Renzi jep dorëheqjen nga kryesimi i partisë
Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi dha sot dorëheqjen nga kryesimi i Partisë Demokrate (PD).
Matteo Renzi, 42 vjeç, dha dorëheqjen në fund të vitit 2016 nga posti i kryeministrit pas “jo”-së masive të italianëve në një referendum kushtetues mbështetur në atë kohë nga qeveria e tij.
Që prej asaj kohe, kritikat nga një pjesë e PD-së u rritën duke nxitur ish-kryeministrin të kërkonte thirrjen e një Kongresi të partisë, ku ai shpreson një rizgjedhje në postin e sekretarit të përgjithshëm për të gjetur një legjitimitet dhe për të reduktuar kundërshtarët e heshtur.
Please follow and like us: