Rama: Është e drejta e opozitës të protestojë, por arsyeja më tingëllon qesharake
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur Komunikimin Javor në facebook ku ka folur edhe për protestën e opozitës.
Rama tha se protesta e djeshme “tregoi dallimin me protestën e gjashtë viteve më parë ku protetuesit u vranë barbarisht, u plagosën dhe u rrahën ndonëse nuk bënë asgjë më shumë se sa qytetarët që u mblodhën dje në bulevard.
Rama u shpreh se është e drejta e opozitës të protestojë paqësisht, pa iu cënuar “asnjë fije floku”, pavarësisht platformës së protestës.
“Udhëheqësit e djeshëm kanë qenë për një kohë të gjatë në pushtet, nën udhëheqjen e tyre Shqipëria ka bërë shumë pak progres, ka përjetuar shumë dhimbje nga plagët e keqqeverisjes edhe vetë ata e dinë që njerëzit sot kanë halle e probleme sa të duash, por e vlerësojnë që ka një qeveri që po përpiqet të bëjë shtet.
“Ata që erdhën dje në bulevard e duan reformën në drejtësi njësoj sic i duan ato edhe unë edhe shumë të tjerë, ndërsa ata që i thirrën në protestë, s’duan as reformën as vetingun që do largojë përgjithmonë nga pallati i drejtësisë ata që ruajnë kapaun e puseve të tyre të zullumeve. Ata i friken reformës … Janë gati ti hapin luftë Amerikës dhe Evropës duke baltosur përfaqësuesit e tyre me akuza e shpifje qesharake. Këtë frikë nga reforma e maskojnë me thirrjen absurde për zgjedhje të lira dhe të ndershme, nderkohë që bota demokratike na kërkon progres tani me reformën në drejtësi dhe vetingun dhe s’ka shprehur ndonjë rezervë e as e disktuon që zgjedhjet e Qershorit duhet të jenë të lira dhe të ndershme, dhe ato do jenë më të mira që Shqipëria ka zhvilluar ndonjëherë pavarësishrt bllokimit të reformës zgjedhore nga udhqëheqësit e djeshem”, tha Rama.