Albspirit

Media/News/Publishing

Replika në Kuvend/ Blushi: Shkatërrim të mbarë! Braçe: Mos shaj, se …!

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, ka replikuar ashpër me deputetin socialist, Erjon Braçe, në sallën e Kuvendit. Blushi akuzoi PS dhe PD nga foltorja e Kuvendit, duke thënë se po rrezikojnë zgjedhjet.

Kjo është kundërshtuar nga deputeti Braçe, i cili tha se PS nuk ka vjedhur asnjëherë zgjedhjet. Sipas tij, PS ka humbur deputetë, kryetarë bashkish me vota minimale, por nuk i ka vjedhur ato.
Ben Blushi: Për fat të keq zgjedhjet në Shqipëri janë në rrezik, Shqipëria është rast fatkeq sepse zgjedhjet kërcënohen nga dy palë, Rilindja apo qeveria dhe vetë PD

PD ka vetëm një rrugë të vrasë veten me shpresë se plumbi të vrasë dhe kundërshtarin. Vendi ka hyrë në një krizë pa kthim që nuk zgjidhet me zgjedhje por do të jetë më e rëndë pas zgjedhjeve. Republika e korrupsionit po shembet. Është fundi i saj, po i afrohemi një Republike të re.

Bisedimet do të ishin tradhti kombëtare. Republika duhet të bjerë qoftë dhe me kontributin e asaj çadre. Shqipëria ka vetëm një rrugë të ndërtojë një opozitë të re që të krijojë një qeveri të re.
Bëhuni gati për t’u rrëzuar. Ju uroj shkatërrim të mbarë.

Erjon Braçe: PS nuk ka vjedhur s’ka prekur votën e askujt. Ka humbur për një votë, por nuk ka vjedhur. Kush ka frikë nga përballja mund të hedhë baltë nga mëngjesi në darkë. Nuk i fiton njerëzit me baltë. Askush nuk të ndjek pas nëse shan dikë, në parlament apo jashtë, por nëse beson.

Ben Blushi: Kjo qeveri takson më shumë trurin se dhjamin. Nuk kam parë një vend të botës ku varfëria luftohet me procedurë LIBRA nuk regjistrohet në KQZ, A është ky kërcënim?! Ky është një kërcënim i pastër para zgjedhjeve.

Erjon Braçe: Ti dhe Aldo Bumçi nuk mund të jeni bashkë. Ti më dole rrugës. Ti nuk di asgjë për koncesionet, nuk ke asnjë lloj dijenie për koncesionet. Koncesionin e skanimit e ke votuar dy herë, kur ishe në këtë krah. Lëri gjëegjëzat hap kompjuterin e lexo. Çohu dhe më trego një koncesion që ngarkon me barrë dhe qytetarin dhe buxheti e shtetit. Të çohesh e të thuash që ARMO e ka privatizuar kjo qeveri është e rëndë, shumë e rëndë.

Please follow and like us: