Albspirit

Media/News/Publishing

Mendimi pozitiv në 77 porosi

 

 

  1. Mendimet pozitive të jetës tuaj të përditshme

 

Po kalon një moment të vështirë në jetën tënde dhe nuk arrin të gjesh zgjidhjen e shpejtë dhe efikase të problemeve tuaja. Ndoshta mendja jote është parandaluesja e parë që po vendos disa pengesa që nuk janë të lehta të kalohen nga ju.

Të luftosh stresin dhe të vësh në praktik këto mendime pozitive çdo ditë e të shohësh diellin të shkëlqejë më mirë.

Të zgjohesh në mëngjes me këmbën e djathtë nuk është diçka që vendoset përpara se të mendosh të dalësh nga krevati, është diçka që thjesht ndodh. Si të gjitha ciklet e jetës, jemi të destinuar të jetojmë eksperienca positive që na pasurojnë si njeri e na bëjnë të ecim në rrugën e vetëdijes dhe rritjes personale.

Por, meqë kemi virtytin e mrekullueshëm të njohur si “arbitër i lirë”, ne kemi gjithçka që mundet për të arritur lumturinë tonë dhe ekuilibrin perfekt të jetës.

Praktiko këto fraza çdo ditë. Ato kanë qëllime të ndryshme, gjithashtu të lejojnë vet-administrim, nën stres:

-“Unë dominoj mendjen, mendja dhe trupi im dominojnë”. Kjo frazë është plotësisht e përdorshme dhe e përdorur nga persona që praktikojnë Joga, kur ndjekin posturat e tyre statikë. Është mirë të ndalemi për një moment, të relaksohemi e të mendojmë për këtë frazë më shumë se një herë, do shikoni se paqja do vijë shpejt e nuk lejojnë të mbushni ambientin e jashtëm me energji negative.

-“Çdo njëri kontribuon në krijimin e një bote në të cilën ne mund të duhemi pa frikë”. Çdo problem në punë që është mposhtur nga raportet ndërpersonale me të tjerët. Kjo frazë është një mënyrë per të nisur ditën. Ta përsërisësh shumë herë, të çohesh dhe të marrësh disa minuta për të reflektuar.

– Sot kur u pashë në pasqyrë, është e lehtë për mua të them: “Të dua, me të vërtet, të dua”. Kjo frazë do ju ndihmojë mbi të gjitha nëse keni probleme me vetëvlerësimin. Nëse mendon që gjërat nuk po shkojnë mirë për ju dhe ju jeni shkaku i tyre. Do të ishte mirë të vazhdoje ta përsërisje këtë frazë në mënyrë që të kuptosh se çdo gjë rreth teje ka një arsye dhe nuk janë shkak i problemeve që turbullojnë botën.

– Sot jemi siguruar të dimë që në vendin e duhur, në momentin e duhur të bësh gjënë e duhur. Kjo frazë lejonë të vlerësosh momentin e tanishëm, mos i nxitoni gjërat dhe mos jini nostalgjik për të kaluarën. Është një frazë e bukur për t’u përdorur çdo ditë, mbi të gjitha kur ndjehesh në një periudhë stepje në jetën tënde në të cilën gjërat nuk progresojnë.

Kini kurajë të përmirësoni jetën tuaj, duart e tua janë instrumenta për të kaluar frikat e të lirohemi nga prangat që nuk na lejojnë të vazhdojmë rrugën e lumturisë.

 

  1. Mirënjohja dhe ligji i tërheqjes

 

 

Të shprehësh mirënjohje do të thotë veçanërisht, të vlerësosh faktin që dikush ndryshe nga ty, e në një farë mënyre, është përgjegjës për mirëqenien tënde aktuale, komforte dhe të suksesshme. Nëse ti do merrje një dhuratë e nuk do shprehje asnjë tip falenderimi për këtë, mendon se kush të ka bërë dhuratën, do të donte të të bënte një tjetër? Ose kur jemi ne vetë që bëjmë një dhuratë, do na bëhej qejfi nëse do merrnim një shenjë mirënjohje, qoftë dhe për t’u siguruar që dhurata ka shkuar tek personi tjetër. Shpesh lind pyetja, ku ka shkuar mirësjellja për të thënë thjesht faleminderit. Mund të jetë e mjaftueshme edhe një email shumë i thjeshtë falenderimi! Në fund të fundit, a nuk i mësojmë fëmijët që kur marrin një dhuratë duhet gjithmonë të falenderojnë?

 

Pra, nëse ne na bëhet shumë qejfi nga një shenjë e vogël falenderimi kur bëjmë një dhuratë, përse mos të gjejmë kohë për të shprehur të gjithë mirënjohjen tonë?

Është e rëndësishme të kultivojmë një sjellje mendore të mirënjohjes nëse duam të mbajmë hapur kanalin nëpërmjet të cilit Ligji i Tërheqies na bën të kemi të gjitha dhuratat tona.

 

Gjatë ditës, ndalesh ndonjëherë të vësh re të gjitha ato mrekulli të vogla që ndodhin vazhdimisht, apo ia atribuon të gjitha rastit dhe i degradon të gjitha si koinçidenca banale? Zgjohu! Koinçidensat nuk ekzistojnë! Fillo të vësh re e mbi të gjitha të vlerësosh shumë, të gjitha ngjarjet pozitive që të pasurojnë jetën çdo ditë. Një seri semaforësh jeshilë, një vend parkim i lirë, të takosh një mik që nuk e sheh prej kohësh, të gjitha këto e shumë të tjera u ndodhin rregullisht të gjithë personave të fokusuar mbi “pozitiven”.

Lejomë të citojmë një frazë të Thomas Secker: “Ai që është mirënjohës për gjërat banale, do shijojë shumë gjëra të rëndësishme. Një mendje e aftë për mirënjohje, është një mendje e madhe”. Sa e vërtetë është kjo? Mos lini mënjanë të gjitha ato suksese edhe pse të vogla ndodhin në jetën tuaj çdo ditë.

 

Përpiqu të mbash gjithmonë një sjellje mirënjohjeje dhe zbulo gjithë të bukurën që është aty e të pret për të të bërë akoma më shumë të lumtur ditë pas dite.

“ Kur mirënjohja tejmbush zemrën që është e mbushur, e merr frymë e lirë dhe pastër për përfitimet e marra, parajsa e merr këtë mirënjohje dhe dyfishon të gjitha bekimet e tija”. Kjo frazë e George Lillo, dramaturg nga të parët në vitet 1700, më duket një përmbledhje efikase e të gjithave atyre që kemi thënë. Ji mirënjohës për gjërat e vogla dhe fillo të marrësh të gjitha ato që do!

 

 

  1. E dini që mendimet tuaja krijojnë të ardhmen tuaj?

 

 

Shpesh njerëzit pyesin: “ Çfarë janë pohimet e si mund t’i përdorë?”.

Një pohim është si çdo pohim tjetër që bëjmë, qoftë pozitiv ose negativ. Nëse pohimet përdoren vazhdimisht, ato bëhen pohime që sjellin gjithmonë rezultate, ndonjëherë dhe duke i imagjinuar.

 

Unë them gjithmonë: “Jeta është e thjeshtë. Atë që japim, atë do marrim”. Mundemi për shembull, të shprehim një pohim si “Çdo gjë shkon mirë” me zë të lartë ose ta mendosh gjithë ditën. Ose akoma mund të kemi një listë me 20 pohime që i përsërisim ose shkruajmë çdo ditë , sipas rasteve ose personave. Kur përqëndrohemi mbi këto pohime dhe fillojmë të ndryshojmë mënyrën tonë të të menduarit, zëri jonë i brendshëm menjëherë reagon ndaj mendimeve të reja, dhe zakonisht e bën në dy mënyra: me dashuri dhe me frikë. Nëse provojmë frikë, atëherë duhet ti themi vetes tone: “Faleminderit që e ndave këtë ndjenjë. Ky është një mendim i ri që do të ta dërgoj shpesh, ndaj fillo të mësohesh!” Është sikur mendja jonë të ishte një kriminel dhe këto mendime të ishin kartela të reja që duhet të përfshihen.

 

Momenti i tanishëm është momenti në të cilin po shijoni jetën, apo jo? Ajo që po ndjeni në këtë moment, po krijon të ardhmen tuaj! A nuk është një gjë e mrekullueshme ta dini? Ju jeni pronari i jetës tuaj!

 

Nuk keni kohë të humbisni me mendime negative sepse ju sjellin më shumë ato gjëra që ju thoni se nuk i doni. Nëse po bëni pohime pozitive dhe nuk po arrini rezultatet që dëshironi, atëherë kontrolloni se sa shpesh në ditë ndjeheni keq ose të zemëruar. Këto emocione janë pikërisht ato që po vonojnë manifestimin e pohimeve tuaja dhe bllokojnë fluksin e mirëqenies tuaj.

 

Jetojmë në një Univers të palimituar dhe që vazhdon të zgjerohet. Mundësitë në dispozicionin tonë shkojnë paralel me ato që mendja njerëzore mund të imagjinojë. E vetmja gjë që na kufizon, është mënyra jonë e të menduarit. Humbim shumë kohë duke menduar kufizimet. Mendimet tona janë shumë të shtrenjta. Çdo mendim po krijon të ardhmen tonë. Çdo mendim!

 

Çdo herë që mendojmë një mendim që na bën të ndihemi keq, në një farë mënyre është një mendim i tretur. Jo vetëm kemi tretur një mundësi për të menduar pozitivisht dhe të krijojmë një jetë të mrekullueshme për veten tonë, por kemi shtuar raftet e mendimeve negative që na sjellin situata jo të këndshme.

 

Çdo mendim është i çmuar. Mund të mësojmë të mendojmë pohime pozitive. Por, do na duhet pak për të rimarrë kontrollin e mendimeve. Megjithatë, shpërblimi është i madh.

E kaluara nuk ka asnjë fuqi mbi ne. Çfarëdolloj problemi nuk ka asnjë fuqi mbi ne. Fuqia jonë është në mendimet që zgjedhim për të menduar sot. Kujtoni, ka një pafundësi mundësish në shërbimin tonë.

 

Mund të mendojmë mendime të lumtura. Mund të mendojmë mendime pozitive. Mund të themi: “ Po, mund t’ia dal!”

 

Mundemi vërtet të mendojmë mendime që na bëjnë të gëzuar. Mund të vendosim të mendojmë vetëm për të mirën e tanishme në botë. Mund të rrisim mendimet tona. Mund të përshëndetim ditën që lind me një buzëqeshje. Mund të lëmë botën të dijë që jemi të lumtur, që jemi gjallë. Mund të shprehim mirënjohje për gjithçka. Mund të duam trupat tanë. Mund të jemi miqtë më të mirë.

 

Me veprimet tona do jemi shembull për fëmijët tanë. Vetëm duke na vëzhguar, ata do mësojnë si të krijojnë një jetë të lumtur dhe të kënaqshme për veten e tyre.

Shpërblimi jonë do jetë të shohim jetën tonë të bëhet ditë pas dite gjithmonë e më e gëzuar, plot me dashuri, e shëndetshme, perspektive dhe plot eksperienca të favorshme. E gjithë kjo do qëndrojë me ne deri në fundin e ditëve tona mbi tokë.

 

Pohoni: “Unë jam i vetmi mendimtar në kokën time. Unë zgjedh mendime pozitive, të lumtura dhe të dashura 24 në 24 orë. Unë e dua jetën dhe jeta më do mua”.

 

 

 

  1. Ligji i tërheqjes, 10 mënyra për të shtuar veprimet tuaja

 

Jemi më shumë se ajo që duket. Shkenca moderne na tregon që organizmi human nuk është vetëm një strukturë fizike e bërë nga molekulat, por, si gjithë të tjerat është e ndërtuar nga fushat e energjisë. Jemi në ndryshim të vazhdueshëm, në një pikë të vazhdueshme që rrjedh si një oqean.

Të mësosh të kontrollosh të gjithë këtë, mund të provokojë ndryshime të mëdha në jetën tënde.

 

Fizika kuantike na mëson sesi elektronet në orbitën e protoneve veprojnë në frekuenca të ndryshme. Ky është modeli bazë i një atomi. Pjesa më e madhe prej nesh janë dakort mbi faktin që trupi human është i përbërë nga triliona atome, të gjithë veprues dhe me frekuenca të përcaktuara. Rrjedhimisht është e lehtë për të kuptuar se si trupat tanë janë të përbëra nga shumë fusha energjitike.

Por kalojmë një hap përpara.

Meqënëse çdo gjë në Univers është e përbërë nga energjia, përfshi këtu edhe trupin human, mund të mendojmë që edhe mendimet janë të përbëra nga energjia e matshme me valë elektromagnetike. Shuma totale e kësaj energjie që përmbledh Universi, është e lidhur me veprimet ose siç thotë dikush, me Ligjin e Tërheqjes.

“ Çdo gjë në këtë Univers është e lidhur me diçka tjetër në Univers, ashtu si uji i valuar që lidhet me avullin në të cilin është transformuar, e avulli është i lidhur me ajrin në të cilin shkrihet”.

E gjithë kjo nënkupton mendimet humane, të matshme nëpërmjet valëve elektromagnetike. Jemi të lidhur me energjinë që ka krijuar Universin, jemi të pandarë. Në fakt nuk do të ishte e mundur jeta pa këtë lidhje.

Kur zgjedhim mendime të caktuara, qelizat e trurit influencohen dhe veprojnë me valë elektromagnetike. Në momentin në të cilin përqëndrohesh në këto mendime, rrit amplitudën e veprimit të këtyre qelizave që bëhen shumë të fuqishme.

Je ti origjina e këtyre valëve elektromagnetike, dhe je ti që përcakton intensitetin me vullnet të lirë. Meqënëse je ti origjina e këtyre valëve, e tërë qenia jote vendos atë veprim të veçantë. E bën 24 orë në 24, 7 ditë në 7. Vazhdimisht vendos veprime të tilla që tërheqin veprime të ngjashme. Ja përse merr atë që ke në mendjen tënde.

Atë që mendoni, eksperimentojeni. Mendo dështimin e do jetë i joti. Kur sheh imazhin e objektivit tënd në ekranin e mendjes, në të tashmen, po vepron në harmoni me çdo fushë energjie të nevojshme për të manifestuar imazhin tënd në planin fizik. Duke shfaqur atë imazh, fushat e energjisë lëvizin drejt teje dhe ti lëviz drejt tyre, sepse ky është ligji.

Të gjitha gjërat janë thjesht manifestimi i energjisë së shpirtit. Kur rrit veprimet e tua, jeta jote proçedon gjithmonë e më mirë. Tërheq me lehtësi gjërat që dëshiron. Gjen veten tënde në rrjedhën e energjisë. Nuk është një koinçidencë. Mund ti japësh një shtysë pozitive jetës tënde duke rritur veprimin tënd. Pra si është e mundur të rrisim veprimet tona?

Mënyra më efikase për mua konsiston në qetësimin dhe meditimin. Adhuroj të meditoj që për mua konsiston në qëndrimin pa lëvizur për 10-15 minuta, i përqëndruar mbi shpirtin tim. Ndonjëherë shfaq atë që do të doja të ndodhte në jetën time.

Ja disa këshilla të tjera:

-Lexo libra dhe artikuj që të inspirojnë dhe te inkurajojnë.

-Ji i vetëdijshëm për çdo gjë që bën.

– Dëgjo muzikë qetësuese.

– Përgatitu mendërisht për ditën tënde çdo mëngjes.

-Praktiko mëshirën dhe dhembshurinë për veten dhe për të tjerët.

– Shkruaj mbi një ditar mendimet e tua për të mbajtur nën kontroll rritjen tënde.

– Praktiko mirënjohjen.

– Bëj një shëtitje në natyrë.

– Bëj diçka të rëndësishme për dikë tjetër.

– Përqëndrohu mbi atë që do në jetën tënde.

 

  1. Nënndërgjegja jonë dhe si të kujtosh rëndësinë e jetës

 

Nënndërgjegja, një pjesë e shkëlqyer e mendjes.

Të lejon të kujtosh çdo lloj gjëje pa menduar!

Lidhur me çështjen sesi një frazë e thjeshtë e formuluar ndryshe mund “të krijojë më shumë ose më pak emocione brenda teje sot”, ndodh sepse fiksohet tek nënndërgjegja.

Si të kujtosh më shumë?

Si mund të hyjnë në nëndërgjegjen tonë zakone të fuqizuara?

Në vazhdimësi, ne kujtojmë…

-10% të atyre që lexojmë.

-20% të atyre që dëgjojmë.

-30% të atyre që shikojmë.

-50% të atyre që dëgjojmë dhe shikojmë.

E ke vënë re?!

Sa më shumë kupton pjesën më të madhe të shqisave, aq më shumë e kujton në nivelin e nënndërgjegjes!

Tani që e di këtë, bashko qëndrueshmërinë dhe përsëritjen të një fraze të thjeshtë çdo ditë, mëngjes e darkë, me lehtësi, pa stres dhe imagjino si mundesh lehtësisht të instalosh besime të fuqizuara në nënndërgjegjen tënde, në pjesën më të rëndësishme të trurit!

E bukura është se nuk mbaron këtu, është diçka që e kujtojmë më shumë se gjithë këto, madje arrin deri në 90%!!!

Janë 2 veprime që rrisin kujtimin në masën 70% dhe 90%.

Besoje vërtet, ta dish mund të të ndihmojë vërtet në vendimet në të ardhmen!

Të kujtojmë…

-70% atë që themi.

-90% atë që bëjmë.

E kuptuat mirë?

Konkluzioni i parë që më vjen në mendje është:

Që tani e tutje nëse do të bëhesh një balerin profesionist dhe të paraqitet një rast, shkoni jo vetëm të shikoni por edhe provojeni, provoni lëvizjet, hapat…bëje!

Duket budallallëk, por një tjetër shembull është kur mëson të ngasësh makinën: mënyra më e shpejtë dhe e frytshme nuk është të shikosh atë që bën instruktori por të bësh atë që instruktori të mëson ta bësh!

Thuhet shpesh, vepro për t’ia dalë, shumë e vërtetë, më shumë vepro që të gjitha të hyjnë në nivelin e nënndërgjegjes, kështu që herën tjetër (nëse nuk kërkohet në atë moment) mund t’ia dalësh pa sforcim dhe me lehtësi!

 

  1. Mendimi pozitiv sjell dashuri dhe mirëkuptim

 

Të shikosh në thellësi dhe të praktikosh vetëdijësimin e dashurisë, ndihmon të jemi të ndriçuar, të jemi të dashur, dhe ai ndriçim dhe dashuri xhentile na shërbejnë për mbrojtje, na ruajnë nga rreziqe të çdo lloji. Zakonisht jemi të bindur që rreziku vjen nga jashtë nesh, ndërkohë që pjesa më e madhe e rrezikut që hasim për të përballur, vjenë nga brenda nesh.

Shpesh, nëse nuk kemi një vizion të qartë të situatës, frika dhe keqkuptimet në të cilat biem, mund të na tërheqin në situata të rrezikshme. Mashtrimet fondamentale (e njohur edhe si “tre helmet”) janë iluzioni, zemërimi dhe lakmia, të cilat mund të shërohen ose të transformohen nga vetëdijësimi i dashurisë. Vetëdijësimi i dashurisë mund të na ndihmojë të ndalojmë vuajtjen që tani. Ai na mban larg nga flakët e helmeve.

Ne e dimë që mëshira duhet të jetë e mbushur me mirëkuptim dhe urtësi, sepse nëse nuk mirëkupton, nuk është i mundur asnjë mirëkuptim i thellë. Ja pse praktika e mëshirimit fillon me praktikën e observimit të thellë. Kur praktikojmë vetëdijësimin, përfitojmë një mirëkuptim më të thellë të situatës. Duke u nisur nga mirëkuptimi, mishërimi rrjedh spontanisht.

Nëse je në konflikt me një person tjetër, gjëja e parë që duhet të bësh është të kërkosh ta kuptosh më thellë. Të shikosh në thellësi, do të shohësh vuajtjen e tij e atëherë nuk do të kesh më dëshirë ti bësh keq, ta ndëshkosh ose ta bësh të vuash, por do e pranosh ashtu siç është e do kërkosh ta ndihmosh. Kështu mirëkuptimi kontribuon ta bëjë të mundur dashurinë. Nga ana tjetër, dashuria ndihmon mirëkuptimin të thellohet: kur ndjen simpati ose afeksion për dikë, je në një pozicion për ta kuptuar. Në të kundërt nëse nuk ke asnjë simpati për atë person, nëse nuk e pranon, nuk do kesh asnjë mundësi për ta kuptuar.

Afeksioni dhe dashuria, na ndihmojnë shumë në rritjen e energjisë sonë të mirëkuptimit. Mirëkuptimi dhe afeksioni janë të ndërvarura ndërmjet tyre: dashuria është e përbërë nga mirëkuptimi dhe mirëkuptimi nga dashuria. Vetëdijësimi i dashurisë mund të na ndihmojë në shumë mënyra. Supozojmë se ti je duke u kthyer në shtëpi me makinë, i vetëdijshëm që në shtëpi është djali jot që po të pret. Nëse praktikon vetëdijësinë e dashurisë, mendon djalin tënd që të pret, e ti arrin në shtëpi shëndoshë e mirë, do jesh më i kujdeshëm kur të ngasësh makinën. Supozo se të vjenë në mendje të pish diçka, duke praktikuar vetëdijësimin e dashurisë, mendon djalin tënd dhe e di që pas pak minutash duhet të marrësh timonin. Edhe pse ke shumë dëshirë të pish sepse të bën të ndihesh mirë, duke praktikuar vetëdijësimin e dashurisë do të të ndihmojë të zgjedhësh të mos e bësh, në atë moment. Është një praktik e mirë të vendosësh një fotografi të djalit tënd ose të dikujt që do, në kroskotin e makinës, që të kujton të praktikosh vetëdijësimin e dashurisë ndërkohë që je në timon, kështu do ngasësh me kujdes.

Mund të mbash me vete foton e personit që do, në kartelën e punës ose në një vend ku mund ta shohësh shpesh, një imazh që mund ti ngjasojë një bude, vajzën tënde, djalin tënd, bashkëshortin tënd ose partnerin, madje dhe një kafshë.

Çfarëdolloj qenie të cilën e do ose mund të të inspirojë të jesh më i vetëdijshëm, të kujdesesh për veten tënde. Duke u kujdesur për veten tënde, kujdesesh edhe për personat që do. Kjo është një praktikë e vetëdijësimit të dashurisë.

Kështu të rikujtosh formën, pamjen ose tingullin e një manifestimi të mishërimit mund të të ndihmojë të vuash më pak. Çdo herë që mendon për atë person, çdo herë që merr vetëdijësimin e asaj tjetrës, çdo herë që me sytë e mendjes shikon atë vend të bukur, menjëherë në zemrën tënde lind elementi i mishërimit dhe i mirëkuptimit.

Vetëdijësimi i dashurisë është një praktikë e cila është në gjendje të bëjë të rrjedhë tek ne nektari i mishërimit dhe mirëkuptimit. Kjo na ndihmon të evitojmë çdo lloj rreziku. Kur shkon pas parave, famës dhe fuqisë, kur lejon flakën e lakmisë të digjet brenda teje, do ndjehesh shumë keq.

Praktika e dashurisë, e vetëdijësimit të dashurisë, është shumë e bukur. Është me të vërtetë një portë universale. Mëshirimi na bën të futemi në marrëdhënie me personat e tjerë dhe qeniet e tjera në mënyrën më të mirë të mundshme.

Njerëzit që nuk kanë mëshirë janë ata që vuajnë më shumë në botë, e mbi të gjitha janë të vetmuar. Kush sillet mizorisht, kush nuk ka brenda vetes dashuri dhe mëshirë, vuan shumë, ka nevojë për ndihmë nga ana jonë, jo ndëshkim ose hakmarrje. Nëse je me të vërtet inteligjent dhe di që ti shkaktosh vuajtje të tjerëve, do të bien sipër vetëm rreziqe dhe vuajtje të tjera.

Çdo dhunim që i bëj një personi, është një akt dhune që bëjmë kundër vetes tonë. Nëse nuk e kupton këtë të vërtetë elementare, do vuash gjithmonë e më shumë.

Kur ke kaluar torturë, është shumë e vështirë të mos provosh zemërim kundrejt atij që të ka bërë keq. Si ta ndihmojmë atë që ka kaluar dhunën, atë që e ka kryer me vëtëdijësi dhe mishërim atë, me vetëdijësimin e dashurisë.

Mund të shohim me sytë e dashurisë personin që na bën të vuajmë: “Këtë person që kam përballë, edhe pse ka bërë gjëra mizore kundër meje dhe të tjerëve, edhe pse ka humbur lidhjen me njerëzit e tij, ai është vetë një viktimë e dhunës dhe e mizorisë. Do praktikojë për të qenë i aftë me sytë e dashurisë ta ndihmojë të hyjë në kontakt me njerëzoren e tij”. Gjëja e parë që vihet re kur praktikon vetëdijësimin e mishërimit është që pushon së vuajturi.

Kur ke brenda vetes mjaftueshëm energji mirëkuptimi dhe dashurie, zemra të bëhet e madhe dhe mund të përqafosh çdo gjë, çdo person, edhe ata që i quan armiq.

Kur di të vëzhgosh në thellësi të armikut dhe arrin të shikosh që është viktimë e ideve, koncepteve e informacioneve të gabuara, të besimit për jetën, të atyre kulturore dhe sociale, atëherë arrin të qëndrosh i qetë e të mbash hapur zemrën. Kështu ke më shumë mundësi të arrish ta ndihmosh, ta vësh në kontakt me njerëzoren e tij dhe të transformosh ndjenjat, ndjenjën e urrejtjes dhe të dhunës që ka brenda vetes.

 

  1. Plani i përmirësimit personal

 

Kohët e fundit, shumë persona janë të vetëdijshëm për faktin që të shkruash objektivat e tua është një sugjerim shumë i fuqishëm për ta këshilluar. Por, e di përse duhet ta bësh? Cila është mënyra më e mirë për ta bërë?

Arsyeja kryesore për të cilën duhet të shkruash objektivat e tua është se kjo ka efekte anësore shumë të dobishme:

  • Të bën shumë më preçiz në atë që do të arrish, sesa të kesh thjesht një ide të paqartë.
  • Ta mbash fletën në të cilën janë shkruar në një vend ku mund ti shohësh rregullisht, do kujtosh vazhdimisht atë mbi të cilën duhet të fokusohesh çdo ditë.
  • Duke i shkruar objektivat e tua, i bën më reale, në të kundërt po ti mbash të mbyllura në kokën tënde, as ti dhe askush tjetër nuk mund ti shohë në botën tredimensionale.
  • Mund të përdorësh objektivat e tua të shkruara për të “riprogramuar” veten tënde në mënyrë që të arrihet sukses.

 

Me pak fjalë, duke shkruar objektivat e tua, i bën pjesë të ekzistencës tënde, qoftë në mënyrën fizike qoftë në proçeset e tua mendore të përditëshme. Me stilin e çmendur të jetës së sotme, është shumë e lehtë të humbasësh pamjen e objektivave të tua në nivelin e mendjes së ndërgjegjshme, sa herë që fillon të mendosh të gjithë detyrat që ke çdo ditë.

Por nëse lejon që kjo të ndodhë, javët, muajt dhe vitet do të ikin, ndërkohë që ti “tenton” drejt objektivit që në realitet nuk është më afër sot sesa ishte dje. Ok, pra jemi dakort mbi faktin që të shkruash objektivat e tua është një pjesë e rëndësishme e një plani të përmirësimit personal. Tani, cili është hapi i radhës që duhet të bëjmë të mundur të marrim maksimumin nga kjo?

Shkruaji objektivat e tua në formën e një shkrimi, jo të një liste. Të gjithë ne kemi bërë lista pothuajse deri në pikën e ndërrimit të pikëpamjeve, veçanërisht nëse kemi frekuentuar qarqet e zhvillimit personal dhe të përmirësimit për disa kohë.

Mos thuaj vetëm “Unë dua të arrij….” Kush nuk do? Të gjithë duan të arrijnë një objektiv ose një tjetër. Të shkruash një objektivë të rastit nuk të ndihmon ta kesh. Në të kundërt të shkruash një objektiv si pjesë të një shkrimi më personal dhe të fuqishëm, u jep atyre forcë, i bën pjesë të një plani, sesa fjalë të shkruajtura rastësisht në një letër diku aty. Lexo shkrimin me objektivat e tua të paktën dy herë në ditë. Shumë persona humbasin pikërisht në këtë pjesë, dhe ndoshta është pikërisht ky motivi përse nuk arrijnë të marrin atë që duan. Njerëzit besojnë se njëherë i shkruan objektivat, i lexon disa herë, i mëson pothuajse përmendësh, e ndaj pse të humbësh kot kohë duke i lexuar çdo ditë?

Ja përse nuk po programon për sukses mendjen tënde të ndërgjegjshme, por nën ndërgjegjen tënde! Sipas disa teorive, jeta mesatare e një personi është kontrolluar nga 5-10% nga mendja e ndërgjegjshme.

Pjesa tjetër 90-95% kontrollohet nga besimet dhe nga proceset e nënndërgjegjes tonë.

Ndaj, nëse objektivi është të humbim peshë (për shembull), dhe e mendon 5-10% të kohës tënde, nënndërgjegjia jote për 90-95% të kohës së mbetur të thotë që je shëndoshur, që nuk ke burimet dhe njohuritë për t’u dobësuar etj. E shikon që në fund nëndërgjegja fiton gjithmonë? 90% e mund 10%, gjithmonë!

I njëjti koncept aplikohet në çfarëdo lloj objektivi tjetër që ti mund të imagjinosh, dhe me siguri mund ta kuptosh vetë kur jeta jote ka ndjekur këtë rrugë.

Doje të arrije diçka me gjithë zemrën tende, por pavarësisht se sa ti e ke provuar e sesa ti në nivelin e ndërgjegjes doje të kishe sukses, në fund nuk ndodhi kurrë asgjë. Kjo është fuqia e mendjes tënde të pandërgjegjshme që do fitojë mbi mendjen e ndërgjegjshme gjithmonë, nuk ka rëndësi sesa shumë e dëshiron një gjë në nivelin e ndërgjegjes. Por ti mund ta mundësh nënndërgjegjen tënde, duke lexuar objektivat e tua të paktën dy herë në ditë! Mund ta lexosh shkrimin tënd sa herë të duash pa efekte anësore, por nëse do të arrish maksimumin, lexoje shkrimin tënd në dy momente të caktuara të ditës. Në mëngjes kur sapo zgjohesh dhe në darkë para se të flesh. Në këto momente mendja jote e nënndërgjegjes është më pranuese ndaj urdhërave që i jep e më shumë mbrojtja jote është në minimum.

Sapo zgjohesh dhe përpara se të flesh, akoma mendja e ndërgjegjshme nuk e ka marrë plotësisht kontrollin pas gjumit dhe e humbet kur e merr gjumi.

Në këto momente mund të “fshish” dhe të mbjellësh komanda në nënndërgjegje, ndërkohë që mendja jote e ndërgjegjshme nuk është në gjendje të anullojë duke vendosur një besim të limituar.

Rezultati final? Ky system funksionon. Edhe nëse nuk më beson, nuk të kushton asnjë gjë ta provosh. Nuk humbet asgjë.

 

  1. E dini që mendimet influencojnë trupin

 

Mendimet e tua nuk janë vetëm defekte të reja që derivojnë nga koka. Mendimet janë gjëra. Janë vërtet unitet i energjisë së matshme, impulse elektrike biokimike. Janë valë energjie që me sa dimë, depërtojnë në kohë dhe hapsirë.

Mendimet janë të fuqishëm. Janë realë dhe të matshëm, janë energji.

Çdo mendim është një pohim i dëshirave të tua në Univers. Çdo mendim i vetëm gjeneron një ndryshim fiziologjik në trup. Ne jemi produkt i të gjithë mendimeve që kemi patur, i të gjithë ndjenjave që kemi provuar, i të gjithë veprimeve që kemi ndërmarrë deri tani.

Dhe…. Mendimet që formulojmë sot, ndjenjat që përjetojmë, si dhe të gjitha veprimet që bëjmë sot, do përcaktojnë eksperiencat tona nesër.

Ndaj, është e domosdoshme të mësojmë të mendojmë e të sillemi në mënyrë pozitive, në harmoni me atë që vërtetë duam te jemi, të bëjmë ose të jetojmë jetën.

Mendimet influencojnë trupin.

E dimë që poligrafët, testet e makinës të së vërtetës, që trupi jonë reagon ndaj asaj që mendojmë, duke ndryshuar temperaturën, frekuencën e rrahjeve kardiake, frymëmarrjen, tensionin muskular dhe sasinë e djersitjes në duar.

Supozojmë se ti je i lidhur me një makinë të së vërtetës, ku të pyetet: “I ke marrë ti paratë”. Nëse ti do i kishe marrë dhe do gënjeje, duart mund të të djersisnin, ose të bëheshin të ftohta, zemra do rrihte më shpejtë dhe muskujt më të tensionuar.

Këto reaksione fiziologjike nuk vijnë vetëm kur jemi duke gënjyer, por si reaksione ndaj çdo mendimi.

Çdo qelizë e vetme e trupit tuaj është e influencuar nga çdo mendim i juaji.

Ndaj, është e qartë rëndësia në mësimin e të menduarit pozitivisht, sa më shumë të jetë e mundur. Mendimet negative janë toksike dhe influencojnë trupin në mënyrë negative. Ju dobësojnë, ju bëjnë të djersisni, krijojnë tension muskular dhe krijojnë madje një ambient më acid brenda trupit. Rrisin gjasat të sëmuremi nga kanceri ( qelizat kancerogjene përparojnë në një ambient acid), dhe nga sëmundje të tjera. Gjithashtu, tentojnë të sjellin veprime negative që tërheqin eksperienca të të njëjtit tip.

Mendimet pozitive, në të kundërt, do influencojnë trupin tënd në mënyrë pozitive. Do të bëjnë të ndihesh më i relaksuar, më i ekuilibruar dhe më i gatshëm. Stimulojnë sekretimin e endorfinës në tru, duke reduktuar dhimbjen dhe rrisin kënaqësinë. Përveç kësaj, mendimet pozitive përmbajnë energji pozitive që tërheq eksperienca pozitive.

“ Tashmë është vërtetuar shkencërisht që një mendim pozitiv është njëqind herë më i fuqishëm se ai negativ ”. (Michael Bernard Beckëith).

 

  1. Mbani të shëndetshëm mendimet tuaja

 

Çdo herë që mendojmë ose flasim, prodhojmë substance kimike që ‘udhëtojnë’ në të gjithë trupin tonë.

Nuk ka shumë kuptim të jetojmë gjatë nëse nuk mësojmë të pranojmë se ne jemi përgjegjës të shëndetit tonë ose të mungesës së tij. Ushqimet që hamë, ushtrimet që bëjmë, e më e rëndësishmja, mendimet, atmosfera jonë mendore, të gjitha kontribuojnë në gjendjen tonë të shëndetit.

Do më pëlqente që të gjithë ne të fusnim fjalën neuropeptide në fjalorin tonë.

Kjo është fjala që përshkruan mesazherët e ndryshëm kimik që udhëtojnë në të gjithë trupin, sa herë që mendojmë ose prodhojmë një fjalë.

Sa herë që mendojmë ose flasim, prodhojmë substanca kimike që udhëtojnë në të gjithë trupin tonë, duke prekur çdo qelizë dhe duke depozituar një pjesë kimike në to.

Nëse mendimet tona janë plot frikë, zemërim, ose në një farë mënyre negative, atëherë substancat kimike që keta mesazherë do depozitojnë, nuk do bëjnë gjë tjetër veçse do dobësojnë sistemin tonë imunitar. Nëse mendimet tona janë të dashura, optimiste ose pozitive, atëherë substancat e ndryshme që këta mesazherë-neuropeptidet- do depozitojnë, do riforcojnë sistemin tonë imunitar.

 

  1. Mundësitë e mrekullueshme të jetës

 

Çfarë është spiralja e emocioneve? Ajo përfaqëson rrjedhën natyrale të zgjerimit që ndjekin emocionet e jetës tonë, e na tregon në këtë mënyrë mundësitë të bashkëkrijojmë realitetin, të përjetojmë marrëdhenie të dobishme, të krijojmë një mardhënie të mirë me veten dhe ekzistencën. Spiralja e emocioneve flet për një pafundësi mundësish, mirëqenieje, shprese, dashurie dhe gëzimi, sepse fjalët që të gjithë ne duam të dëgjojmë, e janë të rëndësishme për tu kujtuar, janë fjalët e shpresës, gëzimit, besimit. Si për shembull: “Shkon gjithçka mirë”, “Po shkon super”,” E dua veten”,”Të kam xhan”, “Besoj në atë që ndjej”, “Jepi, mund t’ia dalësh”.

Jo gjithmonë, megjithatë, arrijmë të themi këto fjalë. Përse?

Kemi frikë se nuk është kështu, se tjetri nuk do i përgjigjet me të njëjtën mënyrë ose mund të dukemi keq, të jemi shumë entuziastë ose të ekspozohemi shumë. Kështu tradhëtojmë veten tonë, meqë evitojmë ose zvogëlojmë emocionet që na bëjnë të ndihemi mirë e na ushqejnë, sepse ushqimi ynë parësor është dashuria. Kur e mohojmë, krijojmë një “spirale” që mbyllet në vetvete, e përbërë nga armiqësi, stres, dyshim dhe pamundësi. E gjitha sepse nuk jemi të sigurt në vetëvete, në atë që ndjejmë, në dëshirat tona.

Shumë steriotipe si: “Nuk mund të kesh gjithçka në jetë, duhet të kënaqesh me ato që ke”, nënvizojnë pamundësinë e disa gjërave dhe duhet të kënaqesh në marrëdhëniet në punë e me gjithë të tjerat. E nga frika se mos nuk pranohemi nga të tjerët, bëhemi njësoj me të njëjtat mendime, duke humbur pamjen tonë. Rezultati është se nuk e rigjejmë veten, e kuptojmë që kemi bërë tonin mendimin e të tjerëve, dhe nëse shkon mirë, pyesim: “Cili është mendimi im?”…Në shumicën e rasteve as që pyesim, ose nuk e bëjmë dot diferencën.

Vetëm duke e ditur kush jam, kush janë talentet dhe dëshirat e mia, mund t’i kërkoj diçka jetës, në të kundërt i besoj shancit, duke marrë atë që kalon në televizorin e jetës, pa e pyetur veten nëse është kjo ajo që duam.

Si mund të drejtohemi drejt vetes tonë? Nëpërmjet “sistemit të drejtimit emocional”: Emocionet që lindin sa herë që pyes veten “Çfarë është ajo që dua?”, të çojnë drejt të vërtetës. Shpesh nuk janë gjërat ose marrëdhëniet për të ndryshuar, por sjellja që na ka çuar drejt tyre.

Të kultivosh një sjellje dashurie dhe vlerësimi, është rruga më e shpejtë e cila më sjell në kontakt me esencën e jetës, e cila është dashuri. Ne jemi dashuri, nëse lejojmë të rrjedhë dashuria brenda nesh… Si? Duke përdorur fjalë, mendime, emocione, sjellje e veprime që reflektojnë dashurinë.

Si të kuptojmë që po krijojmë mendime dhe emocione dashurie? Ndihemi mirë, të lirë dhe të gëzuar.

Dashuria është e kundërta e frikës: zgjeron, lejon, liron, dhuron. Në çdo moment krijojmë një ose më shumë spirale në jetën tonë e na takon neve të vazhdojmë zgjerimin, plot dashuri dhe vitalitet sepse jemi këtu për këtë: të manifestojmë dashurinë në të gjithë format e saj të pafundme.

Duke krijuar spirale të mundësive dhe mendime positive, i hapemi mrekullisë së jetës, sepse kur nuk shikojmë mrekullinë, është sepse nuk shikojmë në drejtimin e duhur.

 

  1. E para mendja, trupi apo shpirti?

 

Për të dashur me të vërtet veten tonë është e nevojshme të jesh i vetëdijshëm që entiteti human është i përbërë nga tre komponentë: trupi, mendja dhe shpirti dhe këto tre pjesë janë të pandashme, influencojnë njëra tjetrën deri në atë pikë sa kur vetëm njëra është keq, vuajnë edhe dy të tjerat. Nëse një pjesë e vetme e trupit tonë po vuan, gjeneron një gjendje e keqe e përgjithshme. Ndaj për të dashur vërtetë veten tonë e çdo gjë që na rrethon, duhet të kujdesemi njëkohësishtë për të tre këta komponentë që kushtëzojnë jetën tonë dhe të jemi të vetëdijshëm se kur nuk funksionon, është shenjë se është diçka e gabuar në mënyrën tonë të të jetuarit dhe të interpretimit të jetës.

Kushti kryesor i çdo njërit prej nesh varet gjithmonë nga niveli i tij i zhvillimit. Sipas aspektit gjenetik, personi gëzon shëndet të mirë sepse kujdeset për trupin por neglizhon dy entitete, ndaj mirëqenia e tij është vetëm e përkohshme. Tre entitetet tona jo vetëm duhet të jenë individualisht harmonike, por dhe ndërmjet tyre të kenë të njëjtin nivel zhvillimi.

Aderimi në kulturën e bicentrizmit, e asaj vegjetariane është në gjendje të zgjidhë tre të këqijat kryesore të njeriut: të keqen fizike, atë mendore dhe atë shpirtërore. Sot duhet të kujdesemi për trupin tonë e në veçanti me atë që duhet të njohim të gjithë. Këto ditë po lexoja një libër me titull “Studimi i Kinës” që më sqarojë aspekte të ndryshme mbi ushqimin që deri tani nuk i kisha shumë të qartë. Duhet ta pranojë pa asnjë sforcim dhe duke ndjekur disa këshilla të thjeshta që japin autorët, në një kohë shumë të shkurtër kam arritur rezultate të mira. 

“Studimi i Kinës” është një burim i pashtershëm informacionesh mbi shëndetin: informacione objektive, shkencore e mbi të gjitha, të pavarura dhe të vlefshme, të dobishme e efikase. Tek “Studimi i Kinës” janë analizuar tipe të ndryshme të kancerit, sëmundje të kockave, veshkave, të trurit, obezitetit. Të gjitha analizat janë shoqëruar nga grafikë, tabela e diagrame për ti kuptuar më mirë. Analizohen edhe incidencat e rritjes së formave patologjike degjenerative (tumori,diabeti, sëmundjet kardiovaskulare etj) e në veçanti për proteinat me origjinë shtazore.

Duke u bazuar në rezultatet e një projekti të realizuar nga autorë në zonat rurale në Kinë, po shkon përtej këtyre gjetjeve, “Studimi i Kinës” shpjegon me detaje lidhjen ndërmjet ushqyerjes dhe sëmundjeve. “Studimi i Kinës” denoncon edhe keqinformimin e produkteve ushqimore nga lobet e fuqishme, agjensitë qeveritare dhe shkencore. Bëhet fjalë për studimin më të plotë e më të besueshëm mbi rapotin ndërmjet dietës dhe riskut për zhvillimin e sëmundjeve.

Autorët e “Studimi i Kinës” denoncojnë lidhjet ndërmjet rasteve farmaceutike, shëndetit dhe mekanizmat nëpërmjet të cilave këto kërkojnë të influencojnë perceptimin tonë dhe kurimin e patologjive. Ky studim është fuqimisht në gjendje të shpëtojë miliona jetë njerëzore.

 

  1. Mendimi pozitiv: Do jem i lumtur kur…!

 

Të bazosh lumturinë mbi një ngjarje në të ardhmen na privon gezimin të jemi të lumtur TANI, në momentin e tanishëm. Të dëshirosh një punë të re, një promovim, makinën, shtëpinë, pushime, shpirtin binjak, do ishte shumë mirë, por ta varësh lumturinë tënde nga arritja e të gjitha tyreve është ajo që duhet të evitojmë në mënyrë absolute. Të presësh që lumturia të vijë së bashku me diçka nuk bën gjë tjetër veçse gjeneron aspekte të tjera, dhe probabilisht shkakton një rreth viskoz për të cilin, kur të arrijmë të kemi më në fund atë që dëshironim aq shumë, do jemi gati të dëshirojmë diçka tjetër që akoma nuk e kemi e kështu me radhë, rrjedhimisht lumturia për ne do bëhet e paarritshme.

Në realitet, lumturia e vërtetë varet shumë pak nga rrethanat dhe nga situatat e jetës. Statusi social, mirëqenia, pasuria materiale, sigurisht janë shumë të rëndësishme, por nuk është e mundur të bazosh lumturinë tënde mbi to. Ajo që sjellin është kënaqësi, jo lumturi. Kënaqësia është diçka e përkohëshme, ndërsa lumturia është më e fortë.

Lumturia e vërtetë dhe e gjatë lind nga mënyra sesi çdo njëri prej nesh reagon më rrethanat dhe situatat e jetës së tij e mbi të gjitha, nga mendimet, ndjenjat dhe emocionet që i kemi propozuar të njëjtës jetë. Lumturia e vërtetë mund të quhet më saktë “paqe e brendshme”. Megjithatë, në çfarëdo lloj mënyre ta quajmë, është e mundur ta kemi në çdo moment, duke parë që ekzistenca jonë varet nga ne.

Një gjendje e kënaqëisë, e mirëqenies së brendshme që na shoqëron në çdo moment të ekzistencës tone, lind nga një besim dhe nga një vlerësim solid nga ne vetë dhe nga të tjerët, nga çdo gjë që na rrethonë dhe në fund të fundit, nga e gjithë jeta. Në momentin kur një person kupton sesa vlen dhe në të njëjtën kohë vlerëson të tjerët dhe botën që e rrethon, të cilët janë një pasqyrë e gjendjes së brendshme të çdo individi, do reflektojnë nga ana e tyre të gjitha motivet për të cilat çdo njeri meriton të jetë i lumtur.

Çështja është: duke parë që lumturia e vërtet nuk varet nga ajo që na rrethon, në momentin ku lumturia lind nga brenda e reflektohet jashtë, jeta do të na japë të gjitha provat, të gjitha arsyet për të qenë të lumtur nëse duam ose për të cilën kemi nevojë.

Stresi, një gjendje kronike me kriza dhe emergjenca, e bën të vështirë arritjen e burimit të brendshëm të gëzimit, e cila është gjendja jonë natyrore. Kur ndjejmë tensionin, më shumë kontraktohemi në vetvete sesa të hapemi. Nëse rrahja e zemrës tonë është gjithmonë e përshpejtuar, tentojmë të ndihemi në ankth ose nervozë, jo të qetë e të relaksuar. Kur ndihemi të përshkruar nga instiktet tona themelore dhe impulset, ndjejmë se kemi humbur kontrollin e situatës e si pasojë mbyllemi, ndjejmë mëri dhe qortojmë veten. Stresi është ekzaktësisht e kundërta e lumturisë, është një sëmundje. Hapja, relaksimi, dashuria dhe vlerësimi për jetën ku jetojmë dhe për ne vetë janë kurat që na duhet.

Dorë për dore me dashurinë për veten gjejmë aktin e pranimit. Për ta dashur veten, duhet të pranojmë veten tonë kështu si jemi dhe ta falim veten për atë që kemi qenë. Për ti dashur të tjerët duhet ti pranojmë ashtu siç janë, duhet të vlerësojmë botën rreth nesh në të gjitha variantet e mundshme. Gjithashtu, e gjithë kjo është hapi i parë për tu realizuar, për të transformuar atë që ka qenë në atë që duam të jetë.

Le të jetë ky qëllimi ynë, atë që nuk qëndrojmë përballë jetës si të ishte një listë gjigande me detyra që duhen përfunduar me forcë, por të përballojmë çdo llojë gjëje që bëjmë me gjithë veten tonë, duke vlerësuar çdo nuancë e çdo moment, duke shijuar shoqërinë e personave që duam e mbi të gjitha të vetes tonë. Në këtë mënyrë, çdo gjë që ne bëjmë, bëhet një gëzim. Jeta transformohet nga një seri aktivitetesh rutinë pa sens, në një kërcim të pakomentueshëm të kënaqshëm, në një udhëtim për të zbuluar veten tonë.

 

  1. Fuqia e gjuhës së trupit

 

Komunikimi jo verbal nuk është vetëm një instrument për “ të lexuar të tjerët” përtej fjalëve, por dhe një mjet i fuqishëm i ndërveprimit për të krijuar ndjeshmëri. Ajo që bëjmë me trupin tonë ka më shumë influencë sesa mund ta imagjinojmë. Për shembull, menaxhimi i hapsirave është themelore për të evituar dërgimin e tensionit tek bashkëbiseduesit. Disa individë kanë një mënyrë komunikimi pak invasive: tentojnë të afrohen e të prekin kë kanë përballë. Nëse bashkëbiseduesi shpreh shenja refuzimi, është e rëndësishme të vendosim një zonë neutrale (në përgjithësi një metër e gjysëm). Në fakt, tentojmë të anullojmë distancat me personat që janë në raport intim ose konfidencial me ne. Ndaj, si është e mundur të kalojmë këtë distancë me personat e sapo njohur?

Kur prekim dikë tentojmë të ushtrojmë një rol afektiv e kjo nuk është gjithmonë e mundur të bëhet, mbi të gjitha me të panjohurit. Është e rëndësishme ta “gradojmë” sjelljen tonë me bazë feedback: nëse ai që kemi përballë dëshiron të mbaj një distancë një metër ose një metër e gjysëm, si mund të mendoj se mund ta prek? Është e vërtet që ka persona që kanë një model komunikimi aktiv: kjo sjellje mund të lexohet si pozitive kur duan të hyjnë në bised me ne.

Duhet të kemi gjithmonë në mendje se ne jemi përgjegjës 100% për suksesin e komunikimit, qoftë pozitivisht ose negativisht. Ndaj, menaxhimi i vetëdijshëm i gjesteve, mund të na lejojë të përmirësojmë cilësinë e këtyre marrëdhenieve. Për shembull, të komunikosh duke mbajtur krahun të shtrënguar mund të provokoj dy efekte negative:

  1. shprehim mbyllje në nivelin jo verbal
  2. limitojmë efikasitetin e komunikimit tonë.

Pika e parë është e thjesht të kuptohet, ku krahu nënkupton vetëm një sinjal refuzimi, i shprehur kur trajtohet një argument që nuk dëshirojmë ta prekim. Një aspekt duhet shtuar se sinjali fiton vlera vetëm kur shprehet mbi një fjalë të caktuar dhe/ose argument. Me fjalë të tjera, nëse bashkëbiseduesi është tashmë i mbyllur, jo domosdoshmërisht do të thotë që sinjali është kthyer drejt meje. Në të kundërt nëse është i hapur e duke folur për punën shpreh sinjalin e mbylljes do të thotë se është diçka që krijonë bezdi në lidhje me punën.

Ndaj, ndërveprojmë me të tjerët dhe duam të komunikojmë hapur, duhet të evitojmë, ti bëjmë me krahët e shtrënguar.

Pika e dytë i referohet rrugës së dyfishtë që komunikimi ndjek: fjalët e gjesteve dhe ritmi i shpejtësisë. Kur ndërveprojmë me të tjerët jo vetëm flasim po bëjm edhe gjeste, shkojmë përpara e pas duke e bërë më preciz komunikimin. Për shembull, një gjë është të thuash: “tavolina” duke mbajtur krahun pa lëvizur ose të shtrënguar, dhe tjetër gjë është të thuash “ tavolina” duke i mbajtur duar të lira dhe në lëvizje. Në rastin e fundit mesazhi është më i qartë sesa kur ndjek rrugën e dyfishtë.

Ndaj, shenjat e refuzimit dhe të mbylljes kanë fuqinë të limitojnë efikasitetin tonë si komunikues. Por është e vërtetë dhe e kundërta: shenjat e falenderimit dhe simpatis tentojnë të influencojnë pozitivisht atë që kemi përballë. Teknika e “pasqyrimit” reflekton një përdorim aktiv të komunikimit joverbal për të hyrë në simpati. Duke përfshirë, se nuk duhet të ankohemi për shkarkesat e jashtme nëse gjatë një ndërveprimi shprehim shenja të shkarkimit tensional, mbyllje në vetëvete dhe refuzim.

 

  1. Ligjet universale të pasurisë dhe të bollëkut

 

Rëndësia e këtij artikulli të shkurtër por intensive, i inspiruar nga libri Stuart Wilde: Ligjet e bollëkut, mbi të gjitha në një periudhë ekonomike të vështirë si kjo, do jenë të qarta kur ti keni kuptuar plotësisht dhe integroni së brendshmi këto ligje.

Jetojmë në një botë që shpreh bollëk në bollëk, e prapë ne luftojmë për ta realizuar atë. Përse? Sepse shpesh është e vështirë të vëzhgosh qartë. Nëse pyesni një fizikant kuantik cila është Esenca e Universit, do na sjell një arsyetim logjik që Galaksia (pafundësisht e madhe) vjen nga atomi (pafundësisht i vogël) e akoma më thellë.

Do fillojë të na përqëndrojë vëmendjen mbi galaksitë, pastaj në sistemet diellore dhe yjore, mbi planetet, duke përqëndruar vëmendjen e duke u fokusuar gjithmonë e më shumë vijnë në lidhje me organizmat e gjallë dhe substancat minerale, akoma më në thellësi me një mikroskop mund të observojmë qelizat, molekulat, atomet. Nëse duam pamjen brenda atomit që është baza e botës materiale, kjo….zhduket!!! dhe esenca e fundit e universit është Energjia, e cila nuk krijohet e as nuk shkatërrohet,por transformohet.

Pra i gjithe universi nuk është gjë tjetër veçse një nga format e energjisë. Ne jemi energji, paraja është energji. Fluksi i energjisë është i përjetshëm e ne jemi pjesë e saj. Nëse kuptojmë ligjet e bollëkut mund të kërkojmë të drejtën tonë të lindjes, kjo për shkak se pasuria është një formë e energjisë dhe ne jemi të drejtë me të drejtën e lindjes, pasi bëjmë pjesë në universin e krijuar.

Teoria Monistike e botës, me origjinë indiane, pohon se gjithçka është një dhe një është gjithçka, që universi është krijuar fillimisht nga substanca hyjnore dhe kjo është energjia, drita e Zotit.

Në rrjedhën e histories, profesorë të mëdhenjë fetar, shpirtëror dhe filozofë të jashtzakonshëm, na kanë mësuar se ekziston bollëku hyjënor që rrjedh brenda nesh, e quajtur në mënyra të ndryshme: etër, shpirti i shenjtë, fryma etj., por koncepti ishte gjithmonë i njëjti, që ne jemi pjesë e Gjithësisë, që një pjesë është gjithmonë e njëjtë për karakteristikat dhe cilësin e gjithçkaje, duke qenë të ndryshëm për shumicën.

Në vazhdim do ju listojë dhjetë ligjet e bollëkut duke u përqëndruar më tepër mbi të parat, për ti kuptuar më mirë. Nëse duke lexuar, diçka lëviz brenda ndërgjegjes tuaj thellohuni në argumentet e trajtuar me libra të ndryshëm, përndryshe janë argumenta që nuk bëjnë për ju! Ose nuk keni nevojë të tërhiqni bollëkun e madh në jetën tuaj, ndoshta është një pikë që të intereson, Atëherë fillojmë:

1) LIGJI I BOLLËKUT ËSHTË NATYRALË DHE HYJNORË: Që nga kohët e hershme, filozofët dhe mistikët kanë folur për bollëkun natyral të planetit tonë.

Një nga mësimet më të rëndësishme që duhet të mësojmë në jetë, të arrijmë të perceptojmë bollëkun dhe të jemi të vetëdijshëm që është një pjesë nga kjo që na pret.

Një ushtrim i thjesht të arrish të përqëndrohesh në harmoni me natyrën.Vlerëso një fushë gruri para të korrave me kalliret e panumërta të drejtuara nga dielli.

Ushtrohuni të vëzhgoni, të vlerësoni progresimin e Universit, është hapi i parë për tu ndërgjegjësuar dhe për të marrë pjesën që na takon. Dua t’iu bëj një shembull tjetër për tu shpjeguar më mirë. Nëse jetoni në një vend pak të ndriçuar, ngrini sytë në qiell në një natë të pastër e të qetë, e numëroni yjet…. Janë të pafundëm, kështu si Universi dhe bollëku në të cilin bëjmë pjesë.

2) LIGJI I RRJEDHJES: Të kuptosh këtë ligj është shumë e thjeshtë. Çdo ditë shohim bollëkun të rrjedh e të ndalet, e të rrjedh përsëri. Një proverb e vjetër thotë që “uji shkon në det”. Kjo është gjithmonë e vërtet. Nëse e përqëndrojmë vëmendjen tonë mbi bollëkun do tërheqim bollëkun në jetë, por nëse përqëndrohemi mbi pamjaftueshmëri edhe këtë e tërheqim. Të përqëndrohemi me një Sjellje Mendore Pozitive drejt progresimit të bollëkut, na lejonë të jemi pjesë e rrjedhës së pasurisë.

Sa më shumë ankohesh për mungesën e parave ose për fatin e keq dhe problemet, aq më shumë i tërheq në jetën tënde: NDRYSHO SJELLJE DHE MODIFIKO FJALORIN TËNDË, përqëndrohu në atë që do, shkruaje mbi një flet me një shprehje specifike e jo të përgjithshme, dhe e shprehur pozitivisht. Për shembull në vend të: unë nuk dua të jem i varfër, mund të thuash : Un jam i pasur dhe e vlerësoj pasurin.

Për të stimuluar fantazinë tënde, e për të të dhënë një ndihmë, po të shkruaj një listë me shprehje mbi bollëkun dhe progresimin. Për ti ndryshuar ato si të pëlqejnë por gjithmonë në pozitive e ti shkruash në një letër. Një herë në ditë por, të përsëritura të paktën 20 herë ne ditë, duhet të jetë mendimi i parë sapo zgjoheni në mëngjesë dhe i fundit para se të flini në darkë. Por mbi të gjitha, shkruajini në një formë më konkrete këto mendime, e energjia do fillojë të rrjedh në jetën tonë.

3) LIGJI NGA DISTANCA E PARAVE: Për të jetuar në bollëk duhet të qëndrojmë “afër” bollëkut. Para së gjithash distanca emocionale ka lindur nga bashkësia e besimeve negative që kemi adoptuar në jetën tonë. Nëse keni mendime mbi pasurin depozitojeni si këto: Parat janë të pista, parat janë rrënja e çdo të keqeje, të pasurit nuk hyjnë në mbretërinë e qiellit, parat të çojnë në rrugë të gabuar, kush ka shumë para duhet vetëm për interes, parat fitohen me djers, kush është shumë i pasur është një hajdut…etj ,keni vendosur një “distancë” emocionale nga para, që për tju bërë të kënaqur, nëse qëndron larg jush.

Për tju mësuar të zëvendësoni sistemet tona të besimeve të depozituara me besime e vlera positive. Në vazhdim po ju bëj shembull besimesh të fuqizuara mbi parat si: Unë kam të gjithë parat që dëshirojë, unë jam i zoti të bëj para, është e drejt të jetoj në bollëk, unë mund të kem çdo gjë që dëshiroj me lehtësi etj…

4) LIGJI SHPIRTËRORË I PYETJES DHE I OFERTËS

5) LIGJI I PARAVE, I PËRQËNDRIMIT DHE I DYJËZIMIT

6) LIGJI I INOVACIONEVE DHE I MANIFESTIMIT

7) LIGJI I PARAVE DHE I EGOS

8) LIGJI I TË DHËNIT DHE TË MARRIT

9) LIGJI I NDERSHMËRISË, INTEGRIMIT DHE I BOLLËKUT

10) LIGJI I DASHURIS, I MËSHIRIMIT TË PARAVE.

 

  1. Fuqia e pohimeve

 

Pohimet në të vërtetë janë të gjitha ato gjëra që themi ose mendojmë. Mendimet tona krijojnë emocionet, besimet dhe eksperiencat tona. Shumë shpesh mendimet tona janë negative e atëherë themi: Nuk e dua këtë në jetën time “ose” nuk dua më të jem i sëmurë ose “unë e urrej punën time”. Nëse duam të ndryshojmë ose të manifestojmë diçka në jetën tonë, duhet të pohojmë atë që duam.

Duhet të pohojmë se jemi të gatshëm të shohim veten tonë ose jetën tonë nga një këndvështrim ndryshe. Kështu mund të ndërrojmë eksperiencat tona duke ndërruar më parë mendimet tona.

Kur filloni të përdorni një pohim, mund të mos ju duket i vërtet në fillim. Nëse do të ishte tashmë i vërtet, nuk do kishit nevojë ta përdornit. Për shembull, mendoni se çfarë ndodh kur mbillni një farë. Fillimisht dalin rrënjët, pastaj rriten dhe në fund del në sipërfaqe. Duhet kohë para se fara të bëhet një bimë plotësisht e rritur.

E njëjta vlen për pohimet. Jini xhentil dhe të durueshëm me veten tuaj. Mund të gjendeni dhe të keni dyshime nëse po i bëni pohimet tuaja në mënyrën e duhur ose nëse do keni një rezultat të vërtet. Kjo është shumë normale. E shikoni, mendja e subndërgjegjes është si një arkivë,të gjithë mendimet, fjalët dhe eksperiencat që keni patur që nga lindja janë arkivuar. Mendojeni mendjen tuaj si një ekip korrierësh që ndajnë dhe vendosin kartelat në raftet e një arkivi. Ndoshta keni mbushur ndër vite raftet me kartela të tilla si: “nuk jam mjaftueshëm i zoti” ose “Nuk jam mjaftueshëm inteligjentë për ta bërë këtë” ose “Nuk më intereson”. Nëndërgjegja është bllokuar nga këto kartela.

Papritur, kur një nga korrierët sheh një kartel të mbishkruar “ jam e mrekullueshme dhe e dua veten time”, përgjigjen me: “Kjo çfarë është? Ku duhet ta vendosim? Nuk kemi parë kurrë një të tillë”

Ai është momenti kur ato thërrasin në çështjë “dyshimin”. Dyshimi merr kartelën me pohimet pozitive dhe thotë: “Hej, pa shiko, nuk kemi vend për një pohim të tillë, duhet të ketë një gabim”. Ju mund ti përgjigjeni dyshimit: “Po, ke të drejtë, jam i tmerrshëm, më fal kam bërë një gabim”, e i ktheheni mënyrës së vjetër të të menduarit. Ose mund ti thoni dyshimit, “ Faleminderit që ma vure në dukje, po ky është një pohim i ri. Dedikoji një raft të ri sepse janë shumë të tjerë në ardhje”.

Duke bërë këtë, pas një periudhe kohe, ju do ndryshoni mënyrën tuaj të të menduarit dhe do krijoni një realitet të ri për veten tuaj. Kujtoni, ju jeni pronari.

Riforcojini pohimet e reja pozitive çdo herë që të mundeni: në mendimet tuaja, në bisedat tuaja me veten dhe me të tjerët, madje edhe duke shkruar në këtë ditar që kam krijuar për tju inspiruar në udhën e rritjes dhe “shërimit”.

Mund të zgjidhni të përdorni pohimet që gjeni mbi çdo faqe që ju ndihmojnë të shkruani tuajat. Kur të gjeni pohimet e përshtatshme për ju, bashkangjitini ato pasqyrës, tryezës së shkrimit ose mbi kroskotin e makinës.

Kujtoni: një mendim nuk ka shumë rëndësi, po mendimet që vazhdojmë të mendojmë janë si pikat e ujit, në fillim janë disa, pastaj është një pellg, pastaj një liqenë, e më vonë një oqean. Nëse mënyra jonë e të menduarit është negativë, mund të mbytemi në një det me negativitet, nëse është pozitiv, mund të lundrojmë në detin e Jetës.

 

  1. Si të maksimizosh zhvillimin personal duke reduktuar mendimet negative

 

E dini që arsyeja e vetme për të cilën individët dështojnë në zhvillimin personal është se lënë sistemin e tyre të besimeve të limituara të marrin nën kontroll drejtimin.

Ka persona që pohojnë se kanë patur rrethana jashtë kontrollit të tyre që i kanë bërë të dalin nga udha e tyre e rritjes personale, por shumë rrallë kjo është e vërtet.

Po, është e mundur që jeta na vendos bllokime, pengesa, por nëse je vërtet i vendosur të sjellësh përmirësime në jetën tënde, do gjesh mënyrën për të kaluar sipër, poshtë ose rreth pengesës në rrugën tënde.

Sidoqoftë, meqënëse dhurata më e fuqishme që ka çdo qënie njerëzore është mendja e tij, kjo fuqi mund të përdoret për të krijuar probleme ashtu si lehtësisht mund të përdoret për të të nxjerr nga to.

Në fakt në një shoqëri plotë me negativitetë mesa duket të pafundëm, me një munges gjithmonë e më shumë të kohës së lirë, dhe një listë gjithnjë në rritje të detyrave që duhen realizuar, mos u habisni nëse personat kanë probleme të çojnë përpara forcat e tyre në zhvillimin personal.

Truku për të prishur këtë rreth viskoz është të njohësh se është mendja jote që të bën të besosh se rrethanat e jetës kanë fuqinë për të marrë kontrollin, e ta riadresojnë mendjen tënde sa herë që kjo ndodhë.

Për shembull supozojmë se ti po përpiqesh të kesh një siguri nga ana finaciare. Je fokusuar mbi objektivin, e keni piksynimin të hyni në një shoqëri, të krijoni produkte të reja, ose të ofroni shërbime të reja. Proçesi normal mendor i çdo qënie njerëzore është të fillojë menjëherë të mendojë për të gjitha ato gjëra që ngatërrojnë rrugën drejt suksesit. Ndoshta shoqëria ku dëshiron të hysh kërkon burime ndaj të cilave ju nuk keni akses të lehtë. Ndoshta produktet që do të krijosh kërkojnë një shpenzim të madh kohe. Ndoshta nuk arrin të shohësh asnjë mënyrë për të ofruar shërbimin e ri që je duke menduar.

Një shembull tjetër mund të jetë humbja e peshës. Vendos që do të dobësohesh e të fillosh të bësh ushtrime e të hash shëndetshëm, e je i emocionuar nga mendimi i një personi të shëndetshëm, e më i dobët do jesh. Edhe njëherë mendimet e tua të bllokuara hyjnë në lojë. Fillo të mendosh sesa kohë do të duhet çdo ditë të ushtrohesh. Filloni të mendoni sesa e vështirë është të përgatisni e të gjeni ushqim të shëndetshëm. Fillo të mendosh sesa e zënë je qoftë në nivelin fizik dhe atë mendor, e përmirësimi i shëndetit tënd do sjell akoma më shumë stres në jetën tënde.

Mund të bëjmë shumë shembuj të tjerë, po procesi është gjithmonë i njëjtë. Vendos se do të sjellësh ndryshime positive në jetën tënde, e pastaj fillo të flasësh me veten tënde pikërisht për qëllimin.

Mënyra më e thjesht për të ndaluar këtë proces është të gjesh një fjalë ose një frazë që mund ta përdorësh menjëherë për të hequr mendimet negative që të vinë në mendje kur mendon zhvillimin tënd personal. Mund të jetë një fjalë e thjeshtë e fuqishme si “I ardhëshmi” ose diçka më e thellë e tipit “unë kam nën kontroll aftësitë e mia për t’ia arritur…dhe asgjë nuk ma pengon rrugën”.

Pastaj të gjesh çdollojë fraze ose fjale që funksionon për ty, por çelësi për të arritur suksesin në këtë mënyrë është ta përdorësh vazhdimisht, veçanërisht në 30 ditët e para.

Në fakt është parë se duhen rreth tre ose katër javë që një zakon i ri të rrënjoset në stilin tënd të jetesës, e kjo vlen qoftë për proçeset mendore, qoftë për sfidat që kanë të bëjnë me rrugën tënde të rritjes.

Kjo metodë mund të duket e lehtë e shumë persona, do mendosh se nuk funksionon. Një tjetër zakon negative është se tentojmë ti japim vlerë vetëm gjërave për të cila duhet të shpenzojmë shumë para, ose për diçka që kërkon shumë sforcim nga ana jonë.

Kjo teknik e thjeshtë por efikase nuk kërkon as lekë e as kohë. Është një teknik në të njëjtën kohë e fuqishme dhe e thjeshtë. Sa herë që ke një mendim negativ dhe të depozituar eliminojeni menjëherë. Si në rastin kur këto mendime dalin jashtë rastësisht, qoftë kur janë të vazhdueshëm, zgjidhja është e njëjtë. Zhduk çdo mendim të depozituar me fjalë ose frazë sa herë që të kalon nëpër mendje.

Para se ti ta kuptosh jo vetëm do kesh bërë tashmë hapa përpara drejt objektivit tënd, por do kesh programuar veten tënde edhe për sukseset e tjera në të ardhmen. Do kesh ndërtuar një bazë solide si një shkëmb besimi në veten tënde, mbi të cilin mund të mbështetesh për pjesën tjetër të jetës tënde!

 

  1. Ndajini emocionet bashkë me të tjerët

 

Çfarë është ajo që mendoni për ndarjen?

Unë kam dy vizione shumë ndryshe të saj.

Unë e pëlqej ndarjen!

Unë e urrej ndarjen !

Po ju shpjegoj…

Nëse një gjë është e imja, është personale, e dua që asnjë mos ta shohë e asnjë mos të ma marrë…por e mbaj të shtrënguar rreth vetes dhe e mbrojë me një energji të madhe. Tani, është e vërtet, që ndonjëherë habitem me veten time, them gjithmonë që çdo gjë që krijojmë është frut i mendjes tonë, të vibrimeve tona energjitike!

Përse ju them këto gjera? Sepse edhe un po përmirësohem çdo ditë e sepse kam akoma për të bërë…

Ashtu siç e keni parë, tani kam arritur në një pikë që dua e urrej në të njëjtën kohë, jamë në fazën ku nga urrejtja i kaloj të gjitha në “I dua”, po një pjesë e imja është akoma për tu vendosur në vend…e ndaj i kam të dyja!

Ja përse e adhuroj ndarjen.

Ndjeni gëzim, është më mirë ta tregoni gëzimin tuaj vetes ose mund ta ndash me personin që dashuroni ose një person që ju ka xhan?!

Personat e suksesshën në 90% ndajnë gjithmonë diçka, nga ideja e një projekti fitues deri në përfitimin me të cilën kanë arritur të krijojnë biznesin e tyre.

Të ndash, krijon një union, rrit lumturin dhe përmirëson përfundimin në atë që ndani.

Të bësh 1% sforcim për 100 persona është më mirë sesa të bësh 100% sforcim me një person, thjesht lodheni më pak!

Ndarja është baza e gjithçkaje, mendoni për shokët dhe shoqet tuaja.

Shoqëritë e vërteta, pa qëllime të dyta, lindin nga dëshira për të ndar kohën me persona me të cilët ndihemi mirë, që na falin gëzim, duam të ndajmë momentet bashkë sepse e dimë që ti kalojmë me ta është më mirë sesa ti kalosh vetëm (ndonjëherë, është një moment në të cilin doni të qëndroni vetëm, personalishtë më ndodh kur po përpiqem të përmirësohem ose kur po zgjidh detyra në të cilat më duhet përqëndrim).

Kongluzioni i këtij posti është:

Mos e mbani gjithçka brenda, ndajeni me kë doni, me kë ke më shum xhanë, me atë që besoni më shumë, mbi të gjitha me atë që keni kënaqësinë të kaloni momente dhe emocione fantastike!

Progresimi është i të gjithëve….pranojeni!!!

 

  1. Shtatë ligjet e manifestimit

 

1- QETËSOHU, RELAKSOHU E JETO NË TË TASHMEN

Të jesh i vetëdijshëm për këtë momentë të pafund është një nga kërkesat bazë më të rëndësishme për manifestimin.

I tërë universi ekziston vetëm në këtë moment. Nëse po mendon për diçka ndryshe në lidhje më momentin që po jeton, po humbet nga syri i burimit që është i lidhur me gjithçka e çdo gjë.

Mendja (egoja) është një instrument i jashtëzakonshëm dhe është i përdorshëm për të Manifestuar dëshirat tona.

Nëse mendja nuk shpërqëndrohet nga mendimet që shikojnë në të kaluarën ose të ardhmen, atëherë bërthama e mrekullueshme e fuqis tënde magjike ka mundësinë të veproj!

Duke u qetësuar mund të pushosh fjalët e kota të mendjes dhe të lidhesh drejtpërdrejt me burimin, që është i disponueshëm vetëm në këtë moment.

Frymëmarrja është e lidhur ngushtësisht me mendjen, ndaj nëse po merr frymë lehtësisht dhe thellësisht mund të dëgjosh më mirë mendimet e tua dhe të kontrollosh me lehtësi mendjen tënde.

Kur jemi të relaksuar, jemi më pranues e më të hapur të marrim atë që dëshirojmë.

Ndaj mëso të jesh koshient për frymëmarrjen tënde e të marrësh frymë lehtësisht e thellësisht gjatë ditës.

Duke mësuar si ti qetësosh mendimet e tua, frymëmarrjen tënde dhe lëvizjet e trupit, në fund mendja do arrij në një “stop”, e do krijojë një momentë të përjetshëm, në të cilin mund të arrish burimin e pafundëm e të stabilizosh një kontakt me forcën mbinatyrore.

Nëse jetojmë gjatë ditës një moment të kënaqshëm, të relaksueshëm e paqësorë, mund të gjejm realisht mjetet, inteligjencën dhe fuqin në këtë moment të përjetshëm.

Ajo që po të ftoj të bësh konsiston në ecjen ngadalë, të hash me lehtë, të flasësh më lehtë (në realitet, thjesht, kontrollo mënyrën me të cilën shpreh fjalët e tua) e fillo të ngasësh me kufirin maksimal të shpejtësisë (është kufiri maksimal, jo minimumi).

Ky ushtrim do të bëj më të thellë, më të relaksuar e të mençur…shijojeni!

2- USHTROHUNI NË “PALËVIZSHMËRINË” ÇDO DITË

Për të ndaluar “bisedimin” e vazhdueshëm të mendjes, të duhet një praktikë e ndërgjegjshme dhe e përditëshme Meditimi, një llojë stërvitje mendore.

Ushtrohuni duke u lokalizuar mbi një gjë të vetme (frymëmarrjen tënde) për të mësuar mendjen tënde ti bindet çdo komande tëndes.

Manifestimi e ka vendin vazhdimisht në momentin në të cilin ke nënshtruar mendjen dhe ti je bërë pronari.

Sa më gjatë do arrish të mbash të përqëndruar frymëmarrjen tënde, aq më shpejt do manifestosh objektivat e tua. Koha që ishte e nevojshme per Manifestimin është drejtëpërdrejt proporcionale me numrin e minutave në të cilat arrin të përqëndrohesh mbi atë që do pa shpërqëndrime.

Je një vetëdije e mrekullueshme dhe e fuqishme.

Bëhu pronari i mendimeve të tua, përshtatju këtij vetëndijësimi të brendshëm.

  1. KRIJO NJË KONTAKT TË VETËDIJSHËM ME UNIVERSIN

Hapi i parë konsiston të kuptosh se është një forcë shumë e madhe brenda teje në këtë momentë të cilën mund ta përdorësh shumë lehtë.

Hapi i dytë është të jesh i hapur ndaj këtij burimi pafundësisht inteligjent dhe gjithmonë i pranishëm që manifestohet vazhdimishtë kudo që të jesh.

Beso dhe mëso të njohësh lidhjen tënde konshiente personale me këtë burim të fuqishëm e të shenjtë.

Gjej një moment të veçantë çdo ditë në të cilin mund të rrish palëvizur, i qetë e i lidhur me këtë fuqi, me vetëdijësi të plotë.

Në momentin ku ndjen një lidhje të çfarëdolloji, kërkoji Universit ti jap formë dëshirave të tua. Nëse kërkesa jote është bërë me sinqeritet, do Manifestosh rezultate të mrekullueshme. Duke përmisuar marrëdhënien tënde me këtë inteligjencë të vërtet hyjnorë, vendose mendjen tënde më afër zemrës tënde.

Do vësh re se Universi është më afër teje sesa zemrës tënde, mendjes tënde apo frymëmarrjes tënde të ardhëshme.

4- BESO NË PROÇESIN MAGJIK TË JETËS

Ji pafundësisht i durueshëm!

Zbulo një shenjtësi të thellë brenda teje që të mund të ndihmojë të eliminosh ankthin, besimet negative e dyshimet.

Vendos dhe beso se objektivi jotë do realizohet.

Universi suporton gjithmonë atë që do dhe nëse pohon atë që do, do të të ndihmojë gjithmonë ti realizosh. Sa më shumë do i dorëzohesh kësaj ndjenje të thellë, të shenjtë e të fuqishme besimi dhe relaksimi, aq më shumë Universi do të të ndihmojë.

Universi na ka furnizuar gjithmonë gjithçka që kemi në jetën tonë.

Nëse e ke të vështirë të besosh, adresoje mendjen larg skemave të vjetra të frikës dhe të dyshimit dhe spostoje vëmendjen mbi një fluks mendimesh positive.

Kur të arrish të gjesh një pozicion besimi të pafundëm në Univers, menjeherë do manifestosh dëshirat e tua. Të eksperimentosh besimin është vërtet nënmisioni më i madh e më i thellë në dobi të Universit nga ana e egos që të gjithë kemi.

5- DIJE SE TË GJITHË JEMI TË AFTË TË MANIFESTOJMË

Ji i vetëdijshëm për potencialin tënd pafundësisht magjik kudo që të jesh. Çdo gjë është e mundur për ata që besojnë.

Gjeni kohë çdo ditë për të eksploruar në mënyrë të vetëdijshme atë pjesë të mendjes që beson.

Nxirr në pah ato aspekte te lumtura të vetes, fal atyre situatave magjike, të mrekullueshme që ndodhin në jetën tënde.

Nëse mendja skeptike dyshonë që ti je magjik dhe pafundësisht i fuqishëm, relaksohu! Lejo që drita e vetëdijësisë hyjnorë tju kaloj përmes! Vëzhgo që magjia është kudo në botë dhe ekziston në të gjitha gjërat.

Në momentin që do kuptosh se kjo magji është gjithmonë më ty, çfarëdollojë gjëjë që bën, do shikosh brenda saj fuqin magjike të Manifestimit.

  1. FOKUSOHU MBI REZULTATIN PA U PËRFSHIRË.

Kur i lejonë mendjes tënde të ketë vetëm mëndime positive të kthyera në rezultatin e dëshiruar, po i thua Universit që ti je i devotshëm për Manifestimin e Ëndrrës tënde.

Të jesh në thellësi, pozitiv, i hapur ndaj lidhjes me rezultatin e dëshiruar pa u përfshir është një nga sekretet më të rëndësishme për të Manifestuar.

Imagjinimi nëpërmjet pesë shqisave është një mënyrë për të dërguar një mesazh Universit që thotë se ajo që do është e rëndësishme dhe e shenjtë për ty.

Fuqia më e madhe tek ty është dashuria…Përdore!

Shfaq, ndje e imagjino që ëndërra jote më e madhe po realizohet, pa u kapur pas tyre. Supozoni se imagjinimi jotë është real!

Duro dhe respekto objektivat e tua në jetë sikur të të ishin dhuruar nga qënia më e lartë dhe më e fuqishme që ti mund të imagjinosh.

7-DUAJE VETEN TËNDE GJITHMONË DHE NË ÇDO MËNYRË

Duke i dhënë thjeshtësisht dhe thellësisht dashuri vetes çdo ditë në çdo mënyrë, po thua Universit që je i denjë të ndjekësh çdollojë ëndërre, vizioni apo objektivi.

Lërini pas shpine gjykimet mbi ty, të çdo kujt dhe përdore këtë kohë ë këtë energji për të dërguar mendime të dashura.

Do përmirësosh aftësinë dhe fuqinë e Manifestimit duke i transformuar ndjenjat që provokon për veten tënde nga negative e skeptike në positive e të dashura.

Energjia më e madhe e manifestimit derivon nga burimi i pafund qënies tënde që është esencialisht dashuri absolute.

 

  1. Çfarë do bëje po ta dije që nuk do dështoje?

 

Nëse do e dije që nuk mund të dështoje do bëje çdo gjë që të ishte e nevojshme për të realizuar ëndërrat e tua? Çfarë do bëje po ta dije që nuk do dështoje?

E ke pyetur ndonjëherë veten? E ke menduar ndonjëherë? Do qëndroje i zhytur në mendjen tënde apo do bëje çdo gjë që të ishte e nevojshme për të çuar përpara projektet e tua? E di që shumë herë nuk është e lehtë po janë mendimet tona, frikrat tona që rrisin krijimin e situatave që na pengojnë e që na bëjnë të besojmë se nuk mund tja dalim.

Kur duam të ndërtojmë diçka, një ëndërr që e kemi vërtet për zemër në shumicën e rasteve kapemi pas dyshimeve dhe paqartësive që në mënyrë të paevitueshme materializohen në probleme, pengesa etj. Në të kundërt, nëse jeni të sigurt për fitoren tonë, se do ja dalim mban atëherë gjithçka bëhet më e lehtë e më e shpejt sepse besojmë se kjo është e mundur.

Një gjë që kam mësuar në këto vitet e fundit është se: mendimet bëhen gjëra, në të mirë e në të keq. Ndaj, nëse brenda nesh dominojnë mendimet negative si frika, fobit atëherë ka shumë gjasa të realizojmë atë që duam. Nëse lëmë të dominojnë mendimet dhe emocionet e fuqizuara si një vetëvlerësim i shëndetshëm, kurajo, dashuri, atëherë ka shumë gjasa që të marrim atë që duam.

 

  1. Hape zemrën kundrejt të mirës

 

Akti i faljes vjen nga mendja jonë. Në realitet nuk ka të bëj fare me personin tjetër.

Kur fajësojmë të tjerët, japim fuqin tonë sepse po i besojmë dikujt tjetër përgjegjësin sesi ndihemi.

Njerëzit në jetën tonë mund të sillen në mënyrë të tillë që mund të shkaktojnë emocione të forta tek ne. Megjithatë , nuk kanë qenë ata që kanë hyrë në mendjen tonë dhe kanë krijuar butonat që janë shtypur me sjelljen. Ndaj, të marrim përgjegjësinë e emocioneve dhe reaksioneve tona na ndihmonë të marrim në dorë “aftësinë për tju përgjigjur” situatave. Me fjalë të tjera, ne mësojmë të zgjedhim të ndërgjegjshëm sesa thjesht të reagojmë.

Nuk mund të flasim për pakënaqësi pa folur për faljen. Të falësh dikë nuk do të thotë të falësh një sjellje. Akti i faljes e ka vendin ne mendjen tonë. Falja e vërtet qëndron në lirimin e një bashkëngjitjeje dhe të një dhimbjeje. Është thjeshtë një akt çlirimi i energjisë negative. Të falësh nuk do të thotë lejojmë që sjelljet e veprimet e të tjerëve të vazhdojnë ta shtojnë dhimbje. Të falësh shpesh do të thotë ta lësh të shkosh, i fal dhe i lë të shkojnë. Të marrësh një pozicion e të vendosësh limite te shëndetëshme janë shpesh gjërat më të dashura që mund të bëjmë, jo vetëm për veten tonë por edhe për personin tjetër.

Unë besoj se në të vërtet gabimet nuk ekzistojnë. Kur zemrat tona janë të mbyllura dhe ndjejmë pakënaqësi, zemërim e hidhërim, është e vështirë të shikosh diçka positive. Kur zemrat tona janë të hapura, është sikur negativiteti zhduket e jemi në gjendje të lëmë të shkojnë mendimet e vjetra e të rizgjojmë gëzimin. Çdo njëri prej nesh ka gëzimin brenda dhe kemi nevojë të rinjohim sa perfekt jemi kështu si jemi.

Nuk ka rëndësi sa kaos mund të jetë rreth nesh, nuk ka rëndësi sesa gjëra shkojnë keq ose nuk shkojnë ekzaktësisht siç duam, nuk ka rëndësi se çfarë po bëjnë trupat tanë në këtë moment,- ne mundemi gjithmonë ta duam e ta pranojmë veten tonë. Sepse e vërteta e qenies sonë është se jemi të përjetshëm. Gëzojeni këtë të vërtet. Kur ne e duam dhe e pranojmë veten pikërish kështu siç jemi, bëhet më e lehtë kalimi i momenteve që konsiderohen të “vështirë. Nuk luftojmë më me veten tonë. Ne e pranojmë veten. Ne bëhemi më xhentil. Ne kujdesemi për veten tonë. Ne përballemi dhe i dorëzohemi jetës më lehtë.

Vëzhgojeni veten tuaj në këmbë përballë një pasqyre, ndërkohë që shikoheni drejt në sy dhe i thoni vetes tuaj:” Unë e dua veten dhe e pranoj kështu si jamë”, pastaj bëni një frymëmarrje të thellë. Lejojeni veten tuaj të ndjeni emocionet tuaja. Nuk duhet të jeni perfekt. Ju jeni tashmë kështu siç jeni: ju jeni ju.

Ju jeni pikërisht ashtu siç keni zgjedhur të jeni në këtë jetë. Me të gjithë trupin dhe gjithë personalitetin e mundshëm, ju keni zgjedhur të jeni kush jeni për të eksperimentuar këtë botë, këtë jetë, nëpërmjet trupit tuaj, nëpërmjet personalitetin tuaj. Ndaj duajeni zgjedhjen tuaj, sepse bën pjesë në evoluimin tuaj shpirtëror.

 

  1. Mësoni mos të keni frikë nga trupi juaj

 

Nëse keni frikë nga trupi juaj është sepse ju është mësuar se mund të sëmureni pa një motiv të qartë, të paparashikueshëm, të pabesueshëm. Ky është një shembull i besimeve të limituara që pengon të rrjedhë në trup energjia e forcës vitale.

Çdo sëmundje është unike për çdo njeri, e në të vërtet çdo sëmundje është një mesazh i qartë që një pjesë e jona i dërgon një tjetre. Për të kuptuar mesazhet e brendëshme të trupit është e nevojshme të kesh një vision me respekt të thellë për natyrën e tij të inteligjencës. Kuptimi i çdo sëmundjeje, e të mirat që mund të nxjerrim nga ajo, humbasin kur mohon rëndësinë e mendimeve dhe emocioneve të tua në proçesin e shërimit.

Duhet të impenjoheni me vetëdije, të jetoni një jetë më të mirë për të nxitur ndryshime të nevojshme e të krijosh besime ideale për shëndetin dhe mirëqënien që manifestohet në realitet.

Ju jeni këtu për të zgjuar një kuptim të ri se si të krijosh realitetin tënd, kështu mund të kalosh programimin e brendshëm në një rutinë kovencionale e të bezdisëshme. Njihni shqetësimet tuaja dhe rënien e tyre me qëllim, duke i larguar nga fusha juaj e energjisë. Besimet dhe sjelljet e limituara reduktojnë cilësinë e jetës.

Ndjenjat e frikës drejt të panjohurës mund të jenë të zëvendësuara nga pohimet: “Unë jam gjithmonë i sigurt”. Me besim shkruani atë që doni të krijoni, njësojë si të shkruani listën e shpenzimeve.

Jeta është eksperiencë mësimi. Duhet të jeni të gatshëm të merrni komandën e vullnetit tuaj dhe të braktisni zakone të vjetra e modele të të menduarit duke i dhënë fund atyre aktiviteteve mendore e fizike që ju privojnë. Kur zbuloni se po vet-sabotoheni, qeshni me vete për këtë zbulesë të re e kujtoni se të mësosh të menaxhosh energjinë e botës materiale është një nga arsyet kryesore për të cilën jeni këtu.

Të zhvillosh besime të forta janë bazë për një shëndet të mirë dhe me rëndësi themelore, por parasëgjithash, e mbi të gjitha, duhet të pranoni se është përgjegjësia juaj ti japësh fillimin ndryshimeve të nevojshme të kërkuara për të marr rezultatet e dëshiruara. Të besosh se një autoritet i panjohur mund të diagnostikojë “disfunksionet” e trupit tuaj e ti kuroj me një pilul magjike, ju predispozon vetëm një zhgënjim më të madh. Një super-pilul nuk është përgjigja për një jetë të gjatë e të shëndetëshme, – do jetë inteligjenca emocionale e një ushqim i vetëdijshëm që do sigurojnë atë besim në veten tonë ku do merrni rezultate të mëdha.

Duhet të zgjeroni idet tuaja mbi funksionimin e trupit juaj. Të gjitha zgjidhjet e mundshme gjenden në një frekuencë me një distancë vetëm “një hap” nga mënyra jote aktuale e të menduarit. Nëse vërtet po kërkoni pilulën magjike për të shëruar trupin tuaj, kjo gjendet në mendjen tuaj.

Sëmundja mund të shfaqet si manifestim fizik i një bllokimi të energjisë emocionale duke u fokusuar nga mënyra jote e të menduarit, – me fjalë të tjera, kur nuk shprehen emocionet dhe ndjenjat, energjia e bllokuar sjellë një shëndet të dobët.

Çdo sëmundje e vogël ose e madhe, fsheh një domethënie të thellë sepse trupi është një sistem bio-feedback që reagon ndaj sjelljeve të tua.

Menaxhimi i energjisë përfshin menaxhimin e marrëdhënieve që keni me veten tuaj emocionale. Të ekzaminosh emocionet është një pikë bazë për të kuptuar qëllimin e një situate të veçantë të lidhur me shëndetin. Nuk mposhtet një sëmundje rastësisht. Në përfundim, ju keni përgjegjësinë të predispozoni skenarin për trupin tuaj mbi bazën e zgjedhjeve që bëni, e jeni ju në realitet, që i limitoni proçeset natyrale të shërimit të trupit kur pranoni pa hezitim definicione dhe klasifikime mjekësore konvencionale të gjendjes tuaj shëndetësore.

Kur arrini të njihni plotësisht trupin tuaj autoriteti i fundit jeni ju, sepse jeni ju që kryeni “spektaklin”. Qoftë për një vëmendje të veçantë tuajën ose për besimet, në fund do të manifestoni çfarëdollojë gjëje që komandoni.

Duhet të kujdeseni për trupin tuaj, ai është një depozitë fuqie, një sistem i mrekullueshëm në gjendje të shërohet e të riparohet vetë, një mrekulli organike që duhet me të vërtet ta vlerësoni.

 

  1. Motivimi personal

 

Motivimi personal së bashku me stimujt orientojnë një individ të përcaktojë qëllimet e veta ë të vendos, si rrjedhim, veprimet e veta. Këtu hyjnë në lojë aspirimet personale, ambiciet, edukimi i marrë dhe vetë historia personale. Në jetën e përditëshme, e veçanërisht në punë motivimi personal është një burim i rëndësishëm për ti dhënë një shprehi të plotë kuptimit që secili nga ne ia atribuon fjalëve “sukses” dhe “realizim”.

Motivimi personal, vetëvlerësimi dhe forca e vullnetit.

Pjesa e motivimit nga vetja, nga bindja që jemi në gjendje të marrim përgjegjësinë e jetës tonë. Për të qënë vërtet të vetëdijshëm duhet të kemi një vetëvlerësim, ose një gjykim të mirë tonin dhe të aftësive tona, e të ndihmohet nga një dozë e fort këmbnguljeje. Testi mbi vetëvlerësimin mund të të ndihmojë të kuptosh më mirë çfarë imazhi ke për veten tënde, ndërsa testi i forcës së vullnetit mat aftësinë për të imponuar objektiva e ti çojmë deri në fund.

Niveli i vetëvlerësimit dhe motivimit personal është objektë i testit mbi vlerësimin dhe motivimin në ndryshimin e punës: njëzetë e pesë pyetje për të vlerësuar prirjen ndaj risqeve, ambicies e mënyrën e raportimit tek kolegët dhe superiorët.

Motivimi personal në punë.

Shumë vende që merren me dhënien e udhëzimeve profesionale i japin një rëndësi të madhe motivimit personal. Të gjesh punën që të pëlqen, propozon një ushtrim interesant të motivimit personal i bazuar në shfaqjen “a posteriori” që fillon kështu:” Imagjino të jesh shumë plak e të mendosh për jetën tënde, për gjërat që ke bërë, për ato që ke arritur, sukseset e dështimet si dhe kotributi që u ke dhënë të tjerëve”.

 

  1. Fuqia është në momentin e tanishëm

 

Fuqia është në momentin e pranishëm pikërisht këtu dhe tani në mendjen tonë.

Nuk ka rëndësi se për sa kohë kemi patur zakone negative, një sëmundje, një rëalizim jo të lumtur, mungesë burimesh, ose urrejtje për veten tonë. Ne mund të fillojmë të ndryshojmë që sot.

Mendimet që kemi patur dhe fjalët që kemi përsëritur kanë krijuar jetën dhe eksperiencat tona deri në këtë pikë. Akoma, kjo është ajo që kemi menduar në të shkuarën. Ajo që po zgjedhim të mendojmë e të themi sot, në këtë moment, do krijojë të nesërmen tonë e ditën më vonë, javën, muajt dhe vitin e ardhshëm e kështu me radhë. Fuqia është gjithmonë në momentin e tanishëm. E tashmja është koha kur nisim ndryshimet. Çfarë lehtësimi. Ne mund të lemë të shkojë çdo gjë që është e vjetër dhe pa kuptim. Pikërisht tani. Edhe hapi më i vogël do bëj diferencën.

Kur keni qenë fëmijë, ju ishit gëzim dhe dashuri e pastër. Ju e dinit sesa të rëndësishëm ishit, ju e ndjenit që ishit në qendër të universit. Kishit kurajon të pyesnit atë që donit dhe ti shprehnit emocionet tuaja hapur. Ju e donit veten plotësisht, çdo pjesë të trupit tuaj. E dinit që ishit perfekt. Dhe ajo është e vërteta e qënies tuaj. Të gjitha të tjerat janë absurditete të mësuara që mund të zhduken.

Shpesh kur themi: “Unë jam i ndërtuar kështu” ose “Kështu shkojnë gjërat”, ajo që në të vërtet po pohojmë është ajo që besojmë se është e vërteta jonë. Por zakonisht ajo që besojmë është opinioni i dikujt tjetër që e kemi pranuar dhe përfshirë në sistemin tonë të besimeve, për aq kohë sa korrespodon me të gjitha gjërat që kemi zgjedhur të besojmë. Nëse, për shembull, na kanë mësuar që të vegjël që bota është një vend i frikshëm, atëherë të gjitha gjërat që dëgjojmë dhe që përputhen me atë version do pranohen nga ne si të vërteta, për shembull: “ Mos dil natën vonë”, “ njerëzit të gënjejnë”, “ mos ju beso të huajve” e kështu me radhë. Në të njëjtën mënyrë, nëse do ju kishin mësuar që të vegjël se bota është një vend i sigurt dhe i gëzueshëm, atëherë do besonit gjëra të tjera: “dashuria është gjithandej”, “njerëzit janë xhentil”, “ parat vinë tek unë lehtësisht”.

Eksperiencat e jetës reflektojnë besimet tona.

Rrallë ndalojmë të kontrollojmë besimet tona. Për shembull, mund të pyesim veten tonë: “Përse jam i bindur që për mua është e vështirë të mësojë? Është e vërtet? Është akoma e vërtet për mua tani? Nga vjenë ky besim? I besoj thjesht sepse mësuesi vazhdonte të ma përsëriste? Nuk do të ishte më mirë nëse tani do e lije të shkontë këtë besim?”

Ndaluni për një moment e shikoni besimet tuaja. Çfarë po mendoni pikërisht tani? Nëse mendimet krijojnë jetën tonë dhe eksperiencat tona, do të donit që ky mendim që keni të bëhet i vërtet për ju? Nëse është një mendim që bazohet mbi shqetësimin ose mbi zemërimin, mbi dhembjen ose mbi hakmarrjen, si mendoni se ky mendim do kthehet tek ju? Nëse duam një jetë të gëzueshme, duhet të kemi mendime të gëzuara. Çfarëdo llojë gjëje që ne themi mendërisht ose verbalisht do vi tek ne në të njëjtën formë. Gjeni kohë për të dëgjuar fjalët që thoni. Nëse e gjeni veten duke thënë një gjë tre herë, shkruajeni. Është bërë tashmë një zakonë. Në fund të javës, shikoni listën që keni bërë e do shikoni sesi fjalët tuaja korrespodojnë me eksperiencat tuaja. Jeni të gatshëm të ndryshoni fjalët dhe mendimet tuaja e do shikoni jetën tuaj të ndryshojë. Mënyra për të patur kontrollin e jetës tuaj është të kontrolloni zgjedhjen e mendimeve dhe fjalëve tuaja. Vetëm ju mund të mendoni në kokën tuaj.

 

  1. Të njohësh e ta largosh frikën

 

Frika është si një sëmundje.Por “simptomat” e saj janë të ndryshme në çdo njërin rej nesh që manifestohen në mënyra të ndryshme. Disa prej simptomave të jashtme të frikës janë vështirësi në frymëmarrje, duart e djerësitura, dhimbje në stomak, nervozizëm, dhembje koke, paaftësi për të folur, depression, irritim e zemërim.

Por frika mbi të gjitha vepron brenda nesh, në mendjen tonë. Ndaj, nëse duam të bëjmë një hap para në rritjen tonë personale, duhet të mësojmë ti heqim qafe. Frika ulë kreativitetin tonë, fantazinë, lirin e paqen. Frika na pengon të ndjekim ëndërrat e lumturin tonë, shkatërron marrëdhëniet e mund të na bëj dëm edhe fizikisht.

Përfaqëson emocionin më të fuqishëm negativë që ekziston.

Të gjithë e provojmë këtë emocion. Akoma e provojmë për diçka që nuk ekziston, vetëm për domethënien ose perceptimin që ne i japim një personi, një vendi, diçkaje ose një ngjarjeje.

Frikërat që kemi ekzistojnë sepse ne i ushqejmë vazhdimisht, u japim për të “ngrënë” e i pranojmë.

Por ku lindin frikërat?

Në përgjithësi, frikërat tona janë bazuar në perceptimet tona individuale, perceptimet tona janë bazuar në historitë tona individuale dhe historitë në imagjinatën tonë.

Si mund të shpjegohet ndryshe fakti që çdo njëri prej nesh ka frikra e shqetësime të ndryshme e në madhësi të ndryshme?

Për shembull, ka shumë persona që i duan qentë. Por ka edhe shumë persona që kanë frikë nga qentë dhe tremben kur shohin një. Kjo sepse ka një histori individuale prapa.

Shpesh nuk arrijmë ta shijojmë të tashmen, sepse kemi frikë nga ajo që e ardhmja na rezervon.

Të tjerë kanë frikë nga gjykimi negativë i personave të tjerë, kritikat dhe paragjykimet. Fatkeqësisht shumicën e rasteve nuk jemi as në dijeni të historive mbi të cilat i bazojmë shqetësimet tona. Janë gjera të rrënjosura brenda nesh që nuk arrijmë ti kujtojmë. Për të zhbllokuar frikën, duhet të ndryshojmë perceptimin tonë mbi ngjarjen, personin ose objektin në fjalë.

Për fat të mirë mund të zgjedhim të lirohemi nga kthetrat që historit tona në të kaluarën dhe imagjinata jonë kanë mbi ne.

Të zgjedhim, ta shohim për atë që është një person, një ngjarjë ose një objektë.

Aspekti pozitiv i frikës është se bëhet gjithmonë fjalë për një shenjë ndryshimi. Kështu është me frikrat e çdo dite. Ndaj lëre që frika të jetë një sinjal për të ndryshuar ose për tu spostuar në një drejtim të ri, të shkosh përtej limiteve të tua.

Po, mund të mos jetë gjithmonë ashtu siç e pret. Do jenë gjithmonë persona që do thonë gjëra negative mbi ju. Këta persona preferojnë të komentojnë më mire difektet e tua, sesa të mendojnë për të tyret. Mos u jep atyre shumë rëndësi.

E mbi të gjitha, përpiqu të njohësh mirë gjërat që i trembesh, vetëm kështu do kuptosh që nuk janë dhe aq të frikshme.

 

  1. Frika paralizuese

 

Duke vëzhguar njerëzit e sukseshëm është e mundur të formulosh shumë hipoteza mbi arsyen e suksesit të tyre. Puna e fortë apo ndoshta kanë lindur me këmishë.

Të jemi të ndershëm: ka momente ku pyet veten përse dikush që nuk të duket jashtzakonisht brilant ka suksesin që dëshiron. “Si dreqin ka bërë të arrij aty? Un jam më inteligjent se ai.” Kjo mund të jetë e vërtet ose më pak, por një gjë është e sigurt: në një farë mënyre këta persona arrijnë suksesin, edhe pse inteligjenca dhe aftësit nuk janë të përbashkëta për të gjithë, ata nuk kanë frikë të veprojnë!

E nuk është gjithçka…

Shumë persona kanë ide të mëdha. Janë individë gjenial. Ata e dinë ekzaktësisht çfarë të bëjnë. Por për çfarë shërbejnë njohurit, imagjinata dhe informacionet nëse janë tepër të freskëta për të bërë diçka?

Në kohët e hershme njerëzimi kishtë nevojë të ishte i vetëdijshëm për besimet e veta dhe frika ishte pa dyshim një instrument i dobishëm për të qëndruar në jetë. Jemi të lindur me prirje ndaj frikës. Është një nga dhuratat e lindjes.

Fatmirësisht, pjesa më e madhe prej nesh nuk është në situatën “ jetë a vdekje” si paraardhësit tanë. Fatkeqësisht, njerëzit tentojnë të kenë të njëjtin instikt si të parët mbi gjëra që nuk kanë të bëjnë fare me jetën ose vdekjen, sikur një ndryshim i madh ose një vendim i madh na shtynë jashtë zonës tonë të komfortit.

Mendja mbrojtëse është në gjendje të të mbaj prapa.

Mendja mbrojtëse na ndikon që çdo lëvizje që kemi në mendje të bëjmë do përfundojë në fatkeqësi. Krijon vazhdimisht skenare fatkeqësish dhe errësirë, duke kërkuar të na tremb, e mos të na lejojë të provojmë diçka të re. Është e njëjta mendje mbrojtëse që na pengon të marrim masat e nevojshme për të arritur ëndërrat tona.

Kur kjo ndodh, të gjitha idet tona të mëdha ifluencohen nga paqartësi dhe dyshime.

Një pjesë njerëzish presin që frka të largohet para se ata të bëjnë diçka. E gabuar! Nuk është e nevojshme të jesh pa frikë që të veprosh. E njeh frikën, po vepron gjithsesi. Frika nuk ka asnjë fuqi reale mbi ne.

Njerëzit e suksesshëm kanë frikë.

Njerëzit e suksesshëm kanë dyshime e shqetësime. Diferenca e vetme ndërmjet kush arrin e kush jo, është se personat e suksesshëm veprojnë pavarësisht frikës. Edhe kush nuk posedon integritet apo një inteligjencë të veçantë, por vepron, arrin të ketë më tepër sukses sesa gjenitë që posedojnë shumë cilësi që i mbajnë për vete sepse kanë frikë të shprehen.

Frika mund të jetë paralizuese. Mund të na gënjejë e të na bëj të besojmë se nuk mund të veprojmë, se nuk duhet të veprojmë, se të veprojmë drejt asaj që duam në të vërtet do na çojë në vuajtje sepse kjo është ajo që na kanë mësuar, ose sepse kjo është ajo që ka ndodhur në shekuj të shekujve. Nuk do arrish kurrë të jesh i lumtur ose një person i suksesshëm nëse nuk do kesh gjë tjetër veçse frikë.

Tani të takon TY: kush kanë qenë frikrat e tua më të mëdha, ankthe ose shqetësime që tani që i mendon, kanë qenë të tepruara? Kush ka qenë rezultati një herë që ke kaluar këto trembje? Po lë frikrat, dyshimet ose shqetësimet që të limitojnë në vend që të ndërmarrësh veprimet e nevojshme për të arritur lumturinë e suksesin? Ndajeni në mënyrë që të tjerët mund të mësojnë nga eksperiencat e tua.

 

  1. Instalimi i huaj

 

Çdo qënie humane posedon dy mendje: një është plotësisht e jona dhe është e ngjashme si një zë i dobët që sjell gjithmonë rregull, drejtim dhe një qëllim preçiz. Ndërsa tjetri është një instalim i huaj që na sjell konflikte, arrogancë, dyshime e dëshpërim.

Zemër ngushtësia dhe kontraditat tona janë rezultat i një konflikti të jashtëzakonshëm që ndodh tek të gjithë ne. Bëhet fjalë për konfliktin e të dy mendjeve tona.

Një është mendja jonë e vërtet, produkt i eksperiencave tona të jetës, ajo që flet rrallë sepse është mundur e ka zbritur në errësirë. Tjetra , ajo që përdorim çdo ditë për çdo aktivitet të përditshëm, është një instalim i huaj.

Për të zgjidhur kofliktin e dy mendjeve duhet ta kesh qëllim ta bësh. Skiamanët shkaktojnë qëllimin duke thënë me zë të lartë e të qartë fjalën qëllim: është një forcë që ekziston në univers, e kur skiamanët e thërrasin u shfaqet atyre dhe ata përgatisin rrugën e tyre për realizim. Kjo do të thotë që skiamanët arrijnë gjithmonë te bëjnë atë që duan.

Qëllimi mund të jetë shkaktuar për çfarëdollojë qëllimi, por skiamanët kanë mësuar se u prezantohet atyre vetëm për diçka abstrakte. Në rastin tëndë, të shkaktosh qëllimin për të zgjidhur konfliktin e dy mendjeve ose të dëgjosh zërin e mendjes tënde të vërtet nuk është një çështje e vogël, e parëndësishme ose arbitrare: në të kundërt, është abstrakte dhe e papeshë, e është me rëndësi themelore për ju.

Provo të mendosh çdo qënie njerëzore që ekziston mbi faqen e tokës, e pa hije dyshimi do zbulosh se kushdo qoftë, çdo llojë gjëje që mendon për veten ose që mendon se mund të bësh, rezultatet e veprimeve të tua do jenë gjithmonë të njëjta: figura të pakuptimta përpara një pasqyre.

Mos i kushto rëndësi atij zëri sipërfaqësorë që të inatos. Duhet ti kushtosh rëndësi atij më të thellë që do të udhëheq që tani e tutje është zëri që qesh. Dëgjoje e qesh me të. Qesh! Qesh!

E gjithë rraca njerëzore nuk do të dëgjojë asgjë. Njerëzit i kushtojnë vëmendje vetëm asaj që do të dëgjojnë të thuhet.

Personaliteti jotë ka pak të bëj me trupin tënd: në fakt kjo është në mendjen tuaj. Duhet të më besosh, mendja jote nuk të përket aspak.

Në fund e vetmja ndërmarrje e denjë e një luftëtari është liria, e çdo llojë aktiviteti tjetër është një gënjeshtër.

Në gabim nuk janë vetëm ata që të rrethojnë. Ata nuk mund të evitojnë të jenë ata që janë. Ti je në gabim, sepse në vend të ndihmosh veten tënde preferon të drejtosh ata. Por vetëm idiotët gjykojnë. Ti gjykosh, nuk do bësh gjë tjetër veçse të nxjerrësh jashtë anën e tyre më të keqe. Jemi të gjithë të burgosur dhe është ky burg që na detyron të veprojmë me kaq poshtërsi. Sfida jote qëndron ti pranosh të tjerët ashtu siç janë. Lërini në paqe.

Dallojë një hije të çuditëshme të projektuar në gjethet e një peme. Ndoshta ishte një hije që lëvizte para mbrapa, ose ishin më shumë hije që spostoheshin nga e majta në të djathtë, i ngjanin peshqëve gjigand të zinjë, ishte si një peshk shpatë i madh që po fluturonte në ajër. Kjo shfaqe përfundoi duke më trembur mua.

Skiamanët e Meksikës antike ishin të parët që i dalluan ato hije e vendosën të merren me to.

I panë ashtu siç i sheh ti tani e i panë si energji që rrjedh në Univers. E zbuluan diçka të jashtëzakonshme.

Zbuluan se kemi një shok që qëndron me ne për gjithë jetën. Një lutës që vepron nga thellësia e kozmosit e merr në dominim jetën tonë. Njerëzit janë të burgosurit e tyre. Lutësi është zotria e maestri jonë që na ka bërë të dobët, impotent. Nëse duam të protestojmë i mbyt protestat tona. Nëse tentojmë të veprojmë në mënyrë të pavarua nuk na lejonë.

Lutësit kanë marrë drejtimin sepse ne jemi ushqimi i tyre, burimi i tyre i jetesës. Ja pse na shtrydhin pa mëshirë. Ashtu si ne i edukojmë pulat në vendet e tyre, lutësit na edukojnë dhe neve, duke garantuar kështu një burim të pafundëm ushqimi.

Reflekto për një moment e më thuaj si do e shpjegoje kontraditën ekzistuese ndërmjet inteligjencës së njeriut që ndërton, organizon dhe budallallëkut të sistemit të tijë të besimeve, apo budallallëkut të sjelljes së tij kontradiktore. Sipas skiamanëve, kanë qenë predikuesit që na kanë instaluar këto sisteme besimesh, konceptin e të mirës dhe të keqes, zakonet sociale. Kanë qenë ata që kanë përcaktuar shpresat e të papriturat, si dhe ëndërrat e suksesit e parametrat e dështimit. Ata na dhanë lakminë, epshin dhe poshtërsinë.

Për të na mbajtur të bindur, të dobët e të urtë, predikuesit janë impenjuar në një operacion fantastik, natyrisht nga këndvështrimi i një strategu. E tmerrshme, një perspektiv e sëmurë. Na kanë dhënë mendjen e tyre! Më dëgjon? Predikuesit na kanë dhënë mendjen e tyre, që është bërë e jona. Mendja e predikuesve është hileqare, kontradiktore, e fiksuar nga frika mos i hiqet maska. Megjithëse ti nuk ke vuajtur asnjëherë nga uria, je njësojë viktim e ankthit të ushqimit, e jotja nuk është gjë tjetër veçëse ankthi i predikuesit, gjithmonë i frikësuar se mos strategjia e tij zbulohet dhe ushqimi i mohohet. Përveç mendjes, që mbi të gjitha është e tyre, predikuesit instalojnë në jetën e njerëzve atë që ju leverdis më shumë, duke ju garantuar njëfarë niveli sigurie për të zbutur frikën e tyre.

Pikërisht me këtë fasadë të shkëlqyeshme ushqehen predikuesit, kur një qenie njerëzore arrin moshën e rritur, e gjithë ajo që mbetet është një avantazh i hollë nga maja e kokës e deri tek këmbët. Pikërisht mundësia e një bordi të tillë i lejonë rracës njerëzore të vazhdojnë të jetojnë, me shumë vështirësi.

Ky bord i zakonshëm i vetëdijes është epiqendra e ekocentrizmit në të cilën njeriu është i mbërthyer pa shpresë. Duke drejtuar levën mbi egocentrizmin tonë, i vetmi aspekt i vetëdijshëm i mbijetuar, predikues, krijonë “fishekzjarre” të vetëdijes që pastaj procedojnë pa mëshirë për ti konsumuar. Na japin probleme për të forcuar fishkzjarre të tilla të emergjencës, në këtë mënyrë vazhdojnë të ushqehen nga energjia ë fishekzjarreve të pseudo – shqetësimeve tona.

Skiamatikët antik i shikonin predikuesit, i quanin fluturuesit, sepse lëviznin me hapa në ajër.

Ai që kemi përballë nuk është një predikues çfarëdo. Është inteligjent dhe i organizuar. Ndjek një program matematikisht të programuar për të na bërë tërësisht të pafuqishëm. Njeriu, qënia që ishte destinuar të ishte magjike, nuk është më. Është shëndërruar në një copë mishi. Nuk ka më ëndërra të denja për njerëzit, por janë vetëm ëndërra të një cope mishi: të rëndomta, konvencionale, idiote.

Ky predikues është natyrisht një qënie inorganike, nuk është i padukshëm nga sytë tanë, ashtu siç janë qëniet e tjera inorganike. Pikërisht ashtu siç bëjnë fëmijët, ne e shohim, por meqë na duket i tmerrshëm preferojmë të mos e mendojmë.

E vetmja alternative e mundshme për njerëzimin është disiplina. Disiplina është i vetmi parandalues. Disiplina është një mënyrë e pamatshme e mendjes së huaj. E pikërisht nëpërmjet disiplinës akiamatikët mposhtin instalimin e huaj.

 

  1. Pesë dëshirat

 

Nuk mund ta dish kur do ndodh, kur do vijë momenti që do transformojë rrënjësishtë jetën tënde.

Por sa e bukur!!! E thjesht dhe e lehtë për ta kuptuar…e lëvizshme…është e vërtet nëse nuk e komplikojmë jetën nuk jemi të lumtur…kërkojmë teste komlepkse sepse mendojmë… sa më shumë janë të vështirë për tu kuptuar aq më shumë janë më sinjifikativ…Megjithatë besoj se, ndërkohë në kemi “gjithçka brenda nesh” e nëse këto aftësi do na shpjegohen në një mënyrë më të thjeshtë, kemi mundësinë të kuptojmë që mund të manifestojmë çdo gjë që duam…Nuk janë librat që i bëjnë mrekullit…..po vetëm ne…duhet të shkruajmë ne librin e vetes tonë….por në saj të tyre, duke u ndërtuar tashmë sjellin këtë “mesazh”…që është për të gjithë…asnjë i përfshirë…vuajtja është një trashëgimi e të shkuarës…lumturia është një progresuese e të tashmes dhe të ardhmes…

Pastaj, kur të shohësh pas, ndoshta pas shumë vitesh, do kuptosh se një bisedim i mirë me një person ose një frazë që e ke lexuar në një libër kanë ndryshuar plotësishtë ekzistencën tënde. Vendimi për tju përgjigjur asaj pyetje më ka ndihmuar të transformojë në realitet atë që kisha ëndërruar gjithmonë. Tani dua të të ofroj edhe ty këtë dhuratë, kështu ti mund të krijosh këtë fuqi të ëmbël për të krijuar jetën që dëshiron.

Gay Hendricks jetoi një nga këto eksperienca të thella gjatë një bisedimi, në një festë. Dhurata që mori në atë rast ishte guri i parë për të ndërtuar jetën që kishte ëndërruar gjithmonë, një libër i vogël na jep atë që kemi kuptuar në atë moment magjik:

Dashuri për gjithmonë.

Të plotësosh gjërat e parealizuara.

Të shkruash me zemër.

Të gëzosh jetën.

Si të ndezesh fuqinë brenda nesh.

“Ju siguroj se ky libër do bëj një diferencë të madhe në jetën tonë”. “Me një gjuhë të thjeshtë e brilande, Gay Hendricks e ndau me lexuesit këtë histori që do inspirojë zemrën tuaj. Pesë dëshira do tju bëjnë të zbuloni forcën që do ndryshojë jetën tuaj”.

“Ka ardhur koha të transformojmë në realitet të gjitha dëshirat tuaja. Pyetjet e lehta dhe të mrekullueshme të Gay Hendricks do fshijnë nga jeta jonë të gjitha ato që ndalojnë përmbushjen. Lexoni, thithni dhe aplikoni urtësinë që përmbajnë librat të mbushur me inspirim”.

 

  1. Si të arrish objektiva të mëdha

 

Shpesh herë njerëzit shikojnë ata që kanë realizuar ndërrmarje të mëdha, mendojnë se këto gjera janë shumë të mëdha e shumë të largëta për tu arritur, kjo ndodh sepse mendimi racional i pengon ata të kërkojnë atë që vërtet dëshirojnë…

Lajmi i mirë është se për këtë ka një zgjidhje…

Do të të tregoj një episod që i ka ndodhur një burri që po kërkonte të vërtetën, sepse në një farë mënyre ky episod është i lidhur me këtë pyetje…

Ky kërkues i të së vërtetës një herë ndërmorri një udhëtim, për të arritur të gjej sekretin për të realizuar objektiva të mëdha…

Gjatë rrugës qëlloi në një fshat….në një fshat ku pa një burrë shumë të fortë që mbante një lopë shumë të madhe mbi shpatulla, kjo ngjalli habi dhe çudi në njerëzit që ishin rreth tij…

Kur pyeti dikë se në çfarë mënyre burri mund ta bënte, njerëzit nuk kishin përgjigje.

Të gjithë kufizoheshin vetëm në fjalët: “është një burrë i fortë”….

Por kërkuesi e ndjente se duhet të ishtë diçka më shumë se kjo e ai donte ta zbulonte….

Kështu mori mënjanë burrin dhe kërkoi sekretin e tij…..stërvitjen e tij sekrete, dietën e tij sekrete, ose teknikën e tij sekrete…

Burri përgjigjet: “Jamë mësuar ta ngre këtë lopë çdo dite këtu, gjithmonë në të njëjtën pikë, por më parë njerëzve nuk u interesonte ose gati nuk më vinin fare re, sepse mendonin se të ngresh një viç nuk është ndonjë gjë e madhe”.

Njerëzit vënë re dhe kujtojnë gjithmonë rezultatet e mëdha, por nuk i vë re dhe nuk i kujtojnë të gjithë të vegjëlit që ndodhin vazhdimisht ndërmjet tyre..

Nëse do të realizosh gjëra të mëdha, të voglat e kaluara janë gjithçka.

Ja sesi nisin ortekët…

Përqëndrohu në një hap të vogël herë pas here…

Pikërisht kështu, nëse arritjet e mëdha duken shumë ambicioze e të paralizojnë, fillo me të voglat…

Nuk ka detyra të mëdha që nuk mund të ndahen në pjesë të vogla të cilat janë lehtësisht të arritshme….

Nëse do të arrish një pasuri të madhe, bëj një hap të duhur drejtë një pasuri të madhe…

Nëse dëshiron të kesh marrëdhëni të mira, përqëndrohu mbi ato gjëra të vogla që mund të bësh për të përmirësuar marrëdhëniet e tua…

Nëse do të hedhësh një pjesë 20 kg, përqëndrohu të arrish të hedhësh më parë një pjesë më 1 kg…e më pas në hapin e radhës, e kështu me radhë…

Mos i nënvlerësoni hapat e vegjël sepse janë gjithçka.

Inercia është një ligj i natyrës.

Ndaj, filloni të realizoni detyra të vogla të thjeshta në drejtimin e duhura…. Para se ta vini re, do jesh duke ecur me shpejtësi të plotë…e në drejtimin e duhur, e udhëhequr nga nën-ndërgjegjia jote…

 

  1. Të jesh i preferuar nga të tjerët…!

 

Vepro me qetësi ndërmjet zhurmës dhe nxitimit e kujto çfarë paqe mund të jetë në qetësi.

Për sa mundesh, pa dështim, mbaj raport të mirë me të gjithë.

Shpreh opinionin tënd me qetësi e qartësi, dhe dëgjo të tjerët: edhe sikur të jenë të shurdhër e injorantë, kanë edhe ata një histori të tyren.

Evito njerëzit vulgar e prepotent: ata janë shqetësues për shpirtin.

Nëse insiston të përballesh me të tjerët rrezikon të bëhesh arrogant e i hidhur, sepse gjithmonë do ekzistojnë persona më të mirë e më të këqinjë se ty.

Shijoji sukseset dhe projektet e tua. Mbaj interesin për profesionin tënd, sa do i ulët të jetë ai: ai përbën një pasuri të vërtet me kalimin e kohës.

Përdor kujdes në punët e tua, sepse bota është plotë me mashtrim, por kjo nuk të bën të verbër për atë që nuk është virtyt: shumë prej tyre ndjekin ideale të larta e kudo jeta është e mbushur me heroizëm.

Ji vetvetja.

Mbi të gjitha mos u shtir në dashuri.

Mos ji cinik drejt dashurisë, sepse përballë çdo llojë zhgënjimi e mërzitje, ajo qëndron si një bimë shumvjeçare me gjelbërim të përhershëm.

Pranojini me mirësi këshillat e moshës, duke lënë me qëtësi gjërat e rinis.

Kultivo forcën e shpirtit, për tu mbrojtur nga fatëkeqësit e papritura. Por mos e torturoni veten me fantazi: shumë frikra lindin nga shtangia dhe vetmija.

Aty përtej nga një disiplin e shëndetshme thotë: ji tolerant me veten tënde.

Ti je bir i Universit jo më pak se pemët dhe yjet, e ke të drejt të plotë të ekzistosh dhe i bindur ose jo që ti je, padyshim që Universi po evolon ashtu siç duhet.

Ndaj qëndro në paqe me zotin, pavarësisht konceptit që ke për të. Kushdo qofshin kujdesjet dhe aspirimet e tua, në konfuzionin e zhurmshëm të ekzistencës, mbaj në paqe shpirtin tënd.

Pavarësisht nga iluzionet tuaja, vuajtjet dhe ëndërrat e thyera, kjo është ende një botë e bukur.

Ji i kujdeshëm.

Sforcohu të jesh i lumtur.

 

  1. Gjithçka është e mundur

 

  • SHFAQ

“Të gjithë dëgjojmë të vi nga vetja jonë një ëndërr e thellë, një vision, një inspirim që duhet ta ndjekim.” (Dr. John Dermartini)

“Mendoni për momentet tuaja më të lumtura. E bëtë? Jam i sigurt që nuk ka të bëjë me akumulimin e parave e sigurisht nuk ishin momente në të cilat ishit vetëm në dhomën tuaj duke parë TV. Me siguri ishin momente në të cilat keni bërë diçka për dikë që nuk mund ta bënte vetëm, ose kur keni ndihmuar dikë të realizojë një ëndërr të tijën. Në fund të fundit a nuk është ky kuptimi i jetës? Kuptimi nuk është kurrë ajo që ke patur, por  ajo që ke bërë, dhe diferenca që ke bërë kur ishe këtu”. (Douglas Vermeeren)

“Për mua suksesi nuk ka qenë kurrë të shisja librat e mijë, ishte të bëja diferencën. Nuk mund të reshtësh së bëri diferencën, është një gjë që vazhdon për gjithmonë”. (Jack Canfield).

“Bëhemi çdo gjë që besojmë”. (Elisabeth Fayt).

“Tragjedia e vërtetë nuk është të mos arrish objektivat e tua, por të mos kesh objektiva për të arritur. Nuk është një katastrofë të jetosh pa realizuar ëndërrat e tua, katastrofë është kur nuk ke ëndërra për të realizuar. Nuk është një shkatërrim nëse nuk arrin të ndjekësh idealet e tua, por është një shkatërrim nëse nuk ke ideale për të ndjekur. Nuk është një fatëkeqësi nëse nuk arrin yjet… është një fatkeqësi të mos kesh yje për të arritur”. (Willie Jolley).

“Unë kam një filozofi jete, që është: Një objektiv arrihet 99% me qëllim dhe 1% me planifikim. Arrihet kur je i qartë dhe i ndershëm 100% me veten tënde për atë që dëshiron dhe planet do të shfaqen më vonë”. (Ed Tate)

“Gjëja e parë që duhet të dini është se duhet të jeni vetvetja, jini origjinal, mos u transformoni, kërkoni dhuratat tuaja, sepse i keni, keni aq shumë, dhe kultivojini”. (Tami Walsh)

  • PLANIFIKO

“Sa herë që friksohemi në objektiva jo në përputhje me vlerat tona më të mira do tentojmë të mos i përfundojmë, do tentojmë të kthehemi drejt atyre që për ne janë me të vërtet të rëndësishme . Ndaj është shumë e rëndësishme të fokusohesh në objektiva që ndjekin vlerat tona më fisnike sepse kur e bëjmë nuk kemi nevojë për motivim nga jashtë”. (Dr. John Dermartini)

“Kur ndihemi në zgjerim, universi na thotë se jemi në rrugën e duhur. Ndërsa kur ndihemi të kontraktuar, universi na thotë se nuk jemi në harmoni me energjitë tona . Ndaj duhet të lëvizim drejt asaj që na bën të ndihemi të lirë e të hapur”. (Marci Shimoff)

“Diferenca e vetme ndërmjet personave të lumtur dhe atyre që nuk janë qëndron në sjelljet e tyre. Lajmi i mirë është se çdo ditë mund të zgjedhim një sjellje të re. Çdo vendim që merrrni, në çdo moment, përcakton sjelljet që keni sot, e nesër, e ditët më vonë e të gjithë rezulatet e jetës tonë”. (Marci Shimoff)

“Kur po arrini një sukses, cili është momenti kulminant? Shumë mendojnë se është qëllimi final, kur arrijnë majën e malit ose kur llogaria e tyre bankare arrin shifra të pa imagjinueshme. Këto janë momente pa dyshim emocionuese por nuk janë më të mëdhat. Momenti jotë më i madh mund të përbëhet nga tre faktorë: duhet të jetë një moment që ka efektin më të gjatë të mundshëm në jetën tënde të ardhshme, nje moment që sjellë rezultatet më të mira në të ardhmen tënde, e që arrin impaktin më të madh mbi ty dhe mbi ata që të rrinë pranë. Momenti më i madh, si pasojë, bëhet ai në të cilin vendos. Vendimet ndryshojnë gjithçka”. (Douglas Vermeeren)

“Një vendim nuk është diçka që merret lehtësisht, nuk është një dëshirë ose diçka që bëhet duke thënë “Do më pëlqente…” Një vendim nuk do ketë asnjë fuqi deri sa nuk thoni qartësishtë “Unë do e bëj” e ta mbështesni këtë angazhim me veprimet tuaja”. (Douglas Vermeeren).

“Një plan mediokër sot është më mirë se një planë perfekt nesër, sepse e nesërmja nuk do të vijë”. (Elisabeth Fayt).

“Çfarëdo gjëje që ti do të bësh, qoftë nëse je një atlet, një njeri biznesi ose një pilot, nëse do të kesh sukses dije që ka dhe heronj, mjeshtra, persona që kanë patur sukses para teje e duan të të mësojnë si të kesh edhe ti. Nuk duhet të fluturosh i vetëm në këtë mision”. (Ed Rush).

  • VEPRO

“Nuk është ajo që ndodh jashtë, është gjithmonë mënyra sesi ne e perceptojmë atë që ndodh jashtë”. (Dr. John De Martini)

“Një pengesë është kur zgjedh të shohësh vetëm anët negative dhe jo mundësitë”. (Dr. John Dermartini).

“Nëse nuk vepron nuk do të shohësh, duhet të veprosh. Mund të jetë një hap i vogël ose një hap i madh, por çdo gjë që të jetë, roli yt në këtë proces bashkë-veprimi është ta bësh atë hap”. (Dr. Joe Vitale).

“Kam vendosur se çdo gjë që ndodh është një sukses. Çdo gjë! Ka gjithmonë diçka për të mësuar, ndoshta do arrij objektivin tim, e pastaj do krijoj një tjetër.Thjesht mësoj, rritem e shkoj përpara”. (Dr. Joe Vitale).

“Kush arrin suksesin nuk është një profesionist është një improvizues”. (Douglas Vermeeren).

 

  1. Përse të vuash?

 

Shpesh herë gjendem duke vëzhguar emocionet e mija negative e ti transformojë, e gjendem ndonjherë duke aprovuar emocionet negative, të cilat qëndrojnë të bllokuar bashkë me mua, duke menduar që është realitet.

Për shumë vjet kam qenë i bindur që vuajtja ishte shumë e nevojshme dhe e rëndësishme për të shlyer disa mëkate.

Duket sikur ka kaluar një përjetësi që kur mendoja gjithë këtë, por në realitet nuk është kaq shumë kohë, e sa më shumë sforcohesha të gjeja një kuptim për ekzistencën, e kisha shumë të vështirë të kuptoja DIZENJIMIN që qëndronte pas saj e duhet të vuaja , thjesht sepse jetoja me një ndjenjë të fuqishme frike që nuk më lejonte të isha vetvetja.

E pyetja vazhdonte të ishte: “Po përse duhet të vuajmë? Nëse shumë mistikë shëronin sëmundjet me një të prekur, përse i kemi harruar si ta bëjmë? Përse jo të gjithë dinë si ta bëjnë?”

Ajo që më habit akoma është sesi mund të bëhen hapa të mëdhenjë përpara, pa bërë absolutisht asgjë përveçse të vazhdojmë ditë pas dite të njohim veten tonë. Pjesa më e madhe e personave jetojnë të lidhur me emocionet që provojnë, duke menduar se gjithçka vjenë në mënyrë të rastësishme nga jashtë. Edhe unë isha zhytur në këtë skemë, e të them të vërtetën, mund të ketë qënë e vërtet, por nuk më pëlqente ideja.

Zbulimi pafundësisht i çmuar që bëra një ditë është se potenciali që kemi brenda është i pafundëm e që ishe shumë më shumë se ajo që shihja. Kam qenë shumë mirë herën e pare që pashë potencialin e mendjes e sesa pak e shfrytëzoja, por ajo që më elektrizoi fjalë për fjalë ishte të zbuloja natyrën time dhe të ekzistencës time. Nëse do zbuloja se jemi të bërë nga e mira dhe e keqja, me siguri nuk do isha duke shkruar këtë artikull, po duke plaçkitur ndonjë grua të vjetër në prag të krishlindjeve, pa dyshim me miqtë për tu kënaqur më shumë.

Ajo që zbulova në fakt është se natyra jonë është tjetër gjë, është gëzim dhe mungesë vuajtje. Ke provuar ndonjëherë ndonjë gjëndje në të cilën dikush të pyet çfarë është vuajtja, nuk di ti përgjigjesh sepse është e pakuptueshme? E pra natyra jonë është pikërisht ajo gjëndje.

Çfarë do të ndodhte nëse i dedikon kohën tënde, të dëgjosh e të transformosh atë që ka një problem në munges të tij? Çfarë do të ndodhte në momentin ku do ekzistoje në një realitet të përbërë nga mungesa e problemeve?

Ja pse gjëja më e rëndësishme nuk është veprimi ose të imgjinosh para apo të mira të tjera, ja pse gjëja më e rëndësishme nuk është të kesh makinën më të bukur në botë ose të vishesh me rrobat më të shtrenjta. Nuk ka rëndësi ajo që ndodh jashtë, sepse ajo që ndodh jashtë është një përgjigje preçize e përfekte e asaj që jemi brenda.

Në momentin ku i dedikon kohën tënde të transformohesh brenda, e jashtmja do ndryshojë në një mënyrë që as që e imagjinon duke te ofruar një pasqyrë bollëku që është ashtu siç është mbështetur natyra jonë.

Të transformojmë mendimet negative e të formësojmë mendimet e përditëshme në harmoni me atë që je në të vërtet do sjell si një efekt anësor një gëzim që me siguri do shkojë sipër parashikimeve të tua.

 

  1. A e kuron optimizmi kancerin?

 

Sëmundjet e kancerit, kardiake e në përgjithësi kushdo që ka një problem shëndeti këshillohet të mendoj në mënyrë pozitive, të jetë plotë me optimizëm sepse supozohet se kjo gjendje shpirtërore të ndihmonë të kurohesh nga këto sëmundje të tmerrshme.

Të jetë vërtet kështu apo po përpiqemi të bindim veten për këtë, duke menduar të kemi në këtë mënyrë një farë kontrolli mbi kancerin?

Pjesa më e madhe e personave, qofshin të shëndetshëm ose të sëmurë, janë të bindur për përfitimet e mendimit pozitivë dhe të optimizmit, nga këndvështrimi shkencorë nuk ekzistojnë prova shumë të qarta që mbështesin këto pohime.

Mesa duket ka një studim që tregon rëndësinë e optimizmit dhe alegrisë në sëmundjet kardiake. Kush ka kaluar një infarkt mund të kalojë një infarkt të dytë duke menduar në mënyrë optimiste. Provat shkencore kanë qenë më tepër në favorë të emocioneve negative: ka patur më tepër studime që kanë treguar se depresioni, stresi, vështirësitë, shqetësimet mund të provokojnë sëmundjet.

Një nga këto studime, i realizuar në Izrael, thotë se gratë që kanë kaluar situatë stresante, të tilla si, vdekja e një personi të dashur ose një divorc, kanë më tepër gjasa të zhvillojnë një tumorë në krahasim me ato që kanë patur një jetë të lumtur e të qetë. Shumë nga gratë e diagnostikuar me këtë sëmundje, kanë pohuar se në të shkuarën kanë qenë të depresionuara, kanë vuajtur nga ankthi dhe shqetësime të tjera të këtij lloji.

Gjithashtu, është bërë një studim mbi fuqinë kurative të mendimit pozitiv dhe të optimizmit në kancer dhe rezultatet nuk ishin shumë inkurajuese. Mjekët dhe psikologët pohojnë se kjo sëmundje është shumë komplekse për tu influencuar nga gjendja psikike e pacientit, e aq më pak të kurohet me optimizëm.

Edhe Barbara Ehrenreich mjeke, gazetare, shkrimtare dhe e mbijetuara e një kanceri në gji është dakort me këtë teori.

E kjo shihet kudo, nga shiritat rozë që simbolozojnë luftën kundër kancerit të gjirit deri në këshillimin e bërë punonjësve që nuk japin shumë entuziazëm gjatë festave të organizuara nga kompanitë. Duke qenë se të gjithë po e vlerësojnë kaq shumë optimizmin, të sëmurët inkurajohen vazhdimisht të qeshin, të shijojnë jetën, kështu që, në një farë pike arrijnë ta shikojnë këtë fakt si një detyrë.

Një detyrë që vë nën presion ata, që duken të detyruar të qeshin vazhdimisht e të sillen sikur gjithçka të shkon mirë, kur në realiet asgjë nuk shkon mire. Kanceri nuk është një motiv gëzimi.

“Kam kërkuar ndihmë, mbështetje, informacion. Si këmbim kam marrë vetën këshillën për të qenë alegro dhe plotë optimizëm kundrejt sëmundjes, aq sa të arrija ta shikoja si një dhuratë. Por kanceri nuk ishte një eksperiencë positive e më bëri keq që nuk mund të shprehja stresin dhe frikën time”, deklaroi Barbara në ABC News. Konkluzioni i saj është i thjeshtë : ndoshta optimizmi të ndihmon të kalosh më mirë situatat stresante, ndoshta parandalon depresionin e të jep energji, po sigurisht nuk mund të kurojë kancerin dhe sëmundjet e tjera të rënda, mbi të gjitha kur ndjehesh i detyruar të mendosh në mënyrë positive vetëm për të mos zhgënjyer të tjerët.

“ Imagjinoni çfarë peshe të madhe: tashmë po vuan nga një sëmundje shumë e rëndë, e për më tepër duhet të shqetësohesh për gjendjen shpirtërore. Është si një sëmundje e dytë”, pohoi Ehrenreich.

 

  1. Kush mendon pozitivisht mbush 100 vjeç

 

Mendo pozitivisht!

Mjekësia mendje/shëndetë pohon se mendimet dhe emocionet ushtrojnë një ndikim pozitiv (ose negativ) mbi shëndetin fizik.

Sjella pozitive mund të rezultojë nga një shumëllojshmëri burimesh: nga mbështetja e një mjeku, efekti placebo, mendimi pozitivë, vetësugjerimi e kështu me radhë.

Besimi në lidhjen ndërmjet mendjes dhe trupit është antikë, sa vetë mjekësia perëndimore: që para shek V p.e.s Hipokrati thoshte se forca natyrale e shërimit e mbyllur në çdo njërin prej nesh përfaqëson shtysën e parë drejt shërimit.

Që atëherë, lidhja ndërmjet shëndetit dhe mendjes është studiuar në çdo aspekt, mbi këtë temë janë shkruajtur shumë libra e janë publikuar artikuj të panumërt, mjafton të kërkosh në internet për ta kuptuar.

Përse Placebo funksionon kaq mirë, madje edhe më mirë se ilaçet e tjera me të cilat zëvendësohet? Përse me disa pacientë sjellja pozitive mund të funksionojë më shumë se me të tjerët? Përse fuqia e sugjerimit duket kaq e fuqishme, e megjithatë është e pa mundur të tregohet?

Për një kohë të gjatë shkenca ka refuzuar të merrte në testim madje dhe vetëm pyetje të thjeshta. Por kjo sjellje ka ndryshuar, edhe kjo falë një shitësi të mirë. Në vitet “70 Norman Cousins publikonte “ Dëshira për tu shëruar” : anatomia e një sëmundjeje, në të cilën tregonte historinë e shërimit të tijë nga një sëmundje vdekjeprurëse (një rast i rëndë të spondilit ankilozant).

Cousins kishte arritur të rigjente shëndetin, mbi të gjitha duke mbajtur larg emocionet negative, duke lexur libra humoristik, duke parë një filmë të vëllezërve Marx dhe një humor televizivë klasik si Candid Camera.

Shumë shpejt ai u punësua nga Fakulteti i Mjekësisë të UCLA, ku kontribuoi ne lindjen e fushës së PNEI (psiko- neuro- endokrino- imunologjike), duke studiuar kontributin e trupit dhe mendjes.

Në këtë pikë koncepti kishte hedhur rrënjë të forta në mendimin zyrtarë.

Një arsye tjetër i një ndryshimi të tillë është se kërkimet gjithashtu kanë treguar se substanca të ndryshme që formohen normalisht në organizëm kanë fuqinë të përcaktojnë ndjenja të kënaqësisë ose të dhimbjes.

Endorfinat provokojnë një gjëndje të quajtur si “euforia e kontrabandistit”.

Me fjalë të tjera, hyjnë në lojë mekanizma sasiorë e rrjedhimisht të studiueshëm në planin shkencorë.

Për më tëpër hulumtimet në biofeedback tregojnë se është e mundur të kontrollojë valët cerebrale dhe të ndërhyjë mbi frymëmarrjen dhe sistemin kardiovaskulare edhe me forcën e vetme të mendimit.

Judith Orloff, psikiatre dhe profesoreshë në UCLA, autore e shitësit të mirë si Energjia Pozitive dhe Liria Emocionale, i ka kushtuar një pjesë të madhe të jetës, përmirësimit të sjelljes mendore të të tjerëve.

Ja disa këshilla:

  • Përpiquni të kuptoni se janë besimet që na japin shenjën e shëndetit dhe shërimit: sjelljet pozitive thjeksojnë mirëqënien, ato negative e pengojnë. Besimet tona stimulojnë përgjigjet biokimike: asnjë organ nuk është plotësisht i ndarë nga mendja. Ajo që mendojmë influencon mbi shëndet.
  • Tentoni të përqëndroheni mbi atë që është e mirë në të tashmen sesa të bëni parashikime katastrofike në të ardhmen. Mendimet negative të bazuara mbi frikën rrisin përqëndrimin e hormoneve të stresit dhe ndërpresin fluksin e endorfinës, që me efektet e saj të dobishme zëvendëson mekanizmin natyral neurokimik i vendosur në punë nga truri kundër dhimbjes.
  • Kushtojini disa minuta meditimit në ditë mbi një imazh pozitivë: një ujvarë, një muzg, një qiell të shëndritshëm, në pamjen e një fëmije. Shërben për të qetësuar sistemim fiziologjik e lejonë një pushim të shkrutër nga faktorët stresantë që shoqërojnë ditën.
  • Praktikoni mendimin pozitivë. Është një teknik që neutralizon tendencën të përqëndrohemi mbi atë që është negative. Për shembull, nëse ndjeheni të lodhur ndaluni pak në vend të kritikoni veten tuaj pse nuk punoni si “kafshë” e deri në kolaps. Nëse e dini se keni bërë më të mirën tuaj në një situatë të caktuar, përgëzojeni veten e premtoni se do e bëni më mirë në të ardhmen. Theksoni atë që keni realizuar, sesa atë që nuk keni arritur ta bëni, do ju ndihmojë të qëndroni të qetë e të shëndetshëm.
  • Jini të kënaqur sesi funksionon ekzistenca juaj dhe evitoni të fiksoheni për atë që nuk është i përshtatshëm për drejtimin e duhur. Përqëndrohuni gjithmonë në ndjenjat mbi të cilat mund të mbështeteni e mos nënvlerësoni kurrë vlerat e mëdha.
  • Nëse ndiheni të palumtur ose me humorë të keq, sforcohuni të jeni në qejf edhe me atë që nuk e njihni. Ti japësh një ndihmë të vogël tjetrit, si për shembull të ndihmosh një të panjohur të kalojë rrugën ose ti japësh mbështetje morale një miku, janë gjeste që hapin zemrën kundrejt të tjerëve e bën të rrjedhë energjia pozitive: në këtë mënyrë ju do jeni më mirë e do bëni të ndihet më mirë atë që ju rrethon.

Sjellja pozitive duhet të praktikohet me qëndrueshmëri dhe, për të dhënë rezultate konkrete, duhet të bëhet një zakon.

 

  1. Mendimi Pozitiv, një faktor i rëndësishëm në procesin e shërimit

 

Mënyra në të cilën mendojmë influencon radikalisht në stilin tonë të jetesës. Në rast sëmundjesh, sjellja pozitive është faktori i parë dhe më rëndësishëm në procesin e shërimit. Do ishte ideale që së bashku me mendimin pozitivë të përdorim faktorë të tjerë të dobishëm si: dietën, lutjen, analizën e vetëvetes dhe terapinë me hipnozë.

Ekziston edhe një efekt placebo që vepron në çdo njërin prej nesh deri në një farë pike. Ai mund të ketë një impaktë të fortë pozitivë në simptomat e sëmundjes, por nuk mund të shërohet nëse nuk përdoret ilaçi i duhur. Forca e mendimit në trup është shumë e lartë. Kështu ndodh në të ashtuquajturat kura të mrekullive. Kujdes! Ekziston edhe fenomeni i kundërt : një person i shëndetshëm mund të zhvillojë frikra dhe fiksime të një sëmundjeje ose mund të imagjinojë me shumë besim se ka një sëmundje.

Këta persona mund të quhen edhe hipokondriak. Është shumë e rrezikshme për trupin të kesh një mendim të tillë. Si rezultat këto mendime vetëshkatërruese mund të konkretizohen në sëmundje të rënda. Mos harroni që shumë prej nesh, sidomos ata në moshë të madhe, kanë modele mendimesh tashmë të formuara, si ato që janë normale të jenë kështu. Duhet ta marrim seriozisht çështjen e të kuptojmë se bota jonë e të menduarit është një faktorë i shfaqjes, zhdukjes, progresit ose regresit të sëmundjes. Paralelishtë, mënyra e të menduarit pozitivë është e dhënë, e bërë, e zhvilluar ose e influencuar pozitivisht nga bota në të cilën ushqehemi.

E dini si thuhet: Ti je ai që mendon se je. Ju jeni ajo që ju hani.

Një dietë e balancuar, e bazuar veçanërisht në produktet ushqimore të freskta- fruta e perime të papërpunuara, arra, drithra, produkte me yndyrë të ulët, qumshti, çaj bimor ( përgatitja më e mirë është çaji i ftohtë – gjatë natës ju vendosni një lugë çaj ose më shumë në një filxhan apo enë më të madhe, për tu konsumuar në ditën pasardhëse).

Përbërësit ushqimorë janë vetëm ata që janë të bazuar në përbërsit natyralë.

Fitnes. Gjithashtu mos harroni të lëvizni të lëvizni çdo ditë, të pakën 30 minuta, duke zgjedhur aktivitetin tuaj të preferuar ose duke kombinuar tipet e stërvitjes, vrapim, palestër, kërcim, ecje e shpejtë etj. Një gjysëm ore në ditë ushtrimesh relaksuese, të bazuara mbi frymarrjen e thellë, lutjen, analizën e vetvetes, përfaqësonë një “ushqim” për trupin tonë.

Nëse kombinojmë të gjitha këto aspekte, rezultatet do jenë befasuese dhe, mbi të gjitha, do ndryshojnë mendimin tonë në një pozitivë: kemi një perceptim te ndryshëm të botës e mbi veten tonë.

Duhet të mësojmë që, duke jetuar sot në një epokë shpejtësie, me mbingarkesë intelektuale, trupi, pa një ndihmë konkrete nga ana jonë, nuk mund ta mbaj ritmin. Edhe pse kemi tendencën të themi se koha nuk na lejonë të praktikojmë e të jemi në dijeni të këtyre metodave pozitive të aplikuara në trup për mirëqënien e tij, reflektimi mbi këtë është domosdoshmërisht i nevojshëm për të bërë një ndryshim.

Hipnoza ndihmon në shërim.

Përveç të gjithave këtyre formave të ndryshimit pozitivë, është edhe terapia me hipnozën. Terapia e hipnozën përdorë fuqinë e nëndërgjegjies për të rikuperuar trupin. Mund të kryhet qoftë në një praktikë terapeutike, ashtu si individualishtë, për ata që janë ekspertë. Po flasim për hipnoza që terapeutisti indukton në një studio të specializuar. Kjo indukton një gjendje hipnoze, pra “gjumi”, të ndërgjegjies. Pastaj me komandat e nëndërgjegjies , modifikon faktorët që shkaktojnë çekuilibret në trup.

Terapia e hipnozës trajton dhimbjet: migrenën, dhimbjet menstruale, reumatizmat, enjtje të shkaktuara nga dhëmbët, çekuilibret psikologjike-fobit, depresionin, ankthin, shqetësimet e gjumit.

Që terapia e hipnozës të funksionojë, është e nevojshme të rrisim besimin e pacientit tek terapeutisti dhe në këtë metodë shërimi. Në rast të kundërt, pacienti mund të mos relaksohet dhe terapia mund të mos funksionojë.

Dëshira e çdo të sëmuri për tu shëruar mund të llogaritet si trajtimi klasik i sëmundjes. Nëse ndjejmë se diçka nuk shkon me ne, duhet të fillojmë të mendojmë situatat dhe të riorganizojmë stilin tonë të jetesës për të gjetur zgjidhjet më të mira, për të arritur rezultate maksimale.

 

35. Lodhja, një problem gjithmonë në rritje

 

Janë gjithnjë e më shumë në numër rastet e personave që vuajnë nga lodhja kronike, një sëmundje shumë e vështirë për tu dalluar e për tu trajtuar. Rastet nuk kanë qenë kurrë shumë mire të përcaktuar, e akoma sot nuk ekziston një kurë definitive për këtë sëmundje. Ndaj disa nga mjekët më me emër të botës janë mbledhur për të diskutuar çështjen e për të gjetur një zgjidhje.

Shkaku nuk është zbuluar akoma:

  1. Shkaku që shkakton sindromin e lodhjes kronike është akoma e panjohur.
  2. Mendohet që origjina të jetë një përgjigje anormale e sistemit imunitar nga një infeksion, ose të një intoksikacioni kimik ose ushqimorë.
  3. Hulumtimet më të rëndësishme në muajt e fundit kanë treguar se ajo është e lidhur me një anomali gjenetike e pranishme në personat që kanë këtë sindromë.
  4. Një studim i bërë në bashkimin evropian ka treguar se 25 persona në 100 janë të infektuar dhe që 35 gjene mund të jenë përgjegjës për këto mangësi.
  5. Sëmundja manifestohet me ndryshimin e prodhimit të energjisë në aktivitetet mbrojtëse të trupit, duke shkaktuar simptomat tipike te sëmundjes, dobësi, humbje të forcës, këputje.
  6. Në një të ardhme të afërt ndoshta, duke u nisur nga studimet që përqëndrohen mbi anomalit gjenetike, do arrihet në identifikimin e proteinave të prodhuar në mënyrë anormale, në këtë mënyrë mund të arrihet një diaknostifikim i aftë për të zbuluar një trajtim.

Fillimisht manifestohet si një lodhje e tepruar që lejonë vetëm sforcime minimale: çdo gjest rutinë duket shumë i vështirë, edhe të levizësh nëpër shtëpi ose të bësh një telefonat mund të jetë një detyrë shumë e vështirë.

Si ti njohësh simptomat.

  1. Lodhja manifestohet si fizikisht ashtu dhe mendërishtë, zgjat më shumë se gjashtë muaj e nuk lehtësohet nga pushimi, përkeqësohet kur sforcohet organizmi e sjell një reduktim të konsiderueshëm të stilit të jetesës.
  2. Nëse i keni këto simptoma ( më shumë se gjashtë muaj):
  • shqetësime në frymëmarrje
  • shqetësime në memorie dhe përqëndrim
  • dhimbje në gjëndrat limfatike
  • dhimbje muskulare
  • dhimbje koke
  • shqetësime të gjumit
  • një dobësi pas ushtrimit fizik, që vazhdon më shumë se 24 orë.

Të gjithë kemi periudha lodhjeje, pak ose shumë të rënda, po në përgjithësi janë të shkurtëra. Duhet përmendur fakti se sindromi i lodhjes kronike nuk ka fare të bëjë me depresionin, megjithëse në disa raste personat depresivë mund të vuajnë nga ato.

Trajtimi

Është shumë e rëndësishme të ndryshoni stilin tuaj të jetesës. Eliminoni të gjithë faktorët stresant që keqësojnë gjendjen tuaj fizike dhe nxit fillimin e lodhjes kronike. Është jetike të mësoni të dozoni energjin tuaj. Është e vështirë të gjesh një kurë për një sëmundje të tillë. Për disa persona mund përmirësohet e në të tjerë mbetet kronike për disa vite ose madje për gjithë jetën.

 

  1. Mendimi pozitiv mësohet nga prindërit

 

Që “mendimi pozitiv” na ndihmonë të ndihemi më mirë e kuptojnë madje dhe fëmijët në çerdhe, e kjo nuk mund të na habis. Ajo që është më pak e dukshme është të diktojë aftësitë e fëmijëve për të përvetësuar një sjellje pozitive edhe në situatat e vështira, më shumë sesa për natyrën e tij, sjelljen drejt jetës e aftësisë për të menduar pozitivisht të prindërve të tij.

Për ta konstatuar është një studim i kryer nga kërkuesit e Universitetit Jacksonville dhe Universitetit të Kalifornis, që e ilustrojnë në një artikull të publikuar mbi “Zhvillimin e fëmijëve”.

Në studim, kërkuesit ekzaminuan 90 fëmijë të grup-moshës 5-10 vjeç. Fëmijët dëgjonin gjashtë histori në të cilat dy personazhe ndjenin një emocion pasi kishin eksperimentuar diçka pozitive (marrja si dhuratë e një arushi), negative (përmbysjen e tenxheres së qumështit), ose diçka të paqartë (ardhja e një mësuesi të ri). Pas secilës eksperiencë, një personazh kishte një mendim optimist, duke e inkuadruar ngjarjen në një dritë pozitive, ndërsa tjetri kishte një mendim pesimist, duke e vendosur ngjarjen në një dritë negative. Kërkuesit në këtë pikë pyesnin fëmijët të gjykonin emocionet e secilit personazh e të sigurojë një shpjegim për ato emocione. Ne revistat e mëparshme, kërkuesit kishin vlerësuar me kujdes nivelin e optimizmit dhe shpresën e çdo fëmije dhe të prindërve të tijë.

Që 5 vjeç fëmijët kuptojnë që personat ndihen më mirë pasi kan patur mendime pozitive sesa pasi kanë patur mendime negative, e tregojnë madje edhe që e kuptojnë rëndësinë e të paturit mendime pozitive në situatat e paqarta, një kuptim të kësaj të fundit që bëhet më e thellë me rritjen e moshës.

Fëmijët në të kundërt shfaqin një vështirësi të madhe të kuptojnë sesi mendimi pozitivë mund të ngrej shpirtin e dikujt që është përfshirë në situatat negative, si për shembull të biesh e të vritesh. Në situate të tilla, niveli i optimizmit dhe shpresës së fëmijëve ka një rol domethënës në aftësin e të kuptuarit të fuqis së mendimit pozitivë, po pa diskutim më tëpër rëndësi ka sjellja e prindërve.

“ Përveç moshës, predikuesi me i rëndësishëm i mirëkuptimit nga ana e fëmijëve për të mirat e mendimit pozitivë, nuk është niveli i shpresës dhe optimizmit nga vetë fëmija, po ajo e prindërve të tijë”, shpjegon Christi Bamford, që ka kryer studimin.

Rezultatet nënvizojnë rolin e prindërve në ndihmën që u japin fëmijëve të mësojnë dhe të shfrytëzojnë mendimin pozitiv për tu ndjerë më mirë kur gjërat bëhen të vështira.

 

  1. Për të jetuar më mirë e për t’u rritur: Mendimi Pozitiv!

 

Mendimi pozitiv është një formë e të menduarit që mund të trajnohet, e si rrjedhojë është e mundur të fitohet. Mendimi pozitiv ndryshon ekzistencën tonë. Një sjellje pozitive na lejonë të maksimalizojmë mundësitë për të patur rezultate të dobishme. Ushqehemi me shpresë. Shohim qartësisht vështirësitë, por arrijmë të përgjigjemi, si dhe gjetjen e zgjidhjeve të shëndetëshme.

Duhet gjithashtu të bëjmë kujdes nga një fenomen i rrezikshëm, që rrezikon të na limitojë jashtëzakonisht.

Në jetë ka persona që mjaftohen me fatkeqësit e tyre, ndërkohë që të tjerë preferojnë të kenë një sjellje pozitive. Gjatë ekzistencës tonë duhet të përballojmë prova. Natyrisht priremi të minimizojmë të atyre që kemi afër e anasjelltas, të plotësojmë të tonat. Këshilla e parë: kur kemi një vizion negativë, bëhet e rëndësishme një pyetje e dytë: është vërtet situata që më bënë negative, apo perceptimi që un kam?

Përpara nesh shfaqet një tjetër mundësi përmirësimi: të përpiqemi të eliminojmë mendimet negative dhe/ose të limituara.

Si thoshte poeti latin Virgjili: “Munden sepse besojnë se mund t’ia dalin”. Mos të harrojmë se armiku jonë më i keq shpesh jemi ne vetë.

Një mendim i padëshiruar mund të bëhet një zakon i mendimit, që do të transformohet në një besim të thellë. Ky mendim i padëshiruar mund të lind nga ne ose nga jashtë. Për shembull: “Nuk do mësoj kurrë të bëjë ski” ky mesazh mund të transformohet ne një zakon të mendimit “Nuk do mësojë kurrë të notojë”, derisa të forcohet si një besim i rrënjosur. “Jam i sigurt se nuk do mësojë kurrë të notoj”. Nëse e mendojmë, ose akoma më keq nëse e besojmë, nuk do mësojmë kurrë të notojmë vërtet! Shtysa tjetër që na ofrohet është ajo, që të mësojmë të jetojmë me gëzim të plotë. Në shoqërinë e konsumatorëve, shpesh harrojmë të shijojmë kënaqësinë. Kënaqësia është një burim kryesorë i energjisë. Mund të listojmë të gjitha kënaqësitë e “harruara”, si për shembull të pish një kafe duke lexuar gazetën në mëngjes, të adhurosh natyrën duke shijuar spektaklin e saj, të shikosh një film të bukur, të ftosh miq për drek ose për darkë etj. Ju uroj një udhëtim të lumtur në rrugën e mendimit pozitiv.

 

  1. Unë mund të jem mirë tani

 

Njerëzit shpesh ankohen për faktin se do ishte më e lehtë për ata të fokusohen mbi diçka pozitive që është tashmë i pranishëm në jetën e tyre. Ata me të drejtë pohojnë se është më e lehtë të ndihesh mirë nëse diçka e mirë po ndodhë në eksperiencat e tyre.

Sigurisht nuk mund të mos pajtohemi më faktin se është më e lehtë të ndihesh mirë kur vihen re në jetë gjëra që besojmë se janë të mira. Por nëse besoni se ju keni aftësinë të përqëndroheni mbi diçka vetëm kur ndodhë, e në rastin ku ajo që po ndodhë nuk është e pëlqyeshme, atëherë mund edhe të prisni gjithë jetën, sepse vëmendja juaj mbi gjërat që nuk i doni po pengon gjërat që ju doni të vinë tek ju.

Nuk duhet të prisni që të ndodh një gjë e mirë që të mund të ndjeheni më mirë, sepse ju keni aftësinë ti drejtoni mendimet tuaja drejt gjërave më të mira, nuk është e rëndësishme çfarë është e pranishme për momentin në jetën tuaj.

E kur kujdeseni se si ndiheni e jeni të gatshëm të devijoni vëmendjen tuaj drejtë mendimeve që ju bëjnë të ndiheni mirë, do i jepni shumë shpejt nismën pozitivitetit, transformimit tërësorë të jetës tuaj.

Gjerat që vijnë në eksperiencën tonë, vijnë si përgjigje e veprimeve tuaja. Veprimet tuaja janë rrjedhojë e mendimeve që mendoni, e mund të thoni sesi ndiheni e çfarë llojë mendimesh keni. Gjeni mendimet që ju bëjnë të ndiheni mirë e manifestimin e gjërave që ju bëjnë ti ndiqni mirë.

Shumë njerëz thonë: “ Do ishte shumë më e lehtë për mua të jem i lumtur nëse do isha në një vend tjetër, nëse mardhëniet e mija do ishin më të mira, ndoshta do ishte më e lehtë të “jetoja” shokun tim, nëse trupi im nuk do më dhimbte ose nëse trupi im do ishte ndryshe, nëse puna ime do ishte më e kënaqshme, nëse do kishe lekë më shumë…nëse besimet e jetës time do ishin më të mira, unë me siguri do isha më mirë, atëherë do ishte më e lehtë për mua të mendojë mendime pozitive”.

Të shikosh gjera të pëlqyeshme të bën të ndihesh mirë, e është më e lehtë të jesh mirë kur një gjë e bukur është pikërishtë përpara syve tuaj, por nuk mund ti kërkoni të tjerëve përreth të orkestrojnë vetëm gjëra të bukura, që ju të mund ti shihni. Të presësh që të tjerët të ndërmarrin hapa për një ambient të përsosur për ju nuk është një ide e mirë për shumë arsye:

  • Nuk është përgjegjësia e tyre per tju bërë të ndiheni si në pambukë.
  • Nuk është e mundur për ata që të kenë kontrollin mbi besimet që keni krijuar rreth jush.
  • Më e rendësishmja nga të gjitha, ju do hidhini poshtë fuqinë tuaj për të krijuar eksperiencën tuaj.

Merrni vendimin të shikoni aspektet që ju bëjnë të ndiheni më mirë në çdo situatë në të cilat do vendosni të adresoni vëmendjen tuaj, ose ndryshe kërkoni vetëm gjera të cilat do i kushtoni vëmendjen tuaj e do ju bëjnë të ndiheni mirë. Jeta juaj do bëhet gjithmonë e më shumë e pasur me aspekte që ju bëjnë të ndiheni mirë.

 

  1. Merrni atë që ju doni të tërhiqni

 

Një nga gjerat më të vështira për tu hedhur poshtë nga njerëzit kur mendojnë të përmirësojnë jetën e tyre është se, ata vetë janë përgjegjës se deri ku ka arritur jeta e tyre në atë moment.

Tentojmë ta konsiderojmë jetën tonë si kulmin e viteve plotë me mendime, emocione e eksperienca, e kjo është e vërtet. Por kur shohim pas në jetën tonë në këto terma, normalisht harrojmë faktin se jemi përgjegjës për çdo moment të vetëm të ekzistencës tonë, duke përfshirë të tashmen.

Mund të duket se në jetën tonë kanë qenë persona, rrethana dhe ngjarje, jashtë kontrollit tonë, por thjesht këto nuk janë argumentime të mjaftueshme.

Kur pranon të vërtetën për sa i përket Ligjit të Tërheqjes, duhet të pranosh të gjithë të vërtetën, e vërteta është se ne tërheqim gjithçka në jetët tona, të mirën ashtu si dhe të keqen.

Çdo person mund të jap versionin e tij sesi ky koncept manifestohet në ekzistencën e tij, por janë tre shembuj për të ilustruar çështjen.

Marrëdhëniet

Kjo është ndoshta zona më e zakonshme në të cilën njerëzit tërheqin pikërisht atë që po kërkonin, por shpesh nuk e kuptojnë faktin se ka nga ata që e kanë bërë. Është e vështirë ta përtypësh nëse je i përfshirë në një lidhje të gabuar, në një farë mënyre doje një lidhje të atij tipi. Është e vështirë të besosh se partneri jotë ka qenë i pabesë, ti ke luajtur një farë roli që e ke bërë të ndodhë. Është e vështirë të pranosh faktin që nëse nuk arrin të gjesh personin e duhur, në një farë mënyre je ti që nuk e do me të vërtet, ose më shpesh, nuk e di as që kush duhet të jetë ky person.

Karriera

Shumë persona janë ose bëjnë një punë që nuk u pëlqen, ose nuk po marrin gjithçka që duhan nga karriera e tyre. Problemi mund të jetë se puna nuk i pëlqen, nuk fiton mjaftueshëm para, ose thjesht nuk ka raporte të mira me kolegët. Kushdo qoftë problemi individual, fakti është se në një farë mënyre po e mban atë situatë, po tërheqë pikërisht ato gjera që nuk do doje nga jeta jote profesionale.

Shëndeti

Kjo problematikë është e dukshme për të gjithë, po shumë persona do vazhdojnë ta injorojnë pa e vënë re të vërtetën. Nëse ke probleme me shëndetin ose je mbi peshë është sepse në një farë mënyre beson se duhet të kesh munges shëndeti ose mbi peshë. Në nivelin energjitik po vendos vibracionet se je sëmurë, se peshon shumë ose se je i këputur. Mund të jetë sepse beson se nuk e meriton një jetë të gjatë e plotë me shëndet, ose sepse vetëvlerësimi jotë nuk është aty ku duhet të jetë, edhe pse në pamje të parë mendon se është, kjo është shpesh shkaku i vërtet.

Çdo njëra prej këtyre rrethanave, mardhëniet, karriera dhe shëndeti, ka zgjidhjen e vetë për të pushuar së tërhequri ato që nuk i do. Megjithatë problemi i kësaj çështje është para së gjithash të realizojmë se po tërheqim pikërisht atë që nuk duam, e kjo është një gjë e hidhur për tu gëlltitur.

Kërko brenda teje gjërat në jetën tënde që nuk janë ku duhet të jenë, bëji vetes tënde ndonjë pyetje të “vështirë”, duke pretenduar përgjigje të sinqerta në masën 100%. Beson se, pavarësisht guximit tuaj, nuk e meritoni “partnerin perfekt”?

Mendon se pavarësishtë etikës tënde strikte ndaj punës, nuk je mjaftueshëm inteligjent ose me talentë që të kesh një punë më fitimprurëse, ose për të patur punën e ëndërrave të tua? Ndershmërisht, mendon se fut vibracione të shendetit perfekt, vitalitetit, besimit dhe vetëvlerësimit?

Këto pyetje janë thjeshtë shembuj e duhet të pyesësh veten mbi situate të ngjashme në jetën tënde. Pyet veten nëse po tërheq jetën që dëshiron, ose se po mendon një gjë, por po ndjen plotësisht një tjetër. Problemi është se ne tërheqim ekzistencën tonë nga e brendshmja, edhe gjerat që nuk na pëlqejnë. Nëse nuk do të tërheqësh më gjera të tilla duhet të bëhesh ajo që ju tërheq.

Nëse do një marrëdhënie jetëgjatë, plotë dhembshuri, dashuri, xhentiles, atëherë gjejë mënyrën për të shprehur emocionet e tua tek të tjerët, edhe përballë atyre personave me të cilët nuk je i interesuar të fillosh një mardhënie.

Nëse dëshiron një punë fitimprurëse, punën e ëndërrave atëherë fillo të sillesh si një punonjës që e meriton atë tip pune. Mos u bëj vetëm një punonjës i mirë, por bëhu një mendues dhe një ëndërrues i mirë.

Nëse jeta jote ka munges nga ana shëndetësore ose të fitnesit atëherë fillo të bësh pak ushtrime e të ushqehesh mirë e fillo të mendosh në mënyrë positive, plotë me mirënjohje e përkujdesje për veten tënde në çdo ditë të vetme. Trupi dhe mendja jote do transformohen automatikisht.

Pusho së ankuari për atë që mungon. Bëhu një person që meriton të jetë në harmoni me tipin e jetës që do e ajo jetë do të prezantohet ty. E garantuar.

 

  1. Vëzhgo mendjen tënde dhe reflekto

 

Mbyll sytë e imagjino që mendja jote të jetë një stacion hekurudhorë, një nga ato stacionet shumë, shumë të trafikuar e plotë me trena që shkojnë e vijnë në vazhdimësi.

Trenat janë mendimet e tua e nëse mëson të vëzhgosh mendjen, do shohësh se ajo është shumë e ngjashme me një stacion hekurudhorë dhe mendimet e tua janë shumë të ngjashëm me trenat shkojnë e vijnë, do vësh re se vijnë, vetëm për një moment e pastaj shkojnë e i lënë vendin një tjetri, pastaj akoma dhe një tjetër e kështu me radhë pa u ndalur asnjëherë. Vëzhgo me vëmendje e qëndro kështu për sa kohë të duash.

Ashtu dhe ju me siguri patë këtë punë të vazhdueshme të mendjes sonë. Ajo prodhon një mbetje të madhe energjie mbi të cilën nuk kemi asnjë menaxhim. Është një kaos absolutë dhe është mënyra në të cilën jetojnë shumica dërrmuese e njerëzve.

Edhe kur duam të ndalojmë trafikun e mendimeve tona e të heshtin, kjo bëhet e pamundur e mendja bëhet tortura jonë, asnjë nuk është aq i zoti të na torturojë! Nuk është e vërtetë?

Mendimi është një instrument dhe si i tillë duhet përdorur, nëse në kemi nevojë për një thikë për të prerë bukën e përdorim, presim bukën e pastaj e çojmë në vendin e vetë, apo jo?

Atëherë! Pse nuk mund të bësh të njëjtën gjë me mendimet? Kur kemi nevojë për një instrument e përdorim e pastaj e rivendosim në vendin e vetë, nuk vazhdojmë ta përdorim kur nuk na duhen më! Kjo është ajo që duhet të bëjmë edhe me mendimet dhe mendjen, ti përdorim kur na duhet edhe kaq!

Të shkolluarit, nuk janë veçëse persona që kanë mësuar të mendojnë mendimin e tyre kur ju duhet e pastaj, për pjesën tjetër të kohës thjeshtë nuk mendojnë. Ata janë njerëz paqësorë e të qetë, por qetësia është rrënjosur aty e duke u nisur nga fakti që nuk mendojnë, jetojnë në një gjendje paqeje të vazhdueshme, pa asnjëllojë konflikti.

Mendoje mirë: nëse nuk mendon mund të thuash që vuan?

Nëse ju shkoni me mendimet në të kaluarën, mund të thuash se ndjehesh i pa lumtur për atë që nuk e ke patur ose për atë që ke kaluar??

Ndaj vuajtjet që nuk i kemi në plan vazhdimisht janë vetëm mendime, apo jo?

Vuajmë sepse identifikohemi me mendimet tona, po me cilat të identifikohemi është problemi. Po ju bëj një shembull: kur shohim një film e identifikohemi me një nga autorët, çfarë ndodh? Ndodh që jemi të përfshirë në atë që personazh i filmit po përjeton e ndaj qajmë ose qeshim për atë që ju ndodhë, në të njëjtën mënyrë nëse ne identifikohemi me një mendim që përfaqëson vuajtje, vuajmë.

Për tju bërë një shembull tjetër, kur rikujtojmë të kaluarën tonë, rindjejmë të njëjtën dhimbje si atëherë në atë moment, duke treguar se e kaluara nuk ka kaluar ashtu siç mendonim por vazhdojmë ta kemi gjallë brenda nesh me kujtimin.

Të shkëputemi nga e kaluara është shumë e vështirë sepse pikërisht nga e kaluara vjenë mënyra jonë e të qenurit sotë, por si mund të pretendojmë të jemi ndryshe nëse “udhëtojmë” plotë me konceptet e para, me fraza tashmë të lexuara, të eksperiencave tashmë të jetuara? Kjo mënyrë të jetuari është thjeshtë një përsëritje e kjo është e keqja, nëse nuk e braktisim të kaluarën hapat tona do jenë gjithmonë të rëndë e nuk do arrijmë kurrë të shijojmë gëzimin që jemi gjallë e zgjuar dhe çdo momentë të jetës tonë. Jetojmë në një oqeanë lumturie e këmbngulim të jetojmë në një detë pakënaqësie.

Ajo që ka kaluar ishte e rëndësishme, por tani, sot nuk është më, tani kemi nevojë të jetojmë në të tashmen.

Ne qëndrojmë gjithmonë në portën e të tashmes por pa hyrë kurrë, përse?

Arsyeja përse pothuajse asnjëri nuk jeton në të tashmen është sepse mendja jeton në të shkuarën ose në të ardhmen, po as njëra e as tjetra nuk është e tashmja. Të jetosh në të tashmen do të thotë të jesh e lirë nga konceptet e para dhe nga planet për të ardhmen, do të thotë mos të kesh të papritura dhe të shijosh kështu freskinë e çdo momenti.

Të zhytesh në të tashmen është ekuivalente me zhytjen në realitet, i vetmi realitet që vërtet ekziston.

Kur zhytesh në të tashmen nuk ekziston as hapsirë dhe as kohë, çdo gjë është thjeshtë e përjetëshme tani. Ajo është parajsa e vërtet, është të jetosh si perandorët, nuk e beson? Mirë, provoje e pastaj më thuaj!

Do të dish sesi të hysh në të tashmen?

Ndërkohë kujto që ti je tashmë e ajo që duhet të bësh është thjeshtë të kuptosh, të gjitha ato që do gjesh tashmë i kishe, vetëm se nuk e dije!

Hiqni qafe të kaluarën dhe të ardhmen, nuk duhet të jetë e vështirë nëse konsideron që nuk të ka sjellë asgjë të mirë të jesh i lidhur me kujtime e projekte, të kuptosh se kjo mënyrë të menduari nuk të ka sjell qetësi, por në të kundërt më ka sjellë ankth e shqetësime.

Kur kupton se një gjë të bën dëm përse do të vazhdosh ta mbash, është si të dish se po gëlltit pilula helmuese e megjithatë të vazhdosh ti marrësh, por kjo është ajo që bëjmë vazhdimisht.

Në fakt ngjajmë pak “idiot”, nuk arrijmë të gjejmë një definicion më të mirë për të gjitha ato që ne i nënshtrohemi.

Për të kaluar jetën kapemi pas shpresave false, mendojmë se tani është kështu, po më vonë na pret parajsa, por nuk keni pyetur kurrë që atëherë, ky tani është ferri?

Përse dreqin vijmë këtu, nëse arsyeja është vetëm që të vuajmë?

Pjesa më e madhe e njerëzve që njohë, nuk janë të kënaqur me asgjë, as me atë që bëjnë, as me atë që kanë, por shpresojnë gjithmonë për diçka më shumë, jetojnë duke torturuar veten nga ndjenja e fajita a për çdo gjë që bëjnë, nëse kanë bërë, përse e kanë bërë? Nëse nuk e kanë bërë, përse nuk e kanë bërë? E kështu me radhë për çdo gjë që bëjnë e thonë! Po ju duket jetë kjo? Kanë të drejtë të ndihen të pakënaqur, po në fakt jeta e tyre është një kaos i bërë vetëm nga vuajtje!

Të mendosh se një pjesë e madhe e këtyre njerëzve besojnë në një jetë të vetme, dhe e përçmojnë kështu?

Është e pakuptueshme, nëse mendojë të jetojë një jetë të vetme e nuk e shijojë, nuk më lejohet as të paktën ta jetojë plotësisht, ndjehem vërtet idiote! Nuk është e vërtet?

Është njësojë si të shkosh me pushime në një vend të mrekullueshëm e të qëndrosh e mbyllur në dhomë, do ishe idiote! Por është ajo që bëjnë shumica, vijnë këtu duke lindur të lirë për tu burgosur e për ta kaluar ekzistencën në kafazë duke pritur vdekjen.

Mendoni një minutë, që kur jemi të vegjël jemi të rrethuar nga persona që ballafaqojnë mendimet e tyre, njerëz që kërkojnë të arsyetojmë si ata, të veprojmë si ata, me qëllimin e vetëm të na kontrollojnë e të na manipulojnë, për të evituar të bëjmë diçka me kokën tonë, mendja jonë është e mbushur me informacione, rregulla e të tilla si: kjo po, kjo jo, ndaj kembëngulë që ne nuk jemi qënie autentike, po imitime të mira.

Të arrish në një mirëkuptim të tillë është shumë sinjifikativë sepse është një reflektim shumë i rëndësishëm për evoluimin tonë.

 

  1. Frika nga veprimet dhe dëshira për të vepruar

 

Një nga frikrat më të mëdha që gjendem shpesh është frika nga gabimet.

Ndonjëherë pyes veten, si ka mundësi që në shoqërinë tonë nuk lejohet më të gabosh. Sinqerisht nuk e di.

E vetmja gjë që di është që kjo frikë “instalohet” që në vitet e para të jetës e ne e mbajmë gjithmonë pas vetes me shumë nder.

Duke menduar gjithmonë periudhat e para që kalojmë në këtë planet të mrekullueshëm, vëmë re sesa e bukur dhe normale është të gabosh.

Nëse shikon një fëmijë që mëson të eci, ju mund të thoni lehtësisht sesa miliona herë pasi ka rënë është ngritur e provon sërisht të çojë në fund këtë mision të rëndë. Nga kujdesi i pakët mund ta përplasin kokën herë këtu e herë atje. Thjesht mëson se është më mirë të përdorësh këmbët sesa kokën.

Tani kalojmë tek vetja jonë:

Para se të ndërrmarim hapin tonë të radhës, bëjmë një pamje të saktë të të ardhmes tonë nëpërmjet imagjinatës tonë.

Sa e çuditëshme!! Mundemi realisht të imagjinojmë kush do jemi së shpejti, e herët a vonë.

Çfarë ndodh ekzaktësisht pas 20 sekonda imagjinatë e përqëndrim mbi një ëndërr për tu realizuar? Arrijnë shokët tanë të udhëtimit, mendime të limtuara që fillojnë të të tregojnë sa “idiot” je që ke patur momentin tënd të triumfit.

Je i çmendur…është një gjë e parealizueshme.

Ata si ty…nuk ja kanë dalë mban.

Kujto çfarë ka thene babai jotë në lidhje me çeshtjen? Po nëna jote?

Me siguri miqtë e mi do thonë se jam….

… e ku t’i gjej lekët për të realizuar ëndërrën time?

Sikur të kisha ndonjë burim më shumë….

ËSHTË GABIM ?!

E gjithë kjo vjenë në fraksion sekonde, e çfarë bëhet në shumicën e rasteve? U kushtohet rëndësi pikërisht këtyre mendimeve e u lejohet të kenë fuqi të plotë mbi ne e realitetin tonë.

Ja kështu…si me magji ëndërra jonë përfundon në kosh, problemi është se në shumicën e rasteve as që e ke provuar ta realizosh. Thjesht ke evituar të gabosh.

Frika të gabosh e të jesh i gjykuar për këtë, të pengon të ëndërrosh e të kënaqesh, të eksperimentosh duke e bërë jetën tënde një kafazë në të cilën gjithçka është në rregull…..por kujdes… është gjithmonë një gabim në pritë.

Çfarë ndodh nëse gabon?

Çfarë do të thonë të tjerët nëse gabon?

Çfarë do thuash nëse gabon?

Çfarë figure do bësh nëse gabon?

KUSH NUK TË LEJON TË GABOSH?

Një këshillë të madhe që mund të të jap është të kontrollosh e të ndryshosh frikën se mos gabon, me kënaqësin të mësosh nga gabimet.

Mund të të siguroj se nëse gabon pa u ndjerë në faj, pa ndjerë zemërim e pa u ndier nënpresion nga të tjerët, do bëhesh një person i mrekullueshëm.

Shprehja që duhet të përsërisësh shpesh është….” Dhe nëse gaboj? E kujt i intereson?”

Për të lehtesuar futjen e këtij programi në “ kompjuterin tënd energjitik” të lë një program lidhur me frikën.

Të urojë që jeta jote mund të transformojë duke të lejuar të gabosh kur të duash, duke mësuar nga gabimet e duke mësuar ditë pas dite me gëzim e mirënjohje.

Ja frazat që duhet të përdoren mbi karakterin:

  • Edhe pse kam frikë të gaboj, e dua dhe e pranojë thellësisht dhe plotësisht veten time.
  • Edhe në qoftë se duhet tu jap llogari të tjerëve për gabimet e mija, shijoj si një iriq mësimin nga gabimet e mija.
  • Edhe nëse të tjerët do më gjykojnë për çdo gabim që bëj, jam gati të eksperimentojë kënaqësinë e të gabuarit pa u ndjerë i gjykuar.

Tani frazat që fokusohen mbi problemin

  • vetullat: “Kam frikë gabojë!”
  • cepi i syrit: “Në jetë nuk lejohet të gabosh.”
  • hunda: “Është mirë për mua të kem frikë të gabojë, nëse jo, gabojë!”
  • mendja: “Çfarë do mendojnë të tjerët nëse gabojë?”
  • klavikula: “Duhet tu jap llogari të tjerëve për gabimet e mija?”
  • sipas krahut: “Edhe nëse do më gjykojnë për gabimet që bëjë….”
  • sipër kokës: “Më duket se gjithçka është kundër, e mua nuk më lejohet të gabojë!”

Tani frazat që fokusohen mbi zgjidhjen e problemit.

  • vetullat: “adhuroj të mësojë nga gabimet”
  • cepi i syrit: “është normale të gabosh”
  • hunda: “unë mund të gabojë e të ndihem i dashur nga të gjithë”
  • mendja: “është bukur tani që mund të gabojë, më duket sikur nuk ka më limite për atë që mund të jem”.
  • klavikulat: “ jam një qënie e limituar”
  • sipas krahut: “meritoj të gaboj e të mësojë nga eksperiencat e mija”
  • sipër kokës: “jam një mrekulli, ç’rëndësi ka nëse gabojë?”

Gjej sa më shumë programe të fuqishme mbi braktisjen e frikës.

Shpresoj të kemi qenë të dobishëm.

 

  1. Mirëqënia psikologjike dhe integrimi ndërmjet mendjes dhe trupit

 

Një rrugë këshillimi, nëpërmjet teknikave të Gestalt ose të PNL, objektivi i integrimit të të kundërtave është një nga qëllimet që ndiqet më shpesh, për të arritur mirëqënien psikologjike të individit.

Meqënëse, “Nuk janë faktet që turbullojnë mendjen e njerëzve, por gjykimi që njerëzit shprehin mbi faktet e turbullon mendjen e tyre”. Me një metodologji pak të ndryshme kërkohet ti thuhet ndërgjegjies që jo çdo gjë që gjykojmë “si një e keqe” është realisht e rrezikshme dhe jo çdo gjë që gjykojmë “ si një e mirë” është realisht e dobishme.

Në të gjitha rrugët e fuqizimit, teknikat e përdorura, vendosen gjithmonë në funksion të proceseve në të cilat aspektet racionale dhe ato emocionale, që jetojnë në nëndërgjegjie, përballen, përplasen, ndeshen e vetëm në momentin në të cilin konkurrenca ndërmjet interesave të ndryshme që konvergojnë në mënyrë të qëndrueshme drejt objektivit të mirëqënies së përbashkët, nyja shkrihet e të gjitha energjitë e individit, që më parë në pjesën më të madhe ishin të çuara dëm në një luftë intensive ndërmjet racionalitetit dhe emocionalitetit, mund të përdoren për një realizim të shëndetshëm të individit.

Në brendësi të këtij skenari, shumë të njohur nga të gjithë ata që merren me mirëqënien psikologjike, është një luftë midis ndërgjegjies dhe nëndërgjegjies, ndoshta është harruar një dualizim, kaq i rrënjosur në kulturën tonë, sa nuk merr vëmendjen e duhur ose të paktën jo vendimtare për një zgjidhje të suksesshme të problemeve.

Në ndarjen shekullore midis mendjes dhe trupit, kur shkenca filloi të hetojë funksionimin e mendjes janë konsoliduar dy fillesa.

  • Ajo psikiatrike që, në rrugën e vështirë të “shkencës” mjekësore ka vazhduar ti shohi sjelljet psikike si të “mistershme”, rezultat pak a shumë optimal të një organi, mbi të cilin mund të ndërhyjmë “mekanikisht” me medikamente ose me kirurgji.
  • Ajo humane që është përqëndruar kryesisht mbi mënyrën hipotetike të formimit të mendimeve dhe ideve, shkakut të shqetësimit ose mundësisë konseguente për të ndërhyrë mbi procedura të tilla për ti bërë më funksionale ndaj mirëqënies së individit.

 

Psiko-neuro-endokrino- imunologjia është relativisht një degë e re e shkencës mjekësore por, është aq e re sa në disa ambiente mjekësore nuk është dëgjuar kurrë të përmendet. Ajo është pikërisht një shkencë e re që studion mardhëniet e stresuara ndërmjet funksionimit psikik, mendjes dhe funksionimit neuron-biologjik, i bërë nga trupi, truri, sistemi nervorë autonom, e sistemi endokrin që mund të vijnë nga sugjerime interesante për një përdorim aktiv të trupit edhe në sektorin e mirëqënies psikologjike.

 

  1. 43. Mënyra për ta dashur veten…!

 

– Hapi i parë e ndoshta më i rëndësishëm, është të ndalojmë së kritikuari veten.

Ashtu si kemi thënë dhe më parë, nëse përsërisim se jemi persona të pëlqyeshëm pavarësisht se çfarë ndodh në jetë, mund të bëjmë të gjitha ndryshimet e nevojshme për tu përmirësuar. Vetëm kur e përçmojmë veten, kemi shumë vështirësi të realizojmë objektiva të tilla.

Të gjithë ndryshojnë: çdo ditë është një ditë e re dhe gjërat që bëjm sot janë gjithmonë pak të ndryshme nga ato të djeshmet. Aftësia e përshtatjes ndaj proceseve të jetës është energjia që na lejonë të progresojmë.

Shumë të rritur në familje të dominuar nga tensioni dhe ankthi, janë bërë shumë të përgjegjshëm e shumë kritik kundrejt vetes.

Jo vetëm në rastet e mesazheve të marra në fëmijëri nënvizojnë gjithmonë se ka diçka që nuk shkon tek ata. Mendojmë për një moment fjalët që përdorim për tu vetë qortuar:-“…idiot, mizor, i pa aftë, budalla, antipatik, jo i denjë, i çrregullt, i pandershëm…”, janë më të zakonshmet.

Nuk është e vërtet ndoshta?

Në realitet kemi një nevojë dëshpëruese për tu vlerësuar e konsideruar. Kur nuk ja arrijmë sepse nuk jemi në lartësin e duhur, jemi të aftë ta bëjmë jetën tonë jo të lumtur duke krijuar sëmundje dhe vuajtje, duke iu referuar zgjedhjeve që mund të na ndihmojnë, duke keqtrajtuar trupin tonë me alkolë, ushqime dhe drogë. Jemi të gjithë të qartë se kjo pasiguri është sepse ne jemi qënie humane e ndaj nuk duhet me patjetër të aspirojmë të jemi perfekt: nëse e bëjmë i imponojmë një tension të tmerrshëm që na ndalon të eleminojmë negativet ekzistuese tek ne dhe jeta jonë.

Në fakt duhet të zbulojmë kreativitetin dhe individualitetin tonë, duke vlerësuar cilësitë që na dallojnë nga të tjerët. Çdo njëri nga ne është unik mbi tokë e duke kritikuar veten nuk bën gjë tjetër veçse të zbehi veçoritë e veta.

– Duhet të ndalemi të trembemi: sa herë terrorizohemi me mendimet tona, duke i bërë situatat më keq sesa janë në realitet. Nga një mizë krijojmë një elefantë e nga kjo pikëpamje shkatërrojmë ekzistencën duke pritur gjithmonë të keqen.

Sa prej nesh shkojnë të flenë në darkë duke imagjinuar anët më të këqija të situatës problematike që po përjetojnë? E njëjta sjellje mendore e fëmijëve që imagjinojnë mostra të frikshëm poshtë shtratit, që tremben e thërrasin maman dhe baban.

Ne jemi të rritur e për tu qetësuar mund të veprojmë automatikisht.

Njerëzit e sëmurë sillen zakonisht në këtë mënyrë: jetojnë duke pritur gjithmonë të keqen e arrijnë deri aty sa të organizojnë funeralin e tyre.

Shpesh herë adoptojmë sjellje të tillë edhe në jetën sociale ose emocionale: nëse dikush nuk na thërret, vendosim menjëherë që jemi njerëz të mjerë e që nuk do arrijmë të krijojmë raporte të tjera duke u ndjerë të pafuqishëm dhe të braktisur.

Shpesh herë veprojmë kështu në fushën e punës: dikush na bën një vrojtim e fillojmë menjëherë të mendojmë që do pushohemi, duke i dhënë fillesë mendimeve negative që na paralizojmë. Skema të tilla mendore janë totalisht negative.

Çdo herë që trembemi duhet të ndryshojmë mendim duke i bërë apel imazheve të tilla duke i thënë vetes :” Jo, nuk duhet të mendosh më”. Do mendoj më mirë tramvajat në Paris, akullnajat..”

Duke menduar në këtë mënyrë do arrijmë të fshijmë çdo negativitet.

Edhe ne këtë rastë gjithashtu është e nevojshme pak kohë.

– Një tjetër teknikë efikase është të jemi xhentil e të duruar me veten tonë.

Durimi është një instrument i jashtëzakonshëm. Shumë prej nesh vuajnë nëse nuk shohim menjëherë pritshmëritë tona. Duke mos ditur të duroni, irritoheni.

Shpesh herë ua bëjmë jetën të pamundur të tjerëve me padurimin tonë, që nga ana tjetër na pengon të mësojmë: të pretendojmë për një moment përgjigjen e pyetjeve tona pa dashur të mësojmë…

Të provojmë ta konsiderojmë mendjen tonë si një kopësht. Fillimisht gjithçka është e çrregullt, e mbushur me gjemba e gurë, e pemë të vjetra e të shkurta, pikërishtë si jemi ne plot me urrejtje kundrejt vetes, me dëshpërim, zemrëim, shqetësim e frikë.

Nëse do jemi të duruar, në fund pemët do rriten e do lulëzojnë. E njëjta gjë ndodhë edhe me mendjen tonë. Seleksiononi mendimet për të “kultivuar”, duhet ti ushqejmë me kujdes, duke krijuar në një farë mënyre eksperiencat që dëshirojmë.

Në fazën e mësimit duhet të jemi xhentil dhe të durueshëm me veten tonë: kur një mendim negative bën rrugë, do hiqet si bimë helmuese nga një kopësht i kultivuar.

 

44. Përse t’i kontrollosh emocionet negative?

Shëndeti emocional po fiton gjithmonë e më shumë peshë falë zbulimeve të reja në fushën e mjekësis. Në 1974 psikologu Robert Ader zbuloi se sistemi imunitar është në gjendje të mësoj. Kjo i dha rrugë një serie zbulimesh që synojnë të tregojnë lidhjen ndërmjet sistemit nervorë dhe sitemit imunitar.

 

Francisko Varela, një neuroshkencëtar, e ka quajtur sistemin imunitar “truri i trupit”. Qelizat e sistemit imunitar udhëtojnë në të gjithë trupin dhe hyjnë në kontakt me qeliza të tjera. Kur këto qeliza i njohin, i lenë të qëndrojnë, kur ato nuk i njohin, pra kosiderohen të huaja i sulmojnë. Në fakt, vrasin viruset, qelizat kanceroze e të gjithë elementët që quhen të huaja për organizmin. Në praktikë, mbrojnë trupin nga sulmet e zëvendësojnë një mbrojtje. Zbulimi i Ader përfaqëson një hap të kosiderueshëm përpara, sepse mjekët mendonin se sistemi nervorë dhe sistemi imunitar ishin entitete të ndara. Psikoneuroimunologjia studion lidhjet ndërmjet tyre (psiko= mendjen, neuron= sistemin neuroendokrin, imunologjia= sistemi imunitar). Një zbulim i rëndësishëm që konsistonte në impaktin e madh të disa hormoneve të çliruara në fazë stresi.

Katekolaminat (adrenalina dhe noradrenalina), kortizoli e prolaktina janë çliruar nga aktivizimi fiziologjik pas stresit. Sa më shumë rritet prezenca e tyre në organizëm, aq më shumë pengojnë përkohësisht sistemin imunitarë. Por nëse stresi është intensiv dhe konstant, shtypja mund të zgjas më shumë në kohë. Madje, janë gjetur lidhje ndërmjet trurit, sistemit imunitar e kardiovaskularë. Kirurgët e dinë se të operosh pacientët e tensionuar ose të trembur është e pakëshillueshme sepse rrjedhin shumë gjak e janë më të prekshëm ndaj infeksioneve. Ankthi dhe paniku rrisin tensionin e gjakut. Ulja e mbrojtjes imunitare e bën organizmin më të dobët e më të lehtë për tu sulmuar nga agjentët e jashtëm.

Ja pse është e rëndësishme të kontrollosh emocionet negative. Problemi nuk ekziston në qoftë se ato janë sporadike. Por, bëhet e rrezikshme nëse zgjasin për periudha të gjata dhe identifikohet me mënyrën tuaj të të qënit. Individët që provojnë periudha të gjata trishtimi, ankthi, pesimizmi, tensioni, ndjenja armiqësore, cinizmi e dyshimi mbi ata që i rrethojnë, kanë një rrezik më të madh për tu sëmurur nga patologjitë si kardiopatit, migren, artrite.

 

45.  Si të jesh optimist në jetë

Përpara vështirësive nuk duhet të dorëzohesh. Në të kundërt, duhet të na stimulojnë të bëjmë gjithmonë më të mirën, ose të kalojmë pengesat për të arritur rezultatet që kemi vendosur. (Paolo Borsellino).

Ne jemi ata që mendojmë: domethënë që çdo gjë që ne jemi ose bëjmë lind më parë nga mendimet tona. Që do të thotë se ajo që mendojmë për botën që na rrethonë, për jetën tonë dhe për veten tonë bëhet “realiteti jonë”.

Mendimi pozitivë lind si nevojë e modifikimit dhe përmirësimit të cilësisë së jetës që mund të bëhet nëpërmjet vëzhgimit të mendimeve tona. Mendja jonë punon vazhdimisht duke ndjekur skemat e marra nga ambienti rrethues, familja, shkolla, puna, shoqëria. Por shpesh këto skema shkaktojnë një besim të limituar që mund të çojë edhe në gjendje vuajtje të cilat nuk ofrojnë shtysa pozitive për jetën.

1.     Mëso të dëgjosh personat rreth teje: mund të duket absurde, por pjesa më e madhe e njerëze nuk e bën.

2.     Mëso të buzëqeshësh e të jesh xhentil.

3.     Dëgjo shenjat që të dërgon trupi jotë: ato do jenë burim frymëzimi për detoksifikimin nga ata faktorë që pengojnë optimizmin tënd të marrë drejtimin.

Duhet të jesh gjithmonë optimist në jetë, të kërkosh e të gjesh këndvështrime të tjera, do të thotë të bësh kreativ çdo mendim e çdo moment tëndin. E të jesh në dyshim është një formë pozitivizmi dhe optimizmi sepse është një motiv i rritjes personale dhe profesionale.

Shumë persona që njohin mendimin pozitiv janë më të predispozuar ta përkufizojnë kreativitetin duke u nisur nga një konotacion dualist pozitiv-negativ.

Optimizmi është një konceptim filozofik sipas të cilit bota është e rregulluar pozitivisht dhe e mira duhet domosdoshmërisht të dominojë mbi të keqen.

Profesori i psikologjisë në ShBA Martin Seligman, në librat e tij na tregon, fal një studimi të kohëve të fundit, që efektet e mendimit optimist kanë rezultuar pozitive edhe mbi shëndetin fizik e jo vetëm në atë psikik.

Seligman, e ka kryer studimin së bashku me Gregory Buchanan dhe kanë arritur në konkluzion që personat që mësojnë të jenë më optimistë munden jo vetëm të evitojnë depresionin, por edhe të përmirësojnë në mënyrë sinjifikative shëndetin e tyre fizik.

Optimizmi është zgjidhja e gjithë të këqijave që mund të na ndodhin në jetë, nuk kemi zgjidhje tjetër veçse ti përballim me një buzëqeshje çdo moment errësire që pashmangshmërisht mund të na ndodh e na vendos në një gjendje krize. Përpara një ngjarje të pashmangshme në të cilën nuk mund të bëjmë asgjë, si për shembull të përballosh humbjen e një personi të dashur, nuk mund të bëjmë gjë tjetër veçse ta pranojmë situatën ashtu siç vjenë, duke kuptuar se në fund jeta është kjo këtu e nuk ndryshon nëse sjellja jote është pesimiste e kritike në ngjarjet e jetës.

Buzëqesh gjithmonë, frekuento njerëz të këndshëm e dëgjo muzik të bukur, bota është aty e duartroket për çdo ndjenjë positive tonën, bota na ofron vazhdimisht instrumentat e vazhdueshëm për të jetuar një jetë më të mirë, mos i lini tju ikin. Se çfarë do bëhet me ne nuk e di askush, jeto tani në këtë moment, përkushtoju të mësosh vallzimin e ëmbël të jetës.

 

  1. Të ktheheni fëmijë për të patur besim në veten tuaj

 

Kur ishit fëmijë besonit se ishit superheronjë, e bukura është se kjo ishte e vërtet, në mëndjen tënde mund të fluturoje, mund të prekje brigje të largëta e të mposhtje çdo gjë, ishe një fëmijë i pamposhtur e jam i sigurt që nuk kishte asgjë që mund të të ndryshonte mendjen. Duke u rritur kanë humbur disa nga këto besime, të kanë mësuar se shumë gjëra janë të pa mundura dhe të paarritëshme, e ti i ke besuar, e tani thjesht gjendesh në kushte të tilla që nuk u beson më ëndërrave të tua.

Të besosh e të kesh besim në vetvete është e domosdoshme për të arritur lumturin e vërtet dhe ekuilibrin e brendshëm, aventurat janë të rrezikshme, janë si male të vështira për tu ngjitur, por është një faktorë motivues që nuk duhet ta harrosh….

Sepse ka persona që arrijnë objektivat e tyre e vetë jetën e tyre, është një ëndërr e vazhdueshme.

Nëse dikush ka arritur shumë në jetën e tij, e ky dikush është një qënie e vdekshme si ty dhe unë, atëherë do të thotë që e vetmja gjë që bën diferencën është qasja me të cilën ky “fenomen” i bën gjërat, bën diferencën me sjelljen mendore dhe mënyrën sesi reagon para vështirësive. Kam parë të rinjë që në moshën 30-vjeçare kanë arritur rezultate të rëndësishme duke ndërtuar të ardhmen e tyre. Ndërkohë që ka persona që janë 50 vjeç që akoma po kërkojnë ti japin një qëllim jetës së tyre, po pa lëvizur asnjë gishtë, vetëm sepse na tregojnë që nuk do arrinin kurrë të bënin një gjë të caktuar, e janë të parët që heqin dorë nga ëndërrat e tyre e ndaj gjenden në të njëjtin vend e bëjnë të njëjtat gjëra që kur ishin 20 vjeç.

Kam parë me të vërtet shumë situata të tilla të ngjashme, njoh persona që ja kanë dalë e persona që kanë hequr dorë nga lumturia e tyre, i kanë mbyllur derën në fytyrë vetes së tyre, pa e provuar kurrë. Tani po të listoj besimet më të limituara që kam dëgjuar më shumë:

  • Nuk jam i prerë për të bërë gjëra të tilla.
  • Nëse gaboj, çfarë do të thonë të tjerët për mua.
  • Nëse humbas të gjitha paratë, pastaj humbas familjen time dhe shtëpinë.
  • Nuk kam para, ndaj është e pamundur.
  • Nëse kjo ide do ishte e mirë, tashmë do e kishin realizuar.

Këto që të listova janë përgjigjet më të shpeshta që kam dëgjuar të thuhen kur pyes arsyen se përse nuk kanë kërkuar të realizojnë ëndrrat e tyre.

Po ta përsëris edhe njëherë… duhet të rikthehesh fëmijë, kur gjithçka ishte e mundur e nga asgjëja arrihej në çdo vend që doje. Pohimet që të listova më sipër nuk ekzistonin në mendjen tënde, nuk mund të kufizoheshe në asnjë mënyrë, nuk të interesonte ajo që të tjerët mund të mendonin për ty, nuk i vije kurrë në dyshim idetë e tua, sepse ideja jote ishte e fortë dhe fituese e askush nuk mund ta shkatërronte.

Duhet thjesht t’ia dalësh, të kesh besim në vetvete, rikthehu me mendjen në momentet magjike e plot me ëndrra, në atë moment e në atë vend ti do të gjesh të gjitha përgjigjet e do arrish të rigjesh forcën, të besosh në vetëvete….dhe nëse provon të riveshësh “mantelin” do kuptosh se je akoma në gjendje të FLUTUROSH!!!

 

  1. Mendimi pozitiv: Zemërimi…!

 

Zemërimi, energjia e pashprehur.

Të bllokosh ato që keni përkufizuar si “aspekte negative” të vetes tuaj kërkon një sasi të madhe energjie, pra do të thotë ti ulësh vetes potencialin e forcës së saj.

Duke përdorur një pjesë të madhe të energjisë tonë për të mbajtur mbyllur portën e mendimeve tona negative dhe të mos përjetojmë gjëra që mendojmë se janë negative e të tëmerrshme, dobësojmë forcën tonë vitale. Madje mund të vdesim sepse kemi përdorur energjinë tonë për të bllokuar energjinë!

Ekziston një parim i thjeshtë universal: çdo gjë në univers dëshiron të jetë e pranuar.

Të gjitha aspektet e krijimeve duan te jenë të dashur, të vlerësuar e të përfshirë. Ndaj, cilësia ose energjia që nuk ju lejon juve të eksperimentoni ose të shpreheni, do vazhdojë të ringjallet brenda ose rreth jush, deri sa ta njihni si pjesën tuaj, deri sa ta pranoni e ta integroni ne personalitetin e jetën tuaj.

Nëse, për shembull, ju është mësuar se është e keqe dhe e gabuar të shprehësh zemërimin, e nuk ju është lejuar ta bëni, ndoshta keni një mal me zemërim akumuluar brenda jush.

Në fund, do dal jashtë si një shpërthim, ose do ju bëj të ndiheni depresiv, ose mund të favorizojë zhvillimin e një sëmundjeje fizike. Gjithashtu, do kuptoni se në jetë do tërhiqni persona të zemëruar, ose ndoshta partneri juaj ose një nga fëmijët tuaj mund të jenë persona të zemëruar.

Në të kundërt nëse mësoni të shprehni zemrëimin tuaj në mënyrë të përshtatshme dhe konstruktive, kjo mund të pasurojë e fuqizojë jetën tuaj. Çdo gjë që nuk na pëlqen, ajo që refuzojmë, ajo që kërkojmë ti shpëtojmë ose kërkojmë të lirohemi, do vazhdojë të na përndjekë.

Do jetë për ne si një parazitë. Do na ndjek vazhdimisht, duku fluturuar rreth nesh e duke na u përplasur në fytyrë. Do na torturojë në ëndërrat tona. Do shkaktoj probleme në marrëdhëniet tona, në shëndet, në financat, deri sa të kemi gjetur dëshirën dhe aftësinë për ta njohur e për ta përballuar, e ta pranojmë si pjesë tonën.

Pasi ta bëni këtë nuk do ju shkaktoj më problem. Nuk do jetë më një gjë e rëndësishme. Nuk do kushtëzojë më jetën tënde. Nga ai moment do fillojmë të kemi një gamë më të gjerë zgjedhjesh të mundshme e alternative.

Kur mohojm forcën tonë të vërtet e lejojmë të tjerët të ushtrojnë mbi ne një fuqi të tepruar, nevrikosemi. Në përgjithësi e mbysim këtë zemërim e bëhemi apatik.

Sapo ndërmarrim kontaktin më forcën tonë, ndjesia e parë që provojmë është ajo e zemërimit të akumuluar. Kështu, për shumë persona që po rifitojnë ndërgjegjësim të plotë, të ndjejnë zemërim është një shenjë shumë pozitive. Do të thotë se po pretendojnë përsëri të marrin forcën e tyre.

Nëse, në jetën tuaj, nuk i keni lejuar vetes të provoni zemërim, do filloni të provokoni situata e persona që e shkaktojnë atë. Mos u përqëndroni shumë mbi problemet e jashtme, lejoni që vetëm ju vetë të provoni zemërim e të rinjihni se kjo është forca juaj. Shikoni një vullkan që shpërthen brenda jush e ju mbush plotë me forcë dhe energji.

Njerëzit janë shpesh të friksuar nga zemërimi i tyre: tremben se mos i shtyn të bëjnë ndonjë veprim të dëmshëm. Nëse ndjeni një frikë të tillë, lejojini vetes tuaj të paralajmëroheni plotësisht e të krijoni një situatë të sigurt ku mund të shpreheni: vetëm, apo me një ekspert ose një mikë të besuar.

Lejojini vetes të flas më zë të lartë ose të shfrej, të shkelmoj ose të bërtas, ose të bëheni të zemëruar ose të godisni jastëk, çfarëdo llojë gjëje që doni të bëni.

Pasi ta keni bërë këtë në një ambient të sigurt, nuk do keni më frikë të realizoni një akt shkatërrues, e do jeni të aftë ti përballoni në mënyrë më efikase situatat që ju paraqiten.

Nëse jeni një person që në jetën e tij ka provuar dhe manifestuar zemërimin, duhet të kërkoni dhimbjen që qëndron në të për ta nxjerrë jashtë. Po përdorni zemërimin si një mekanizëm mbrojtjeje për të mohuar vulnerabilitetin tuaj.

Për të transformuar zemërimin në pranimin e forcës tuaj është e rëndësishme të mësoni që tja vlejë. Mësoni të kërkoni atë që doni të bëni, atë që dëshironi pa qenë të influencuar nga të tjerët. Kur të mos e shpërdoroni më forcën tuaj nuk do ndjeni më zemërim. Pranimi i ndjesive tona është drejtpërdrejtë i lidhur me kanalin e transformimit tonë kreativ. Nëse nuk i lejoni ndjesit tuaja të rrjedhin, kanali juaj do jetë i bllokuar.

 

  1. Të mësosh të vertetën, ndjehesh i lirë

Gjithmon tentoni që të kërkoni të vërtetën rreth një situate që jeni të përfshirë. Shiko pas në sistemin e besimit të së tashmes tënde dhe pyesni veten “cila është e vërteta rreth kësaj?” Morali yt është gati të të tregojë të vertetën, nëse ju jeni në gjendje ta dëgjoni atë. Kur ju veproni për të drejtën, ju jeni në përdorim të mendimit të drejtë. Nuk është problem të jesh pozitiv apo negative, problem është vetëm atëherë kur ju nuk jeni thjesht vetëvetja. Por kur ju jeni vetëvetja, qe sipas saj nënkuptohet se mendimi juaj është i drejtë dhe i saktë, çdo situatë që ju mund të jeni të përfshirë, do tju duket perfetkte në strukturën e saj. Kjo mund të tingulloj si dicka magjike, por është vetëm Ligji i Shkakut dhe i Efektit në Veprim.

 

49. Të mendosh pozitivish për mirëqënien fizike dhe qetësinë e brendshme

Ajo që mendojmë për veten tonë, bëhet reale për ne.

Besoj se çdo njëri është 100% përgjegjës ngjarjesh në jetën e tij, të mirë e të keqe. Çdo mendim që kemi në mendje, krijon të ardhmen tonë.

Çdo njëri prej nesh prodhon eksperiencat e tija nëpërmjet mendimeve dhe ndjenjave. Përmbajtja e mendjes dhe fjalët me të cilët shprehemi, krijojnë eksperiencat tona. (Louise L. Hay).

Mendimi pozitiv ka mundësinë të përmirësojë jetën tonë, na liron nga frika, nga trishtimi, nga sëmundja. Mendimtar positiv mund të bëhesh dhe nëse nuk jeni është koha të filloni menjëherë, është në interesin tuaj. (G. Dembech).

Shpesh ne krijojmë limitet që kemi krijuar ose që të tjerë kanë krijuar rreth nesh. Provojmë të pyesim veten: “Çfarë do jetë vallë përtej horizontit? Si mund ta përmirësojë rendimentin tim? A është e mundur të arrijmë një qëllim të vështirë”. (Anthony De Mello).

Këto pohime të ndihmojnë të përballosh besimet kryesore që të çojnë në formimin e mendimeve negative dhe nëpërmjet analizave të nevojave dhe emocioneve tuaja, shtonë pjesëmarrjen për të marrë vetëdijen se kush është e cilat qëllime mund të arrijë. Në një rrugë teorike-praktike përballohen temat kryesore të jetës tonë: gjendjet shpirtërore e emocionale, frikrat, zemërimi, negativitetet, traumat, stresin, marrëdhëniet në familje, marrëdhëniet e tjera, vetëvlerësimin, faljen, projektet e ardhshme, si të përcaktosh objektiva e ti realizosh. Ja disa mënyra:

• Të mësosh të njohësh mendimet e tua që të mund ti modifikosh.

• Si ti mbash pozitiv mendimet e tua dhe gjendjen shpirtërore.

• Si ta aplikosh ligjin e atraksionit.

• Të dish të përballosh e ta kalosh frikën.

• Të njohësh influencën e skemave familjare mbi mendimet tona e ti kalojmë.

• Të falim veten dhe të tjerët.

• Të njohësh besimet e tua për të mposhtur kufizimet.

 

  1. Mendimi pozitiv: Të dalësh nga tuneli i pesimizmit.

 

Megjithatë shumë persona kushtëzohen në mënyrë të pavetëdijshme të mendojnë negativisht dhe mendimi pozitiv bëhet një utopi e pastër ose madje shenjë e nëndërgjegjes, duke ngatërruar të qënit pesimist me të qënit realist.

Kjo sjellje, fatkeqësisht, influencon githë jetën e tyre, skemat e tyre të mendimit dhe mirëqënien e tyre të brendshme, pa e kuptuar fare në shumicën e rasteve.

Jo se njerëzit zhyten në pesimizmin e tyre por për fat të keq është një cilësi e brendshme, një menyrë e të qënit një lëkurë e dytë.

Mendimi negative përforcohet në rrugën e jetës.

Përforcohet sepse është në natyrën e secilit prej nesh: trauma e lindjes lë shenjë tek të gjithë ne.

Ke parë ndonjëherë një të sapo lindur të dal nga barku i nënës duke qeshur e duke gëzuar? I vogli i shkretë vjenë në jetë i dëshpëruar.

Ky është emocioni i parë që provon: dëshpërimi.

Ndaj çdo njëri prej nesh ka provuar në jetë si gjënë e parë: dëshpërim, frikë, ankth.

E bukur apo?

Fatmirësishtë pas pranisë së nënës sigurohen e qetësohen. Por kjo nuk mjafton të pengojë predispozimin e lindur drejt pesimizmit, të mos na kushtëzojë në rritje.

E rëndësishme gjithashtu është predispozimi mendor i prindërve në rritjen e fëmijës: prindër ankthioz do “krijojnë” një fëmijë ankthioz.

Tani mos mendo të fajësosh prindërit për gjendjen tënde ankthioze e pesimiste.

Jo, nuk ka qenë i gjithi faji i tyre. Ata vetë ndoshta janë rritur në ankth.

Do tju hedhësh fajin gjyshërve të tu? Ose stërgjyshërve? E kështu me radhë tek të gjithë paraardhësit.

Nuk na intereson i kujt është faji, edhe pse është e vështirë të gjesh fajtorin e vërtetë.

Para së gjithash duhet të largojmë këtë mit: është e vërtetë që ne e ruajm brenda vetes, aty në ndonjë cep, traumën e lindjes ( aq sa çdo tip ndarjeje për ne është gjithmonë e dhimbshme). Është e vërtet që prindërit ankthioz na predispozojnë drejt ankthit, por nuk është e thënë se jemi të destinuar për të qenë të tillë.

Shumë njerëz thonë: “Mamaja ime ishte ankthioze, do jem edhe unë”.

Perspektiv e bukur apo jo?

Të fajësosh të tjetrët e të mos marrësh përgjegjësinë e mënyrës tënde të të qënit është vetëm një sjellje e papjekur dhe prej frikacaku.

“Çfarë faji kam? Më kanë transmetuar depresionin nuk është faji im”.

Dorëzimi është faj: viktimizimi është faj.

Bëjmë si fëmijë e preferojmë tja hedhim fajin dikujt tjetër me shpresën se mund të ndihemi pak më shumë në paqe me veten tonë.

Çfarë humbje e çmendur e jetës!

Edhe në qoftë se ju e quani jetën një situatë të cilën zhytesh në pesimizëm, është diçka tepër luksoze.

“Çfarë mund të bëj? Në jetën time gjithçka më ka shkuar keq! Kam qenë i braktisur, i tradhëtuar, zbulova që miqtë e mi më të mirë nuk ishin më të mirët, edhe qeni im më ka tradhëtuar e kam lekë mjaftueshëm sa për të ngrënë”!

Si të dal nga ky rreth viskoz i mendimit?

Duke u parë në pasqyrë e duke u përsëritur me forcë 20 herë në ditë se jam fitues!

Po, nëse duam të humbim kohë duke u tallur me veten.

Mendimi pozitiv është një proces gradual e mund të mësohet njësoj siç kemi mësuar mendimin negativ.

Mendimi pozitiv nuk mund të mos niset nga fakte konkrete: me fakte të tilla i tregojë vetes time se është e mundur një jetë tjetër, një mënyrë tënde e të qënit dhe menduarit.

Në praktik ka nëvojë për demostrime konkrete. Përndryshe si tja bëj ta bind mendimin tim negativ të rrënjosur shumë mirë që këndvështrimi i tij është vetëm një interpretim i realitetit dhe jo i gjithë realitetit?

Të dalësh nga mendimi negativ është si ti afrohesh daljes së tunelit e fillon të shohësh që nga larg dritën. Por nëse insistojë se tuneli është pa rrugëdalje, nuk do ecja kurrë në kërkim të rrugëdaljes e nuk do bëja gjë tjetër veçse të qëndroja ulur në një cep të tunelit derisa të mbaroj ajri e sytë e mi të mbulohen nga errësira.

Çfarë ndodh kur je duke fjetur në një dhomë të errët e në një moment të ndezin dritën?

Sytë ishin mësuar me errësirën e nuk arrijnë ta durojnë dritën, aq shumë sa do vendosësh jastëkun tek sytë për ti mbuluar.

E njëjta gjë ndodh për të dalë nga mendimi negativ: duhet të nisesh dalë-ngadalë, është e pa mundur të hapësh sytë nga ndriçimi i papritur i mendimit pozitiv.

Nuk mund të durohet.

Duhet ti hapësh sytë ngadalë që të mësohesh me dritën.

Ti lemë pak metaforat, si bëhet konkretisht?

Fillo të sforcohesh të mendosh pozitivisht, duke injoruar zërin e zakonshëm i cili është gjithmonë i gatshëm të thojë “ gjithsesi çdo gjë do shkojë keq”.

Të arrish qëllime të vogla e më vonë ti rrisësh pak e nga pak.

Ndoshta kam frikë të flas në publik?

Sigurisht do flisja përpara një turme me 1000 persona. Por do fillojë nga 5, do kalojë në 10, 30 e kështu me radhë.

Kur ti tregoj vetes time që kur ndjehem e qetë dhe rehat gjerat më dalin shumë më mirë, mendimi pozitiv do vetërritet gjithmonë e më shumë.

Është ndjesia e lirimit nga vesi dhe skllavëria e mendimit negative do jetë gjithmonë më elektrizantë.

Në të kaluarën ndoshta kemi bërë ndonjë figurë të keqe në ndonjë ambient, e kjo ka rritur pesimizmin tonë.

Por kjo nuk do të thotë se nuk jemi të aftë për atë gjë: ndoshta thjeshtë atë herë ishim pre e mendimeve negative, të cilat penguan daljen tonë.

Sepse trembja, frika e ankthi, sabotojnë çdo mundësi të mirë, duke bllokuar mendjen tonë e “ duke na çuar të bëjmë budallallëqe”.

Në të kundërt kur jemi të qetë e në rehatin tonë, çdo gjë del për mrekulli sepse mendja është e lirë nga pesha e mund të çlirojë të gjithë energjin në një performancë më të mirë.

 

  1. Kur je me humor të keq çdo gjë të duket errësirë

 

Humori jotë shpesh mund të të çojë në mashtrim.

Ndonjëherë mund të të bind se jeta jote është shumë keq, kur në realitet nuk është. Në të kundërt kur je në humor të mirë, jeta të shfaqet e mrekullueshme.

Me humor të mirë, gjerat e shëmtuara nuk duken dhe aq të këqija, problemet duken më pak të rënda e më të lehta për tu zgjidhur.

Kur je në humor të mirë, marrëdhëniet duken sikur lulëzojnë dhe komunikimi është i lehtë. Nëse të kritikojnë e merr me qetësi.

Në të kundërt, kur je në humor të keq, jeta të duket e patolerueshme, e rëndë dhe e vështirë. I merr gjërat keq, divergjenca më e vogël të duket një përballje personale e shpesh nënkupton e sheh qëllime të këqija në veprimet e të tjerëve.

Këtu qëndron ngatërresa e njerëzve: nuk e kuptojnë se humori shkon e vjen vazhdimisht. E besojnë se jeta e tyre është përkeqësuar në ditët e fundit ose në orët e fundit.

Ndaj kush ngrihet në humorë të mirë, ndoshta do gruan e tij, punën e makinën e tij.

Ndoshta shikon me optimizëm të ardhmen e tij e ndjehet i kënaqur me të kaluarën.

Por drejt mbrëmjes humori i tij dështon.

Atëherë fillon të urrej punën, mendon se gruaja është ters sjellëse, se makina e tij është një hekurishte e vjetër e karriera e tij është në një pikë që ka marrë fund.

Nëse i pyesni diçka në lidhje me fëmijërin e tij, kur është në humor të keq, ka gjasa t’iu përgjigjet se ka patur një fëmijëri të pa lumtur.

E ndoshta do jua hedh prindërve fajin për të gjitha ngatërresat e tij.

Një ndryshim kaq i shpejt dhe drastik mund të duket absurd, madje qesharak, por biem të gjithë brenda.

Kur jemi me humorë të keq, humbasim sensin e arsyes e të gjitha na duken urgjente. Harrojmë plotësisht se kur jemi në humorë të mirë i shohim gjerat shumë ndryshe.

Në rrethana “identike” personi me të cilin jemi martuar, zyra në të cilën punojmë, makina që ngasim, e ardhmja jonë, fëmijëria jonë, na duken komplet ndryshe sipas humorit tonë!

Kur jemi të rënë moralisht, në vend të fajësojmë humorin e keq gjë që do ishte e drejtë , tentojmë të mendojmë se jeta jonë është një katastrofë.

Madje duket se jemi të bindur që në dy orët e fundit se jeta jonë është shkatërruar plotësisht.

E vërteta është se jeta nuk është kurrë kaq e shëmtuar sa mund të duket në momentet me humor të keq.

Në vend të qëndrosh gërnjar e të kultivosh besimin se më në fund po shikon jetën sesi është realisht, provo të vësh në dyshim gjykimin tënd.

Kur je me humor të keq, mëso ta lësh të shkoj: duke e konsideruar një kusht të paevitueshëm human që do kaloj me kohën, nëse nuk e mban shumë mendjen aty.

Evito të analizosh jetën, pikërisht kur je në humor të keq.

Është një sistem emocional vetëvrasës.

Nëse ke vërtet një problem, problemi do qëndroj edhe kur humori jotë do përkeqësohet.

Mashtrimi është të falenderosh zotin për momentet me humorë të mirë e të qëndrosh i qetë në momentet me humorë të keq: nuk është e nevojshme ti marrësh shumë seriozisht.

Herën tjetër që do jesh i rënë moralisht, për çfarëdo llojë arsyeje, kujtoi vetes: edhe kjo do kalojë.

E do kalojë me të vërtetë!

 

  1. I përgjegjshëm, jo më viktimë

 

Personi i përgjegjshëm vepron, viktima reagon.

Personi i përgjegjshëm kërkon zgjidhjen e problemeve, viktima shikon menjëherë një problem tjetër në zgjidhjen e propozuar.

Personi i përgjegjshëm ka gjithmonë një program, viktima avancon vazhdimisht me justifikime.

Personi i pergjegjshëm thotë: “Nuk është e lehtë, por është e mundur”, viktima ankohet: “Ndoshta është e mundur, por është shumë e vështirë”….etj. etj.

Viktimat janë vetëm persona të parkuar në vend-parkimet me pagesë, që shpesh rezultojnë shumë të kushtueshme, edhe në nivelin e shëndetit. I quajë “me pagesë” sepse edhe pse këto vend-parkime mund të jenë përkohësisht komodë, fakti që qëndron atje për një kohë të gjatë, është shumë e vështirë në termat e zhvillimit personal, gjatë progresimit të jetës.

Të gjitha etiketimet negative që i japim vetes ndërtojnë gjithashtu vend-parkime me pagesë që na mbajnë të ndalur në një vend, për shembull : “Jam dembel, pak sportiv, shumë i shëndoshë, i mërzitshëm etj”.

Të gjithë kemi zonat tona të komfortit, një nga të mijat për shembull është rezistenca përballë disa teknologjive.

Shumë shpesh, kur një person akomodohet në një vend-parkim me pagesë, bën çdo gjë që është e mundur që të qëndrojë, edhe duke marrë parasysh rezistimin ndaj mendimit pozitiv.

Këto vend-parkime me pagesë përfaqësojnë armikun e madh të potencialit human. Brian Tracy, një specialist i zhvillimit personal shkruan se ato “ bëhen vese të jetës e të mendimit e rezultojnë të vështirë për tu ndryshuar, sepse çdo ves që ka qenë i pranishëm për një farë kohe është bërë një rutinë. Atëherë, në vend që të përdorim inteligjencën për të dalë nga rutina, fokusojmë pjesën më të madhe të energjisë tonë për ta bërë rutinën sa më të rehatshme”.

Tani do ju prezantojmë atë që mund të bëhet një nga instrumenatat më të fuqishëm që do ju ndihmojë të kaloni sjelljet e viktimizuara. Ju sugjerojë të punoni me këtë pohim çdo ditë, duke e përsëritur lehtësishtë, me zë të lartë, deri sa ta keni asimiluar dhe ta keni bërë tuajën. Në fillim ndoshta do kaloni disa rezistenca. Këmbngulni pavarësisht gjithçkaje. Mund tju ndihmojë të ndryshoni jetën tuaj në një nga fushat kyçe për rritjen personale. Fotokopjojeni, vendoseni në pasqyrën e tualetit tuaj, në komodinën tuaj, aty ku mund ti shihni çdo ditë.

Deklarata ime e përgjegjësisë kundrejt jetës:

  • Pranojë plotësisht e pa asnjë rezervë se të gjithë faktet e ardhura deri tani në jetën time, pavarësisht gjithçkaje që më ndodh në këtë moment,që mund të verifikohen që këtej e tutje, më furnizojnë me shance të çmueshme për tu mësuar e për tu rritur. Asnjë tjetër nuk mund të fajësohet për negativitetin ose dhimbjen në të cilën natyra ime fiton eksperiencë. Nuk do kërkojë asnjë përjashtim ose “shpëtim” kundrejt kësaj bindje, edhe kur shkaku i paraqitur i problemit tim do ngjaj totalisht i pavarur nga unë.
  • Do kërkojë të marrë plotësisht përgjegjësitë e mija, duke refuzuar ndjesin e fajit. Në vend të kërkojë justifikime për ato që funksionojnë keq, do përpiqem të kuptojë atë që po ndodhë, pra do kërkoj mjetet për të ndrequr situatën. Marrë pergjegjësin e plotë të zgjedhjeve të mija. Pohoj se asnjë person apo situatë nuk mund të më bëjnë të ndihem inferiorë, i refuzuar, jo adekuat, pa konsensusin tim e mund të zgjedh lirisht të bie dakort ose të mohojë këtë konsensus.
  • Refuzojë të besojë në rastin se ndërton një nga mekanizmat bazë të papërgjegjshmërisë së kulturës tonë. Jam i ndërgjegjshëm se dua të krijojë realitetin tim nëpërmjet botës time, në pranimin dhe interpretimin e ngjarjeve të jetës. Në çdo rrethanë të ekzistencës time do kërkojë sistematikisht mjete e zgjidhje më shumë sesa justifikime.
  • Zgjedh ta respektoj plotësisht veten, në çdo rrethanë, pavarësisht gabimeve që mund të bëj, e të shfaq të njëjtin respekt kundrejt çdo forme jete humane, shtazore apo bimore, që takojë.
  • I them ‘Po’ jetës.

 

  1. A mund të ndryshohet jeta?

 

A është e mundur të ndryshohet jeta?

Jo të gjithë synojnë të njëjtën gjë.

Dikush do të ndryshojë rrënjësisht jetën e tij, të ndryshojë shtëpi, qytet, shoqëri, punë, partner etj., e dikush tjetër do dëshironte vetëm disa lekë më shumë në zarfin e pagës.

Supozojmë se duam ta ndryshojmë plotësisht jetën.

Jemi lodhur nga të njëjtat gjëra, nuk ndodh kurrë diçka e re, i njëjti mëngjes i mërzitshëm çdo të hënë dhe e njëjta pritje e mërzitshme e fundjavës.

Miqtë e mi janë gjithmonë të njëjtit, tashmë parashikojë të gjitha batutat e tyre e sforcohem të qesh.

Partneri nuk na stimulon më, dhe puna shkon si mos më keq.

Me pak fjalë gjendemi në një “burg”, e nuk e dimë ku të gjejmë rrugëdaljen ose ndonjë spirale që na jep shpresë. Çfarë të bësh? Të dorëzohesh? Në fund të fundit ka dhe më keq se ne.

Po kjo nuk zhduk faktin që mesa duket jemi të detyruar të sforcohemi e të shtiremi se çdo gjë shkon pa problem në shpirtin tonë, në fund të fundit kemi gjithçka, e nëse rrëfehemi tek të tjerët rrezikojmë të akuzohemi si depresivë.

Të njëjtën gjë do mendoj psikologu do na “përndjekë” që të na e heq sa më shpejtë të jetë e mundur mërzitjen ekzistuese, përpara se të na dërgoj tek një psikiatër. Po, sepse depresioni mund të shkaktohet edhe nga mërzitja, edhe pse jeta në teori shkon mirë. Pra jo vetëm kur gjërat shkojnë keq, por edhe kur një person nuk gjen më sensin e jetës së tij.

Çfarë të bësh? Një rit shpirtëror?

Pak vetmi ndonjëherë të bën mirë, qetëson mendjen.

Sipas filozofisë taoiste, ne qëniet humane jemi subjekt i dy forcave që duhet të ekuilibrohen ndërmjet tyre: aktiviteti dhe pushimi.

Shumë persona vazhdojnë të stresohen vazhdimisht, madje edhe kur organizojnë fundjavën: punon gjithë ditën në dyqan, në kompani ose në zyrë, përse mos të ndryshosh ajër të paktën në fundjavë? Edhe fundjava mund të transformohet në një stres…!

Madje dhe në këtë mijëvjeçarë, qëndrimi në shtëpi të shtunën në dark, sepse nuk arritët të programoni gjë, ëshë burim i një serie gjendjesh të këqija për disa persona!

Tani ti rikthehemi çështjes, mundet të ndryshosh jetën? Mundemi vërtet të fshijmë të kaluarën e të nisim zbulimin e valles së pa kënduar? Duhet më parë të kuptojmë nëse duam me të vërtetë të ndryshojmë jetën, ose të modifikojmë vetëm diçka, apo kemi nevojë vetëm për një periudhë të vogël vetmie për të “karikuar” baterit e trurit! Ndaj përpara se të merrni një vendim drastik, duhet të largoheni disa ditë nga jeta jonë, një ose dy javë (kush mundet…).

Në atë periudhë, a ndjejmë mungesën e dikujt apo diçkaje? Nëse përgjigja është po, atëherë thellësisht jemi të lidhur me jetën dhe të afërmit tanë, ajo që ne kishim nevojë ishte vetëm një periudhë e vogël vetmie për tu rigjeneruar e për tu kthyer në sulm.“Vetmia është për shpirtin, ajo është ushqimi për trupin”. Seneca.

Në të kundërt, nëse nuk ndjejmë mungesën e asgjëje, madje vetëm mendimi të kthehesh të shohësh të njëjtit persona, të bësh të njëjtat gjëra na irriton, atëherë jami gati për një ndryishim jete.

Për të ndryshuar jetën është i rëndësishëm motivimi, e shpesh motivimi më i mirë është ai i dal nga e njëjta ndjesi e thellë pakënaqësie e gjendjeje të keqe. Shkojmë tek dentisti atëherë kur na dhemb dhëmbi. Edhe gjërat duam ti ndryshojmë pikërisht në momentin kur prekim fundin, jo më parë.

Ose më mirë, jo të gjithë njerëzit përfshijnë dëshpërimin në vullnetin për të ndryshuar. Pjesa më e madhe e njerëzve në të kundërt ankohen për jetën e gjatë, pritjes që një zogë do i sjell zgjidhjen në ballkonin e shtëpisë.

Në literaturat e motivimit mund të lexojmë fraza të tipit: “gjithçka varet nga ty”, “ke fuqinë të ndryshosh jetën tënde”, mund të ndryshosh botën, “je zot i Universit”. Në rregull, ndoshta kjo e fundit është e vështirë për tu gjetur, por një person i rënë moralisht ose depresiv, sa më shumë të lexojë fraza të tilla, aq më shumë do nevrikoset:” Jeta ta shpif, gjithçka shkon keq, nuk mund të ndryshojë asgjë!”

Sigurisht, ky person ka të drejtë nga këndvështrimi i tij.Tersllëku ka qenë miku më i mirë, e ka njohur më mirë zhgënjimin e jetës së tij. Në çfarë mënyre është e mundur të ndryshosh gjërat, kur gjendesh në një gjendje të tillë shpirtërore?

E në fund, duke folur më qartë, çfarë mund të ndryshojë në jetën time pa para? Çfarë varet nga unë, kur supozimi im varet nga kapriçot dhe simpatit e punëdhënësit? Ja ku qëndron çështja, nëse duam të ndryshojmë jetën…..kemi nevojë të bëhemi njerëz karizmatik. Nuk ka agjë për të bërë, simpatia, dashamirësia, e pozitivizmi sjellin fatin në jetë. Pra nëse do të provosh të ndryshosh jetën, mëso artin e të qënurit karizmatik. Nuk ka asgjë për të bërë, sa më shumë karizmatik është ekuivalente me më shumë mundësi në mardhëniet sociale, më shumë shance, më shumë mundësi për të ndryshuar jetën.

 

  1. Ankthi: Të lirohesh nga mendimet negative

 

Në njëzet vitet e fundit, raporti ndërmjet mendjes dhe trupit i është dhënë një rëndësi gjithmonë më e madhe: mendja ka aftësinë të relaksojë trupin tonë, ose në të kundërt ta stresojë e ta mbaj në një gjëndje të vazhdueshme tensioni.

Me Psiko-neuro-imunologjinë (PNEI) është treguar sesi truri ka një ndikim të drejtpërdrejtë në sistemin imunitar e mbi proceset biokimike të trupit, por në të njëjtën kohë ka mbetur e pa shpjegueshme sesi mendja ka fuqinë të aktivizojë sistemin nervorë.

Praktikisht jemi të qeverisur nga një entitet i paprekshëm, nga mendja, por që ka një fuqi reale e të dukshme në fushën materiale, mbi trurin tonë. Edhe pse shkenca nuk ka arritur e nuk do mundet kurrë të shpjegojë sesi formohen mendimet, ku ruhen dhe si arrijnë të aktivizojnë trurin, kjo lidhje është reale dhe influencon gjithë jetën tonë.

Në këtë depozitë janë të pranishme edhe frikrat tona, limitet tona, ose më mirë ajo që ne besojmë se janë limitet tona. Në nëndërgjegjien tonë është rrëfyer vetë-imagjinimi. Imagjinimi i vetes tonë mbi të cilën bazohet vetëvlerësimi dhe konsideratat që kemi për veten tonë.

Ankthi është një fenomen që shkaktohet nga mendimet e pa njohura të frikës. Sipas Frojdit origjina e ankthit derivon nga akti i lindjes, e cila është trauma e parë që regjistrohet në nëndërgjegjie, të cilën ne nuk mundëm të bënim dot asgjë për ta ndaluar.

Pra predispozimi ndaj ankthit është i lindur, por edhe i nevojshëm sepse pa atë nuk do të kemi një perceptim të shëndetshëm të rrezikut, ndaj gadishmëria e duhur e reflekseve në disa raste mund të na shpëtojë frikën.

Pra ankthi është një mekanizëm mbrojtës i aktivizuar nga sistemi nervorë simpatik, për të na përgatitur në një situatë lufte ose arratisje, rrisin fluksin e adrenalinës, presionin e gjakut dhe rrjedhimisht sasin e oksigjenit: e gjithë kjo për të na dhënë energjinë e nevojshme për të përballuar situatën.

Me largimin e kësaj situate, trupi kthehet në një gjendje homeostaze duke ulur pulsin kardiak e duke iu kthyer funksioneve normale.

E gjithë kjo në një skenar ideal, por kush është ankthioz i pikëlluar kronik, e mban trupin në një gjendje konstante tensioni edhe pse nuk është prania e një rreziku.

Një gjendje e tillë e sëmurë trupin, sepse është i detyruar të suportojë stresin e rrezikut (i imagjinuar), duke prodhuar radikale të lira që nuk janë gjë tjetër veçse produkt i oksigjenit të tepruar.

Nëse rreziku është real apo i imagjinuar, truri nuk bën asnjë ndryshim, sepse sido që të jetë do aktivizojë mekanizmat alert.

Një rrezik imagjinar është krijuar nga mendimet e fshehta të njohura ose jo, që nuk bëjnë gjë tjetër veçse të përsëriten e të fiksohen në mendjen tonë: është e dukshme rëndësia e gjetjes së këtyre mendimeve dhe kundërveprimi ndaj tyre.

Hapi i parë është vetëdija: të kërkosh të kuptosh përsen e kësaj gjendjeje të vazhdueshme ankthi. Ankthi derivon nga shqetësimi drejt diçkaje. Do jenë mendimet negative që do vazhdojnë të irritojnë mendjen: humbja e punës, një zënkë me partnerin, një problem për tu zgjidhur etj., mund të jenë shkaqet.

Psikologjia e sjelljes konjiktive është një psikoterapi që shërben për të gjetur e vlerësuar këto mendime e ti vënë në diskutim.

Shqetësimi ynë është i rrënjosur, real, ose i ekzagjeruar dhe/ose jo reale.? Sigirsht, të humbësh punën është një shqetësim real, ndaj gjendja e frikës është e justifikuar, me kusht që kjo nuk të çon në apati ose depresion.

Por jo rrallë tentojmë të vlerësojmë në mënyrë joproporcionale një situatë të caktuar, duke u shqetësuar më shumë seç duhet e rrjedhimisht mendimet negative vijnë gjithnjë në rritje.

Kjo mund të na çojë në një shtrembërim të realitetit e në një sjellje jo të mirëkostrukturuar. Për shembull, mendojmë se partneri jonë po na tradhëton, e marrim çdo të dhënë, edhe atë që duket më e kot, si shenjë të mos besnikërisë së tij: partneri i përgjigjet vonë mesazheve e mendojmë se në atë moment është me dashnoren, ku në realitet ishte thjesht i zënë me punë ose e kishte celularin e fikur për faj të baterisë.

Pasi ti keni gjetur vetë, ose me ndihmën e një psikoterapeutisti këto mendime negative, e keni vlerësuar efektivitetin e pabazuar, duhet ti heqim qafe, ti injorojmë e të përqëndrohemi mbi mendimet positive: ndryshimi nuk është i menjëhershëm, por nëse vazhdojmë të përqëndrohemi mbi mendimet positive, ato do zëvendësojnë ato negative.

Shumë persona kanë zhvilluar zakonin e të menduarit negativisht, e sapo ndodh diçka jo e këndshme (ose subjektivisht jo e kënaqshme) përshkohen nga një sër mendimesh negative të cilat kanë pasoja të rënda, që errësojnë dritën e arsyes dhe pengojnë gjetjen e një zgjidhjeje konstruktive të problemit.

Pra detyra jonë është ta ndryshojmë zakonin e të menduarit negativisht, e të jesh i vetëdijshëm kur fillon të aktivizohet kjo spirale e fshehtë, për të mos u përfshirë nga ajo, nga ankthi, e të kesh dritën e nevojshme për të përdorur forcën e arsyes dhe objektivitetit.

 

  1. Gjendja mendore influencon shëndetin

 

Nëse vite më parë do kishe lexuar se të qeshësh ka një efekt pozitiv në sëmundjet organike, do ja kishe plasur së qeshuri. Nëse më vonë do kishit lexuar se në spitalet amerikane punojnë gjithashtu komik dhe klloun me funksion shërues, do kishe menduar se bëhej fjalë për një sjellje të çuditëshme, tipike e amerikanëve.

Të gjithë kemi dëgjuar të thonë se “ e qeshura të bën mirë për gjakun” por unë besoj se asnjë nuk e ka besuar këtë teori…

…kërkimet dhe zbulimet e kësaj periudhe më kanë bërë të kuptojë më mirë fuqinë e mendimeve tona psikike si në të mirë ashtu dhe në të keq, më kanë bërë të shohë lidhjen midis një mbingarkese stresi dhe fillimin e një sëmundjeje, ndërmjet një gjendjeje qetësie dhe përmirësimin nga një gjendje patologjike…etj.

Është vënë re prej shekujsh se disa probleme emocionale mund të çojnë në sëmundje organike, por “përse” gjithmonë ka humbur në mjergull. Gjithashtu është vënë re prej shekujsh që “e qeshura të bën mirë për gjakun” por ky pohim është cilësuar gjithmonë si “urtësi popullore” e asgjë më shumë.

Edhe mjekësia biologjike, edhe pse ka arritur rezultate spektakolare, ka akoma problemet e saja. Ajo është veçanërisht efikase kur e “keqja” është zëvendësuar nga një traum fizike ose nga një infeksion. OBSH në fak ka llogaritur se 70-80 % nuk sjellin asnjë shqetësim organik të dukshëm.

Ky përfundim nxiti Rene Debos të shkruaj që “Shkenca moderne e mjekësisë nuk është akoma mjaftueshmërisht shkencore; në realiet, ajo sjell, kur nuk injoron gjithçka, që faktorët ambiental dhe psikik influencojnë organizmin human qoftë në mirëqënie edhe në sëmundje. Duke iu rikthyer përsëri proceseve normale e patologjike të jetës, fenomenet e biologjis molekulare janë shumë larg për të kuptuar gjendjen njerëzore”.

Nuk mjfaton të kritikojmë mjekësin që “neglizhon faktorët psikik”; duhet edhe të kuptojmë pse këta faktorë psikik kanë një peshë, e nëpërmjet cilave rrugë veprojnë. Një nga degët e reja të biologjis është psiko-neuro-imunologjia: një disiplin e re që lindi fal faktit që imunologjia arriti të masë disa aspekte të funksioneve imunitare e rrjedhimisht, duke i lidhur me faktorë të caktuar psikologjik.

Tashmë që në 1935, Valter Cannon….supozonte se të gjitha eksperiencat normale të jetës, duke përfshir problemet gjatë adoleshencës, lodhjen, punën e rëndë, shqetësimet e përditëshme, prodhojnë një “përshtypje” në oranizmin fizik.

Ndërkohë që Cannon merrej me proçeset e menjëhershme të cilat organizmi i rregullon vetë, teoria psikoanalitike, një produkt i punës së Frojdit, gjente aplikime në disa shqetësime fizike.

Një nga të parët që bëri një paraqitje të shkurtër të potencialit ishte një psikiatër i Çikagos, Dr. Franc Aleksandër. Në 1939 bëri një vëzhgim që, në atë epokë, u dukë e çuditshme; pohojë se “shumë shqetësime kronike nuk janë si pasojë e agjentëve të jashtëm mekanik, kimik, ose e mikroorganizmave, por si pasojë e stresit të vazhdueshëm që lind gjatë ekzistencës së përditshme të një organizmi në luftën e tij për jetën”.

Cannon nënvizonte gjithashtu se i gjithë sistemi nervorë kontrollohet nga një agjent qëndrorë rregullatorë: “ që qëniet humane e quajnë personalitet”.

Të tjerë vazhduan përtej fushës së sëmundjeve psikosomatike për të treguar se gjendjet mendore mund të kishin ndikime fizike preçize mbi patologjit e tjera, si kanceri. Në mesin e viteve “60 , për shembull, psikologu LeShan ngjalli një habi të madhe duke deklaruar se ekzistonin “ personalitete të predisozuara për kancer”. Ai hipotezonte se individët me tipare të caktuara të personalitetit sëmureshin nga kanceri me një frekuencë më të lartë se mesatarja, fakt të cilin mjekësia konvencionale nuk mund ta shpjegonte.

Nga revistat e marra nga qindra të sëmurë me kancer, u zbulua se bënin pjesë në grupin e individëve që kishin sjellje të veçanta.

 

  1. Pesimizmi të bllokon

 

Nuk do ja arrish kurrë! I keni thënë ndonjëherë dikujt se nuk do ja dilni kurrë për diçka? Keni thënë ndonjëherë se nuk jeni të aftë për një veprim të caktuar? Nëse është kështu, ju nuk jeni i vetëm….

Cili është problemi i fjalës “Kurrë”? Ju pengon të veproni. E bën të sigurt dështimin tuaj. Fjala “kurrë” i mbyll derën dhe refuzon çdo llojë mundësie e potenciali.

Nëse do të hedhësh hapin e parë drejt çfarëdollojë gjëje që dëshironi në jetë, edhe në nivelin e identitetit personal, duhet të gjeni e të rrisni brenda jush forcën për ti thënë Po vetes tuaj, edhe kur nuk ju beson njeri.

Fshijeni nga fjalori juaj fjalën “nuk mundem”. Kujtoni: “nuk mundem” është ekuivalente me “nuk dua”, “mundem” ekuivalente me “dua”…

Jeni ju vetë. Fakti që ta pranoni veten për atë që jeni e të jeni të sinqertë rrit besimin dhe fuqitë tuaja. Pasi ta keni pranuar veten, forconi sigurinë dhe merrni përsipër përgjegjësinë tuaja për sfidat që duhet të mblidhni.

Jeni plotë me iniciativa. Kur ju mposhtë një sfidë e pamundur, vlerësojeni e pranojeni.

Merrni përgjegjësitë. Nëse bëhet fjalë për një problem, zgjidheni. Konsiderojeni si një shank për të fituar. Të jesh i aftë të zgjidhësh problemet do rrisë reputacionin tuaj e besimin që keni në vetvete. Ndjesia se mund t’ia dalësh do jetë jetëdhënëse.

Gjithashtu duhet të kujtojmë se ndonjëhere bën më të mirën, por humbet gjithsesi. Nuk është gjithmonë e mundur të arrijmë të parët, duke qënë se ekzistojnë rrethana jashtë kontrollit tonë, e nuk mund ta marrim atë si personale.

Përdorni dyshimet për tu motivuar. Kur të tjerët vënë në dyshim aftësinë tuaj për të arritur diçka, tregojini që e kanë gabim.

Provojeni njëherë, e nëse nuk shkonë mirë, provojeni përsëri. Mësoni nga eksperienca. Vazhdoni ta provoni deri sa t’ia dilni mban.

Filloni të besoni në “fuqin” sesa “pafuqin”, mund të ndryshojë me të vërtet kursin e ekzistencës tuaj.

“Sa herë ke një mendim negativ thotë” Norman Pil “ zëvendësoje me një pozitiv”. Është diçka e thjeshtë, por e thellë e funksionon. Nëse e bëjmë shumë shpesh, në një kohë të shkurtër mendimet pozitive do bëhen automatike. Është shumë herë më e lehtë të jesh negativë, cinik e ziliqarë. Për të qenë pozitiv, një person duhet të jetë i sigurt dhe të ketë besim në vetëvete. Dhe kur impenjohet të mbaj një sjellje konstruktive arrihen rezultate të shkëlqyera.

Kjo do të thotë ti thuash Po vetes tënde; ti injorosh ata që thonë Jo; të ndjekësh rrjedhën e ndryshimeve; të dish kur të veprosh; të vlerësosh aftësitë e tua e të kuptosh se dështimi nuk ekziston….

 

  1. Nga pengesat në sukses: një gotë ujë apo deti?

 

Ëndrrat mbeten të tilla derisa marrim përgjegjësit e veprimeve tona, përgjegjësinë e rrugës tonë. Jemi ne që kontribuojmë në zgjedhje se cilën rrugë do marim, jemi ne që mund të hapim rrugën për udhëtimin tonë.

Historitë kanë një fuqi të frikshme: nëpërmjet nyjeve e ngatërresave të tyre na transmetojnë një mësim, mund të jenë shumë të dobishme për të reflektuar dhe përmirësuar sjelljen tonë. Historitë shërbejnë për të promovuar një mendim sistematik, munden edhe të lehtësojnë zgjidhjen e problemeve e mund të na ndihmojnë të menaxhojmë ndryshimin. Ndaj do ju tregoj një histori shumë të këndshme.

Nje burrë ndjehej keq nga vështirësit e shumta që kishte kaluar në jetë e u ankua tek një mjeshtër i famshëm.

“Nuk mundem më”, “Kjo jetë është e padurueshme”! Mjeshtri mori një grusht hi dhe e la të bintë mbi një gotë ujë për të pirë të pastër që e kishte mbi tavolin, duke thënë: “ Këto janë vuajtjet e tua”. I gjithë uji i gotës u thithë nga hiri. Mjeshtri e hodhi poshtë.

Më pas Mjeshtri mori një grusht hiri, identik me të parin, ja tregoi burrit , iu afrua dritares dhe e hodhi në detë. Hiri u shpërnda dhe deti mbeti i njëjtë. E shikon, shpjegoi Mjeshtri: “ Çdo ditë duhet të vendosësh të jesh një gotë ujë apo deti”.

E bukur historia apo jo?

Diku kam lexuar një shprehje të mrekullueshme që thoshte: …nëse krenaria jote të sugjeron është “e pamundur”, nëse eksperienca të këshillon është e “ rrezikshme”, nëse arsyeja të thotë është “e kotë”…zemra jote të përshpërit “PROVOJE!”.

Atëherë duhet të vendosësh në veprim të gjithë entuziazmin tënd, forcën tënde, vullnetin tënd për të vepruar në mënyrë të qëndrueshme e të dëgjosh me vëmendje zemrën tënde e ta lësh të të udhëheq drejt ëndërrës tënde.

Mund të kemi ndjesinë se gjerat kanë arritur në një pikë në të cilën mund të duket pak vonë për të bërë diçka, që rruga e përshkuar nuk jep më mundësi për të gjetur një rrugë tjetër. Por është gjithmonë një pikë gjatë udhëtimit ku mund ti japim jetë një rruge tjetër e të përpiqemi ta ndjekim për të arritur suksesin tonë të merituar.

Ashtu si na kujton Robert Collier, një autor i SHBA-së që ka prodhuar teste të panumërta: është absolutisht e nevojshme të jesh i besueshëm, optimistë e të mbash një nivel të lartë vëmendjeje e përqëndrimi për të arritur objektivat e paracaktuar.

“ konsideroi tashmë të tuat gjerat që nuk i ke…dije se do të arrijnë kur të kesh nevojë, ndaj leri që të vijnë. Mos u irrito e mos qëndro në ankth për to. Mos mendo për faktin që të mungojnë. Mendoji sikur të jenë të tuat, sikur të përkasin, sikur tashmë i posedon. E gjithë fuqia vjen nga brenda e ndaj është nën kontrollin tonë.”

Mendja jonë ka në vetvete një forcë të lindur, të pandërgjegjshme, të pamatëshme. Është forca që na lejonë të arrijmë pa vonesë të gjitha qëllimet tona. Është një rrugë që na çon në një minierë ari, na çon në realizimet tona. Nuk ka rëndësi kush jemi, nuk ka rëndësi ajo që kemi, nuk ka rëndësi madje as të dimë sesa janë limitet tona të mëdha ose të vogla, pikënisja mund të jetë kudo. Është qëllimi që bënë diferencën e mendja jonë ka në vetëvete forcën dhe instrumentat për ta rritur tani.

“ Janë zgjedhjet që bëjmë që tregojnë atë që jemi në të vërtet, më shumë sesa aftësitë tona.” Joanne k. Rowling

Pra, ti si do doje të ndiheshe në përballimin e vështirësive, pengesave, e të papriturave që jeta e përditëshme mund të sjellë gjatë rrugës tënde: një gotë ujë apo deti?

 

  1. Mendja influencon trupin dhe e kundërta

 

Mendimet e tua, besimet e sjelljet, traumat dhe eksperiencat e jetës influencojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë trupin tonë.

Dimë që stresi dhe faktorë të tjerë psikologjikë mund të kenë një ndikim domethënës mbi shëndet. Tani e kuptojmë se 95% e sëmundjeve shkaktohen ose rëndohen nga stresi. Ajo që mendon mund të përcaktojë nivelin tënd të shëndetit ose të sëmundjes. Mendja influencon trupin.

Ky koncept është njohur si “mjekësia trup-mendje”: kjo përbën një kontribut të rëndësishëm në fushën e shkencës dhe është objektë kërkimi nga instucione të famshme.

Për fat të keq shumë mjekë nuk e aplikojnë këtë njohuri gjatë ushtrimit të profesionit të tyre. E pranojnë. Por më shumë se të përdorin fuqin e mendjes për të shëruar, pohojnë me një tonë përçmues se personat, shëndeti i të cilëve influencohet nga problemet psikologjike vuajnë nga “sëmundjet psikosomatike”, duke nënkuptuar që simptomat e tyre fizike janë vetëm në kokën e tyre.

E më e keqija, mjekësia psiko-somatike (pra mënyra sesi trupi influencon mendjen) është e vështirë të individualizohet.

Trupi influencon mendjen në mënyrë direkte dhe të fuqishme. Gjendja ushqyese, çekuilibret hormonale, alergjit nga ushqimet, toksinat dhe shqetësimet e sistemit digjestiv, i sistemit imunitar dhe metabolizmit influencojnë mbi të gjitha, sjelljen, veprimet.

E njeh tashmë lidhjen ndërmjet trupit dhe mendjes, edhe pse nuk e ke marr kurrë në konsideratë në mënyrë të vetëdijshme. Ndalu për një moment e mendo sesi trupi jotë ka influencuar mendjen tënde gjatë gjithë jetës.

  • Je ndier ndonjëherë ankthioz, i irrituar, i nervozuar, i shqetësuar, ose ke patur ndonjëherë atake paniku e je ndier më mirë pasi ke konsumuar një koka kolë latine. Përse ishe aq ankthioz? Përse niveli jotë i sheqerit në gjak po percipitonte, e kur kjo ndodhë trupi jotë është programuar të përgjigjet sikur po përjeton një emergjencë dhe është në rrezik për jetën.
  • Ndjehesh konfuz dhe dembel mendërisht pasi ke konsumuar një vaktë të bollshëm?
  • Je ndier ndonjherë i stresuar e ankthioz, e jeni ndjerë të qetë e të relaksuar pasi keni bërë një shëtitje ose keni ecur me biçikletë pak kilometra? Përse ndodhë kjo? Sepse ke djegur stresin duke prvokuar substanca kimike, adrenalinën e kortizolin.
  • Je ndierë ndonjëherë i nevrikosur e i irrituar sepse nuk ke fjetur mjaftueshëm? Je ndierë më i lumtur me ndjesinë se keni më pak probleme pas një nate intensive gjumi?

Këto përbëjnë shembuj bazë për lidhjen trup-mendje që disa prej nesh e kanë eksperimentuar. Por ekzistojnë disa të tjera shumë dinamike që ndodhen brenda teje e që influencojnë trupin dhe mendjen, për të cilat nuk ke asnjë vetëdije.

E dije që alterimet e zërit dhe të humorit në sindromën para menstruale janë si rezultat e çlirimit të hormoneve.

Ishe i vetëdijshëm se depresionet e lidhura me motin e dimrit varen nga mungesa e vitaminës D? Ose melankolia jote e vazhdueshme mund të jetë shkaktuar nga helmimi me mërkurë që gjenden në qindra sanduiç që ke ngrënë gjatë gjithë jetës tënde.

Këto ndërveprime të dukshme ndërmjet trupit dhe mendjes janë maja e ajsbergut.

Konsidero për një moment se depresioni, ankthi, pagjumësia, për të mos përmendur me qindra shqetësime të tjera mendore, mund të jenë shkaktuar nga çekuilibret e pranishme në trup.

 

  1. Stresi: relaksimi dhe meditimi

 

Paqja e mendjes të shëron. Ideja është antike sa vetë qytetërimi, e moderne ashtu si provat e tregojnë: “Relaksimi dhe Meditimi mund të kenë një veprim të fuqishëm mbi organizëm”, pohon Dr. Steven Fahrion. “Mund të të ndihmojnë të përballosh çdo llojë problemi të lidhur me stresin, nga migrena e ulçera gastrike deri tek ataket e panikut. Mendojë se kush është i aftë të arrijë paqen e mendjes bënë shpesh eksperienca të shërimit në niveli fizik dhe mental”.

Një pushim i stresit dhe i sëmundjeve.

Në efektet e ndryshme kërkuesit kanë zbuluar se teknikat e relaksimit dhe meditimit rrisin mbrojtjen imunitare, të bëjnë të pish duhan më pak e japin lehtësim pagjumësisë, dhimbjes së shpinës, hipertensionit, impotencës, sindromave para menstruale, problemeve të menopauzës dhe sindromit të kolonit. Lidhuni me terapit normale, këto terapi të ndihmojnë edhe të kontrolloni diabetin, artritet reumatoide, ataket e panikut, fobit dhe depresionin. “ Mendojë se çdo kush mund të ketë avantazhe nëse mëson të relaksohet. Të arrish të neutralizosh efektet e stresit është një nga aspktet më të rëndësishme të mjekësis parandaluese”, shpjegon Andrew Weil, një mjek që i jep shumë rëndësi mjekësis parandaluese dhe natyrale.

Kur loja bëhet e fort…..

Relaksimi dhe meditimi ndoshta nuk është gjëja e parë që ju vjenë në mendje kur keni ngecur në trafik, kur bëni hedhje të rrezikshme për të arritur të jeni korrekt me një dorëzim ose kur diskutoni me një bashkëshortë të irrituar. Në situata të tilla muskujt kontraktohen, frymëmarrja bëhet e shpejtë dhe sipërfaqësore, ritmi i zemrës përshpejtohet, venat e gjakut shtrëngohen, presioni rritet dhe filloni të djerësisni. Në ndryshim me tentativat tona primitive, në një situatë stresuese moderne si bllokimi rrugorë nuk mundemi më “t’ia mbathim ose të luftojmë” , ose të reagojmë me një nga dy përgjigjet natyrale të stresit. E kështu mbetemi të tensionuar kronik.

Të qetësohesh, është gjëja më e mirë që duhet të bësh, pohon Dr. Robert S. Eliot. “ Meqënëse as nuk mund tja mbathni e as të luftoni, atëherë ju duhet të mësoni ta lini të shkoj”. Sasit e tepruara të stresit, në faktë, mund të ndikojnë negativisht në pothuajse të gjithë indet e trupit. Tensioni kronik , për shembull, rrit presionin e gjakut, sasin e kolesterolit mbi normalen e numrin e trombociteve, të gjithë bashk-faktorë të ateriosklerozës dhe infarktit.

Stresi është i lidhur edhe me sëmundje të tjera, nga ftohja e zakonshme e deri tek kanceri i kolonit. Në fakt, në dhjetë persona që shkojnë tek një mjek i kujdesit parësorë, tetë prej tyre kanë ndonjë sindrom të lidhur me stresin.

“ Të shkaktosh një reagim të qëndrueshëm të stresit me imazhe të rrezikut të lidhur me të kaluarën ose të ardhmen është ekuivalente për trupin, si të mbajë një sirenë kundër zjarrit vazhdimisht të ndezur”, pohon psikologu Neil Fiore, “ Është njësoj si të thërras vazhdimisht zjarrëfiksit kur në realitetë nuk ka asnjë zjarrë për të fikur”.

Të lesh jashtë kokën.

Për disa persona, të hedhësh ujë mbi zjarrin e ndezur nga stresi do të thotë të bësh kilometra vrapim, të gjuash me forcë një top golfi ose të bësh një ngjitje në mal. Edhe pse të gjitha këto aktivitete janë efektivisht në gjendje të japin pak lehtësim, por mund të jenë gjithashtu burime konkuruese të stresit, që sigurisht nuk të ndihmojnë të relaksohesh.

“Sportet dhe aktivitetet rikrijuese janë për shumë një valvul legjitime i shfryrjes së stresit që hasim në punë ose në shtëpi”, thekson Neil Fiore. “ Por për të tjerë janë vetëm një mënyrë më shumë për të rritur presionin e në fund për të perceptuar idenë se jeta nuk është gjë tjetër veçse një betejë në një botë armiqësore dhe konkurruese”.

Për të arritur të qetësohemi vërtet, Neil Fiore dhe ekspertë të tjerë sugjerojnë ta lemë mendjen të rrëshkas në hapsirë disa herë gjatë ditës, në mënyrë që të kalojë, thjeshtë, disa minuta pa ndjerë keqardhje mbi atë që ndodhi dje ose të shqetësohesh për atë që do ndodh nesër.

Përqëndrohuni vetëm mbi të tashmen, pa u ndjerë të detyruar të shprehni gjykime mbi jetën tuaj.

“Është pak a shumë si të jesh autorë i një drame emocionale: mund ta lësh skenën, të ulesh në audience e të vëzhgosh një pjesë të vetes tuaj që recitoni një skenë të gjuhetis së njeriut” thotë Fiore. Ajo që është vërtet e rëndësishme është se këto pushime mendore mund të shkaktojnë një përgjigje relaksuese, ose gjendja fiziologjike që sipas kërkimeve është në gjendje të reduktojë ndjesit e stresit dhe të ankthit. Sipas Dr Elien Stuart, kjo gjendje fiziologjike indukton një reduktim të tensionit muscular, të frekuencës kardiake e të tensionit të gjakut, ul metabolizmin dhe frymëmarrjen e I lë vendin ndjesive të qetësisë.

Përgjigja e relaksimit inhibon çlirimin e adrenalinës, katekolaminave e të hormoneve të tjera të lidhur me veprimin e luftimit ose të arratisjes. Dhe kjo është e rëndësishme, nënvizon akoma Elen Stuart, sepse një teprim I hormoneve të stresit, ul mbrojtjen imunitare e rrit nivelin e kolesterolit në gjak.

“Ky tip relaksimi të thellë të ndihmonë të shërohesh në mënyra të ndryshme”, shpjegon Steven Fahrion. “Kur relaksoheni thellësisht, për shembull, organizmi çliron një sasi hormonesh të rritjes, që ndihmojnë në riparimin e rigjenerimin e indeve të dëmtuara”.

Si të fillosh.

Sipas ekspertëve ka dhjetra mënyra të ndryshme për të arritur një relaksim të thellë.

Disa, si meditimi, kanë origjinë antike. Të tjerë, si relaksimi muskulorë progresiv dhe biofeedback-u , janë vënë në punë vetëm në mesin e viteve “80.

“Të ndjekësh teknikat e tyre te ndryshme, si për shembull frymarrja e thellë e relaksimi muscular progresiv, mund të fuqizojnë efektet relaksuese.

Çdo teknik ju çon një hap më shumë, deri sa tju çojë në një gjendje gjithmonë e më shumë të thellë e aftëgjatë”, thekson psikologia Marta Davis.

Para se të fillosh është e rëndësishme të kujtosh që asnjëra nga këto teknika nuk është në gjendje të evitojë ndonjë stress të fortë. “Nuk besojë se ka ndonjë mënyrë për të eliminuar plotësisht stresin”, thotë N. Ëeil. “ Sfida e vërtet konsiston në gjetjen e sistemeve për ta përballuar më mirë, në mënyrë që mos dëmtojm organizmin tonë”.

Ju vjen keq nëse meditoj?

Tashmë meditimi nuk është një çështje feje. “ Ka akoma njerëz që imagjinojnë njerëz që meditojnë të ulur gjatë gjithë ditës në nja shpellë ose në majën e një mali. Në realitet, çdo kush mund të meditojë duke ecur në rrugë ose madje gjatë rrjedhjes së kuotave të burseve. “Të meditosh nuk do të thotë të ulesh në formë zambak uji e të qëndrosh pa lëvizur për orë të tëra” shpjegon psikologu Sundar Ramaswani, përkrahës dhe praktikues i meditimit që prej njëzetë vitesh.

“Gjithmonë e kam përkufizuar si një formë e artit marcial mendor. Normalisht reagojmë ndaj mendimeve tona: ato na sulmojnë e ne I hedhim poshtë. Në meditim, mësojmë ti vëmë mënjanë, ti lëm thjeshtë të spostohen. Mësojmë të jemi të përqëndruar në mënyrë të tillë që të mos jemi më “vallëzimi” I tyre” tregon Joan Boyrisenko.

Forma më e shpesht e meditimit është ndoshta meditimi transversal, një teknik që nuk kërkon asnjë sforcim, e future dhe e mësuar nga Maharishi Mahesh. Në një kura të bazuar në shtatë nivele, kush praktikon MT mëson të meditojë me një tingull ose një fjalë të veçantë që favorizon përqëndrimin. Por MT është vetëm një nga teknikat e shumta ekzistuese të meditimit.

Disa teknika përdorin një imazh, një object ose një ndjesi për ta mbajtur mendjen të përqëndruar, shpjegon Ramasëami. Nëse mendja fluturon gjetkë, mjafton të risjellësh vëmendjen mbi objektin. Në të tjera, më komplekse, në vend të përqëndrohesh mbi një ndjesi të vetme ose një objektë, lënë thjesht të rrjedhin mendimet në mendje, ndjesitë dhe imazhet që na prezantohen. “Në këtë tip meditimi bëhesh vëzhgues të painteresuar”, shpjegon Ramasëami. “Merr parasysh mendimet, dëshirat e ndjesit në të njëjtën mënyrë që postieri vë rë pullat. Mjafton ti lesh të hyjnë dhe të dalin mendimet nga mendja pa asnjë investim.”

 

  1. Të ekuilibrosh trupin e mendjen me jetën

 

Jeta jote është e çrregullt! Është plotë me gjera për të bërë, kohë për tu respektuar, persona për tu takuar e shpesh nuk gjen kohë the dedikohesh vetes tënde, për të ekuilibruar trupin e mendjen.

Stresi është armiku numër një i mirëqënies psikofizike, ju ul energjin që mund të përdorni në mënyrë më productive e mbi të gjitha më të dobishme për shëndetin tënd.

Gjthmonë gjithçka e shpejt!

Të duash gjithmonë gjithçka e shpejt është një ves që duhet ndryshuar, përndryshe gjendemi gjithmonë të zënë duke bërë 1000 gjera pa çuar në fund asnjërën. Nuk jemi mësuar plane të detajuara për të arritur një objektiv që jemi fiksuar, shkojmë sipas rastit pa e ditur me saktësi në çfarë pike jemi, e vazhdojmë ti lëmë gjithçka përgjysëm.

Impenjohu të ndryshosh zakonin e gjithçkaje e shpejt:

  • Shkruaj gjithmonë objektivat e tua
  • Shkruaj sesi do ti arrish objektivat e tua
  • Shkruaj gjithashtu kur do ti arrish objektivat

Shembulli që bëj gjithmonë është kush do të humbi peshë, e fillon gjithmonë të hënën e nuk arrin kurrë të humbi peshë!

Përse?

Thjesht….i mungon menyra e saktë për ta bërë, ndoshta ka motivimin e duhur, I beson deri në fund por humbet gjatë rrugës, e si përfundim humbet një kile dhe hynë nën stress nëse më vonë e rifiton.

Kështu mund të hysh në konfunzion, por përkushtoju çdo ditë të shktruash rezultatet që ke arritur, e modifiko sjelljet e gabuara, nëse bënë një plan preciz të objektivave të tua, do jesh më I aftë të ekuilibrosh trupin dhe mendjen, deri atëherë nuk do bësh gje tjetër veçse të vazhdosh drejt infinitit vetëm duke akumuluar stress.

Por besom që mund të ndryshosh, mund ta bësh në çdo moment të ditës e të jetës, do ja dalësh vetëm kur të vendosësh të aplikosh mënyrën e duhur.

Bëj atë që të bën të ndjehesh mirë e duke ndjekur disa rregulla mundesh me të vërtet të fillosh të ekuilibrosh trupin dhe mendjen me jetën e të gjitha ditëve e të rigjenerohemi.

Teknika për të ekuilibruar trupin dhe mendjen

Po ju shkruaj disa teknika që përdoren për të ekuilibruar trupin dhe mendjen:

Meditimi

Të mësosh të meditosh shërben për të relaksuar trurin tënd, regjistrohuni në një kurs për joga, të mendosh se unë në fillim mendoja se këto gjera shërbenin vetëm për të më humbur kohë, u regjistrova e sot nuk mund të bëj pa të. Meditimi të ndihmon të zbresësh në thellësi, e të shuash zhurmën e të arsyetosh me qartësi dhe qetësi.

Mëso të ndalësh fluksin e mendimeve të tua, të lësh jashtë shqetësimet e problemet. Do arrish të rigjenerohesh e do jesh më i aftë të menaxhosh situatat, stresin e gjërat negative të jetës.

Dieta

Për të ekuilibruar trupin dhe mendjen ushqimi zë një pjesë thelbësore, ushqimi është karburanti që fut brenda në trupin tënd.

Do vendosje ndonjëherë në makinën tënde ujë në vend të karburantit?

Mos fut në trupin tënd ushqim që nuk mund ta tretësh, mos ha dhe pi më shumë sesa ke nevojë, pije alkolike, shumë kafe, ëmbëlsira, janë të gjitha ushqime që nuk na japin rigjenerimin e duhur. Në fakt ti ke nevojë për energjinë e trupit tënd për ta përdorur për mirë, ndërkohë që ndodh që natën nuk arrijmë të flemë sepse ushqimi ishte i gabuar e ditën më vonë ndiheni të lodhur e të shpërqëndruar, pikërisht për fajë të ushqimit.

Pakëso marrjen me shumicë të alkolit e duhanit, e fillo të konsumosh më tepër fruta, perime, drithra: shëndeti jotë do përmirësohet edhe forma jote fizike, si rezultat do ndihesh më mirë e do përmirësohet edhe vetëvlerësimi jotë!

Ushtrime të relaksimit dhe gjimnastikës]

Lëvizjet janë përfitime si për trurin edhe për mendjen, trupi ka nevojë të mbahet sa më mirë të jetë e mundur, gjimnastika është e rëndësishme për ta mbajtur trupin elastik. Gjimnastika të ndihmon të shkarkohesh nga energjitë negative e bën hapësirë për energjitë positive e fitimprurëse.

Gjumi

Pushimi i natës është shumë i rëndësishëm për ekuilibrin tënd psikofizik; flit ë paktën 8 orë në natë, sepse një pushim i mirë i lejon qelizat të rigjenerohen, trupit tënd të rikarikojë energjit për ditën e ardhshme. Të flesh mjaftueshëm të bënë mirë për shëndetin, nëse jemi të relaksuar me menjden, trupi relaksohet e në mëngjes jemi të karikuar me energji.

Vetëvlerësimi dhe mendimi positive.

A je ti fansi i parë i vetes tënde? Nëse përgjigja është jo, ka diçka që nuk shkon!

Ti je qëndra e gjithçkaje, ti je unik dhe special, edhe pse ndonjëherë jeta mund të të kthehet kundër, duhet të përballosh me vështirësi pengesat që të çojnë përpara. Kur gabon mos i bëj vetes keq duke i thënë: “gaboj gjithmonë”, “ nuk jam i aftë”, etj….

Gjej kurajon për të përballuar çdo gjë, gabimet na shërbejnë për tu përmirësuar, për të gjetur rrugën e duhur duhet të mësojmë të pranojmë gabimet.

Këshillat nuk ezaurohen këtu dhe çdo njëri prej nesh mund të gjejë metodën e tij për të ekuilibruar trupin dhe mendjen; kjo harmoni është thelbësore sepse do forcojë vetëdijen dhe vetëvlerësimin tënd duke sjellë një ngritje në realizimin tënd personal dhe profesional.

Trupi dhe mendja janë mjetet nëpërmjet të cilëve bëhesh personi që gjithmonë ke dashur të jesh, qëndro gjithmonë në ekuilibër e prano ngjarjet e jetës ashtu si arrijnë, përpara një ngjarje që nuk mund ta ndryshosh mos u nevrikos nuk do të shërbej për asgjë, nëse mund ta ndryshosh ngjarjen bëje më të gjithë vendosshmërinë tënde, përdorë zemërimin si stimul pozitiv e kujto të përdorësh trupin dhe mendjen në çdo moment.

 

  1. Duaje veten e jeta jote do ndryshojë!

 

Mendimet janë krijuese e ne jemi mendimtarët.

Sikur vetëm të pranonim vërtetësinë e këtij pohimi, i gjithë vizioni i jetës tonë do ndryshonte në një çast!

Dikush ka shkruar: “Nëse do të mendosh për veten tënde si një kopësht me lule, do tërheqësh drejt vetes vetëm dritë, ngjyra e parfume. Ajo që mendon do bëhet realiteti jotë”. Të gjithë ne tentojmë të mbajmë një dialogë të brendshëm të vazhdueshëm me veten tonë. Jemi sinkronizuar mbi radion tonë mendore private. Programet që këto radio transmetojnë janë shpesh të titulluar kështu: “nuk do ja dal kurrë”, “nuk mundem, nuk kam, nuk jam, nuk meritoj…”. Këto “slogane” i kemi memorizuar që kur ishim fëmijë, kur merrnim si shtysë modelet që kishim në dispozicion e që me kalimin e kohës janë bërë lajmotivi i jetës tonë.

Nëse këto mendime kaq të kufizuara, na bëjnë të pakënaqur, përse mos të tentojmë një përqasje të re?

Mendimi pozitiv nuk është, si një interpretim i thjesht që mund të sugjerojë, nje ftesë optimizmit të sforcuar duke injoruar dhimbjet dhe stresin që ka çdo njëri prej nesh, që ka përballuar gjatë ekzistencës së vetë. Mendimi pozitiv është mendimi i vendosur në qënie. E të njohësh fuqinë e zgjedhjes që ne kemi në dispozicion sa herë që interpretojmë realitetin tonë. Mendimet që zgjedhim të konceptojmë i japin origjinën eksperiencën që jetojmë. Nëse, për shembull, mendojmë se nuk jemi të aftë të bëjmë diçka, kjo ide bëhet e vërtet për ne dhe veprimet tona do tentojnë të konfirmojnë këtë besim. Të mendosh pozitivisht do të thotë të pranosh se çdo problem, aksident ose sëmundje nuk janë ngjarje të rastësishme. Ato përfshijnë në vetëvete një mesazh për evoluimin tonë dhe që nuk kemi më nevojë ta përsërisim atë eksperiencë. Pjesa më e madhe besojnë se mund të jenë të lumtur në momentin në të cilin do verifikohen besime të caktuar në jetën tonë: një dashuri e re, një punë më e mirë, një shtëpi më e bukur…po nëse do ishte e kundërta?

Sikur të ishin lumturia e gëzimi i të qënit gjallë që do krijonin terrenin ideal për të tërhequr tek ne mardhënie të qëndrueshme, shoqëri të sinqerta, sukseset profesionale, e sa të tjera do dëshironim?

Ja vlen ta provosh apo jo!

Filozofia dhe teknikat e elaburuara nga Louise L. Hay, kanë ndryshuar jetën e miliona personave. Përpara se të fillonte të ndihmonte të tjerët, Louise shëroi veten dhe jetën e tij. Ditën që u diagnostikua me kancer që mjekët e gjykuan si të pashërueshëm, në vend ta pranonte këtë vendim, vendosi se asgjë e jashtme nuk mund ta shëronte, shërimi gjendej brenda saj. Duke ndjekur me mendje etapat e jetës së saj, arriti ne kongluzion se sëmundja është rezultat i eksperiencave negative, zemërimet, ankthet e streset e mbajtura përbrenda.

Ndaj vendosi të ndryshojë skemat e jetës që e kishin shoqëruar deri në atë moment kyç për ti zëvendësuar me një sjellje positive të mësimit të dashurisë.

Por nga fillohet? Cila është pika e nisjes themelore për të ndryshuar në positive perceptimin e vetes dhe të botës?

 

62. Njih vetveten

 

Në punën time të përditëshme me njerëzit, takojë shpesh një problematikë që përfshin jo vetëm të rinjtë por individ të çdo moshe, seksi e të çdo shtrese sociale: mungesa e sigurisë së brendshme, kryesisht për shkak të një pavetëdije pothuajse totale se kush është në të vërtetë. Kjo pashmangshmërisht sjellë një kuptim të vështirë të vlerave dhe të objektivave për të realizuar.

Në faktë janë shumë persona ta pakënaqur e të palumtur, të cilët nuk pranojnë anjë aspekt të karakterit të tyre ose të personalitetit të tyre ose që, duke mos i njohur, nuk arrijnë të përshtaten plotësishtë në ambientin e punës ose atë privat.

Ndaj sot bëhet thelbësore për atë që ndërrmer një “udhëtim” të rritjes personale dhe për të kaluar një siklet të çfarëdollojë natyre, të bësh një “udhëtim” të njohjes së vetes, duke u finalizuar me kuptimin e limiteve të tyre por edhe me talentet dhe virtytet e tyre të lindura. Në fakt vetëm nëpërmjet zbulimit të identitetit të tyre, është e mundur të ndërtosh një vetëvlerësim të mirë e të ndjehesh i kënaqur dhe i lumtur.

Në çdo njërin prej nesh është një botë e brendshme, më shumë e vërtet dhe autentike se bota e jashtme që shqisat tona perceptojnë, shpesh mashtruese dhe iluzionare. Një botë të brendshme që ia vlen ta njohësh përderisa përfaqëson për çdonjërin atë lumturi të madhe që tentojmë ta kërkojmë jashtë sesa brenda vetes.

Nëpërmjet vetëdijes se kush jemi vërtet është e mundur të pranohemi e të braktisim më lehtësisht maskat sociale dhe skemat mendore që na burgosin në marrëdhënie konfliktuale e në sjellje negative.

Këshilltari ka një rol themelorë të ndihmojë klientin të ndërmarrë këtë proces të rëndësishëm të vetënjohjes, në të cilën asnjë siklet dhe asnjë problem mund të zgjidhet pavarësisht nga kjo.

Roli i tij konsiston të ndihmojë klientin të njohë të gjithë aspektet themelore të karakterit dhe personalitetit të tijë, duke sjell pikërisht pranimin për atë që je, me limitet dhe difektet e tija por edhe me meritat dhe potencialet e tija. Hapi i radhës konsiston në: lindjen tek klienti të motivimit për të punuar mbi pikat e tij të dobëta dhe në konfliktet e mundshme me vetëdijen.

Vetëm duke transformuar limitet e tija e aspektet negative të karakterit të tij, në cilësinë e sjelljeve positive është mundur të arrijë një ndjesi paqeje të brendshme sigurie e kënaqësie personale afatëgjata dhe të qëndrueshme.

Për ta bërë këtë, duke shkuar përtej asaj që është ndërhyrja e një psikoterapeutisti klasik, këshilltari të ndihmon konkretisht të:

  • kuptosh kush je në të vërtet, nëpërmjet një analize të aspekteve të tua psikologjike më të rëndësishme të personalitetit tend.
  • pranohesh për atë që je, duke të mësuar të vlerësosh aspektet më positive të karakterit dhe individualitetit tënd: të njohësh e të posedosh dhuratat e aftësitë deri sa të mund ti injorosh, është themelore për të fituar besimin në vetëvete e të transformosh aspektet negative.
  • ushtrosh një kontroll më të madhë mbi sjelljet e marrëdhëniet e tua të njohura dhe të panjohura nëpërmjet vëzhgimit konstant të mendimeve të tua, të besimeve e të sjelljeve të tua.
  • ndërmarrësh sjelljet e tua më adekuate e të çdo situate duke korrigjuar sjelljet konfliktuale.

 

  1. Fuqia është brenda teje

 

Fuqia brenda teje është një laboratorë emocional që lind nga eksperienca e nga kërkimet e Michel Hardy në sinergji me teknikat prestigjoze të Louis L. Hay. Objektivi i tij: të sigurojë instrumentat e nevojshme për të rritur nivelin e tij të vetëvlerësimit.

Nëpërmjet ushtrimeve të shënjestruara e lojrave ndjellëse po kërkohen përgjigjet emocionale që na ndihmojnë në kërkimin e ekuilibrit tonë.

Përse të marrësh pjesë?

  • Për t’iu përshtatur me fuqin tënde personale e për të arritur qëllimet e tua.
  • Për të jetuar e për të zgjedhur si pretoganist.
  • Për të zhvilluar energjinë që transformon dëshirat në veprime.
  • Për të transformuar zemërimin e marrë në një forcë shtytëse të orientuar nga suksesi.
  • Për të pranuar vlerat e tua, unicitetin e bukurin që të përket.
  • Për të mësuar teknikat, për të rritur vetëvlerësimin tonë.
  • Për të transformuar gabimet tona dhe eksperienca negative gjatë rritjes.
  • Të individualizosh e të përballosh mekanizmat e vetë-sabotimit e ndikimet e tua të pandërgjegjëshme.

Çfarë mësohet?

VETËVLERËSIMI: është filtri nëpërmjet të cilit precipitojmë ne vetë dhe bota, është rezultati i skemave tona mendore e të besimeve tona. Fuqia brenda teje të mëson sesi të rritësh vetëvlerësimin e si pasojë, mundësit tona të suksesit në çdo fushë të jetës.

SHËNDETI: është rezultati i stilit tonë të jetës, të kujdesjes që kemi për veten tonë. Trupi “tregon” historinë tonë emocionale. Kemi mësuar të kotrollojmë emocionet e ndrydhura? Tani kemi mundësinë të vendosim në veprim procesin e kundërt: duke liruar kujtimet emocionale të rrjedhin energjinë rigjeneruese e mund të kthehemi të fort e në formë.

MARRËDHËNIET : marrëdhëniet tona modelohen mbi marrëdhëniet më të rëndësishme të jetës tonë: që ne kemi me veten tonë. Marrëdhëniet tona janë pasqyra e vetëvlerësimit tonë. Nëse e konsiderojmë veten të denjë për dashuri, respekt e konsideratë tërheqim persona që konfirmojnë pritshmërit tona. Fuqia brenda nesh na mëson ligjet e tërheqjes energjitike për të rregulluar vibrimet mbi çastet tona më autentike e të bëjmë për vete dashurit që na bëjnë mirë për zemrën.

KARRIERA: Çfarë është suksesi? E si matet? Çdo njëri prej nesh e përkufizon sipas mënyrës së tij. “Të bësh karrierë” nuk është gjithmonë ekuivalente me rritjen e fitimeve të një kompanie. Për shumë është rruga e rritjes për ta bërë punën shprehi krijuese të vetes së tyre. Fuqia brenda nesh na lejon të shikojmë brenda vetes e për të zbuluar burimet që kemi në dispozicion për të përmirësuar pozicionin tonë profesional ose për të gjetur kurajon, shpikim një që i ngjason.

PROSPERITETI: “Kërkoni e do ju jepet”. Prosperiteti është një zakon që mund të zhvillohet. Prosperiteti ekonomik është rezultat i një serie veprimesh të realizuara me të njëjtën sjellje: me besim maksimal.

Nëse besojmë në Univers, ka bollëk për të gjithë, vendosim në veprim automatikisht strategjitë e pandërgjegjshme që prodhojnë prosperitetin. Fuqia brenda nesh na ndihmon të individualizojmë besimet tona të limituara e ti zëvendësojmë më të tjera positive dhe efikase.

 

  1. Lumturia dhe proceset mendore

 

Përse nuk jemi të lumtur? Përse nuk arrijmë të shijojmë jetën tonë? Ndoshta për faj të një zoti pak sadist që na dënon të vuajmë mbi këtë tokë? Apo sepse synojmë një objektiv shumë ambicioz për tu arritur e për tu mbajtur? Shpesh bindemi se është kështu, se bëhet fjalë për një lojë të pa luajtshme dhe që fati jonë është fatkeqësisht i vendosur: rrëshkasim në besimin fatal që lumturia është një monstër e ta arrish është një ëndërr e parealizueshme. Por kujdes!

Sipas shumë filozofëve të së kaluarës, të ndjekësh lumturin duhet të jetë qëllimi i parë në jetë. Ekzistenca dhe lumturia duhet të jenë madje sinonime…por atëherë çfarë është rrënjosur në mendjen tonë që na e bënë kaq të vështirë të provojmë në mënyrë të qëndrueshme këtë moto të shpirtit? Faktet tragjike ndërkombëtare duken si projektuesit e antipodeve të një jete të lumtur: frika dhe pasiguria shtohen duke lënë lumturinë jashtë jetës tonë. A nuk është kështu? Madje është pikërisht në momentet e vështirësisë, është e domosdoshme të zbulosh një hapësirë të brendshme më pak të ekspozuar nga ngjarjet e jetës. Sepse mjafton një sjellje mendore ndryshme për të shijuar gjerat e thjeshta e mbi të gjitha me arritjet tona. Varet gjithçka nga proçedurat mendore, duke përfshirë sesi e përdorim trurin tonë: kjo është thjeshtë një “instrument” që mund të përdoret mirë ose që mund të kthehet kundër jush! Mund të nis gjëra të mëdha por edhe mund të sjellë vetëm mbeturina. Po, mbeturinat e mendjes të cilat ne përfundojmë duke i sulmuar e duke u gjendur rrjedhimisht të palumtur. Ç’të bësh? Çështja është të adoptosh një sjellje mendore që, ndryshon sjelljen tonë, mund të krijojmë gjendje me qetësi të madhe dhe mirëqënie.

Përse jemi të lumtur? Shkaku do kërkohet brenda nesh. Jemi ne që krijojmë jetën tonë, shancet tona. E gjithçka lind sesi i përdorim “instrumentat” tona, në vend të parë trurin. Sepse në tru ndjenjat e synimet bëhen veprime. Përdorimi që bëjmë në tru në jetën e përditëshme, gjithashtu, mund të favorizojë ose pengojë rrugën mendore të lumturis. “ Të përdorësh mirë trurin” do të thotë ta lësh kreativitetiv tonë të ndërmarrë një udhëtim mendor fluid e produktivë, derisa të shndërrohet në veprime konkrete. Të përdorësh trurin në mënyrë të pavend do të thotë të pengosh rrugën mendore të iniciativave tona, duke i devijuar në udhëtime komplekse, i mbushur me pengesa dhe për këtë arsye plotësisht sterile. Kur truri është saturuar me mendime, problematika dhe ide që nuk arrijnë të kthehen në veprime, sepse frenohen nga ndjesit e fajit, dyshimit, rimendimet, nga gjykimet e nga objektivat false. Në vend ti japin jetës diçka të re, përfundojmë duke u dorëzuar, duke u ulur.

LIND NJË IDE

“Për tu ndjerë i realizuar mund të ndryshojë punën”. Truri e di gjithmonë sesi të sugjerojë, sesi të vlerësojmë kreativitetin tonë.

HYR NË LOJËN E MENDJES

“Por më parë, duhet të shikoj nëse ja vlen”. Nëse rruga nuk është fluide dhe idea nuk arrin të realizohet në aksion, mendimi e fut në kurthin e rrjetit të tij racional.

MENDIMI BLLOKON VEPRIMIN

  • DYSHIMI: “Kush më garanton se më vonë nuk do jetë akoma më keq?” Pashmangshmërisht, racionalizmat shkaktojnë “përfitimin e dyshimit”!
  • PAQARTËSIA: “Nëse dështoj do bëhem qesharak para të gjithëve”. Dyshimi na bën të pasigurt duke na bërë skllevër të gjykimeve të të tjerëve.
  • OBJEKTIVAT FALSE: “Do ndryshojë punën vetëm kur të kem gjetur një më të lartë se pozicioni im akual”. I burgosuri i një objektivi, ajo që duhet të ishte një mundësi e re e vetërealizimit vihet në pritje.
  • PAKËNAQËSIA: “Rimendohem, kush më detyron ta bëj këtë gjë”. Pavarësisht të gjithave siç thotë proverba: kush e lë rrugën e vjetër për të renë…në fund nuk është dhe aq keq…”.

Pritja e ka bërë iden pavlerë dhe pengon trurin të jetë operativ.

Ne jemi të palumtur sepse nuk duam të pranojmë se pjesa më e madhe e gjerave që bëjmë tashmë kanë kaluar, sikur të ishin të vdekura. E në vend ti lëmë të ikin, për të krijuar hapsirë për diçka të re, bëjmë gjithçka për ta mbajtur, duke shkaktuar një spirale të rrezikshme që ka si rezultat të vetëm të fuqizojë efektet e palumturisë.

 

  1. Të mendosh ndryshe: Këshilla për vetëvlerësimin e për jetën

 

Të mendosh në mënyrë fleksible.

Të kesh pretendime e të komandosh, të mendosh në termat e “ detyrë”ose “duhet” , kur bëhet fjalë për ju, për të tjerë ose për botën zëvendëson një problem themelorë: këto mendime limitojnë fleksibilitetin tuaj në adaptimin ndaj realitetit.

Aftësia humane për tu përshtatur ndaj asaj që ndodh është një shenjë dalluese e species tonë. Sigurisht qëniet humane janë të gabueshëm e bota vazhdon të jetë një vend jo perfekt. Të insistosh që “nuk duhet të jetë këshu” mund t’iu nevrikos, tju depressjonojë, t’iu bëj ankthioz e më pak të aftë të përqëndroheni mbi përballimin e situatave e të përshtateni me realitetin. Të pranosh realitetin e të sforcohesh, ta përmirësosh me mençuri kur është e mundur, mund t’iu ndihmojë të kurseni energji për veprime e mendime negative.

Të vlerësoni individualitetin tuaj.

Ndoshta hezitoni të shprehni hapur individualitetin tuaj sepse i trembeni reagimeve të të tjerëve. Personat që zhvillojnë aftësitë për të vlerësuar virtytet e tyre dhe e shprehin veten e tyre me respekt janë të realizuar e të kënaqur. Të pranoni se jeni unik e që keni të drejtë të jetoni jetën tuaj, ekzaktësisht ashtu si të tjerët kanë të drejt të jetojnë të tyren, është një recetë e mirë për lumturinë.

Në shumë kafshë sociale, qëniet humane bëjnë pjesë në një grup ose strukturë sociale, e tentojnë të jenë më të lumtur kur ndërveprojnë në mënyrë më domethënëse me të tjerët.

Të kuptosh se aprovimi nga të tjerët nuk është i nevojshëm.

Të marrësh aprovimin e personave të rëndësishëm për ne është një gjë e bukur. Të marrësh lavdërime nga shefi ose nga miqtë të bën të ndihesh mirë. Por nëse keni nevojë për persona të rëndësishëm për ju ose të çdonjërit që ju takoni, atëherë ka shumë mundësi që ju të kaloni shumë kohë të palumtur dhe të pasigurt për veten tuaj.

Shumë bëhen depresiv sepse besojnë se janë të zot sipas opinionit që të tjerët kanë për ata. Këta persona nuk mund të ndihen mirë me veten e tyre derisa të marin nga të tjerët feedback pozitiv.

Pranojeni veten tuaj, pavarësisht aprovimit të personave pranë jush. Nuk mund tu pëlqeni gjithmonë të gjithëve e nëse është kjo ajo që po kërkoni të bëni, ka shumë mundësi që të bëheni shumë pasiv.

Të realizosh që dashuria është e dëshirueshme, por jo esenciale.

Disa persona do pranojnë çfarëdollojë lidhjeje, edhe jo të kënaqshme ose të dhunshme, sesa të mos kenë asnjë. Kjo nevojë mund të derivojë nga besimi se nuk do jenë në gjendje të përballojnë vetminë ose të kalojnë jetën vetëm.

Marrëdhëniet emocionale mund të rrisin gëzimin për të jetuar, por nuk janë esenciale për të jetuar mirë. Besoni se jeni thellësisht të denjë për dashurin, pavarësisht nga fakti se di që dikush për momentin ju do, do ju ndihmojë të ndiheni më të sigurt kur keni një marrëdhënie.

Të tolerosh sikletin e përkohshëm.

Njerëzit e shëndetshëm, të fortë e të suksesshëm janë shpesh në gjendje të tolerojnë një siklet të përkohshëm gjatë realizimit të objektivave.

Mund të eksperimentoni një kënaqësi intensive në të tashmen e në të ardhmen, por shpesh një dozë vuajtje e sforcimi është e nevojshme sot për të marrë një lumturi më të madhe nesër.

Të suportosh një siklet të përkohshëm është një aspekt kyç në sjelljen e ndjesive të dhimbshme, të ankthit e të depresionit.

 

  1. Të ndryshosh mendimet dhe idet e limituara

 

Për ta bërë më operativ që të na çojë në një jetes më të mirë duhet të përballemi me disa pengesa: pengesa delikate, shpesh pak të manifestuara, që punojnë në dëm të propozimeve tona të mira, duke u bllokuar në rrugën që kemi vendosur të ndjekim. Për ti neutralizuar, është e rëndësishme të dish ti njohësh. Bëhet fjalë për idet e limituara, që nuk janë gjë tjetër veçse mendime, por që, si të gjitha mendimet, mund të ndryshohen.

Askush nuk mund të na imponojë të mendojmë në një mënyrë apo në një tjetër. Ndaj nëse një mendim nuk na pëlqen, e ndryshojmë. E nuk jemi të dënuar pse nuk e kemi bërë më parë: ndërgjegja e çdo njërit prej nesh ka një drejtim të sajën që mbahet e strukturohet sipas eksperiencave të jetuara.

Idet e limituara , në fakt, janë besime, të fituara ndoshta në fëmijëri, dhe i mbajmë me vete gjatë ekzistencës tonë: janë kafaze, skema mendore që të pengojnë të rritesh në vetëdije e të zgjedhim jetën tonë.

Janë, në praktik, ide që na frenojnë e nuk na lejojnë të përdorim plotësisht potencialin tonë të pafund të krijimtaris ekzistenciale.

Duhet, parasëgjithash, të kuptojmë se një sjëllje e caktuar lind, vetëm nga një ide e limituar. Duhet të kuptojmë faktin se kjo nuk na ndihmonë të jetojmë e ndaj duhet të vendosim të eliminojmë iden që e ka prodhuar.

Por le të shkojmë hap pas hapi: nga e marrin origjinën idet e limituara e kush është “autori”?

Një ditë, mamaja, mësuesi ose një person i afërt për ne, na ka thënë diçka të tillë si: “je një i paaftë”; “je i shëmtuar”; “ je një idiot” etj.

Ne e kemi besuar se ky besim është forcuar në vite, duke u rrënjosur gjithmonë e më shumë tek ne. E është ndërtuar një realitet në të cilin opinionet e të tjerëve, “je një i paaftë”, është bërë ideja jonë e limituar: “jam një i paaftë”, e cila nga ana e saj, ka përcaktuar një seri eksperiencash që na kanë parë, tamam si humbës, vetëm sepse siç e dimë, nëse mendojmë se jemi të paaftë, bëhemi me të vërtet.

Por nëse ndalemi të mendojmë një moment, do vëmë re se ky është një gjykim që daton që kur ishim fëmijë! Atëherë, ndoshta, përtonim të lidhnim vetë këpucët, por sot kemi të tjera përgjegjësi!

Ndoshta nuk ja vlen ti modifikojmë? Tani, në gjendjen tonë të re të ndërgjegjes, mund të fillojmë ta izolojmë e ta analizojmë, duke kërkuar të kuptojmë sesa të vërteta ka akoma brenda. Të kujtojmë që, tani, këtu, kemi fuqin për të ndryshuar këtë mendim: nuk ka rëndësi sesa i vjetër është.

Kemi parë sesi, duke e menduar kështu, ndoshta dikush tjetër që në atë moment ndoshta kishte të drejtë: por kishte të drejt vetëm në atë moment, që tani ka kaluar. Por ne, e kemi marrë atë vendim, e ditë pas dite, jemi bindur se ishte i joni e tani duhet të lirohemi.

Duhet, mbi të gjitha, të jemi të bindur që jemi ne që kryejmë veprimet, e jo veprimet na “bëjnë” ne. Kjo do të thotë që, kur bëjmë një gabim, kemi dy mundësi: të mendosh se jemi idiot (gjendje e vjetër e ndërgjegjes) ose kemi bërë një budallallëk, edhe pse jemi shumë inteligjentë (gjendja e re e ndërgjegjies).

Na takon neve të zgjedhim zgjidhjen që na bënë të ndihemi më mirë, më të disponueshëm e të ngrihemi me buzëqeshje në mëngjes!

Për të eliminuar idetë negative, duhet më parë ti njohim e më pas ti analizojmë.

Ndaj provojmë ta tresim idenë: “jam një i paaftë”.

Hapi i parë: ndoshta isha një farë kohe, kur isha i vogël; por tani jam i bindur se jam realisht ose kam një dyshim të vogël?

Nga cilat kritere e kam gjykuar veten? Janë kritere që më përkasin mua apo janë të ndonjë tjetri?

Fakte që ke realizuar detyra të rëdësishme, të jesh shefi i një kompanie, të kesh një familje të qetë e të lumtur është kundër apo në favorë të kësaj teze?

Nëse analizoj çdo gjë që kemi bërë në jetë deri tani, mund të them, me vetëdije, se jam i paaftë?

E akoma: besimi se jam i paaftë ma thjeshtëzon jetën apo duhet gjithmonë të luftojmë me një sens mospërshtatjeje, me frikë, me stres?

Së fundmi: do ndjehesha më mirë nëse do kishta një tjetër mendim për veten time?

Nëse ky supozim ju ka bërë të doni më tëpër të zhdukni idet e limituara, atëherë jemi në rrugë të mbarë.

 

  1. Të ndryshosh tani ose kurrë më

 

“Do jetë gjithmonë kështu”!

Kujtoni ta keni thënë, ose e keni mbështetur kur e kanë thënë të tjerët?

Madje, po ta mendosh mirë ky është një pohim pa logjikë, i parealizueshëm. Sepse asgjë nuk qëndron e ndalur as në një minut në tjetrën: çdo gjë ndryshon, vazhdimisht e gjithmonë. Një shprehje thotë: “asgjë nuk është e përjetëshme përveç ndryshimit”.

Për mirë, për keq? Sigurisht, do jetë e ndryshme.

Asgjë nuk është përfundimtare. Madje as “e vërteta”. Çfarë është e vërtëta, përveçse shuma e të dhënave të deritanishme të pranuara si të vërteta?

Madje as ne nuk jemi “definitivë”, pa e kuptuar, ndryshojmë çdo ditë.

Të thuash ose të mendosh “jam i bërë kështu” është një limit që ne kërkojmë e që na pengojnë mundësit e tjera.

…….sa gjera janë që çdo njëri prej nesh pohon brenda vetes se nuk dinë ta bëjnë ose nuk dinë të ndryshojnë? Ka gjasa të jenë shumë, e jemi ne mbi të gjitha që humbasim shumë.

Nëse jemi pasiv kundrejt mendimeve, këto me siguri do i ndryshojnë gjërat, po jo domosdoshmërisht siç duam ne.

Përse mos të fillojmë të ndryshojmë mendimet tona?

Jemi mjaftueshëm të mësuar të ndryshojmë veshje e kepucë, e ti hedhim kur nuk na pëlqejnë më.

Edhe mendimet mund të pushojnë së qëni, si të ishin rroba të përdorura: përse mos të bëjm herë pas here një pastrim të mirë?

Sa jetojmë në të tashmen? Vetëm shumë pak. Problemi është se e tashmja është e pa ndalëshme: ndërkohë që e sodisim, i përket tashmë të shkuarës. Gjithashtu tentojmë të mendojmë shumë për të shkuarën edhe pse mund të jetë e largët: dije, viti i shkuar e fëmijëria jonë janë të gjitha “pjesë e jona” që i kujtojmë duke i marrë si pika referimi, por duke i lënë edhe të na kushtëzojnë.

Nëse e konsiderojmë positive të kaluarën tone, e kujtojmë me keqardhje. Nëse nuk jemi të kënaqur e shikojmë veten ndoshta si viktimë dhe e “servirim” të kaluarën tonë për të justifikuar dështimet dhe dobësit në të tashmen.

Një nga pasojat e dëmshme të këtij zakoni është se mund të formojmë një imazh negativ për veten tonë; ose mund të grumbullojmë mëri që helmojnë mendimet dhe jetën tonë.

Jo më pak dëme mund të shkaktojë zakoni për të jetuar për të ardhmen. Kush nuk njeh persona që pohojnë se kanë bërë sakrifica gjatë gjithë jetës, për tu gjetur më vonë me një grusht mizash?

Që në shkollë na mësojnë se duhet të jetojmë në funksion të të ardhmes: studjojmë jo për qejf për të patur më shumë njohuri e për të kuptuar më shumë por sepse duhet të përgatitemi për provimet, ose, në hipotezat më të mira, sepse supozohet se do ju shërbejnë në jetë kur të rriteni.

Me këtë nuk tentojmë të sugjerojmë të jetoni plotësisht ditën, pa parashikuar dhe organizuar të ardhmen. Megjithatë, nëse është e vërtet që mund të ndryshohet, është gjithashtu e vërtet që mund të ndryshohet sot.

Sot është e vetmja e vërtet e sigurtë se mund të ndryshosh.

Sigurisht nuk mund ta ndryshosh të kaluarën, por e ardhmja mund të ndryshojë nëse ne fillojmë sot të ndryshojmë të tashmen tonë.

Zakonet mund të bëhen burgu jonë, kufizimi jonë më i madh.

Mendoni skemat mendore të përfituara. Diçka që ndoshta ishte e vërtet ose komode 10 ose 20 vjet më parë, por që sot më shumë është pengesë sesa e dobishme, por që nuk guxojmë ti vëmë në diskutim, siç thotë një proverb e vjetër: “ Kush lë rrugën e vjetër për të renë, e di atë që lë por jo atë që gjen”.

Sigurisht, nuk e di çfarë do gjejë…. E kështu nuk do e gjej me siguri.

….ajo që ka më shumë rëndësi është të fillosh të ndryshosh, duke u nisur nga zakone të vogla, e nga manitë e vogla.

Mund të na vijë keq të heqim dorë nga diçka që do shumë mund të mësohet, por a është logjike ti mbajmë tek këmbët tensionet që na pengojnë të ecim lirisht?

Mund të na frikësojë ajo që nuk e njohim, por a nuk është jeta plot me të panjohura?

Së fundmi, ajo që mësohet mund edhe të harrohet, apo jo?

 

  1. A mjafton pak për të qënë të lumtur?

 

Varet nga koka në kokë. Lumturia është subjektive. E në fund dikush mund të kuptojë që në realitet nuk kishtë nevojë për të gjitha ato që mendonte për të qenë i lumtur (ose në paqe me veten e tij/ saj).

Lumturia është në mendjen e çdo njërit prej nesh, ose më mirë në besimet që ne imponojmë: e imponojë veten të jem i lumtur vetëm nëse arrij objektivat e përcaktuara, vetëm nëse ndodhin në jetën time situatat e duhura. Nëse nuk ndodhin, do ndihem i palumtur e do jem i nevrikosur me veten e me botën. Nuk do jem shoqëri e mirë për asnjë e aq më pak për veten time.

Por gjendja jonë e jetës mund të jetë shkak i palumturisë, në të kundërt mund të jetë shumë e lumtur për dikë tjetër; për shembull marrim një djalë nga Bangladeshi i rritur në mjerim e papastërti, të gjej gjithçka, me një fjalë të ketë një shtëpi, një shtrat të rehatshëm, ushqim e pije çdo ditë, veshje të pastra, mundësi për të larë duart e të parfumosej kur të donte, televizorë, kompjuter, internet etj.

Do ishte një ëndërr për të, parajsa vetë.

Pjesa më e madhe prej nesh i ka të gjitha këto, e prapë shumë prej nesh nuk janë të lumtur.

E dini përse? Sepse mendja jonë mësohet me gjithçka, e të gjitha këto gjera bëhen standarde, banale, të mërzitshme, duke na bërë të harrojmë që nga shumë këndvështrime jemi me shumë fat.

Por fatkeqësisht nuk mjafton, e faji nuk është i asnjërit.

Duam të reja në jetën tonë, se përsëritja e të njëjtave gjëra mund të na përpijë: mërzitja nga jeta mund të çojë në depresion.

Duket e çuditëshme por është kështu: një person i mërzitur nga gjithçka, edhe pse ka gjithçka që i nevojitet, mund të bjer në depresion sepse nuk po gjen më sensin e jetës së tij. Sa yje hollivudi kanë rënë pre e drogës dhe e alkolit? Disa.

Pra duhet të jemi të lumtur e të kënaqemi me një jetë relativisht të pasur pa aspiruar asnjë gjë tjetër?

Ka njerëz që janë të lumtur me jetën e tyre kështu si është: nuk dëshiron asgjë tjetër, e rëndësishme është qetësia dhe mundësia për të kënaqur nevojat primare e të mund të paguaj faturat para ose menjëherë pas skadencës së tyre.

Në faktë, problemi jonë kryesorë është ai i mbijetesës.

Pa sigurin e mbijetesës nuk mund të mendojmë që të arrijmë diçka tjetër (edhe pse njoh dikë që do të blej makinë të re, kur nuk ka para për të paguar qeran).

Shumë njerëz nuk mund t’ia lejojnë vetes luksin e të menduarit për diçka tjetër, pikërisht sepse mezi arrin të ketë para deri në fund të muajit ( ose madje deri në fund të javës së dytë të muajit).

E lumturia e tyre është të arrijë të përmbush nevojat e mbijetesës; nëse në fund të muajit tepron ndonjë lekë, ja maksimumi i lumturis!

Në fakt për personat që nuk arrijnë kurrë të kursejnë, gjithmonë me ujë në fyt, e të gjendet me diçka në fund të muajit është një ndjesi që nuk e ka provuar më parë!

Është e vështirë tu thuash njerëzve që duhet të përballen çdo ditë me problemin e mbijetesës, të jesh i lumtur: “Nëse do të jesh i lumtur, ji”. Frazë e shkëlqyer për të siguruar një grusht në hund. Në të njëjtën kohë, nuk mund t’ia themi as një personi që është në gjendje të mirë ekonomike, por në kërkim të kuptimit të jetës.

Ku ta gjej lumturin? Në një partner besnik? Në një punë ideale? Në fitoren e një llotarie?

Në të gjitha këto, e në asnjërën prej tyre.

Pra në fund kthehemi në pikën që për të qenë të lumtur duhet të kënaqemi me ato që kemi? Një këshillë jo shumë entuziaste.

Nuk është pikërisht kështu.

Është pak më shumë i artikuluar fjalimi.

Lumturia gjendet në vetërealizimin tonë.

Çfarë është vetërealizimi?

Të ndjehemi të kënaqur.

E lehtën apo jo?

Të ndjehemi të kënaqur nga kush apo çfarë?

Kënaqësia personale është padyshim subjektive.

Kam dështuar në jetën time, kam humbur objekivat e mi, jam dorëzuar, kam fshirë ëndërrat e mija, si t’ia bëj të ndihem i kënaqur?

“ Jo e gjithë e keqja vjenë për të dëmtuar”.

Duhet të kuptojmë se me të vërtet ato objektiva ishin të nevojshëm për lumturin tonë, ishin tonat, ose të ndonjë tjetri, të shoqëris, “objektivat e modës”.

Lumturia në realitet mund të jetë më e lehtë sesa mendojmë: në fund të fundit për çfarë shërben që të jemi të lumtur?

Para së gjithash të përmbushësh nevojat e mbijetesës është një e drejtë thelbësore që duhet tu garantohet të gjithëve, edhe pse fatkeqësisht sistemi jonë politik-ekonomik nuk e lejonë akoma. Prej shekujsh ekzistojnë të pasur e të varfër. Dikush ka shumë, e dikush ka më pak, por ky është një tjetër diskutim.

Sipas, mishërimit të pasioneve dhe talenteve tona.

Duhet të bëhem një rok star? Një aktorë? Një president?

Jo.

Çdo njëri prej nesh, posedon talente, hobi, pasione që kur i aplikojmë, privatisht ose në publik, na japin kënaqësi, na bën të ndihemi mirë (duke shkaktuar çlirimin e endorfinës,e substancat e tjera te mirëqënies).

Këto duhet të gjejnë një aplikim të qëndrueshëm në kohën e lirë, kur “stakojmë spinën”.

Na duhen për të “karikuar baterit” e trurit.

Pa momentet e argëtimit, momentet ku ndjehemi të lumtur, të kënaqur, që bëjmë atë që dëshirojmë, nuk jemi në gjendje mendërisht të përballojmë një punë tjetër e detyrat e jetës së përditëshme pa u bërë super të stresuar, nervoz e lehtësisht gjaknxehtë.

Në këtë shoqëri të pamëshirshme të produktivitetit dhe efiçiencës, na takon neve të mbrojmë e të gjejmë momentet tona personale të lumtura, duke u shkëputur nga gjithçka e nga të gjithë, për të karikuar veten tonë, për të çliruar stresin e për të rikarikuar mendjen

 

  1. Koinçidencat dhe mrekullitë e vogla që na rrethojnë

 

Koinçidencat janë ngjarje, rastësi të vogla, mesazhe.

Nëse reflektojmë mbi ditët tona, do kuptojmë se të gjithë injorojmë vazhdimisht një seri gjërash që na ndodhin përreth.

Të gjesh një person pas disa vitesh, të hapësh një axhend të vjetër, të rigjesh numrat e telefonit, të mendosh për një person e ta rindjesh pas disa ditësh.

Janë koinçidenca? Raste të jetës? Ose është diçka më e madhe e lidhur me të gjitha këto situata të pazakonta?

Përse kur duam të blejm një makinë të re, të një modeli të caktuar, fillojm të shohim shumë makina në qarkullim, pikërisht në atë model?

Është ajo që do të na bëjë të shikojmë nëndërgjegjia jonë ose ka diçka më shumë?

Koinçidencat janë shumë afër ligjit të tërheqjes.

Pa hyrë në fushën shpirtërore, Universi, dhe e gjithë bota që na rrethon, janë të mbushur plot rastësi. Vëmendja, bindjet dhe energjia jonë mund të bëj që një dëshirë, ose edhe një mendim i thjeshtë, të konkretizohen realisht.

Për të arritur të kuptojmë mekanizmat e ligjit të tërheqjes, për të kanalizuar rezultate të mira, një rol themelorë është gjeneruar në bazë të gjendjes shpirtërore.

  • Gjendjet shpirtërore që duhen evituar: urrejtje, zemërim, mëri, ankth, zili për mirëqënien e të tjerëve. Të mendosh gjithmonë negativisht.
  • Gjendjet shpirtërore që duhen mbajtur: besim, dashuri, të jesh i lumtur brenda, madje edhe para se te kemi arritur një objektiv ( sikur ta kishim arritur tashmë). Të jesh optimist e ta shohësh botën pozitivisht.

Koinçidencat janë mekanizma që vijnë në mjedisin që na rrethon, mund të jenë prova për tu kaluar, mund të jenë situata që do na bëjnë të takojmë shpirtin binjak, mund të jenë raste që na bëjnë të evitojmë aksidente.

Meditimi (për të arritur një farë paqeje të brendshme) dhe mendimi pozitiv ( sjellja që duhet mbajtur në jetë) janë çelësat themelorë për kuptimin dhe koinçidencat, e për të vënë në praktik ligjet e tërheqjes.

 

  1. Gjashtë këshilla për të zhvilluar mendimin pozitiv në jetën tënde

 

Flitet shpesh, ka që këmbëngulin se është një budallallëk i madh e nuk funksionon, e persona të tjerë që pohojnë se mendimi pozitiv të ndryshon jetën.

Pavarësishtë nëse ti i beson ose jo, të mendosh pozitivsht në jetë të ndihmon shumë ta përballosh atë në mënyrë sa më të mirë e më efikase, e si rezultat të jetojmë më mirë.

Sa më pozitiv të jesh e aq më i vlerësuar je nga personat e tjerë. E ke pyetur ndonjëherë veten, si ka mundësi që personat pozitiv janë të rrethuar nga shumë njerëz e arrijnë të përfshihen me simpati dhe thjeshtësi?

Sepse me mendimet positive në kokë gjithçka rezulton më e lehtë dhe veprimet janë më bindëse dhe efikase.

Kur jeta shkon keq e i kërkon këshilla miqëve të tu, pjesa më e madhe e tyre të thonë: “do kalojë, mendo pozitivisht, pas stuhis kthehet qetësia, mbyllet një portë e hapet një tjetër” etj…

Fjalë të bukura, me siguri të vërteta, por ka diçka që mungon, se SI mund të mendoj pozitivisht etj?

Ja 6 sugjerime për ta bërë të mundur se SI të zhvillosh mendimin pozitiv në jetën tënde çdo ditë, duke u nisur në 10 minutat e ardhshme, thjesht duke aplikuar menjëherë atë që do lexosh tani.

  1. Ji i vetëdijshëm se gjithçka është përshtatur në mënyrë perfekte ne jetën tënde, edhe pse në sipërfaqe mund të duket e kundërta.

Ky është një hap shumë i vështirë.

Sapo të ndodh diçka e keqe, mendimet e para janë “çfarë dreqin do nga unë bota”, “përse gjithçka mua”, “çfarë kam bërë të keqe për ta merituar këtë” etj…

Si ta kuptosh se gjithçka është përshtatur në mënyrë perfekte dhe është gjithmonë për një motiv?

Të kuptoj shumë mirë, madje dhe unë për momentin arsyetoj kështu, vetëdijësimi në fakt vjenë më vonë, nuk shërben ta marrësh menjëherë, pas disa ditësh, javësh, muajsh do shohësh brenda e do vësh re të gjithë pozitiven që ka sjellur ajo ngjarje në jetën tënde.

Për shembull. Ke tentuar me një vajzë që ishte vajza e jetës tënde e ajo të ka refuzuar…..fillimisht mërzitesh shumë, pas dy muajsh takon një vajzë tjetër akoma më të mirë e fejohesh.

Nëse e para nuk do të kishte refuzuar ndoshta do të kishte shpëtuar vajza e vërtet e ëndërrave të tua, ajo që ishte e duhura për ty.

2.Zgjidh të jetosh Këtu dhe Tani

E këtu mëkatojnë shumë….madje, do thoja shumë fare.

Nuk ka kuptim të organizosh një ngjarjë e të mendosh se si shkoi keq 10 vjet më parë…ose çfarë mund të ndodh nëse shkon keq pas 10 vjetësh.

Të bësh këto parashikime ka kuptim për të evituar të shkosh drejt verbimit, por pasi ti keni bërë hiqini nga mendja, mendo atë që po bënë në këtë momentë.

Ekziston një diferencë e zakonshme ndërmjet vetëmotivimit duke menduar për objektivin e ardhshëm, kundrejt të menduarit gjithmonë për atë objektiv ( në të ardhmen). E ndërkohë lind ankthi….

Si kongluzion, mendo se çfarë ka ndodhur kohë më parë, se çfarë mund të ndodh në të ardhmen por pasi e keni bërë, ji i vetëdijshëm për faktin se në bazë se si sillesh SOT mund të ndryshosh jetën.

  1. Deklaro se ke kurajo

Ky është një deklarim i thjesht që i bën vetes tënde për të përballuar jetën më mirë… e gjithçka që të paraqitet.

Sa herë që je i rënë moralisht ose bota të duket sikur të ka rënë sipër, bëj kështu:

Vendos në raport aksidentin që ka ndodhur me “vdekjen”.

Çdo llojë gjëje që ka ndodhur është një vogëlsi kundrejt vdekjes, si po arsyeton në këtë botë?

Fillo të shikosh gjithçka me një sy ndryshe. Që tani e tutje vepro e reago me këtë sy në të gjitha ngjarjet….

Në këtë jetë ke shumë për të fituar e pak për të humbur, vendose mirë në kokë!

4.Kupto që të shqetësohesh e të kesh frikë është një humbje e madhe kohe.

Për çfarë shërben, objektivisht e kam fjalën të jetosh në frikë e në shqetësim që nga momenti në momentin tjetrin do ndodh diçka e keqe?

Po nëse do jetoje me idenë se pas pak do ndodh diçka e mrekullueshme?

Ndryshojnë pak gjerat apo jo…

Të shqetësohesh do të thotë “ të shqetësohesh për situatën para kohe”, nuk ka kuptim, jeto të tashmen tani !

Kur të arrij momenti, mendoje!

Të shqetësohesh harxhon një sasi të madhe energjie që mund ta përdorësh për të fuqizuar fusha të tjera të jetës tënde, mendoje mirë.

  1. Mëso të jesh i kënaqur me atë që ke e me atë që je

Nuk do të thotë të jesh mirë është të evitosh të rritesh e të përmirësohesh duke qëndruar pa lëvizur (madje dhe kjo gjë është e pamundur).

Do të thotë të stabilizosh objektivat e ardhshëm vetëmotivuese për tu “ ndjerë në udhëtim”, të vëzhgosh të kaluarën për të kuptuar gabimet e bëra e të mësosh nga ato dhe, si rrjedhojë e gjithë kësaj, TË NDJEHESH MIRË TANI, ME TË GJITHA ATO QË KE, pikë.

Përgjigju, si ndihesh tani?

Përgjigja duhet të jetë plotë me gëzim, nëse nuk është kështu, duhet të ndryshosh perceptimin e vetes tëde e të asaj që ke tani.

  1. Stabilizo objektivin që do ndjekësh.

Për çfarë shërben të fiksosh një objektiv?

Të ndihesh në udhëtim, në fazë realizimi, e di se ku po shkon, nuk humbet në harresë, mund të të sigurojë se është shumë e shëmtuar të mos dish se ku po shkon, të rrotullohesh përreth ndërkohë që të gjithë ndryshojnë e ti “ qëndron pa lëvizur” .

Ndaj stabilizo objektivin me terma positive, saktësi e ndiçe me faza të vogla që tani.

 

  1. Të mendosh pozitivisht, ja se si arrihet…!

 

Mendja jonë është vazhdimisht në punë e ushqehet me mendime. Nëse këto mendime janë pozitive, vizioni jonë për botën do të jetë më optimist e më i sigurtë. Nëse tentojmë të akumulojmë emocione negative, rrezikojmë të rrisim përkeqësimin tonë.

“Jam shumë e shëndoshë”, “Shpenzojë më shumë sesa duhet”, “Në punë nuk do bëj kurrë karrierë”, “Jam i ngathët”: mendimet tona shkaktojnë vuajtje, shpesh jo në momentin kur i elaborojmë, por edhe në nëndërgjegjien tonë, pa qenë plotësisht të vetëdijshëm.

Nga të gjitha këto mendime, në fakt mbetet në psikikën tonë një gjurëm e të qënurit keq. Gjithashtu shumë shpesh ne jemi të prirur për të asimiluar këto koncepte, pasi ti kemi përsëritur shumë herë në kokën tonë: nëse bindemi se jemi të ngathët, do jetë me siguri më e lehtë të nervozohemi gjatë lëvizjeve e ndaj, për shkak të tensionit, të gabojmë. Sugjerimi na fut në këtë botë në një spirale problemesh.

Si të arrijmë të akordohemi me mendimin pozitivë?

Para së gjithash mendimet negative janë spontane, sepse lindin nga nëndërgjegjia jonë: ndaj të përpiqemi të mos fajësojmë veten kur ndodhin. Akoma kërkojmë të kthehemi më shpejt e të shohim me më shumë ngjyra.

Sapo mendja jote është përshkuar nga një mendim negativ, zëvendësoje menjëherë me diçka me shënjë të kundërt. Mos u sforco shumë në këtë pikë, nuk ekzistojnë rregulla fikse. E rëndësishme është të shfaqësh në mendjen tënde diçka që të shkakton ndjesi të këndshme: një fytyrë të buzëqeshur, një kujtim argëtues, një moment të dobishëm në të kaluarën tënde, një shpres për të ardhmen.

Një ndihmë e rëndësishme na vjenë nga personat që na rrëthojnë: nëse frekuentojmë persona që kanë një qasje më entuziaste kundrejt jetës, do jetë më e lehtë të asimilosh mendime pozitive e të shikosh anën e mirë të çdo gjëje.

Të përpiqemi pastaj të rrisim vetëdijësimin tonë në çdo moment të ditës: sa më shumë përdorim “pilotin automatik”, aq më shumë nëndërgjegjia jonë do ketë shance të na bëjë shaka të hidhura duke krijuar një siklet shumë të vështirë për tu identifikuar.

 

  1. Si na ndihmon mendimi pozitiv të luftojmë ankthin

 

Ankthi përfaqëson një zile alarmi që aktivizohet në trupin tonë në rast rreziku.

Problemi shfaqet kur shohim rreziqe të jashtme të çdo llojë gjëje. Gjëja e parë që gjendet në rast ankthi janë ndjesit fizike: vështirësi në frymëmarrje, boshllëk në stomak, dhimbje në gjoks….por para se të arrijë sinjali i alarmit në tru, brenda nesh lind një mendim automatik, pothuajse i pavetëdijshëm.

Bëjmë një shembull: ulem përpara kompjuterit sepse kam shumë punë pezull e pak para se të hapet programi filloj të ndihem keq (frymëmarrja bëhet e shkurtër, stomaku më shtrëngon). Çfarë ndodh? Çfarë e ka shkaktuar këtë reagimë? Pa e kuptuar, më është fiksuar një mendim në kokë: “o zot sa punë më ka ngelur për të bërë, sot nuk do ta mbarojë me siguri”. Kjo ide se nuk do ia dalësh të bësh gjërat e nuk do ia dalësh të mbyllësh punët e lëna pezull ka bërë të shfaqet ankthi. E çfarë të bëjmë vetëm me ankthin? Të përpiqemi ta bëjmë të heshtë. Ndezim radion, ngrihemi të ham diçka, tymosim një cigare.

Për disa ditë mund të bësh këto ushtrime: çdo herë që ndihesh ankthiozë, përpiqu të identifikosh mendimet që të kanë sulmuar: nuk mund t’ia dal, nuk mundem…tani fokusohu në një mendim alternativë që të transmeton mesazh të kundërt: pak e nga pak, tani për tani përqëndrohem mbi këtë gjë e pastaj procedojë me tjetrën, e kam bërë herë të tjera e ndaj do e bëj edhe sot.

Normalisht ne jemi dedikuar mesazheve negative e katastrofike që na paralizojnë e na demoralizojnë. Gjëja e rëndësishme është të identifikojmë mendimet ankthioze e të ofrojë një alternativë më positive e të qetë para se të zgjohet përgjigja ankthioze, në mënyrë të tillë që të rikuperojmë kontrollin mbi situatën. Kurajë, funksionon!

 

  1. Përse mendimet negative të sëmurin!

 

Gjendja jonë shpirtërore influencon çlirimin e hormoneve dhe rrjedhimisht gjendjen tonë shëndetësore: për të jetuar të lumtur, më gjatë e të shëndetshëm na duhen hormonet e lumturisë, duke përfshirë beta-endorfinën dhe encefalinën…

Kohët e fundit koncepti i “mendimit pozitiv” është përhapur kudo. Në përgjithësi ky koncept kuptohet kështu: << Nëse çdo gjë që mendoj se është një e mirë për mua, nuk akumuloj stress>>. << Nëse do reagoj ndaj gjithçkaje në mënyrë të konstruktuar, do arrijë rezultate të mira>>.

Ky koncept është pohuar edhe në ambientin mjekësor. Ndërmjet mendjes dhe trupit është një dialog i qëndrueshëm, ndaj gjërat që mendojmë nuk janë thjesht koncepte abstrakte. Në fakt e kam kuptuar se mendimet tona në mënyrë të pashmangshme materializohen e veprojnë në nivelin fizik. Kur provojmë një reagim refuzimi drejt diçkaje, në organizmin tonë prodhohen substanca që përveç të tjerave përshpejtojnë procesin e plakjes dhe formimin e qelizave kanceroze. Në të kundërt kur pranojmë me mirënjohje gjërat, organizmi jonë prodhon substanca që na mbajnë të rinjë e të shëndetshëm.

Ndërkohë, edhe mjekësia ka treguar ekzistencën e këtij mekanizmi në brendësi të trupit tonë. Si rrjedhojë, personat e mësuar të shohin gjithçka pozitivsht disponojnë një rezistencë të dukshme ndaj sëmundjeve. Në të kundërt, kush mendon gjithmonë në mënyrë negative, tenton fatëkeqësisht të sëmuret. Madje edhe me kushte të barabarta në mënyrën e jetesës, disa do të jenë të shëndetshëm si peshq e të tjerët të sëmurë. Ky pohim mund të mos ketë vlerë të pakufizuar, por sjellja mendore është shumë e rëndësishme për shëndetin tonë.

Por cilat janë substancat që formohen në organizmin tonë sipas sjelljes tonë të brendshme? Janë ato të cilat në përgjithësi quhen hormone. Hormonet parësore të lidhur me mënyrën sesi i shohim gjerat janë adrenalina, noradrenalina, beta-endorfina dhe encefalina.

Kur nevrikosemi ose jemi të stresuar, në tru sekretohet noradrenalina, ndërsa kur ndjejmë frikë çlirojmë adrenalinën. Hormonet veprojnë nëpërmjet mesazherëve kimik në planin qelizor, vlen të përmendet se transmetojnë urdhrat e trurit drejt qelizave individuale. Për shembull, kur transmetohet mesazhi “zemërim”, trupi do reagoj me tension dhe aktivitet. Bëhet fjalë për substanca që nga njëra anë janë të nevojshme për mbijetesë e nga ana tjetër janë shumë toksike.

Nëse nevrikosemi vazhdimisht e jemi shumë të stresuar, mund të ndodh që të toksikohemi për shkak të toksikimit nga noradrenalina, mund të plakesh e si pasojë të vdesësh shpejt. Nëse buzëqeshë gjithmonë dhe e sheh çdo gjë në mënyrë pozitive, prodhohen hormone të favorshme që e bëjnë trupin të shëndetshëm. Këta hormone na mbajnë të rinjë, luftojnë qelizat kanceroze e na ngren lart moralin. Nëse doni të jetoni të shëndetshëm e të lumtur e të keni një jetë të gjatë, pa u sulmuar nga kanceri ose nga sëmundjet, duhet të bëni të mundur çlirimin e këtyre hormoneve.

Kam zgjedhur ti quajë “morfinat e trurit” ato hormone që na bëjnë të lumtur e të kënaqur sepse kanë një strukturë kimike analoge me atë të morfinave me efekt anastezik.

Ndërkohë që përdorimi i morfinave anestezike sjell rreziqe varësie dhe efekte anësore, me hormonet e lumturisë mund të qëndrojmë të qetë se nuk mund të ndodhin të njëjtat rreziqe.

Gjithsej njihen rreth 20 hormone të lumturisë që, duke vepruar në mënyrë të ndryshme, kanë një efekt farmakologjik të ngjashëm. Ndërmjet hormoneve të shumta të lumturis beta-endorfina është më efikase, me një veprim 5 ose 6 herë më të madh se anestetikët.

Cila është domethënia e faktit që në trurin tonë sintetizohet një substancë e lumturis kaq efikase?

Jam i sigurt se në këtë mënyrë natyra do të na nxis që të jetojmë të lumtur. Nga ana tjetër, qëniet humane krijojnë edhe mendime negative që më vonë i vendosin në veprim. Disa thonë: “Dua të tërheq dikë e të përfitojë prej tij”. Ndoshta e bëjnë që të fitojnë më shumë ose për të fituar famë e të ngrihen në detyrë.

Pasi të kenë arritur qëllimet e tyre, këta persona janë padyshim të lumtur e duke qënë në këto kushte prodhojnë edhe hormone të lumturis. Për arsye të pakuptueshme, akoma, duket se kjo lumturi nuk zgjat kurrë shumë gjatë, madje shuhet shumë shpejt. Fakti se këta persona nuk veprojnë për të mirën e planetit ose të njerëzve të tjerë mund të nxis zilin e të tjerëve e t’iu shkaktoj atyre dëme. Por mund të ndodh që vetë truri i tyre mund ti çojë drejt rrënimit. Kjo mund të varet nga fakti që qielli favorizon individët të cilët, stili i tyre i jetesës korrespodon me idealet e tij e ndëshkon ata që nuk janë në sinkron me këto vlera. Për mua shpjegimi është se bëhet fjalë për një mekanizëm të instaluar në genet tona dhe, duke qënë se në tru është memorizuar gjithçka, përfshir edhe memorien e të parëve tanë, kjo gjë nuk është dhe aq e habitshme.

 

  1. 12 rregulla për të jetuar më mire

 

  1. Konsideroi fat ato që ke.

Kur të vësh re sesa vlen, do rifillosh të buzëqeshësh, do shohësh diellin të shkëlqej, më në fund do jesh në gjendje të shkosh kundër jetës ashtu siç zoti e kishte parashikuar për ty…..me falenderim, forcë, kurajo e besim. Një nga sekretet më të rëndësishme e të pakundërshtueshme të jetës që duhet të mësosh është se në dhimbje, nuk mund as të fillosh të modifikosh një ekzistencë të dështuar e të pashpresë, një punë monotone e përbuzëse ose një gjëndje e rëndë financiare që duket sikur të dënon në humbjen personale derisa nuk di të vlerësosh të mirat që tashmë posedon.

  1. Çdo ditë bëj më shumë sesa ke paguar për të bërë.

Njëherë mësova sekretin të bësh më shumë sesa të kërkohet, suksesi do jetë pothuajse i arritshëm. Bëj të mundur të jesh aq i rëndësishëm në punën tënde sa të bëhesh i pavarur. Ushtrohuni të ecni disa kilometra më shumë e shijo shpërblimin që do marësh. E meriton!

  1. Kur bën një gabim ose jeta të zhgënjen, mos shiko shumë gjatë pas.

Gabimet janë mënyra nëpërmjet të cilave jeta do të të mësojë diçka. Aftësia jote për të reaguar ndaj gabimeve të mëdha është e pandashme nga aftësia jote për të arritur objektivat që ke vendosur. Askush nuk fiton gjithmonë dhe humbjet, kur vijnë, bëjnë pjesë në procesin tënd të rritjes. Hidhi pas shpine gabimet që ke bërë.

  1. Ndërtoje këtë ditë mbi themelet e mendimt pozitiv.

Mos i vë në dukje të metat që ke frikë mund të pengojnë progresin tënd. Kujto, sa herë që të jetë e nevojshme, që ke forcë për të realizuar çdo ëndërr që krijojnë mendimet e tua. Mund të “fluturosh” kur të vendosësh se je në gjendje ta bësh. Mos mendo më për humbjen. Lëre që vizioni që ke në zemër të hyjë në projektet e tua të jetës. Buzëqesh!

  1. Çdo ditë është një dhuratë e vaçantë.

Edhe pse jeta mund të mos jetë gjithmonë e drejtë, nuk duhet të lejosh që dhimbjet, barrierat e pengesat e momentit të shkatërrojnë sjelljen e projektet e tua për veten dhe të ardhmen tënde. Nuk do të mund të fitosh kurrë nëse ti ndjen mëshirë për veten tënde: tingulli i pakëndshëm i ankimit do përzë me siguri të gjitha mundësit e suksesit. Mos e bëj kurrë më. Ka një mënyrë më të mirë.

  1. Mos i mbush më ditët dhe netët me gjëra kaq të kota e pak të rëndësishme sa të mos kesh kohë të përballosh një sfidë të vërtet.

Kjo vlen si për kohën e lirë ashtu edhe për punën. Një ditë në të cilën nuk ke bërë gjë tjetër veçse ke mbijetuar nuk meriton të festohet. Nuk je këtu për të humbur kohë të çmuara, meqënëse, duke ndryshuar rutinën tënde, do kishe mundësinë të arrije rezultate më të mira. Mjaft u more me budallallëqe, mjaft u fshehe nga suksesi. Gjej kohë për tu rritur. Tani. Jo nesër, tani!

  1. Jetoje këtë ditë si të jetë e fundit.

Kujto që “nesër” ekziston vetëm në kalendarin e të pamendëve. Harro humbjet e të djeshmes dhe injoro problemet e të nesërmes.

Ja. Dita e gjykimit. Gjithçka që ti ke. Bëje ditën më të mirë të vitit. Fjalët më të trishta që ti mund të thuash janë: “Sikur të mund të kthehesha pas….”

Kape jetën me duar, tani! Kjo është dita jote! Pjesa më e madhe e dështuesve sillen sikur kanë akoma 1000 vite për të jetuar para tyre. Disa flen 2 ose 3 orë më shumë në natë sesa është e nevojshme.

  1. Trajtoje këdo që takon, mik ose armik, të dashur ose të huaj, sikur do vdes në mesnatë.

Kushtoji çdo personi, edhe nëse bëhet fjalë për një raport sipërfaqësorë, të gjithë vëmendjen, mirësjelljen, mirëkuptimin e dashurin që mund të japësh, e bëje pa pritur ndonjë shpërblim të mundshëm. Jeta jote nuk do jetë më e njëjtë.

  1. Mos neglizho kurrë gjerat e vogla.

Mos e kurse kurrë atë përpjekje shtesë, ato pak minuta më shumë, atë fjalë të ëmbël lavdërimi ose falenderimi, ajo vërteton atë që ju mund të bëni më mirë. Nuk ka rëndësi se çfarë mendojnë të tjerët, ajo që ka rëndësi është ajo që mendon për veten tënde. Je special, sillu si një i tillë. Mos i neglizho kurrë gjërat e vogla!

  1. Prit çdo mëngjes më një buzëqeshje.

Shikoje ditën e re si një dhuratë tjetër të veçantë, një tjetër mundësi të artë për të mbaruar atë që nuk munde ta mbarosh dje. Përpiqu të jesh një person efiçent, që nuk humb kohë. E sotmja nuk do përsëritet më. Mos e ço dëm me një nisje false ose, më keq akoma, pa u nisur fare. Nuk ke lindur për të dështuar.

  1. Stabilizo synimet për këtë ditë të vetme:

Projekte jo të gjata e të vështira për tu realizuar, por që të çojnë hap pas hapi, drejt suksesit final. Shkruaji nëse do, por bëj që lista të mos jetë shumë e gjatë, për të mos lënë për nesër gjërat që sot nuk arrite ti mbaroje. Kujto që në 24 orë nuk mund të ndërtosh një piramid. Ji i durueshëm, mos lejo që dita jote të jetë aq plotë sa të lësh pas dore qëllimet më të rëndësishme: bëj më të mirën që mundesh, shijoje këtë ditë e shko të flesh i kënaqur për atë që ke arritur.

  1. Gjej farën e mirë në çdo vështirësi.

Posedoje këtë parim e do kesh me vete një mburojë të vlefshme që do të të mbrojë kur të kalosh luginat më të errëta. Mund të shihen yjet në fund të një pusi edhe kur nuk mund ti adhurosh nga maja e një mali. Kështu, në vështirësi, do mësosh gjera që, pa probleme, nuk do i kishe zbuluar kurrë. Ka gjithmonë një farë të mirë. Gjeje e bëje të rritet.

 

  1. Për të jetuar më mirë e për tu rritur: shijojini gëzimet!

 

Gëzimi është një emocion, si frika, zemërimi dhe trishtimi. Emocionet janë vitale për qëniet humane. Në fakt, nëse kërkojmë ti alternojmë, vendosim në rrezik shëndetin tonë psikofizik. Në këtë artikull do shikojmë cila është më e rëndësishme, e si të nxjerrim përfitime të mëdha.

Përse shërben gëzimi? Gëzimi na jep energji. Kur merrni një lajm të mirë, për shembull, keni dëshirë ta ndani me të tjerë. Pra gëzimi është një karburant i fuqishëm për jetën tonë.

Gjithashtu, gëzimi na ndihmon në marrëdhëniet shoqërore. Një karakter alegro tërheq simpatin e të tjerëve. Falë gëzimit kemi kurajo të ndërmarrim me mijëra iniciativa. Shpesh, në vendet e pasura, nuk dinë ta shijojnë më. Gëzimi nuk është domosdoshmërisht i lidhur me gjërat e mëdha, si për shembull fakti që mund ti ofrosh vetes një javë pushime ne Moldavi.

Ju këshillojmë të shijoni çdo çast kënaqësie dhe gëzimi që ofrohet nga jeta. Disa shembuj?

  • Shijoji sukseset pa u përqëndruar vetëm mbi ato që nuk keni arritur ti bëni….
  • Shijoni lindjen dhe perëndimin, një lule, buzëqeshjen e një fëmije, borën që bie…
  • Shijoni ato që mund ti ofroni vetes: kafen gjatë leximit të gazetës, një shëtitje me miqt, një libër….
  • Bëni projekte që mund t’iu kënaqin.
  • Ztërvituni të shijoni plotësisht të gjitha këto gëzime. Jeta juaj do jetë më e realizuar, e do përmirësoni dukshëm mirëqënien tuaj.

Ju uroj një udhëtim të mbarë në botën e gëzimit.

 

  1. Fuqia e Përqëndrimit

 

Kur isha fëmijë, unë pashë se si një xham zmadhues mund të djegë një copë letër, kur rrezet e diellit ishin të fokusuara mbi të. Zjarri mund të ndizej vetem kur rrezet e diellit ishin të përqëndruara në një pikë të vogël. Kur xhami zmadhues ishte shumë larg letrës ose shumë afër letrës, rrezet nuk ishin të fokusuara mjaftueshëm dhe asgjë nuk ndodhte. Kjo eksperiencë përshkruan gjallërisht fuqinë e përqëndrimit.

Kjo fuqi mund të përshkruhet si një vëmendje e fokusuar. Ajo ështe aftësia për ta drejtuar vëmendjen tek një mendim apo subjekt i vetëm, duke përjashtuar çdo gjë tjetër.

Kur mendja jonë është e fokusuar,energjitë tona nuk janë të shpërndara në aktivitete ose mendime të kota. Kjo është arsyeja pse zhvillimi i përqëndrimit është esencial për dikë i cili aspiron të kontrollojë jetën e tij. Kjo aftësi është esenciale për çdo lloj suksesi. Pa atë, përpjekjet tona shpërndahen, por me të, ne mund të përmbushim gjëra të mëdha.

Përqëndrimi ka shumë përdorime dhe përfitime. Ai ndihmon në të mësuarit dhë të kuptuarit shpejt, përmirëson memorien dhe ndihmon në fokusimin tek ndonjë detyrë, aktivitet ose qëllim dhe ti arrish ato më lehtë dhe në mënyrë më të efektshme. Gjithashtu kërkohet për zhvillimin e fuqive fizike dhe është një mjet i fuqishëm për përdorimin efikas të përfytyrimit kreativ.

Kur kjo aftësi zhvillohet, mendja na bindet ne më lehtë dhe nuk përfshihet në mendime negative të kota ose shqetësime. Në fitojmë kontrollin e mendjes dhe përjetojmë paqen e vërtetë të mendjes.

Kjo aftësi gjithashtu luan një rol të rëndësishëm tek meditimi. Pa atë, mendja thjeshtë kalon pa pushim nga një mendim në një tjetër, duke mos na lejuar ne të meditojmë në mënyrën e duhur.

A e kuptoni tani, pse është shumë e rëndësishme dhe me vlerë të zhvillosh dhe përmirësosh aftësinë për tu përqëndruar?

Për ta zhvilluar këtë fuqi ti duhet ta trajnosh dhe ta ushtrosh atë. Harroji të gjitha justifikimet e të mospasurit kohë ose të qënit shumë i zënë. Mos thuaj që rrethanat nuk janë të përshtatshme ose që nuk mund të gjesh një vend të qetë për të ushtruar. Me pak planifikime, dëshirë dhe motivim ti mund të gjesh gjithmonë kohën për të bërë ushtrime, pavarësisht sesa i zënë je.

Mendja e shqetësuar

Mendimet kërkojnë vëmendjen tonë vazhdimisht dhe shpenzojnë kohën dhe energjinë tonë në çeshtje të parëndësishme dhë të padobishme. Ato aktualisht drejtojnë jetën tonë. Ne jemi mësuar aq shumë më këtë skllavëri dhe bëhemi të pavetëdijshëm për këtë zakon, duke përjashtuar rastet e veçanta.

Kur marrim frymë nuk është e nevojshme ti kushtojmë vëmendje inspirimit apo ekspirimit. Ne bëhemi të vetëdijshëm për procesin e frymëmarrjes, vetëm kur kemi vështirësi në frymëmarrje, të tilla si hundë të bllokuara, nga një e ftohur ose kur jemi në një dhomë të pa ajrosur.

Është njësoj si mendimi. Ne bëhemi koshient për sulmin konstant të mendimeve tona dhe për paaftësinë tonë për ti qetësuar ato, vetëm kur kemi nevojë të përqëndrohemi, të zgjidhim një problem ose të studiojmë. Ne jemi mprehtësisht të vetëdijshëm për to kur kemi shqetësime ose frikëra.

Shiko situatën e njohur që vijon. Ti duhet të studiosh diçka për punën tënde ose për provimin tënd. Ulet rehatshëm në divan me librin në dorë dhe fillon të lexosh. Pas pak ti ndjehesh i uritur dhe shkon në kuzhinë për të ngrënë diçka.

Ti kthehesh për të lexuar dhe pastaj dëgjon njerëzit e tu duke biseduar jashtë. Ti i dëgjon ata për disa momente dhe pastaj e kthen vëmendjen tënde përsëri tek libri.

Pas pak kohësh ti ndjehesh i lodhur dhe ndez radion për të dëgjuar pak muzikë. Vazhdon të lexosh përsëri për pak kohë, pastaj kujton diçka që ndodhi dje dhe ti fillon të mendosh për të.

Kur shikon orën ti çuditesh kur kupton se ka kaluar një orë e plotë dhe ti ke lexuar shumë pak.

Kjo është ajo që ndodh kur dikush humbet përqëndrimin. Imagjino çfarë do të kishe arritur në qoftë se do të kontrolloje vëmendjen tënde dhe do të fokusoje mendjen!

Përqëndrimi mund të jetë argëtim, nëse drejtohet në mënyrën e duhur. Ai duhet të praktikohet me gëzim, sjellje pozitive, optimizëm dhe duke kuptuar mundësitë e mëdha të tij.

Përfitimet e zhvillimit të përqëndrimit

Disaherë, mund të gjesh fuqi të madhe përqëndrimi tek vetja jote. Kur ti me të vërtetë dëshiron të shkëlqesh në studimet e tua, të kalosh një provim të rëndësishëm ose të zgjedhësh një problem, kjo fuqi bëhët e vlefshme tek ti. Në raste të tilla, ajo shfaqet, për shkak të disa nevojave ose dëshirave, por duke u zhvilluar në mënyrë sistemike, e sjell atë nën kontrollin tënd dhe të jep ty aftësinë që ta përdorësh intensivisht, kurdo që ti e kërkon atë. Për ta bërë këtë ti duhet të praktikosh ushtrime të veçanta çdo ditë.

Këtu është ajo çfarë ti mund të fitosh duke zhvilluar këtë fuqi:

– Kontroll të mendimeve të tua.

– Aftësinë për të fokusuar mendjen tënde.

– Paqen e mendjes.

– Çlirim nga mendimet e kota dhe të mërzitshme.

– Aftësinë për të zgjedhur mendimet.

– Kujtesë më të mirë.

– Vetë-konfidencë.

– Fuqi të brendëshme.

– Fuqinë e vullnetit.

– Vendosmëri.

– Aftësinë për të studiuar dhe kuptuar më shpejt.

– Lumturi të brendshme.

– Rritje të mundësisë për të zhvilluar aftësitë fizike.

– Përdorim më të fuqishëm dhe efiçient të përfytyrimit kreativ.

– Rritje të aftësisë për të medituar.

– Dhe shumë më shumë…

Duket shumë e bukur për të qene e vërtetë? Zhvillo fuqinë e përqëndrimit dhe njih veten!

 

  1. Rëndësia e fuqisë së vëmendjes

 

Të zhvillosh fuqinë e vëmendjes.

Ne të gjithë e dimë që vëmendja është një aftësi shumë e dëshiruar, por sa e zotërojnë atë? Nuk është e nevojshme t’iu tregoj ju pse ajo është e rëndësishme dhe cilat janë përdorimet e saj dhe përfitimet që sjell ajo. Ajo është një detyrim për çdo person i cili dëshiron të ketë sukses, qoftë kjo në shkallë të madhe apo të vogël, qoftë në botën material apo në atë shpirtërore. Në mënyrë që të arrish sukses ti duhet të jesh i aftë të fokusosh mendjen tënde dhe të qetësosh nervozizmin e saj dhe prirjen për tu transferuar në mënyrë konstante nga një subjekt tek një tjetër.

Çdo veprim ka nevojë për vëmendje për performancat e tij të suksesshme. Puna, ecja, studimi dhe loja kërkojnë vëmendje. Madje edhe larja, pastrimi i shtëpisë ose gatimi e kërkojnë atë, në mënyrë që të kryhen në mënyrë të suksesshme.

Njerëzit nuk kanë lindur me fuqinë e vëmendjes. Ajo duhet zhvilluar. Zhvillimi i saj dhe trajnimi fillojnë në një moshë shumë të rë. Ne përpiqemi të rrëmbejmë vëmendjen e një bebi duke bërë zhurma të çuditshme. Më vonë ne e fokusojmë vëmendjen e fëmijes duke i lexuar atij ose asaj një histori. Ndërkohë që fëmijët rriten, atyre u kërkohet të përqëndrohen në çfarëdo që ato studiojnë apo lexojnë. Të gjithë këto aktivitete ndihmojnë për hapësira për të zhvilluar dhe fokusuar fuqinë e vëmendjes, por ato nuk janë të mjaftueshme.

Ka moment kur vëmendja bëhet shumë e fortë, megjithëse pa dashur dhe pa ushtruar kontroll të vërtetë mbi të. Ti me siguri ke përjetuar për pak moment një boshllëk total më botën e jashtme kur ishe zhytur në një film interesant ose ndërkohë që po lexoje një libër magjepsës. Kjo zakonisht ndosh kur ne përfshihemi në aktivitete që ne i pëlqejmë dhe i duam.

Që kjo aftësi të jetë e përdorshme, ajo duhet të jetë nën kontrollin e dëshirës tënde. Ti duhet të jesh në gjendje të vendosësh ku dhe kur ta fokusosh mendjen tënde. Fuqia e vërtetë dhe efektive e vëmendjes duhet të jetë nën kontrollin tënd dhe ti duhet të jesh i aftë ta ushtrosh atë kurdo që ty të nevojitet.

Çdo ditë ty të prezantohen plot mundësi për të forcuar fuqinë e vëmendjes tënde. Aktualisht, çdo veprim mund të kthehet në një ushtrim. Mbaje mendjen në çfarëdo lloj gjëje që bën dhe përpiqu të përqëndrohesh pa devijuar tek diçka tjetër. Është e vërtetë që ushtrimet e veçanta të përqëndrimit janë të nevojshme, por nëse nuk mund të gjesh kohën dhe vendin për ti kryer ato, mund ta kthesh gjithë ditën tënde në një ushtrim të kënaqshëm. Fokusoje mendjen tënde tek çdo gjë që bën dhe me kohën aftësia jote do të rritet.

Në këtë mënyrë ti jo vetëm do të fuqizosh vëmendjen tënde dhe përqëndrimin, por çdo gjë që bën do të bëhet mirë, në mënyrë më të efektshme dhe madje më shpejt. Ndërkohë që vëmendja jote bëhët më e fortë, mendimet do të humbasin fuqinë e tyre për të të hutuar ty dhe ti do të kuptosh se mund të përvetësosh çdo gjë që bën. Kjo do të rritë efektshmërinë tënde dhe do të bëjë ty të shijosh çdo gjë që bën.

Këtu janë disa sugjerime për të zhvilluar dhe fuqizuar fuqinë e vëmendjes:

  1. Kur lexon një libër, fokuso sytë dhe mendjen tek fjalët dhe mos mendo për diçka që nuk lidhet me atë që po lexon. Injoro zhurmat e jashtme dhe ndonjë mendim pa lidhje
  2. Vishu dhe në të njëjtën kohë vendose gjithë vëmendjen tënde tek lëvizjet e tua.
  3. Kur po bën dush, kushtoji vëmendje çdo pjese të trupit që po bën me sapun dhe po lan.
  4. Kur pastron shtëpinë, kosit barin apo gatuan, përqëndrohu në çdo veprim dhe lëvizje, pa menduar për gjëra të tjera.
  5. Kur punon fokusoje mendjen tënde në atë që po bën, sikur të jetë e vetmja gjë e rëndësishme në botë, edhe nëse ti nuk e pëlqen punën tënde.
  6. Ndërkohë që po përgatitesh, po shëtit ose përfshihesh në ndonjë lloj aktiviteti fizik, mos shih ëndrra me sy hapur dhe mos mendo për çdo gjë që të hyn në mendje. Më mirë, fokusoje vëmendjen tënde në atë çfarë po bën.
  7. Kur bisedon, dëgjo me kujdes atë çfarë po thonë njerëzit.
  8. Ndërkohë që po ha, fokusoje mendjen tek ushqimi dhe në shijimin e tij.
  9. Gjithmonë bëj një gjë në një kohë.

Ti nuk duhet t’i bësh të gjithë gjërat e mësipërme, gjithë kohës. Edhe pak minuta, tani dhe pastaj, do të bëjnë mrekullira për ju dhe do të zhvillojnë fuqinë tuaj të vëmendjes. Këmbëngul dhe do të arrish një aftësi shumë të përdorshme, e cila do të ndihmojë ty në shumë raste në jetën tënde.

 

 

 

 

 

 

 

Please follow and like us: