Albspirit

Media/News/Publishing

Gazetari Vezaj denoncon me emra: Ja përse reforma në drejtësi mban erë të keqe

 

Nga aplikimi për institucionet e reja kushtetuese janë përzgjedhur 29 aplikantë dhe janë lënë jashtë disa juristë me karrierë në këtë fushë.

Ky është denoncimi që ka bërë gazetari Flamur Vezaj, i cili në një status në Facebook ka përmendur me emra disa juristë që kanë arsimimin dhe eksperiencën e duhur.

Denoncimi në Facebook i gazetarit Flamur Vezaj:

Reforma, që mban erë të keqe!!! Ambasadorit Lu, me anë të një mesazhi të shpërndarë në media kohë më parë, ftoj të gjithë shqiptarëve PATRIOT që jetojnë dhe punojnë jashtë Shqipërisë, të kandidojnë për institucionet e reja Kushtetuese, të njohur si “Vetingu”. Kësaj ftese, ju përgjigjen shumë persona, numri I të cilëve shkoi 192 aplikant si nga brenda ashtu edhe nga jashtë Shqipërisë. Për verifikimin e dokumenteve të këtyre kandidatëve, ishte ngarkuar me ligj Avokati I Popullit, të cilit I ka mbaruar mandati!!!! Por, ajo që bënë të dyshoj në mënyrën e selektimit të këtyre kandidatëve janë disa faktor! Ajo që më çuditi, është fakti se në listën e personave që plotësojnë kriterët për tu zgjedhur për organet e “Vetingut” ishin PËRJASHTUAR disa jurist të shquar jashtë territorit shqiptar. Në mesin e atyre, emrave që Avokati I Popullit i s’kualifikoi me arsyetimin se nuk plotësojnë kriterët ishin edhe këta jurist (se kishte edhe tjerë):

1. Genci Bilali, Avokat prej 15 vitesh në NYC dhe ka mbaruar Juridikun në Universitetin e Edinburgh!

2. Rezarta Schuetz, Avokate prej 18 vitesh dhe ka mbaruar Juridikun në Universitetin Ëisconsin, me eksperienc në OKB, OSBE etj etj

3. Enton Dimni, me eksperienc 17 vjeçare në drejtësi me projekte të USAID-it dhe BE-së në fushën e ligjit.

4. Klodian Rado, ish-gjyqtar në Shqipëri me Shkollën e Magjistraturës por që ka përfunduar studime edhe në Kolegjin Mbretëror të Londrës dhe me master në Universitetin e York në Kanada.

5. Roland Gjoni,16 vjet eksperienc si jurist mbaruar juridik në Universitetin e Columbia dhe me eksperienc në OKB, UN, USAID, EU, Ëorld Bank etj etj.

6. Sokol Gjyriqi, Avokat në Milano dhe mbaruar studimet juridike në Itali etj….. Në vend të këtyre dhe të tjerë si këta, ishin përzgjedh jurist të ndryshëm, mes tyre edhe të respektuar!

Por në mesin e listës prej 29 të përzgjedhurve nga Avokati I Popullit, nga një verifikim I vogël (googel search) dolën që 6 prej tyre kishin problem dhe nuk duhet të ishin zgjedh. Veç atyre, në listën e të përzgjedhurve gjeta disa emra të ish/drejtuesve të institucioneve të sistemit të drejtësisë super të konsumuar, disa zyrtarë e të deleguar të partive në institucionet aktuale të drejtësisë, përmbarues, noter e ca jurist të tjerë me probleme me ligjin në të kaluarën!!! Ja pra, pse mendoi se kjo reform mban erë të keqe! Që më shtyn të dyshoj se Avokati i Popullit, ka selektuar dhe renditur emra që ia kanë servirur. Se me njerëz të establishmentit nuk pastrohet sistemi I drejtësisë. #reforma_që_sduam# #Vetingu_sbëhet_me_njerëz_të_konsumuar#

Please follow and like us: