“Vjedhja e gjumit mbretëror” e Kadaresë përkthehet në Rumani
Libri është botuar në vitin 1995, fillimisht në gjuhën frënge në versionin “Le firman aveugle suivi de La grande muraille et de Le vol du sommeil royal”
Shtëpia Botuese Humanitas në Rumani ka botuar kësisoj librin me tregime “Vjedhja e gjumit mbretëror” nga Ismail Kadare. Me datë 8 shkurt është mbajtur edhe promovimi ku ka qenë i pranishëm edhe përkthyesi i librit.
“Vjedhja e gjumit mbretëror” përfshin disa tregime, si: “Vdekja e gruas ruse”, që trajton temën e gruas ruse, që ka mbetur në Shqipëri pas prishjes së marrëdhënieve shqiptaro-sovjetike; “Lamtumira e së keqes” shpall dhe përgatit tërheqjen e osmanëve jashtë kufijve të tokave shqiptare. Libri është botuar në vitin 1995, fillimisht në gjuhën frënge në versionin “Le firman aveugle suivi de La grande muraille et de Le vol du sommeil royal”.