Albspirit

Media/News/Publishing

Blogerja shqiptare që valëvit flamurin kuqezi në Azi

Ata janë një çift ndyshe nga të tjerët. Kanë hequr dorë nga ëndrra për t’u martuar për udhëtimet. Flamuri shqiptar i shoqëron në çdo vend të botës që ata shkojnë. Nuk e quajnë veten turistë por udhëtarë dhe janë në gjendje të bëjnë qejf edhe me shumë pak para dhe aspak luks.

Udhëtimi i shqiptares Sonila Qesarakut me të fejuarin e saj italianFabio Ive është shumë i thjeshtë, u mjafton thjesht një çantë shpine, lëvizin me mjete publike, flenë nëpër hostele të lira, ecin shumë në këmbë dhe shumicën e gjërave i bëjnë vetë pa nevojën e një agjensie.

34­ vjeçarja ka hapur një blog të sajin me emrin ‘Travelling with SonilaBlog Udhëtimesh’, ku në të pasqyron të gjitha eksperiencat e saj të udhëtimeve.

Çdo foto shoqërohet me një përshkrim në tre gjuhë të botës, në shqip, italisht dhe anglisht. Në blogun e saj ajo numëron shumë ndjekës si shqiptarë ashtu edhe të huaj.

Ideja që flamuri shqiptar të valëvitej kudo që çifti udhëtonte ishtee Sonilës, por sigurisht edhe i dashuri i saj e ka mbështetur atë. Aktualisht udhëtojnë prej më shumë se 7 muajsh. Ata kanë vizituar 7 vende të Azisë Juglindore, Tajlandën, Singaporin, Malajzinë, Laosin, Kamboxhian dhe Vietnamin.

Qëllimi është shumë i thjeshtë, kudo që shkojnë të çojnë flamurinshqiptar të valvitet atje ku ndoshta nuk ka arritur më parë asnjë shqiptar. Nga këto udhëtime kanë marrë me vete eksperienca shumë të bukura, kanë historinë, kulturat, tradita, disiplinat shpirtërore dhe energjike, fene, kanë takuar shumë njerëz.

Nuk e konsiderojnë veten turistë dhe nuk sillen kurrë si të tillë. NëMalajzi, në një tempull induist kanë ndihmuar të gatuajnë dhe t’u servirin ushqim besimtarëve por edhe njerëzve të varfër.

sonila-flamuriNë Kamboxhia u kanë mësuar fëmijëve të vegjël që kanë vështirës ekonomike gjuhë angleze e ndërsa në Vietnam kanë ndihmuar në një jetimore. 34­vjeçarja nga përmeti është ambasadorja më e mirë në vendet Aziatike, aty ku shumë pak mund të dinë që në hartën e botës ekziston edhe një vend i vogël me emrin Shqipëri, por që mbart vlera shumë të mëdha kulturore, historike, njerëzore dhe me bukuri të rralla natyrore.

Si është një udhëtim për ju? Përse udhëtarë dhe jo turistë?

Na mjafton një çantë shpine, lëvizim me mjete publike, flemë nëpër hostele të lira, ecim shumë në këmbë dhe shumicën e gjërave e bëjmë vetë pa nevojën e një agjensie. Kemi shpenzuar edhe javë të tëra në mes të natyrës, pa kafe, pa alkol, ushqim vegjetarian, kemi bërë dhe joga.
Pse pikërisht kjo formë udhëtimi? Nuk do të dëshironit edhe ju që të bënit udhëtime siç shumë e mendojnë, me avion, në hotele me 7 yje, me makina luksi?

Jo. Ne nuk duam të bëjmë pushime nëpër hotele luksoze, jo se i gjykojmë kush i bën. Por ne bëjmë një tjetër lloj udhëtimi. I gëzohemi një udhëtimi të thjeshtë e të ngadaltë. Me çantë shpine, me transport publik, duke njohur njerëz vendas. Vetëm kështu mund të njohim historitë, kulturat, traditat.

Gjatë udhëtimit kemi takuar disa njerëz perëndimor që vinin për të bërë pushime 2­ ose 3 javore nëpër resorte luksoze dhe nuk dinin asgjë rreth vendit që ata vizitonin, nuk kishin folur asnjëherë me vendasit por vetëm me turistët e tjerë. Është me të vërtetë për të ardhur keq, gjithmonë nga pikëpamja jonë flas…

Please follow and like us: