Me ardhjen e Trump fillon furtuna, avionët e SHBA bombardojnë pozicionet e ISIS
Avionët luftarakë amerikanë kanë filluar goditjen objektivave terroriste të Shtetit Islamik në Irak dhe Siri nga Deti Mesdhe pas një pauze rreth dy-mujore.
Skuadra e ushtrisë amerikane përfshin dhjetëra avionë luftarake që nisen nga aeroplanmbajtësja “George H.W. Bush”, e stacionuar në Detin Mesdhe.
Ajo zëvendësoi aeroplanmbajtësen “Eisenhower”, e cila goditi objektivat e Shtetit Islamik më 12 dhjetor.
Marina amerikane filloi sulmet nga Mesdheu duke përdorur arsenalin e avionëve luftarakë me seli në Napoli, Itali.
Please follow and like us: