Kadare pranon Çmimin për Kulturë Mesdhetare
Shkrimtari i “Kronikë në gur”, “Prilli i thyer” e “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”, mes veprave tjera, ka qenë vetë i pranishëm në sallë për ta pranuar çmimin.
Shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare mbrëmë i është ndarë Çmimi jubilar për Kulturë Mesdhetare. Ngjarja është organizuar në Teatrin Rendano në Kozencë të Italisë, në praninë e shumë artdashësve dhe atyre që respektojnë këtë çmim i cili ndahet tash e një dekadë. Kadare ka qenë fitues i kategorisë së shoqërisë civile derisa të tjerë fitues ka pasur në kategori të ndryshme. Fondacioni Carical ka vendosur ta nderojë kësisoj Kadarenë me këtë çmim.
Shkrimtari i “Kronikë në gur”, “Prilli i thyer” e “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”, mes veprave tjera, ka qenë vetë i pranishëm në sallë për ta pranuar çmimin.