Albspirit

Media/News/Publishing

Eva Murati nxjerr jashtë loje Marina Vjollcën dhe Ilda Bejlerin

 

Përvoja në modeling ishte një ogur i mirë për karrierën e Eva Muratit, e cila shumë shpejt do të nxjerrë jashtë loje Marina Vjollcën, Ilda Bejlerin dhe shumë prezantuese të tjera sportive.

Moderatorja e re, e cila njihet nga të gjithë si nusja e ish-Kryetares së Parlamentit, Jozefina Topalli, ka hedhur tashmë një hap të rëndësishëm në karrierë. Eva do të jetë prezantuesja e vetme femër e emisionit sportiv në “Vizion Plus”, “Uefa Champions League”.

Përkrah kolegut të saj Andi Nuraj, moderatorja do të komentojë zhvillimet më të fundit sportive, ndërsa do të sjellë në studio jo vetëm pamjen e saj të këndshme dhe sharmin, por edhe talentin e saj në moderim.

Eva numëron disa eksperienca televizive në “Agon Channel”, përkatësisht në emisione si “Antilope”, “Duartrokitje” përkrah Adi Krastës si dhe në emisionin e së Dielës në këtë televizion, “Dita e Shtatë”. Ajo ka prezantuar ndër të tjera një sërë spektaklesh të njohura në kryeqytet si “Break the Chain” spektakël i zhvilluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, “8 Mars”, në Pallatin e Kongreseve, programin për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, “100 vjet shtet”, e shumë të tjerë.

Eksperincat e saj shtrihen edhe në aktrim, ndërsa është shfaqur në “I Jashtëligjshmi”, përkrah aktorit të njohur, Gazmend Paja dhe serialit “Kokrrat”. Eva Murati ka pasur rolet e saj edhe në teatër në shfaqjet “Dy zotëring nga Verona” dhe “Opera për tre groshë”. Ndërkohë, në modeling Eva ka qenë protagonist e disa spoteve publicitare, ndërsa prej disa kohësh është edhe pjesë e një agjensie prestigjoze të talenteve në Milano.

Please follow and like us: