Albspirit

Media/News/Publishing

Vettingu, 10 kandidatë të Avokatit të Popullit me probleme

Juristët kanë dyshime se jo të gjithë kandidatët në listën e publikuar nga Avokati i Popullit për institucionet e Vettingut, i plotësojnë kushtet ligjore. Janë të paktën 11 emra që kanë probleme, që nuk i plotësojnë kriteret e vendosura në ligjin për Reformën në Drejtësi.

media ka siguruar edhe listën me 10 emrat e kandidatëve për Komisionin e Vettingut të cilët nuk i plotësojnë kriteret, sepse ose janë të dënuar, ose në konflikte interesi.

Mes emrave është ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj dhe ish-prokurorja e përgjithshme Ina Rama.

Problemet lidhur me kandidaturat për organet e Rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve

1. Rezarta Tahiraj, akuzuar për veprën penale të ‘korrupsionit’, ka qenë me masë sigurie ‘Detyrim paraqitje’ në PGj, neni 234 i k.pr.penale;

2. Olsi Komiçi, akuzuar për ‘shpërdorim detyre’, neni 248 I K.Penal;

3. Artan Gjylbegaj, akuzuar për ‘shpërdorim detyre’, neni 248 i K.Penal;

4. Klara Mullaraj, e akuzuar për ‘shpërdorim detyre’ në gjyqin e Zyhdi Dajtit;

5. Nertila Sadedini kandidate e PR-së në Berat; pra e afiliuar politikisht

6. Firdes Shuli, notere akuzuar për ‘falsifikim dëshmi trashëgimie’,

7. Erin Caku, akoma në detyrë si OPGJ në Shkodër. Ligji ndalon të konkurojnë të gjitha ata që janë aktualisht në sistemin e drejtësisë.

8. Miranda Deçka, nuk provon të ketë punuar juriste në 15 vite. Që prej vitit 2008 e deri aktualisht ajo ka punuar Oficerë programi tek SCBE dhe koordinatore tek GIZ. Pra CV e saj tregon detyra të natyrës menaxhim zyre dhe ose koordinim projekti, por jo punë juridike.

9. Ina Rama, konflikt interesi, nëse prokuroria është sot një nga komponentët për tu vlerësuar, kush është roli i zonjës në ndryshimin e këtij institucioni që sot konsiderohet I korruptuar?? Aq më tepër që kur ajo ka qenë në drejtim Prokuroria në kushtetutë ka qenë organ unik dhe i centralizuar. Me vendim të Gjykatës së Lartë, zonja Rama është tashmë gjykatëse, pra pjesë e sistemit, pavarësisht se KLD nuk e ka zbatuar ende vendimin e gjykatës.

10. Shpresa Beçaj, konflikt Interesi. Nëse Gjykata e Lartë e sotmja dhe e djeshmja do mbante qëndrime unifikuese ligjore dhe të paanshme në drejtim të unifikimit të praktikave gjyqësore, gjyqësori nuk do ishte në këtë gjendje kolapsi siç pretendohet sot.

Në vijim janë disa kandidatë që janë shkolluar dhe deklarojnë të ketë punuar jashtë Shqipërisë. Askush nuk e di se çfarë pune kanë bërë në vendet nga vijnë dhe cila është e shkuara e tyre nga pikëpamja e integritetit.

Është për tu përmendur fakti se vërtete disa prej personave te listës se mësipërme mund te jene shpallur te pafajshëm nga gjykata, por vettingu do bëhet ndaj atyre prokurorëve dhe gjyqtarëve që kanë gjykuar këto persona. Në këtë rast këta vijnë si kulmi i konfliktit të interesit sepse në thelb ata duan të marrin hak dhe jo të pastrojnë drejtësinë nga të papërshtatshmit, siç kërkon ligji për vetting dhe kushtetuta.

Nuk po fusim këtu kriterin e njohjes së gjuhës angleze si kriter ligjor pasi thuajse asnjë kandidat nuk i plotëson njohuritë e gjuhës angleze.

Please follow and like us: