Albspirit

Media/News/Publishing

Presidenti emëron bashkëshorten për zv.presidente

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ka emëruar bashkëshorten e tij, Mehriban Aliyeva, për zëvendëspresidente të parë të këtij vendi. Urdhri presidencial për këtë emërim është postuar sot në faqen në Internet të presidencës së Azerbajxhanit. Alyiev është president i këtij vendi të pasur me naftë prej tetorit të vitit 2003, kur ai e trashëgoi zyrën nga babai i tij i sëmurë, Heydar Aliyev, i cili e ka sunduar në këtë vend prej vitit 1993. Dy muaj pasi djali i tij Ilham u bë president, Heydar Aliyev vdiq. Ilham Aliyev është akuzuar nga grupet për të drejtat e njeriut dhe qeveritë perëndimore, për persekutim të politikanëve opozitarë, mbrojtësve të të drejtave të njeriut dhe gazetarëve.

Please follow and like us: