Albspirit

Media/News/Publishing

I përndjekur i politik hipën sërish në vinç, bën kërcënimin e radhës për këstin e radhës të dëmshpërblimit

Një person tenton të hidhet nga vinçi pranë një kulle te Kisha Ortodokse në Tiranë.
Mëson se bëhet fjalë për shtetasin Xhemal Zhuri, i cili kërkon këstin e 6. Ai kërcënon se do të hidhet nga një lartësi e madhe, duke bërtitur me të madhe se: “Dua lekët e mia”.
Ndërkohë, burime nga policia thanë për se personi në fjalë është një ish i persekutuar që bën një veprim ekstrem në shenjë protestë për mosmarrjen e dëmshpërblimit për vitet e burgut. Pasi është ngjitur në majë të vinçit, ai ka nisur të heqë rrobat. Fill pas kësaj ai ka marrë edhe një flamur kuq e zi, të cilin ka nisur ta valëvis nga lartësia mbi 100 metër.
Zhuri 57-vjeçari është një personazh i njohur për aksione të tilla dhe protesta, ndërsa kishte bërë 10 vite burg gjatë kohës së regjimit komunist. Ai ka tentuar edhe dy herë të tjera të hidhet nga lartësia, (2012 dhe 2015) ku dy vite më pare po nga ky vinç.
Sakaq, poshtë kësaj kulle ndodhen shumë qytetarë të cilët shohin skenën të tmerruar si dhe ka prani të forcave policore.

xhemal zhuri ne vinc

Please follow and like us: