Ratajkowskit i vidhen më shumë se 200 foto “hot”
Është mësuar të shfaqet nudo në rrjetet sociale. Dekolteja dhe pjesë të tjera të trupit të Emily Ratajkowski nuk janë më një mister për 100 milionë ndjekësit e saj në Instagram.
Por modelja dhe aktorja është bërë viktimë për të dytën herë e një sulmi hakerësh që ka vjedhur nga profili i saj më shumë se 200 foto vërtet “hot”, të cilët shkojnë përtej imagjinatës që jemi mësuar të shohim më parë. Fotot, sipas “Daily Telegraph”, janë propozuar nga “Daily Star”.
Helen Wood, e cila kujdeset për rubrikën e yjeve të muzikës dhe modës për “Daily Star”, ka treguar që dikush i ka dërguar disa foto të Ratajkowski.
Gazetarja ka refuzuar t’i publikojë dhe ka denoncuar rastin në faqet e tabloidit në të cilin shkruan.
Që në vitin 2014, Emily, ka qenë viktimë e një sulmi kibernetik, kur iu dëmtuan dhe vodhën të gjitha materialet me mijëra profile personale dhe të yjeve të “showbiz”-it.