Li Keqiang: Kina përkrah integrimin e Europës
Kryeministri kinez Li Keqiang zhvilloi bisedime pasditen e së martës në Pekin me homologun e tij francez Bernard Kazeneuve, që ndodhet për vizitë në Kinë.
Gjatë bisedimeve, Li tha se Europa është një palë e rëndësishme në botën shumëpalëshe, Kina është e gatshme të thellojë bashkëpunimin me palën europiane për të nxitur lulëzimin e zhvillimin e përbashkët të Azisë e Europës. Kina përkrah me vendosmëri procesin e integrimit të Europës dhe shpreson të shohë një Bashkim Europian të lulëzuar e të qëndrueshëm.
Nga ana e tij, Bernard Kazeneuve u shpreh se Franca e Kina kanë zhvilluar bashkëpunim frutdhënës në fushën e energjisë bërthamore civile, të bujqësisë, të mbrojtjes së mjedisit etj. Nën situatën e tanishme ndërkombëtare, të dy palët duhet të forcojnë më tej shkëmbimet e bashkëpunimin me leverdi reciproke. Franca dëshiron të mbrojë së bashku me palën kineze liberalizimin e tregtisë duke zgjidhur proteksionizmin tregtar. (Fani)