Trupi i pajetë i ambasadorit Churkin kthehet në Moskë
Trupi i pajetë i ambasadorit rus në OKB, Vitaly Churkin ka arritur në Moskë nga Nju Jorku.
Avioni që barte arkivolin arriti sot në Moskë, tri ditë pasi Churkin vdiq papritur në Nju Jork, vetëm një ditë para ditëlindjes së tij të 65-të.
Ai do të varroset të premten në varrezat Troyekurovkoye të Moskës, ka njoftuar Ministria e Jashtme e Rusisë.
Churkin u emërua ambasador i Rusisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në prill të vitit 2006.
Misioni rus në OKB ka njoftuar se në shërbimet përkujtimore për Churkinin që u mbajtëm më 22 shkurt në Nju Jork, kanë marrë pjesë “më shumë se 300 diplomatë” të Rusisë dhe të huaj, përfshirë këtu edhe ambasadorin rus në SHBA, Sergei Kislzak dhe ambasadoren e SHBA-së në OKB, NIkki Haley.