Albspirit

Media/News/Publishing

Kush është miliarderi George Soros

George Soros ka lindur në Budapest të Hungarisë, më 12 gusht 1930. Ai i mbijetoi pushtimit nazist dhe largua prej Hungarisë komuniste në 1947-ën për në Angli, ku u diplomua në shkollën Ekonomike të Londrës.

Gjatë studimeve në këtë shkollë, ai u njoh me punën e filozofit Karl Popper, i cili pati një ndikim të thellë tek ai. Në 1956-ën, Soros u vendos në Shtetet e Bashkuara, ku nisi të grumbullojë pasuri të madhe, nëpërmjet një fondi investimesh ndërkombëtar, të themeluar dhe të drejtuar prej tij. Sot ai është kryetari i “Soros Fund Management LLC”.

Soros ka qenë aktiv si filantropist që prej vitit 1979, kur ai nisi të japë fonde për të ndihmuar studentët zezakë që të ndjekin studimet në Universitetin e Kejptaunit. Sot ai është kryetar i Institutit “Për një Shoqëri të Hapur”, si dhe themeluesi i një rrjeti organizatash filantropike.

Më 1947 emigron në Angli dhe diplomohet në Shkollën Ekonomike të Londrës më 1952. Pas 4 vjetësh, më 1956 largohet për në SHBA dhe fillon veprimtarinë financiare në bursat e Londrës dhe Nju Jorkut.

Më 1969 krijon Fondin e Investimeve (Quantum Fund), një firmë private menaxhimi e cila jep konsulencë për investimet dhe e ka prezantuar George Sorosin si një nga financierët më të suksesshëm në botë. E fillon aktivitetin bamirës më 1979, kur krijon në Nju Jork Fondin e Shoqërisë së Hapur dhe nis themelimin e Fondacioneve Lokale të Shoqërisë së Hapur fillimisht në Hungari (1984) pastaj në Bashkimin Sovjetik (1987).

Sot rrjeti i fondacioneve shtrihet në më se 30 vende duke përfshirë edhe Mongolinë, Haitin, Guatemalën, Afrikën e Jugut dhe SHBA. Këto fondacione ndihmojnë në ndërtimin e infrastrukturës dhe institucioneve të një Shoqërie të Hapur nëpërmjet mbështetjes së një sërë programesh rajonale dhe lokale në fushën e arsimit, kulturës, shëndetësisë, medias, botimeve, etj.

Please follow and like us: