Përfaqësuesja e lartë e BE do vizitojë Tiranën
Përfaqësuesja e lartë e BE, Federica Mogherini, në muajin mars do të vizitojë Tiranën.
Lajmi në fjalë është konfirmuar nga Bashkimi Europian. Vizita e Federica Mogherinit ndodh në kuadër të një turi ballkanik. Në turin e saj nga data 1-4 mars është edhe Shqipëria.
Ndër të tjera mësohet se Federica Mogherini do të vizitojë Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë dhe Serbinë.
Please follow and like us: