Albspirit

Media/News/Publishing

Protesta e opozitës dhe sfidat për Shqipërinë

 

Suzana Tahiri

Ka disa ditë që në Tiranë, përballë selisë së kryeministrisë, prej pesë ditësh po zhvillohet nga opozita një protestë paqësore me kushtin e vetëm: garantimi i zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.

Është një protestë qytetare, ndryshe nga shumë manifestime të tjera që kanë qenë të dhunshme dhe që e kanë bërë Shqipërinë lajm të parë për keq në mediat ndërkombëtare.

Protesta të tilla të dhunshme ka pasur shpesh edhe në Kosovë, të cilat shpesh zbehin edhe kauzën e drejtë të atyre që i kryejnë.

Faktori ndërkombëtar nuk e ka mbështetur këtë protestë, madje eurokomisionerë të njohur si mbështetës të aspiratave të shqiptarëve, kanë kërkuar kthimin e dialogut dhe bashkëpunimin me institucionet.

Në këtë mënyrë mendojnë edhe një pjesë e jo e vogë shqiptarësh, që e duan Shqipërinë një vend normal, serioz dhe të përkushtuar ndaj përmbushjes së detyrimeve që vijnë nga anëtarësimi në familjen europiane.

Në çdo protestë ka gjithmonë argumente pro dhe kundër, por në këtë rast është e domsodoshme që PS dhe PD apo që maxhoranca dhe opozita të gjejnë gjuhën e dialogut, të zgjidhin me qetësi problemet më të mëdha dhe të garantojnë së bashku zgjedhje të ndershme dhe të lira parlamentare.

Piramida e Komisionit Qëndro të Zgjedhjeve deri te komisionet e numërimit të votave garantojnë një kontroll të dyanshëm të këtij procesi, por edhe plotësimi i rekomandimeve të OSBE-së do të jetë një bazë e mirë për zgjedhjet të lira dhe të ndershme parlamentare.

Please follow and like us: