Albspirit

Media/News/Publishing

Ambasadorët me Ramën, Meta i shqetësuar

Pak ditë më parë Ilir Meta, ishte në Vjenë në një konferencë të organizuar nga OSBE. Sot, gazeta më e madhe austriake botoi një shkrim, që e vendos kreun e LSI në antipod me ambasadorët Lu dhe Vlahutin, madje duke vënë në dukje se LSI është “e shqetësuar edhe që Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian po bashkëpunojnë drejtpërdrejtë me kryeministrin Edi Rama”. Shkrimi nis me rojet e armatosura të ambasadores së Bashkimit Europian, Romana Vllahutin, që kohët e fundit janë shtuar. “Der Standard” përmend edhe shqetësimet e Ministrit të Drejtësisë, Petrit Vasili në lidhje me bordin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit dhe heshtjen e Metës për këtë çështje. Do të qartësohet gjithçka hap pas hapi. Procesi i Vetingut do të kryet nga institucionet shqiptare me mbështetjen edhe të misionit mbikqyrës ndërkombëtar. Ne presim që komisioni të nis nga puna javën e ardhshme ka thënë Meta.

SHKRIMI I PLOTE I GAZETËS AUSTRIAKE “DER STANDARD”

Reforma shqiptare në drejtësi është nën presion

Në Shqipëri duhen pushuar gjykatësit e korruptuar

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë dhe familjarët e saj ruhen 24 orë me policë të armatosur. Kohët e fundit, ata kanë marrë kërcënime. Ishte e qartë që do të ishte e vështirë, ndërmarrja e një reforme në sistemin e drejtësisë në një Shqipëri me korrupsion endemik. Por edhe vetë “të brendshmit” e reformës janë të habitur për nivelin e lartë të presionit.

Konkretisht, bëhet fjalë për bordin drejtues të komisionit shqyrtues, ku bëjnë pjesë ambasadori amerikan Donald Lu, Genoveva Ruiz Calavera nga Komisioni Europian dhe gjithashtu Vlahutin. Bordi drejtues i rekomandon parlamentit shqiptar, anëtarët e komisionit mbikqyrës për reformën në drejtësi. Për të parën herë në historinë e drejtësisë shqiptare, përmes këtij komisioni do të përjashtohen nga sistemi i drejtësisë gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar. Kjo gjë i bën tepër nervozë kriminelët dhe politikanët me të cilët janë lidhur.

Kritika vjen tani ndër të tjerë edhe nga ministri i drejtësisë Petrit Vasili, që është pjesë e LSI-së, partnerit të vogël të koalicionit qeverisës. Në një letër dërguar Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara, ai ankohet se bordi drejtues i zaptuar nga ndërkombëtarët është kundër ligjeve dhe kushtetutës. Nga palët, nuk është rënë dakord për këtë gjë.

Qartazi, LSI, që drejtohet nga kreu i kuvendit Ilir Meta, i konsideruar edhe si vendimtar në politikën shqiptare – është e shqetësuar edhe që Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian po bashkëpunojnë drejtpërdrejtë me kryeministrin Edi Rama.

“Hap pas hapi”

Meta, i cili para pak kohësh ishte në Vjenë, nuk do të flasë për detaje dhe thotë vetëm se: “Do të qartësohet gjithçka hap pas hapi. Procesi i Vetingut do të kryet nga institucionet shqiptare me mbështetjen edhe të misionit mbikqyrës ndërkombëtar. Ne presim që komisioni të nis nga puna javën e ardhëshme”.

Sa nervozë janë disa oligarkë në Shqipëri, e tregon tashmë edhe fushata kundër ambasadores së BE-së Vlahutin. Ajo akuzohet se është e lidhur me miliarderin dhe manjatin Xhorxh Soros. Përpjekje të përngjashme diskredituese po duken prej kohësh në Maqedoni./Përkthyer nga Lapsi.al/

Please follow and like us: