ligjit të hartuar në 2003. Ky nen ishte ndryshuar në vitin 2015 me nismë të qeverisë, por u shfuqizua nga Gjykata Kushtetuese në nëntor të vitit të kaluar, duke rrëzuar edhe nenin 9 të ligjit të mëparshëm.
Shtesa që bie në sy dhe që nuk ka të bëjë shumë me nenin që është shfuqizuar është pika 3 e nenit 6 ku thuthet se “Personi i vetëpunësuar është përgjegjës për pagesën e kontributit edhe për punonjësit e papaguar të familjes”. Sipas relacionit, nevoja dhe urgjenca e këtij akti argumentohen me faktin se aktualisht nuk ka dispozita në fuqi që të përcaktojnë pagën mbi të cilën të vetëpunësuarit e çdo lloji. Ndërkohë që për çdo subjekt tjetër punëdhënës me punëmarrës jepet përcaktim për nivelin e pagës mbi të cilën paguhen kontributet.
Akti normativ parashikon që kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore për personin e vetëpunësuar llogariten si përqindje mbi një pagë bruto, jo më të ul ët se paga minimale në shkallë vendi dhe jo më të lartë se paga maksimale, ndërsa kontributet e dety rueshme të sigurimeve shoqërore pёr punonjësin e papaguar të familjes llogariten mbi pagën minimale. Po ashtu parashikohet që kontributet e detyr ueshme të sigurimit shëndetësor për personin e vetëpunësuar, përfshirë punonjësin e papaguar të familjes, llogariten sipas nivelit të parashikuar si përqindje mbi dyfishin e pagës minimale.