Seks dhe vdekje te Homeri
Luftërat trojane përfunduan me humbjen e Trojës dhe rënien e saj në duar të grekëve, shumë prej të cilëve u kthyen në shtëpi. Por i madhi Odise nuk ishte mes tyre. Ai mbeti i izoluar në ishullin e largët të Ogygias, duke shijuar – apo u bezdisur – dhuratat ndjellëse të nimfës së bukur Kalipso. “Odiseja” e Homerit, është siç e dimë të gjithë, historia e udhëtimit të gjatë të Odisesë për të shpëtuar nga Kalipsoja, drejt shtëpisë së tij në Itakë, aty ky gruaja e tij Penelopa pret, e rrethuar në mungesë të tij nga 117 princa të rinj në moshë sa për të qenë djemtë e saj.
Vihen re dy mistere erotike në qendër të poemës “Odiseja”: misteri se përse Odiseja e braktis Kalipsonë dhe misteri se për cilën arsye mëtuesit janë kaq të marrosur pas Penelopës. Këto mistere do të thellohen edhe më tej në një moment tjetër, por së pari dëshiroj të shtoj edhe dy të tjerë, po kaq befasues, ndonëse ndoshta jo po aq erotikë:
Çfarë kanë bërë për të merituar një gjë të tillë? Në poemë, sjellja e tyre shpesh ngjan me atë të Egistit, i cili mori si dashnore Klitemnestrën, gruan e Agamemnonit, të cilin e vrau më pas kur u kthye nga Troja. Sërish, përballë kësaj ngjarjeje, mëtuesit e Penelopës nuk mund të thuhet se kanë bërë ndonjë gjë kaq të keqe.
Ka pastaj edhe një mister të përfaqësuar nga Odiseja vetë, me mikstimin e tij tëçuditshëm të realizmit(mëtuesit dhe Penelopa), me të magjishmen(vendet joreale që ai viziton në kohën mes ikjes nga Troja dhe kthimit në shtëpi). Natyra fantastike e këtyre vendeve nuk përputhet aspak me realitetin e asaj që po ndodh në Itakë. Në fund, këto katër mistere të ndryshme kanë të njëjtën zgjidhje.
Pse pra Odiseja e braktis Kalipsonë? Apo për ta thënë ndryshe: pse nuk qëndron ai me të? Ju mendoni se e dini përgjigjen. Por unë besoj se poema synon qëllimisht të ngatërrojë.
Së pari, Kalipsoja është një nimfë – ajo do të jetë përherë e re. Gjoksi i saj nuk do të varet kurrë. Vithet e saj do të jenë gjithnjë të hedhura, flokët shkëlqyes dhe të lëmuar. Ajo do të jetë përherë dëfryese në krevat dhe mesa duket, gjithnjëme dëshirën për të shkuar aty. Për më tepër, ajo mund t’iu bëjë të pavdekshëm dhe të japë rini të përjetshme. S’ka nevojë për Rogaine, apo Viagra, ju do të jeni i ri, energjik dhe me flokë përgjithnjë. Pse duhet ta lini të gjithë këtë për një grua në moshë të mesme, për pleqërinë e sapofilluar dhe vdekjen tuaj?
Pyetja është e vështirë sigurisht dhe vështirësohet edhe më tej në poemë. Për Menelaun, liderin e spartanëve na thuhet – dhe presupozohet se është lajm i mirë, të paktën për të – se në fund të jetës së tij, ai nuk do të jetëi detyruar të jetë një hije në Had. Përkundrazi, si i afërm i Zeusit, ai do të shkojë në Fushat Elize. Tingëllon e mrekullueshme. Çështja është se Fushat Elize janë krijuar për t’u dukur si ishulli i Kalipsosë – por po ashtu edhe si ato vendet kërcënuese të ngrënësve të zambakëve – lotofagët(në mitologjinë greke në këto vende banonin njerëz që hanin zambakët e ujit, bima dominuese, e cila ishte narkotike dhe i mbante ata në një gjendje gjumi dhe apatie).
E për ty, Menela, filiz i Zeusit
Ta dish se fati nuk ta ka caktuar
Të vdesësh në Argos, plot kullota kuajsh
Por fushave të Elizit, n’fund të dheut
Te Radamanti, zotët do të të çojnë
Ku e ëmbël rrjdh gjithmonë jeta e njeriut
Ku pa borë,e pa dimër e pa shi
Rreh vetëm flladi i zefirit lehtë
Që fryn nga oqeani e freskon.
Pse je burri i Helenës, dhëndërr Zeusi
Këtë fat ke
(Sipas përkthimit të Pashko Gjeçit – kënga IV)
Nëse Fushat Elize janë kaq të përsosura, Odiseja duhet të jetëi lumtur që arriti aty kaq shpejt. Jo, ai kalon ditët duket qarë – ndonëse natën, për të qenë i sigurt – në një mënyrë që është normale për të vdekshmit, ai rehatohet në krevat me Kalipsonë. Trishtimi dhe depresioni duket qartë se nuk e frenojnë libidon.
Pra ky është misteri i parë. Odiseja ndodhet në parajsën homerike. Pse ndihet ai kaq keq atëherë?
Ky mister është i ngatërruar, por asgjë nuk krahasohet me të dytin. Penelopa është një grua në moshë të mesme rreth të 40-ve – jo e vjetër, por as për martesë jo. Ajo e ka lënë pas moshën e lindjes së fëmijës, apo është duke e lënë; Penelopa nuk ështëmë vajzë. Sërish më shumë se 100 princër(117 sipas llogarive të mia), të rinj sa për të qenë djemtë e saj, po i vardisen asaj prej tre vjetësh, jetojnë në pallatin e saj, hanë dhe pinë aty, ndërkohë që koha kalon për të dhe përata. Mendoni për një moment: ju jeni 18-24 vjeç. Mendoni për nënën e një prej shokëve tuaj. Imagjinoni se nga të gjitha femrat në botë, ajo ështëfemra që ju e dëshironi për grua – jo vetëm për instruktore krevati në stilin e mrs. Robinson, por për grua. Tani mendoni për këtë në një botë në të cilën fëmijët – sidomos djemtë – janë më të rëndësishëm sesa janë në kulturën tonë.
Kur Akili mes të vdekurve dëgjon se djali i tij Neoptolemi është bërë një luftëtar i madh, ai pajtohet përkohësisht edhe me vdekjen që e gjen më keq sesa të qenit skllav – ai largohet me hapa të lehtë nga Odiseja qëi sjell atij lajmin:
Iku me hapa t’gjata hija e Akilit
Për trimëritë e t’birit gëzuar
Përshkonte ato lëndina t’asfodelit
(Kënga XI – Përkthimi i P.Gj)
Në martesën me Penelopën, pra ju e privoni thuajse me siguri veten nga të pasurit fëmijë, të pasurit djem trima të lavdishëm. Çfarë mund ta kompensojë këtë gjë vallë? Më tej akoma, pse asnjë mëtues nuk bëhet i gjallë për 17 vjet dhe pse kur ata shfaqen, janë të gjithë të rinj? Pse askush nga brezi i Penelopës nuk tërhiqet prej saj?
Kur Odiseja ishte në moshën e Telemakut – moshën e mëtuesve të Penelopës – atënuk e shohim bashkë me ndonjë grup djemsh të vijë vërdallë ndonjë gruaje në moshë sa nëna e tij, një gruaje të një burri tjetër. Ai po bëhet gati të shkojë në Trojë për të fituar reputacionin e një luftëtari që do të jetë burimi i një kënge dhe një historie qysh në gjallje të tij. Feakët i këndojnë Trojës tashmë, kur Odiseja del në brigjet e tyre.
Viheni Odisenë përballë mëtuesve edhe njëherë, por edhe djalit të tij. Ne nuk do të kishim dëgjuar për ta nëse Odiseja nuk do të vriste të parët dhe të lindte të dytin. Ata nuk i përshtaten një poeme heroike, ai po. Kujtoni garën me harkun e Odisesë, përmes të cilës Penelopa i sfidon mëtuesit të gjuajnë me të. Ata nuk munden më shumë sesa ta tërheqin. Odiseja jo vetëm e tërheq atë, por gjuan një shigjetë përmes një korridori sëpatash. Ai Është; ata Duan të Jenë.
Kush është Odiseja? Ai është një luftëtar i madh; një njeri i jashtëzakonshëm – njëi mbijetuar. Dhe njësoj si Athina, ai është inteligjent, dinak dhe i matur. Në të vërtetë, Athina, perëndesha e inteligjencës është e preferuara dhe mbrojtësja e tij, sikundër për Penelopën, pikërisht sepse ai ështëi tillë. Ajo çfarë ai pëlqen të bëjë është të luftojë, të garojë në lojëra që i ngjajnë luftimit dhe të festojë me miqtë e tij, të dëgjojë bardët të këndojnë për beteja dhe luftëtarë të mëdhenj. Atij i pëlqen të tregojë nga ato histori një prej të cilave pjesërisht është edhe Odiseja. Ja pra kush është ai. Të mos jesh është për të një lloj vdekje sociale, po aq e keqe sa realja.
Kërcënimi që humbja e identitetit përbën për Odisenë është më i prekshëm në takimin e tij me ciklopët. Aty, për të shpëtuar veten e tij dhe njerëzit e tij, ai e identifikon veten si Askushi. Por kur triumfon mbi ciklopët ai nuk mund të rezistojë dhe identifikon veten me emrin e tij të vërtetë, kështu që triumfi po ashtu do t’i atribuohet atij:
O Ciklop, n’qoftë se ndonjë njeri
Vjen e të pyet kush të verboi ashtu përgjigju”
Qe biri i atij Laertit
Ai shkatërrimtari i Trojës, vetë Uliksi
Që ka shtëpinë në Itakë
(Kënga IX – P.Gj)
Rreziku që ai merr përsipër është i jashtëzakonshëm, qëkurse Poseidoni, ati i ciklopëve, është armiku i Odisesë dhe do ta ndalojë atë për t’u kthyer në shtëpi për 10 vjet. Gjithësesi, kërcënimi nga humbja e identitetit është edhe më i madh sesa ky rrezik, çka është arsyeja pse Odiseja nuk mund të lejojë të jetë Askushi edhe për pak minuta më shumë në të cilat ai mundet të arratiset i sigurtë.
Por ciklopët janë vetëm një rast shumëi qartëi të vërtetës që ndodh me Odisenë nga fillimi i kohës kur ai largohet nga Troja, deri në kohën kur ai ikën nga Kalipso.
Çirçe, e cila i kthen njerëzit në derra; zambakngrënësit, që e bëjnë njeriun të harrojë shtëpinë dhe se kush ata janë; Hadi, ku të vdekurit gëzojnë një gjysmë jete: të gjithë kërcënime ndaj identitetit – të gjitha forma të vdekjes në jetë.
Po për vetë Kalipsonë çfarë mund të thuhet? Së pari mbani parasysh se ku jeton ajo. Ogygia është kaq larg nga rrugët e njohura saqë askush nuk vjen aty ndonjëherë. Odiseja ështëi pari fare, që duket se shkel në brigjet e tij(nuk është çudi që Kalipso do ta mbajë atë përgjithnjë). Efekti i izolimit të Ogygias nga bota e vërtetë, nëse mund të themi kështu, është se thujase asgjë nga gjërat që që do ja vlente të jetoje aty, nuk gjendet aty. Nuk ka festa të mëdha, poetë, asnjë prej luftërave dhe sporteve që u jep atyre lëndën për të kënduar. Dhe këto janë gjërat më të mira në jetë. Nuk ka asgjë më të mirë, u thotë Odiseja feakëve, pasi ai u largua nga Kalipso.
Për veten time nuk ka gjë më t’ëmbël
Se kur një popull mbarë rastis një zemre
Kur nër shtëpira gjen rrotull rapsodit
Të mbledhur miqtë, duke e dëgjuar pa zë
E janë tryezat plot me bukë e me mish, ku pa e zbrazur gjen kupën të mbushur
Kësaj për veten time i thonë jetë!
(Kënga IX – P.Gj)
Kërcënimi që Kalipsoja ushtron mbi Odisenë dhe arsyeja pse ai e përshkruan atë si një “nimfë e rrezikshme”, është një kërcënim mbi identitetin e tij – një kërcënim që ajo e përçon duke e privuar atë nga bota qëi jep atij kuptim, bota qëi siguron koordinatat qëi japin atij një lokalizim në realitet. Jeta dhe rinia e përjetshme që ajo ofron vijnë me njëçmim shumë të lartë. Të jesh Askushi përjetësisht është një vdekje e gjallë. Seksi që ofrohet në këtë anonimat, edhe pse me një nimfë, nuk mund të kompensojë. Dhe ndonëse Kalipsoja dhe Odiseja kanë kryer marrëdhënie seksuale për shtatëvjet(2500 herë), ata nuk kanë fëmijë. Mungesa e pasardhësve sinjalizon mungesën e një të ardhmeje dhe me të, mungesën e historisë. Kjo është arsyeja pse Odiseja ngashërehet në Ogygia dhe mezi pret të ikë. Ai do jetën e tij sërish.
Gjendja në dukje e çuditshme e Odisesë në Ogygia – palumturia e tij në këtë parajsë homerike – dramatizohet në poemë nga natyra e pazakontë e Ogygias vetë si një ishull ireal. Dhe çfarëështë e vërtetë për të është e vërtetë për të gjitha vendet që Odiseja viziton në rrugën e tij. Udhëtimet e tij nuk bëhen përmes hapësirës reale në poemë, sepse ai nuk është Odiseja i vërtetë aty. Paraqitja e çuditshme e poemës, që është vënë re shpesh, ku realja dhe magjikja miksohen, nuk është në fakt aspak e çuditshme aspak – ajo kërkohet nga vetë subjekti për të cilin poema flet. Kjo është zgjidhja e një prej mistereve që përmenda më sipër.
Kur Odiseja largohet nga Kalipsoja dhe nis udhëtimin drejt realitetit që është Itaka, porti i parë që na shfaqet është Feakia, qëështë gjysmëreale(anijet feake vetëpilotohen p.sh, por ato udhëtojnë drejt vendeve reale). Aty ai takon veten e tij të vërtetë në këngët e poetit Demodocus dhe nis të rifitojë identetin e tij të vërtetë:
Unë jam, pra ai Odiseja (Ulikis) djali i Laertit
Që bota ia këndon dinakëritë
Ia ngre në qiell lavdinë. Itaka ime shtrihet si shesh i gjerë nën Nertitin madhështor
(Kënga IX – P.Gj)
Qiejt, por gjithashtu sigurisht, tokat poshtë tyre. Dhe këtu qëndron zgjidhja e misterit të dytë.
Njësoj si njerëzit e brezit tim u rritën duke dëgjuar për Luftën e Dytë Botërore, për heronjtë e saj dhe të këqinjtë, ne e dimë se Telemaku dhe bashkëkohësit e tij, mëtuesit, u rritën duke dëgjuar për Luftërat e Trojës dhe heronjtë e tyre: Akilin, Ajaksin, Agamemnonin dhe sigurisht për Odisenë. Sa here duhet të kenë dëgjuar ata poetët që këndonin këngë për këta njerëz të mëdhenj? Sa shpesh imagjinata e tyre do të jetë ngacmuar prej tyre dhe bëmave të tyre? Sa herë ata kanë dëshiruar t’u ngjanin – të ishin si ata? Është pikërisht kjo mendoj unë ajo çfarë poema ofron si shpjegim për arsyen pse mëtuesit janë kaq të rinj dhe pse ata dëshirojnë Penelopën. Ata janë të rinj sepse janë brezi tjetër – brezi që nuk luftoi në Luftërat e Trojës. Ata e dëshirojnë Penelopën sepse ajo është gruaja e Odisesë. Ata e duan atësepse të kesh Penelopën është si të jesh Odiseja, të zësh vendin e tij, të lërosh tokën që ai lëroi. Edhe sikur vetëm të jesh në mjedisin e saj, apo thjesht të vish vërdallë pallatit të Odisesë, i sjell ata më afër asaj cka ata duan të jenë. Ata qëndrojnë sepse identitetet e tyre si aspirues të Odisesut janë të nënkuptuara dhe marrin kuptim aty.
Ka në veçanti një moment tëçuditshëm që kërkon vëmendjen tonë. Athina e maskuar ka ardhur në Itakë të frymëzojë Telemakun që të gjejë babanë e vet. Ajo e pyet atë nëse ai është me të vërtetë djali i Odisesë. Ai përgjigjet:
Do të përpiqem miku im të të jap një përgjigje të sinqertë
Ime më më ka thënë përherë se unë jam biri i tij, është e vërtetë
Por unë nuk jam kaq i sigurtë
Pasiguria këtu sigurisht që ka të bëjë me të qenit i denjë. A është Telemaku i denjë për të qenë djali i Odiseas? Është një pyetje që mund të ketë patur analoget e veta në mendjen e mëtuesve:
“Nëse mund ta fitoj Penelopën, atëherë unë jam i barabartë me Odisenë, atëherë jam po aq i mirë sa burrat e brezit të atit tim, atëherë unë jam djali i atit tim, jam një burrë”.
Portretizimi i çuditshëm i Penelopës e vë në dukje këtë. Antinous, një nga mëtuesit kryesorë, e përshkruan kështu joshjen prej saj:
…në qoftë se ajo do që t’i lodhë
Të bijtë e akejve, duke ndjekë këshillat
E dhëna nga Athina(Atenaja) e cila i futi
Në mend gjithë ato mend e dinakëri
Çka nuk është thënë as nga stërgjyshët tanë
Për gratë e hershme akeje krela-krela
Për Alkmenën o Tiron…
Sepse kurrë ndonjëherë njërës prej tyre
As që i shkoi n’mend çka i pjell mendja kësaj…
(Kënga II – P.Gj)
Këto janë cilësi të çuditshme për të ndezur gjakun e një djaloshi. Dhuratat e Afërditës duhet të kishin vend në mendjen e tij më shumë sesa ato të Athinës. Por vini re sesa ky përshkrim e bën Penelopën të duket si Odiseja. Ajo është po aq e mirë në punët e femrës sa ç’është ai në të burrit. Ajo për çfarë e admirojnë mëtuesit Penelopën, ajo çfarë duan tek ajo, është ngjashmëria me Odisenë. Ai është objekti real i Erosit tëtyre(ndonëse i pavetëdijshëm). Ajo është objekti zëvendësues.
Mëtuesit po pretendojnë sikur janë Odiseja, por po e bëjnë këtë në botën reale, në botën në të cilën ka burra si Odiseja. Pikërisht këtu qëndron edhe rreziku i fantazisë së tyre, por edhe gabimi. Kur Odiseja kthehet në shtëpi dhe shfaqet plotësisht me identietin e tij të vërtetë, fantazia merr fund dhe realiteti i tmerrshëm – realiteti i tij i tmerrshëm – i shkatërron ata duke u zbuluar se çfarë janë në të vërtetë. Ata janë vetëm hije. Ai është realiteti, gjëja e vërtetë. Ndëshkimi i tyre, që ngjan ekstrem, është ndëshkimi që realiteti u jep atyre që fatntazojnë.
Identeti i Odisesë në zemër të poemës është dielli rreth të cilit rrotullohet gjithçka tjetër. Por ai nuk është një identitet të cilin poema e pranon dhe e vlerëson në mënyrë akritike. Përkundrazi, njësoj si tek Iliada, Homeri hedh një dritë të fortë reflektive mbi idealin heroik. Odiseja shkon në trojë që të ndëshkojë Paridin pse ka rrëmbyer Helenën. Ai shkon të mbrojë shtëpinë dhe familjen. Por për të bërë këtë, ai duhet të lërë shtëpinë dhe familjen e tij të pambrojtur. Kthimi bëhet për rrjedhojë bëhet qëllimi i tij. Këto fakte impklikojnë mendimin sesa i papërshtashëm është heroi vetë për shtëpinë e tij dhe sesa i papërshtatshëm ështëai për t’i shërbyer qëllimit të tij. Kthimi i Odisesë thotë kaq shumë. Ai vjen në shtëpi jo për të drejtuar paqësisht shtëpinë, por për të qenë sërish një luftëtar, duke mbrojtur pallatin e tij, ashtu si dikur shkatërroi pallatin e Priamit për të njëjtat arsye. Me të mbaruar punë, ai do të duhet tëikë sërish, për të udhëtuar aq larg nga deti saqë rremat e tij do të ngatërrohen për shosha – aq larg, deri në vende ku askush nuk ka dëgjuar për detin, apo për flotën greke që u nis për në Trojë – aq larg saqë Odiseja vetë do të jetë Askushi aty. Vetëm atëherë ai mund të kthehet të vdesë në shtëpinë e tij.
Poema në thotë se jeta nuk është të shkosh diku. Fundi që imagjinojmë për të – Fushat Elize, Hadi., parajsa, shtëpia – nuk janë ato që na ofrojnë atë që ne mendojmë se duam: një fund për shqetësimet tona, një fund për luftën dhe grindjen. Ajo që ne duam te dëshira për fundin, poema na thotë seështë thjesht vdekja në një nga format e saj të shumta. Dhe ajo në fund, me siguri që do të na gjejë. Po të kemi fat, kur të jemi të kaluar në moshë dhe të famshëm dhe të rrethuar nga familja, kur të jemi gati – njësoj siç Perënditë i premtuan Odisesë.
https://aeon.co/essays/unveiling-the-erotic-mysteries-at-the-heart-of-ho…