Albspirit

Media/News/Publishing

Zbulohen për herë të parë pamjet e vrasjes e vëllait të Kim Jong-Un nga dy agjentet femra

Prej ditësh në mediat ndërkombëtare në qendër të vëmendjes ka qenë vrasja e vëllait të liderit Kim Jong Un në mes të aeroportit të Kuala Lumpur në Malajzi. Pas spekulimesh të shumta se si ndodhi ngjarja janë zbuluar për herë të parë pamjet e vrasjes së Kim Jom-nam nga dy agjentet femra.
Të hënën në mëngjes, një vajzë e re me flokë të zeza dhe fund të shkurtër ngjyrë blu nuk kishte ndonjë të veçantë për të tërhequr vëmendje të madhe. Duke kaluar si rastësisht në terminalin 2, me një çantë të vogël në krahë dhe me shkronjat “LOL” (qesh me të madhe) në bluzën e saj, ajo ishte një nga 150 mijë pasagjerët e zakonshëm që kalojnë në aeroportin malajzian çdo ditë.
Por në fakt, asgjë nuk ishte rastësore te kjo grua.  Ajo ishte një vrasëse e trajnuar me mision për të vrarë. Po vëzhgonte shënjestrën e saj, vëllanë e liderit suprem të Koresë së Veriut, Kim Jong-Un. Kim Jong-Nam, në moshën 45-vjeçare, prej vitesh po jetonte nën kërcënimin e vdekjes, që pas fjalëve të këqija të hedhur mbi regjimin e të vëllait të tij, dhe ishte larguar nga Korea nga frika e torturave dhe ekzekutimit.
Ai udhëtonte me truprojat në udhëtimet e tij në Azi dhe Europë, dhe zakonisht me pasaportë false. Por në të vetmin moment që ai u la vetëm për pak sekonda, rezultoi fatal për të. Një nga agjentet vrasëse i kapi fytyrën nga mbrapa duke vendosur shaminë me helm në gojën e tij, ndërsa tjetra spërkati me lëng toksik fytyrën e Kim Jong-Nam. Pasi kryen vrasjen ato shkojnë në drejtime të ndryshme, por i njëjti fat rezultoi edhe për to, të cilat një ditë më vonë u gjetën të vdekura.
Please follow and like us: