Albspirit

Media/News/Publishing

OSBE përgënjeshtron deklaratën e shefit të OSBE

OSBE-ja ka përgënjeshtruar në një farë mënyrë ambasadorin Borchardt ditën e djeshme, teksa ai tha në “Ora News” se deri në 2016 janë mbjellë më shumë kanabis se në 2013 dhe se qarkullojnë më shumë se 2 miliardë euro para të pista me të cilat mund të blihen deputetë.
Shumë e media e lexuan këtë si para të bëra pas 2013.
“Në 2013 Guardia di Financa përllogariti që prodhimi ishte 1 mijë ton, vlera bruto e të cilëve shkonte më shumë se 2 miliardë euro.
Po të marrim shifrat e publikuara nga ministria e Brendshme për plantacionet e shkatërruara, duket që mbjelljet kanë qenë më të mëdha se në 2013.
Jo gjithçka është kapur sepse çdo javë dëgjohet se janë kapur ngarkesa. Kjo do të thotë se qarkullojnë më shumë se 2 miliardë euro para të pista”, tha Borchardt.
Mirëpo, sot OSBE-ja ka sqaruar se 2 miliardë eurot janë ato të vitit 2013 dhe se nuk bëhet fjalë për vitin 2016.
Please follow and like us: