Albspirit

Media/News/Publishing

Tjetër “gafë” e Trumpit, sajoi një sulm terrorist në Suedi!

Ambasada suedeze në Uashington i ka kërkuar Departamentit Amerikan të Shtetit shpjegime mbi deklaratat e presidentit Donald Trump, i cili gjatë një takimi i është referuar një sulmi terrorist në Suedi, asnjëherë të paralajmëruar apo ndodhur: “Jemi duke u përpjekur të hedhim dritë”, – ka pohuar një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme Suedeze, Catarina Axelsson.

Presidenti i ishte referuar një sulmi të mundshëm terrorist në Suedi që duhej të kishte ndodhur të premten. Një sulm që asnjëherë nuk u krye dhe që mund të mund të jetë fryt – sipas disa interpretimeve – vetëm i konfuzionit  mes vendit skandinav dhe qytetit Sehwan, në Pakistan, ku 85 persona humbën jetën në një sulm vetëvrasës pikërisht të premten.

Përballë mijëra mbështetësve të tij, Trump në Florida, ka folur për emigrimin, duke e lidhur me sulmet e fundit në Europë. Ai ka cituar Brukselin, Nisën, Parisin. Dhe Suedinë. “Suedia? Kush mund ta imagjinonte. Kanë probleme që nuk e kishin menduar se mund t’i kishin”, – ka thënë Trump.

Në Stokholm i kanë dëgjuar deklaratat dhe kanë nisur hetimet. Në mbrëmje, ambasada suedeze në Uashington, ka bërë të ditur se i kishte kërkuar shpjegime Departamentit të Shtetit. “Atentat terrorist në Suedi? Çfarë ndodhi? Pyetja sikur nuk shkon”, – ka komentuar ish-kryeministri suedez Carld Bildt, në detyrë nga vitit 1991 deri në 1994.

Please follow and like us: