Albspirit

Media/News/Publishing

Bojaxhi: Manipulimi i zgjedhjeve produkt i abuzimeve sistematike nga PS, PD e LSI

 

Sfida për Shqipërinë” beson se qytetarët kanë gjithë të drejtën të organizojnë protesta të vazhdueshme për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe ne mbështesim çdo përpjekje në këtë drejtim. Por ne besojmë se ndërsa besueshmëria e qeverisë është e ulët, deputetët demokratë kanë patur mundësi të bëjnë më shumë për reformën zgjedhore dhe koha e humbur është edhe pasojë e mosveprimeve të tyre. Ne propozojmë që ka kohë të mjaftueshme për të realizuar numerimin elektronik pavarësisht se problemet me zgjedhjet vijnë nga blerja e votive nga tre partite kryesore. Kjo situatë ku manipulimi i zgjedhjeve është frika kryesore e qytetarëve erdhi si produkt i abuzimeve sistematike nga PS, PD apo LSI.

Gjithashtu, i kujtojmë forcat politike se protestat duhen të përfaqësojnë problemet e qytetarëve, problemet reale, e jo shqetësimet elektorale të partive. Duhet më tepër angazhim nga partitë e vjetra për të diskutuar zgjidhje të problemeve të njerëzve e jo t’i përdorin ata për interesa zgjedhore. Ne na duket zhgënjyes fakti se palët, të cilat kanë në dorë të gjithë sistemin zgjedhor e politik, luftojnë vetëm për të siguruar pushtetin, e jo për të përmirësuar rregullat.

Ne “Sfida për Shqipërinë”, na shqetëson fakti se ish-pushtetarë të pasuruar nga korrupsioni në tetë vjet qeverisje, sot protestojnë mes njerëzve të thjeshtë sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Po, duhet të ketë protesta për korrupsionin në gjykata dhe politikë, për censurimin e medias, për situatën në shëndetësi, për papunësinë, për trafikun e drogës dhe mungesat e thella në arsim. Ne besojmë dhe këmbëngulim se, atëherë kur interesat e qytetarëve do të jenë qëllimi i vetëm, protestat do të kenë mbështetjen e të gjithë shoqërisë, përfshi Sfidën për Shqipërinë”, thuhet në reagimin e Bojaxhi.

Please follow and like us: