Albspirit

Media/News/Publishing

New York Times: NATO po ruan paqen në Kosovë

Në një artikull të gjatë në revistën prestigjioze amerikane The New York Times thuhet se Rusia po nxit fërkime në Ballkan, derisa NATO, nën ankth, po e ruan paqen në Kosovë.

“Edhe një herë tjetër, Rusia është duke ngritur tensione në një vend që dikur, jo shumë kohë më parë, shihej si triumfi i diplomacisë amerikane – por, që tani është një sfidë e madhe për NATO-n dhe Bashkimin Europian”, thuhet në këtë artikull ku shkruhet për Kosovën dhe ndërhyrjen e trupave ndërkombëtare.

“Afërsisht kanë kaluar 18 vjet nga intervenimi ushtarak i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që i dha fund dominimit të Serbisë në Kosovë”, vazhdon artikulli.

Në këtë shkrim të gazetares Barbara Surk përmenden edhe incidentet e fundit me murin në veri dhe trenin serb.

“Në janar, Moska ndihmoi Serbinë duke e mbështetur në një seri provokimesh”.

Megjithatë, koloneli, Corwin Lusk, komandanti amerikan i trupave multietnike në pjesën lindore të Kosovës, thotë për NYT-në se Rusia po luan lojëra, porse është skeptik nëse Moska do konfrontim dikret në Ballkan.

“Do të ishte një sjellje krejt e paarsyeshme, sepse është një luftë që ata nuk mund ta fitojnë. Do të ishte një luftë ku askush nuk do të ia hidhte paq. Askush nuk do të largohej pa shenja dhe mavijosje”. /Kosova Press/

Please follow and like us: