Albspirit

Media/News/Publishing

Fox News: Si e ka pushtuar Soros USAID-in

Prestigjiozja amerikane Fox News i ka kushtuar një artikull të gjatë çështjes Soros dhe financimeve të dyshimta, që po përfliten në Washington. Pas deklaratave të shumë liderëve europianë për ndikim të Sorosit në politikat e brendshme të shumë vendeve europiane, kongresmenët amerikanë i kërkojnë informacion Departamentit të Shtetit nëse paratë e taksapaguesve amerikanë po kalojnë nëpërmjet USAID në duart e Xhorxh Sorosit.

Më poshtë lexoni artikullin e plotë të Fox News:
Përfshirja e dyshimtë e Xhorxh Sorosit në politikën Europiane ka tërhequr vëmendjen e Kongresit.
Shqetësimi për përfshirjen e Sorosit në politikën europiane është rritur pas deklaratave të Kryeministrit hungarez, i cili javën e kaluar sulmoi “perandorinë” e Sorosit.
Por ditë më parë, ligjvënësit republikanë në Washington nisën të bënin pyetje nëse taksat e SHBA-së po përdoreshin për të financuar projektet e Sorosit në vendet e vogla, konservatore si Maqedonia.
Republikani, Christopher Smith, drejtuesi grupit të ligjvënësve i ka shkruar ambasadorit Jess Baily, një ambasador i emëruar nga Obama, për ti kërkuar disa përgjigje.
Senatori Mike Lee, R-Utah gjithashtu ka shprehur shqetësimin nëse paratë e USAID shkojnë për Fondacionin për Shoqërinë e Hapur Soros, si pjesë e një shqetësimi më të gjerë nëse ambasada e SHBA ka mbajtur anësi politike.
Unë kam marrë raporte të besueshme, se në vitet e fundit, misioni i SHBA në Maqedoni ka ndërhyrë aktivisht në partitë politike në Maqedoni duke formuar një mjedis mediatik të favorshëm dhe një shoqëri civile duke favorizuar grupe të caktuar politike,”-shkruan Lee në letrën e tij.

Gjithashtu, shqetësimi reflekton rritjen e reagimit negativ kundër operacioneve të Soros në Europë.
Kryeministri hungarez Viktor Orban javën e kaluar akuzoi perandorinë e bilionerit të lindur në Hungari. Orban ka qenë një ndër zërat më të fortë të Europës qëndrore për të mos pranuar refugjatët sirianë dhe është kritikuar për vijën e tij të rreptë të qëndrimit. Fondacioni për Shoqërinë e Hapur Soros, një nga grupet më të mëdha bilionere që operon sot në të gjithë botën u kundërpërgjigj duke thënë se Orban po përpiqej të largonte vëmendjen nga çështjet e tjera.
Fondacioni për Shoqërinë e hapur për 30 vite ka suportuar grupet e shoqërisë civile në Hungari,
duke trajtuar probleme në edukim, shëndetësi, lirënë e medias dhe korrupsionit”, deklaron Laura Silber, shefja e komunikimit të kësaj organizata në një intervistë për The Associated Press. Çdo sulm që i bëhet kësaj pune dhe këtyre grupeve janë një përpjekje e qeverisë për të tërhequr vëmendjen nga problemet reale”.
Ky grup ka si qëllim “ të ndërtojë demokraci të gjallë dhe tolerante në ato vende ku qeveritë janë të ndërgjegjshme për qytetarët e tyre”, por kritikët thonë se këto janë manovra politike të Sorosit.
Ish-Kryeministri maqedonas Nikola Gruevski thotë se Soros ka një influencë vendimtare në politikën e vendit të tij.
Nëse nuk do të ishte Xhorxh Soros prapa gjithë atyre milionave që ai ka sjellë në Maqedoni, i gjithë rrjeti mediatik, politik, brenda dhe jashtë… ekonomia do të ishte më e fortë, dhe ne do të kishim më shumë vende të reja pune,”- tha ai në një intervistë për gazetën maqedonase Republika.
Maqedonia, një vend i vogël dhe konservator, me një taksë të sheshtë 10%, një filozofi të vogël qeverisëse me në krye një parti konservatore si VMRO-DPMNE, ka përshëndetur zgjedhjen e Presidentit Trump.
Stafi i Lee është takuar rregullisht me ligjvënësit Maqedonasë, të cilët e njohën me një lëvizje qytetare të quajtur “Stop Operacionit Soros”. Kjo lëvizje pretendon se paratë e SHBA, janë përdorur për të financuar grupet ekstremiste, duke përfshirë protestat e dhunshme në rrugë, apo librin e shkruar në versionin maqedonas “Rregulla për Radikalët”.

Një një dosje prej 40 faqesh lëvizja kundër operacionit Soros pohon se paratë e USAID janë përdorur për të financuar grupe mediatike dhe aktivistësh kryesisht të majtë, në mënyrë që të lëkundnin politikën e vendit.
Fondacioni për Shoqërinë e Hapur nuk iu përgjigj kërkesës së FOX NEWS për të komentuar!

Në letrën e tij Lee pyet nëse Misioni i SHBA ka zgjedhur “Fondacionin për Shoqërinë e Hapur” si një nga përfituesit më të mëdhenj të projekteve të USAID në Maqedoni, dhe nëse ky grup ka mbajtur anshmëri politike në Maqedoni.
Në përgjigjen e datës 9 shkurt, Departamenti i Shtetit i ka thënë republikanit Lee se misioni amerikan ka punuar për interesat e SHBA “në një mënyrë jo të njëanshme, jo partizane, dhe transparente.”
Në letër thuhet se qeveria amerikane nuk ka financuar grupe politike në Maqedoni, por njofton se nga viti 2002 dhe deri më sot USAID ka dhënë 3 grante për “FONDACIONI PËR SHOQËRINË E HAPUR”, në Maqedoni.
Një nga këto grante është gjetur në website-in e USAID. Ndërmjet 2012 dhe 2016, USAID i ka dhënë 5 milion $ dollarë para fondacionit SOROS për projektin, “Projekti për Shoqërinë Civile”, i cili kërkon të fuqizojë qytetarët maqedonasë para qeverisë.

Please follow and like us: