Albspirit

Media/News/Publishing

Sondazhi në SHBA: Dhjetë arsye pse George Soros është i rrezikshëm

 

Në një sondazh të fundit në internet, lexuesit e Human Events në SHBA votuan miliarderin George Soros si “demagogun e majtë më të rrezikshëm në vend”. Më poshtë vijon lista me dhjetë arsyer pse George Soros konsiderohet i rrezikshëm.

Arsyeja # 1: Soros jep miliarda dollarë për kauza të majta. Më 1993, ai krijoi Institutin e Shoqërisë së Hapur për të ndihmuar financimin e kauzave reformiste. Përmes institutit, Soros u ka dhënë grupeve të majtë mbi shtatë miliardë dollarë. Disa nga këto grupe përfshijnë National Council of La Raza, Apollo Alliance, ACORN, Huffington Post, Soujourners, Tides Foundation, National Organization for Women, Planned Parenthood dhe People for the American Way.

Arsyeja # 2: Soros ndikon rezultatin e zgjedhjeve në Amerikë. Më 2004, ai u dha 23.58 milionë dollarë 527 grupeve të ndryshëm anti-Bush, me shpresën se do t’i shkaktonte humbje presidentit George W. Bush. Soros ndihmoi edhe në rritjen e karrierës politike të Barack Obamës, duke organizuar një mbledhje fondesh për të më 2004, kur Obama konkurronte për Senatin e shtetit Illinois. Ai dha edhe maksimumin e kontributit të lejueshëm pasi Obama njoftoi se do të kandidonte për president.

Arsyeja # 3: Soros dëshiron të limitojë pushtetin e Amerikës duke bërë të mundur bindjen e SHBA karshi grupeve ndërkombëtarë si FMN and Banka Botërore. Ai dëshiron zvogëlimin e pranisë së SHBA në FMN. Më 1998 shkruante: “Ka interesa kolektivë që i tejkalojnë kufijtë e shteteve, shtetet sovrane duhet tú binden ligjeve dhe institucioneve ndërkombëtare”.

Arsyeja # 4: Soros mbështet financiarisht një grup mediatik reformist të quajtur “Media Matters for America”, i cili bën zhurmë të madhe sa herë që një pikëpamje konservative shfaqet në median e përgjithshme.

Arsyeja # 5: Soros është financues i madh i MoveOn.org, i cili është një komitet aksioni politik dhe grup reformist që është përgjegjës për mbledhjen e miliona dollarëve për kandidatët liberalë.

Arsyeja # 6: Qendra për Progresin Amerikan është themeluar nga Soros. Kjo është organizata që organizoi pozicione politike dhe diskutime reformiste për Presidentin Obama dhe administratën e tij. Shumë zyrtarë nga QPA ishin pjesë e stafit administrativ të Obamës.

Arsyeja # 7: Soros ka financuar grupe ambientalistë që ndihmojnë në krijimin e vendeve të punës që mbrojnë ambientin. Ai ka financuar Green for All, Ella Baker Center dhe Apollo Alliance. Kjo e fundit ka marrë iniciativa të gjelbra me vlerë 110 miliardë dollarë nga paketa për stimulim e Obamës.

Arsyeja # 8: 527 grupet e “America Coming Together” morën rreth 20 milionë dollarë nga Soros me qëllim mposhtjen e Presidentit George W. Bush. Ai orkestroi një përpjekje masive për të çuar njerëzit në votime nëpërmjet këtij grupimi që kishte edhe persona të dënuar për krime të vogla brenda tij. Grupimi u gjobit me 775 mijë dollarë për shkelje të ligjeve të financimit të fushatave federale.

Arsyeja # 9: Një llokmë e madhe e pasurisë së Sorosit vjen nga manipulimi me valutën. Më 1997, Azia kaloi një krizë financiare, gjatë së cilës Soros u aktivizua nga kryeministri i Malajzisë për rrënimin e monedhës vendase me praktikat e tij tregtare. Tajlanda e quajti “kriminel lufte ekonomik”.

Arsyeja # 10: Soros është akuzuar se ushqen iluzione për veten. Ai madje e ka thënë disa herë se e mendon veten si një figurë mesianike. “E pranoj që gjithmonë kam pasur një imazh të ekzagjeruar të rëndësisë sime. E thënë më qartë, më dukej vetja si zot”, apo “që nga fëmijëria kam marrë me vete disa fantazi të forta mesianike, të cilat e ndieja se duhej t’i mbaja nën kontroll, ndryshe do të përfundoja në çmendinë”.

Please follow and like us: