Albspirit

Media/News/Publishing

Google dhe Microsoft shpallin luftë sajteve pirate

Kodi i ri i cili do të bëjë të mundur bllokimin e qasjes do të zhvillohet në bashkëpunim me mbajtësi e të drejtave të autorit. Ndër te tjera kodi i ri do të ridrejtojë përdoruesit tek uebsajtet e kompanive të autorizuara. Shpeshherë përdoruesit duke kërkuar një përmbajtje të caktuar e gjejnë vetveten në një shpërndarës ilegal të tyre. Aleanca për Pronësinë Intelektuale dëshiron që në krye të rezultateve të kërkimit të shfaqen përmbajtjet dhe distributorët e ligjshëm. Organizata në fjalë do të bëjë publik kodin së shpejti ndërsa ndryshimet pritet të aplikohen gjatë verës. Pritet që Google dhe Microsoft të aplikojnë masat e reja globalisht./PCWorld Albanian/

Please follow and like us: