Albspirit

Media/News/Publishing

Turqia mund të blejë raketat ruse S-400

Ministri i Jashtëm Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu), tha se bisedimet me Rusinë për blerjen e sistemit të mbrojtjes antiraketore S-400 janë duke përparuar pozitivisht.

Duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp pas takimit kokë më kokë në Lefkosha me Presidentin e Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV) Mustafa Akënxhë (Mustafa Akıncı) dhe mes delegacioneve, Çavushollu iu përgjigj edhe një pyetjeje në lidhje me negociatat ndërmjet Turqisë dhe Rusisë për sistemet e mbrojtjes kundërajrore S-400.

“Bisedimet në lidhje me sistemin e mbrojtjes ajrore S-400 vazhdojnë në një trend pozitiv”, tha Çavushollu.

Edhe Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë shtetërore teknologjike ruse “Rostech”, Sergey Çemezov në një deklaratë që kishte bërë të martën kishte thënë se Rusia me Turqinë kanë qenë në negociata për shitjen e sistemeve të mbrojtjes antiraketore S-400.

Ministri rus i Industrisë dhe Tregtisë, Denis Manturov kishte deklaruar gjithashtu se në rast të nënshkrimit të një marrëveshjeje me Ankaranë, kompania ruse e mbrojtjes ajrore Almaz-Antey mund të prodhojë për Turqinë sistemin e mbrojtjes kundërajrore të përbërë nga raketat e tipit S-400.

Please follow and like us: