Albspirit

Media/News/Publishing

Dalja e Francës nga unioni – Frexit – anarki financiare

2000 miliardë euro borxhe ka Franca. Disa kandidatë për president angazhohen për Frexit, daljen e Francës nga unioni monetar. Por kjo do të ishte një katastrofë ekonomike për vendin, thonë ekspertët.

Libanon Marine Le Pen in Beirut (Reuters/A. Taher)Front National kundër euros

Për disa kandidatë për president në Francë, euro është fajtore për problemet e vendit, për papunësinë e lartë dhe çalimin e rritjes ekonomike. Ata propozojnë daljen e Francës nga unioni monetar. Por çfarë do të ndodhte me Francën e varur nga importet dhe të mbytur borxhe? Një eksperiment në mendje:

Marine Le Pen flet më shumë për braktisjen e euros dhe kërkon referendum. Në sondazhe ajo del në vend të parë për zgjedhjet presidenciale, megjithëse në raundin e dytë ajo do të humbiste. Nga ana tjetër e spektrit politik kemi Jean-Luc Melenchon, kandidati i të Majtëve, euroskeptik. Ai kërkon rinegociim të marrëveshjeve të BE-së, dhe po qe se kjo nuk mjafton, daljen nga unioni. Ndërsa kandidatët e tjerë të rëndësishëm -socialisti Benoit Hamon, republikani Francois Fillon dhe kandidati i pavarur, Emmanuel Macron pranojnë euron dhe një Europë të bashkuar.

Frankreich Wahlen Benoît Hamon (picture alliance/dpa/MAXPPP/T. Camus)Benoit Hamon e pranon euron

Franca pa euron më konkurruese?

Le Pen përdor kundër euros si argument sovranitetin. Nëse Franca mund të zhvlerësojë vetë valutën e saj, atëherë produktet franceze automatikisht bëhen më konkurruese. Dhe rrogat e ulta nuk janë i vetmi faktor konkurrues për të qëndruar në tregjet ndërkombëtare. Po ashtu pa diktatin e Brukselit, qeveria franceze do mund të ndihmonte industrinë franceze me subvencione.

Produktet franceze vërtet do të bëheshin më të leverdisshme me daljen nga euro, madje dukshëm,  thotë Anne-Laure Delatte, zëvendësshefja e Institutit të Studimeve për Ekonominë Botërore, CEPIL. Por një valutë franceze e dobët do të thoshte importe të shtrenjtuara. Sidomos në kohët kur Franca importon më shumë se sa eksporton. Vitin e kaluar u importuan mallra në vlerë 48,1 miliardë euro. “Zhvlerësimi i valutës franceze do të godiste më shumë shtresat e dobta të popullsisë, firmat e nivelit të mesëm dhe ato të vogla, ata për të cilët bëjnë reklamë kandidatët euroskeptikë”, thotë Olivier Pastre, profesor i ekonomisë në Universitetin Paris VIII, në bisedë me Deutsche Wellen. Sepse janë njerëzit me rroga të ulta që shpenzojnë një pjesë të madhe të të ardhurave për mallra të importuara.

Frankreich PK Francois Fillon (Reuters/B. Tessier)Kandidati republikan, Fillon pro Europës

Më shumë norma të larta interesi – më shumë inflacion

Vazhdojmë eksperimentin: Normat e interesit do të rriteshin në një rast të tillë, sepse shteti në një botë me frangën e zhvlerësuar, duhet të kthente borxhet bombastike në masë të madhe në valutën e vjetër, në euro. Kreu i Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi e ka vënë si kriter për Spanjën dhe Italinë, rikthimin e borxheve në rast të daljes nga unioni. Borxhet franceze kapin shifrën e më shumë se 2000 miliardë eurove, gati sa kapaciteti ekonomik i vendit. Shteti mund të emetonte më shumë para, valuta është e tija, por edhe ky variant do të prekte francezët e thjeshtë, inflacioni do të rritej, çmimet po ashtu.

Për makroekonomistin, Philipee Crevel nga qendra studimore, Cercle de l’Etude dalja e Francës nga euro do të ishtë katastrofë. “Franca do të falimentonte, sepse nuk mund t’i paguanim dot kurrë borxhet në euro. Kush do t’i donte frangat tona?” Eksperti thotë se bankat franceze të centralizuara do të falimentonin, dhe ky do të ishte një shok i sistemit, që do të fuste në anarki botën financiare europiane, më shumë se falimentimi i Lehman Brothers në vitin 2008.

Please follow and like us: