Për analistët që kërcejnë hu më hu/ Shqipëria s’do jetë kurrë si më parë!
Lulzim Basha iu ka përcjellë një mesazh nga çadra e protestuesve të gjithë atyre analistëve, që kalojnë nga njëra palë politike në tjetrën.
Duke iu drejtuar atyre që, sipas tij, kërcejnë hu më hu, Basha tha se Shqipëria nuk do të jetë kurrë si më parë, si dje.
Sipas tij, qytetarët do marrin fatin e demokracisë në duart e tyre.
“Ju them edhe politikanëve të tjerë dhe ndonjë analisti që kërcen hu më hu, se Shqipëria nuk do jetë kurrë më si dje, kurrë më si më parë. Qytetarët do marrin fatin e demokracisë në duart e tyre. Unë jam ushtar i kësaj kauze deri në fitoren e saj bashkë me qytetarët. Ju e vendosni përfundimin e kësaj përballje unike të Shqipërisë”, deklaroi kreu i PD.
Please follow and like us: