Pushohet nga puna sepse ishte e bukur
Një punëtore televizive, pretendon se u shkarkua nga puna e saj pasi ajo dukej shumë bukur. Emma Hulse e cila është 24 vjeçare ka thënë se kompania UNIT TV, i tha asaj për të shkuar në shtëpi pasi ajo duhej të jetë në pasarela të modës. Zonjusha Hulse tha se u punësua si një punëtore e pavarur por i erdhi një mesazh nga agjenti i saj vetëm pesë minuta pas fillimit të punës, njofton Klan Kosova. Në mesazhin e dërguar thuhej se ajo ‘’nuk është më e nevojshme’’.
Please follow and like us: