Ramës i kanë humbur delet/Ironia e Shkëlzen Berishës dhe kur do dëshmojë për CEZ
Kreu i Komisionit për marrëveshjen e CEZ, Taulant Balla, ka njoftuar se komisioni do të vijojë punën edhe pse PD po bojkoton punimet e Kuvendit. Balla ka deklaruar se djali i ish-kryeministrit Sali Berisha do të dëshmojë në komisioni më datë 27 shkurt.
“Komisioni Hetimor Parlamentar “CEZ” do te vijoje punen edhe pse PD po bojkoton punimet e Kuvendit. Deshmitari i radhes Shkelzen Sali Berisha ka konfirmuar ne sekretarine e Komisionit do te deshmoje perpara Komisionit me date 27 Shkurt ora 17. Gjithashtu po ne kete date do te kerkohet perseri thirrja me force e deshmitarit Nue Nik Kalaj dhe e deshmitarit Ismail Mulleti.
Nderkohe Komisioni eshte vene ne dijeni nga nje banke e nivelit te dyte ne Shqiperi per nje transferte te dyshimte ne llogarine e shtesatit Shkelzen Berisha me date 22 qershor 2009. Sipas nje prej bankave te nivelit te dyte ne Tirane permes nje transferte te brendshme llogaria ne Euro e Shkelzen Berishes eshte shtuar me 200.000 Euro, e cila mund te jete derdhje nga nje llogari tjeter ose transferte nga nje llogari e nje personi tjeter.
Komisioni ka dyshime se kjo transferte mund te kete lidhje me shumen e terhequr cash nga Nue Nik Kalaj vetem 6 dite me pare ne nje banke tjeter.
Ne llogarite e shtetasit Shkelzen Berisha, te cilat po hetohen nga Komisioni Hetimor ka edhe transferta te tjera ne vlera te medha.
Per kete qellim po hetohet edhe shtetasi Ismail Mulleti, person i cili ka kryer transferta ne drejtim te Shkelzen Berishes. Komisioni kujton se Ismail Mulleti eshte nje nder shtetasit shqiptar te perfshire ne skandalin “Panama Papers””, tha Balla.
Nga ana tjetër, në një reagim në rrjetet sociale, Shkëlzen Berisha ka njoftuar shtyrjen e mbledhjes së komisionit ditën e sotme, duke ironizuar dhe kryeministrin Rama.
“Rames i kane humbur delet. Mbledhja e komisionit shtyhet per mungese kuorumi”, shkruan Berisha.