Albspirit

Media/News/Publishing

Kasem Seferi: Zoti Meta, kam një kërkesë për ju!

 

Për Zotin Ilir Meta, kam shumë mendime, vlerësime dhe, ndonjë dyshim në këto ditë të fundit të shkurtit 2017, jo për gjë tjetër por, presionin që ngjarjet politike dhe, veçanërisht, gjendja ekonomike e vendit ushtrojnë mbi atë si Kryetar i Kovendit të Shqipërisë.

Historia, gjykimi si i ke qëndruar asaj me prova, fakte dhe dëshmi, është më i rëndë se guri i varrit thotë populli.

Pa hezitim, pa anësi politike, pa interesa të vegjël të grupit dhe, aq më pak, vetiake çdo individi në Republikën e Shqipërisë i kërkohet të sakrifikojë për ta çuar përpara ekonominë e vendit, ose më saktë jetën dhe mirëqenien e shqiptarëve në Republikën e Shqipërisë dhe për ta rrezatuar atë më tej në Ballkan, Europë dhe më tej në botë.

Shumë fjalë të mëdha, por me një përmbajtje të thjeshtë: edhe ne si gjithë të tjerët në Europë por, me shumë mund, djersë dhe sakrifica, ku sakrifica më e madhe është sakrifica politike.

Të dalësh jashtë vetvetes, do të thotë jo vetëm të jesh i devotshëm për misionin dhe objektivin politik që ke si individ ose parti poltike por, të bësh të pamundurën e përpjekjeve (siç thotë i madhi francez i politikës, historisë dhe rrjedhës së demokracisë, Aleksis Tokëvil) të lesh në dorë të sovranit (jo atyre që flasin në emër të tij) vendim – marrjen, ose më saktë pushtetin që ata ta kanë deleguar për ta përfaqësuar dhe nuk e ke përdorur ashtu sikundër ke premtuar.

Dalja jashtë vetvetes, “politikisht e saktë (korrekt)“ nuk do të thotë me aq sa kam studjuar prej më shumë se dhjetë vjet me më shumë në këtë lëmë, do të thotë, sa më pak dhe as më shumë, të pastrohesh në mënyrë demokratike duke i rikthyer zgjedhësit pushtetin që ai ta ka deleguar me votë.

Nëse ka hezitim, personal, partiak apo dhe në koalicion, atëherë nuk ngelet gjë tjetër për të thënë veç asaj se ka humbur legjitimiteti i pushtetit.

Zoti Meta!

Qytetarët ju bëjnë një thirrje, përgjigja që ju do të jepni (natyrisht, jo nesër), do të përcaktojë se cili do të jeni në politikë (një periudhë afatshkurtër kjo), cili do të jeni në folklor ( kjo afatmesëm), cili do të jeni në histori (kjo në pavdeksinë e historisë së popullit shqiptar)?!

Pse gjithçka është pëqendruar te ju?!

Historia do t’i japë përgjigje një “gjë e gjëze” të këtij lloji, veçanërisht, shqiptar. Do të desha që në këtë lloj analize (le ta quajmë të tillë për këtë shkrim) të kujtoj në thënie që e kam fort për zemër, natyrisht, me dhimbje, për ne shqiptarët: “Selanik e përpjetë siç ka qenë, do të jetë.“.

Mos, o Zot!

Për të shkelur në tokë, nuk ka qenë askush, nuk qe as Mbreti Zog, as Enver Hoxha dhe as të tjerë në shumës që keni vendosur se çfarë do të bëhet me shqiptarët dhe Shqipërinë.

Të tjerë, më të mëdhenj, për fat të keq, ose të mirë kanë vendosur se çfarë duhet të bëjmë dhe çfarë do të jemi mbi dhe. Nëse, vërtetë, do të bësh atë që thotë kjo formulë, do të të adhuronim si politikan modern. Në rast të kundërt, të më falësh, mos i mallko fëmijët dhe gjeneratat që vijnë në këtë mënyrë!

Personalisht, të gjykoj si një politikan të “ftohtë“, që di të sillesh ashtu sikundër duhet por, mos harro se, nuk je i paragjykuar, nuk do të paragjykohesh dhe, do të vlerësohesh, për çfarë bërë dhe nuk bëre.

Ky do të ishte “dënimi“ më i rreptë që do të jepte qytetari shqiptar, të cilit i je betuar se do t’i ngelesh besnik për shqiptari.

Bëj atë që do të bësh! Por, mos gabo!

E ardhmja të thërret për aq sa të takon!

Nuk do të doja që këtë thirrje ta konsideroje poezi!

Please follow and like us: