Ambasada e Republikës së Kosovës, në Washington, ka kremtuar përvejtorin e 9-të Pavarësisë së Kosovës
Këto ditë feste, ka qenë edhe, Ambasada e Republikës së Kosovës në Washington, e cila ka kremtuar përvejtorin e 9-të Pavarësisë së Kosovës, se bashku me trupin diplomatik te vendeve te ndryshme te botes ne kryeqytetin Amerikan, Washington D.C.
Vetë, Ambasadoria e Kosovës në Washington, në llogarinë e saj në rrjetin shoqëror Fb, ka shkruar se: “Për ata që nuk ishin në gjendje të bashkohen me ne në pritjen e fundit, këtu në statusin tim, në Fb, po bëj një paraqitje të shkurtër, nga festimi 9 – Vjetorit të Ditëlindjes së Pavarësisë së Kosovës, që u bë nga Ambasada Republikës së Kosovës në Washington, DC.
Aty, thotë diplomatja nga Kosova ishin aktivitetet edhe kopje e një intervistë e plotë e saj – Ambasadores Vlora Çitaku, me Revistën diplomatike The Washington Diplomat – gazetaren e saj Anna Gawe?, dhënë asaj muajin e kaluar, si dhe pritja e mbajtur në “Muzeun Ndërkombëtar të Spiunazhit- International Spy Museum”, për të kremtuar ditëlindjen e 9-te, te shtetit te Kosoves, i njohur nga 113 vende te botes.
Ambasadorja Çitaku, shkruan në profilin e saj në Fb, se :“ Ne jemi të kënaqur për këtë pjesmarrje dhe dëgjuar reagime të mrekullueshme nga diplomat, politikan, dhe profesionistët, nga Washington DC., jo vetëm amerikan, por edhe nga ata prej vendeve të ndryshme të botës, cilët kishin mundësi të dëgjojnë shumë për Kosovën dhe një shumëllojshmëri të çështjeve diplomatike, në sajë të mundësisë që na dha Revista diplomatike The Washington Diplomat, dhe natyrisht të Muzeut Ndërkombëtar të Spiunazhit për bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi me të”.