Manjani “shpërthen” ndaj Bibës: S’ka më shtet, vendimet nuk zbatohen!
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka sulmuar sot Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, e cila u mblodh për të shqyrtuar mbi mandatin e deputetit të PS, Armando Prenga.
Në rrjetet sociale, Manjani shkruan se vendimet e gjykatës dhe prokurorisë nuk zbatohen më. Sipas tij, kundërshtarët i kanos hashashi, kurse zyrtarët vettingu.
“Vendimet e gjykatës dhe prokurorisë nuk zbatohen më! Ai pak shtet që ishte sot nuk është! Kundërshtarët i kanos Hashashi, zyrtarët vettingu!”, shkruan Manjani.
Ndërkohë, me votat e mazhorancës KQZ vendosi të mos i heqë mandatin Prengës, deri në sjelljen e informacioneve të plota nga Prokuroria.
Please follow and like us: