Albspirit

Media/News/Publishing

Denar Biba, mashë politike e Rilindjes

Deputetja e LIBRA-s, MImoza Hafizi, ka folur për zhvillimet e fundit politike. Hafizi është ndalur te ngryshimi i propozuar nga KQZ për regjistrimin e partive të vogla, ku rrezikonte LIBRA.

Në një intervistë për “Albania Free Press”, ajo ka hedhur akuza të forta ndaj kreut të KQZ, Denar Biba, duke e quajtur atë mashë politike të Rilindjes.

Intervista:

Si lindi konflikti në KQZ dhe si u zgjidh? Kush e propozoi ndryshimin ligjor?

Ndryshimi ligjor është propozuar nga administrata e KQZ. Nga qëndrimi që kryetari i KQZ mbajti në mbledhjen e së ejtes 16 shkurt, doli qartë se ai ishte në dije dhe në mbështetje të këtij ndryshimi, në mos vetë nismëtari i ndryshimit. Ndërkohë, u pa që pjesa më e madhe e anëtarëve të KQZ nuk ishin në dijeni të kontekstit në të cilin kjo nismë ligjore u propozua. Për këtë arsye ata kërkuan dhe shtyrjen e shqyrtimit.

Të mërkurën 15 shkurt në drekë, një ditë para mbledhjes, u sinjalizuam se po përgatitej në KQZ një ndryshim ligjor, i cili synonte cënimin e kërkesës që kishim dërguar në KQZ rreth 3 javë më parë, konstatimin e mandatit të deputetëve LIBRA. Me shumë vështirësi arritëm ta gjenim dokumentin të mërkurën në darkë. Patëm vetëm orët e natës në dispozicion, për të përgatitur mbrojtjen ligjore dhe për të sensibilizuar faktorët për atë se çfarë po ndodhte.

Konflikti u zgjidh përmes një arsyetimi të fortë ligjor nga ana jonë dhe ndjeshmërisë së madhe që publiku, media dhe faktorët e ndryshëm politikë shprehën për këtë sulm të paskrupullt që po i bëhej ligjeve tona nga një institucion i shtetit.
2. A mendoni se ka një prapavijë politike pas kësaj ngjarjeje dhe kush qëndron pas saj?

Në vijën e parë të sulmit qëndroi qartazi kryetari i KQZ, Z. Biba. Me mënyrën joprofesionale dhe joetike sesi ai debatoi me ne gjatë mbledhjes së të ejtes, ai as nuk u tut ta shfaqte veten si mashë politike. Përkundrazi, e bëri me kënaqësi. Të tregohej si mashë politike e protektorëve të vet, të atyre që e kanë propozuar dhe zgjedhur në atë post, e rilindasve dhe e kryerilindasit. Edhe dy anëtarët e tjerë që e mbështetën janë propozuar nga rilindja.
3. Keni fakte apo të dhëna që vërtetojnë pretendimin tuaj?

Faktet janë të qarta. Akti cënonte vetëm një forcë politike, LIBRAn, forcë politike që është angazhuar si një opozitë e fortë e qeverisë së rilindjes. Akti u iniciua dhe u mbrojt nga njerëz të zgjedhur prej kryeministrit. Edhe në mbledhjen e datës 17 shkurt pati një tentativë për ta deformuar ligjin në një mënyrë tjetër hileqare, duke e shtyrë datën me 18 qershor, me qëllim për të provokuar LIBRAn në pozicionin e vet ligjor dhe kushtetues. Kjo tentativë u nis nga përfaqësuesi ligjor i PS dhe u mbështet nga z. Biba.

Këto fakte tregojnë qartë se kush e nxiti këtë atentat ndaj ligjit. I cili fatmirësisht u neutralizua në kohën e duhur dhe në mënyrë profesionale.

Please follow and like us: