Studentët e grevës në shkurt të 1991 në universitetin e Gjirokastrës që u sulmuan nga “Vullnetarët e Enverit”
Studentët e grevës në shkurt të 1991 në universitetin e Gjirokastrës që u sulmuan nga “Vullnetarët e Enverit”
Si sot, 26 vjet më parë më 22 shkurt 1991 studentët e Universitetit të Gjirokastrës (Instituti i Larte Pedagogjik në atë kohë), u sulmuan dhunshëm nga turmat e tërbuara të Vullnetarëve të Enverit gjatë kohës që po zhvillonin bisedime me përfaqësuesen e Ministrisë së Arsimit, zj. Makbule Çeço, (ish-drejtoreshë Drejtorie e Arsimit të Lartë) për plotësimin e kërkesave të tyre, si kusht për tu rikthyer në ndjekje të procesit mësimor.
Një ditë më parë më 21 shkurt, nën shembullin e studentëve të Tiranës, edhe studentët e Gjirokastrës hoqën nga holli i universitetit bustin e Diktatorit E. Hoxha! Vullnetarët e Enverit të organizuar nga Partia e Punës dhe Sigurimi i Shtetit pasi rrahën studentët, shkatërruan stendat, bibliotekën e laboratorët, gjetën në një bodrum bustin e dëmtuar të Diktatorit dhe e rivendosen përsëri në holl!
Që prej 12 shkurtit 1991, studentët e Gjirokastrës bojkotuan mësimin dhe u angazhuan në një grevë në amfiteatrin e Universitetit deri në plotësimin e kërkesave të tyre ekonomike, administrative dhe politike…
Pothuajse të vetëm, të izoluar nga komunikimi me Tiranen dhe me mediat, të rrethuar nga organet e ushtrisë dhe të sigurimit të shtetit, të shantazhuar dhe kërcënuar tek e tek dhe të gjithë së bashku për të hequr dorë nga greva dhe manifestimet publike, por të inkurajuar nga dashuria për liri, të frymëzuar nga manifestimet madhështore të studentëve të Tiranës, të mbështetur nga një grup i vogël pedagogësh e qytetarësh të Gjirokastrës e rrethinave ata nuk u ndalën për asnjë çast!
Rrëzimi i monumentit të Diktatorit në Tiranë më 20 shkurt, ndodhi fiks në kohen kur studentët e parë të Gjirokastrës sapo kishin hyrë në sallë për të filluar grevën e tyre të urisë jo vetëm për solidarizim me grevën e urisë së studentëve të Tiranës, por edhe për plotësimin tërësor të kërkesave të tyre!
Më specifikisht kërkesat e tyre përveç përmiresimit të kushteve të jetesës në konviktet dhe mjediset e mësimdhënies ishin edhe kërkesat politike:
– Solidarizim deri në plotësimin tërësor të kërkesave të studenteve të Tiranës (sidomos kërkesa për heqjen e emrit të diktatorit nga Universiteti i TR).
– Bërja shtëpi muze e shtëpisë së Kadaresë dhe Çabejt.
– depolitizimi i shkollës.
– Unifikimi i diplomës në degët analoge me ato të Universitetit të Tiranes.
– Krijimi i shoqatës së studentëve jashtë Bashkimit të Rinisë së Punës së Shqipërisë.
– Ripranimi në universitet i studentëve të përjashtuar të cilët kishin tentuar të kalonin kufirin me Greqinë.
– Ardhja në takim e Ministrit të Arsimit për të biseduar kërkesat e Peticionit! etj.
Tre studente të Gjirokastrës u dërguan në Tiranë për të shprehur solidarizimin me grevën e studentëve të UT, të shoqëruar nga një pedagog. Pedagogu u vendos nga grupi organizator ti shoqëronte, pasi një ditë më parë agjentë të Sigurimit të Shtetit i zbritën nga autobusi në vendin e quajtur Uji i Ftohtë, Tepelenë dhe i kthyen sërish në Gjirokastër. Pas tre ditësh ata u kthyen nga Tirana me një thirrje që Komisioni Organizator i Grevës i adresonte studentëve të Gjirokastrës!
Ja teksti i plotë…
“Vëllezër dhe motra studentë të ILP (Instituti i Lartë Pedagogjik)
Është detyrë morale e çdo shqiptari të luftojë për të mirën e demokracisë në Shqipëri. Ju lutemi na përkrahni në lëvizjen tonë. Ne jemi me ju, por dhe ju të jeni me ne! Kërkesa jone të jetë dhe juaja! Grupi organizator i grevës.
P. S. Duhet te organizohemi”.
Firmosur nga: Ilir Dizdari, Ridvan Peshkëpia, Arben Lika.
Përfaqësuesit e studentëve të Gjirokastrës që shkuan në Tirane dhe sollën edhe mesazhin ishin:
1. Dhimitër Muka (pedagog),
2. Ardian Halili,
3. Besnik Kotorri,
4. Pëllumb Sadiku.
Duke ju referuar disa fletëve të zverdhura të procesverbaleve të grevës të cilat kam mundur të shpëtoj pas shkatërrimit që Vullnetarët e Enverit i bënë dhomës sime, po publikoj emrat e studenteve kryesore, pra të atyre që munda të gjej në këto fletë, dhe duke i ftuar miqteë e mi, protagoniste të atyre viteve tëa shtojnë këtë liste me emra të tjerë dhe kujtime nëse kanë…
Lista e parë ka emrat e studenteve që u zgjodhën me votim të hapur si drejtues të Shoqatës së Studentëve e cila do të ishte jashtë BRPSH.
1. Gëzim Basha Kryetar
2. Çelo Hoxha
3. Ferdinant Meçe
4. Pëllumb Sadiku
5. Leonard Mehmeti
6. Enriketa Shtrepi
7. Olsi Abazi
8. Panorea Flenxuri
9. Juxhin Shazivari
10. Genc Halili
11. Astrit Takaj
12. Altin Paceli
13. Edlira Gjolli
14. Xhevit Hysi
15. Arben Kosta
16. Altin Sinella
17. Auron Ferro
18. Ilir Nanaj
19. Ardian Spahiu
20. Artan Çiraku
21. Roland Bejko
Studentët që ishin shumë aktivë në organizimin dhe drejtimin e grevës që nga dita e parë neë të fundit;
1. Loreta Lifo
2. Artur Bego
3. Besnik Kotorri
4. Ismail Hoxha
5. Andrea Çipa
6. Ledio Xhani
7. Anila Hodo
8. Irena Shkurti
9. Arian Llaziku
10. Aleksandër Leka
11. Panorea Frenxuri
12. Enkela Ramusaqo
13. Xhemil Biraçi
14. Jordan Deda
15. Elidon Prifti
16. Edmond Çati
17. Afroviti Lili
18. Etleva Çabej
19. Tani Halili
20. Manjola Lili
21. Gentian Çoçoli etj, etj.
Pedagogët (pa të cilët vështirë se do zgjaste qoftë edhe dy ditë kjo grevë)
1. Syrja Barçi
2. Rexhep Shkurti
3. Edmond Stamati
4. Dhimiter Muka
5. Harallamb Miconi
6. Mersin Shena
Pedagogët që kishin shprehur mbështetje, por që mernin pjesë parcjalisht në seancat e grevës:
1. Sotiraq Hroni
2. Sadik Bejko
3. Gjergj Çuni
4. Piro Loli
5. Thimio Peçi etj