Albspirit

Media/News/Publishing

Këshilltarët e PD braktisin mbledhjen i bashkohen çadrës së protestës

Çadra e protestës para kryeministrisë ka shkaktuar debate të forta edhe në Këshillin Bashkiak, atje ku këshilltarët e djathtë braktisën mbledhjen pasi akuzuan kryebashkiakun Veliaj se ka provokuar sot protestuesit e opozitës.

Kryetari i Këshilltarëve të Djathtë në Bashkinë e Tiranës, Leonard Olli dhe këshilltari Fabian Topollaj deklaruan se të djathtët nuk mund të qëndronin më në këtë mbledhje kur vetë kryebashkiaku provokonte protestuesit.

Topollaj ka hedhur në drejtim të Veliajt një tufë me letra, në të cilat ishin aktet që do të kalonin në rend dite për diskutim.

Ai ka marrë madje edhe mikrofonin dhe ka sulmuar Veliajn  duke e quajtur hajdut dhe më pas është larguar.

Veliaj i është kthyer: “Je dhe pedagog ti, shiko si sillesh, i hodhe fondet e ekselencës këtu…”.

Please follow and like us: