Albspirit

Media/News/Publishing

Presidenti Ruben Diaz Jr. shpalos axhendën 2017

Mimoza Dajçi

Mimoza Dajçi

Nga Mimoza Dajçi

Presidenti i Bashkisë më të madhe në New York dhe Albani – Bronx Borough President Ruben Diaz Jr, zhvilloi një Takim të hapur jo më larg se dje në një nga ambjentet e shkollës së mesme JFK në Bronx, ku shpalosi agjendën e punës së tij dhe Bashkisë që ai drejton për vitin 2017. Të pranishëm ishin personalitete të larta të politikës dhe qeverisë amerikane në New York, Senaori Jeff Klein, Kontrollori i lartë i New Yorkut Scott Stringer, juristë, avokatë e titullarë të lartë të Gjykatës Supreme në New York, kongresmenë, Assamblyman Mark Gjonaj, Drejtori Ekzekutiv i Medias Bronx Net Micheal Max Knobbe, etj.
Nga përfaqësuesit e NGO Shqiptaro – Amerikane ishin ftuar Esad Rizai dhe Mimoza Dajçi, të cilët si edhe shumë shqiptarë të tjerë në SHBA kanë vërtetë një veprimtari të pasur sociale, humane dhe patriotike, për të drejtat e njeriut në New York e më gjerë.

Moderoi takimin Deputy Bronx Borouhgh President Znj. Aurelia Greene, e cila pas ekzekutimit të Hymnit Amerikan dhe bekimit mbajtur nga Rabbi Steven Exler ja dha fjalën Drejtoresh së Shkollës JFK në Bronx Marble Hill.

Dalja në podium e Presidentit Ruben Diaz Jr, u shoqërua me duartrokitje dhe ovacione të shumta, çfarë tregoi se ai është një figurë e dashur dhe e respektuar politike e publike nga të gjithë banorët në Bronx, New York dhe Albany. Gjatë falenderimit që u drejtoi pjesëmarrësve ai falenderoi të atin e tij Senatorin Diaz, i cili edhe ai ka një reputacion të pa diskutueshëm dhe popullaritet mjaft të madh në New York dhe krejt Amerikën, si dhe motrën e mbesat e tij të cilat merrnin pjesë në këtë konferencë të rëndësishme.

diaz jrRuben Diaz Jr. nëpërmjet fotove dhe videove të ndryshme që u paraqitën në ekran shpjegoi planin dhe axhendën e punës së tij dhe stafit të Bashkisë Bronx që ai drejton prej disa vitesh. Ai i bëri një retrospektivë punës së tij qysh nga viti 2009 e deri më sot, përsa i përket arritjeve dhe sukseseve që ngrenë Bashkinë e Bronxit në një institucion me përparësi dhe punë të suksesshme në fusha të ndryshme të jetës, si shëndetësi, arsim, punësim, sport, shkencë, art, infrastrukturë e komunikacion. Shkarazi Z. Diaz Jr. përmendi dy herë emrin e Presidentit të SHBA Donald Trump, duke u ndalur tek çështja e emigracionit dhe azilantëve, si dhe nuk harroi të përmendë emrat me më inflyencë të presidencisë amerikane Abraham Linkoln, John Kenedy dhe juristin e të drejtave civile të njeriut heroin e kombit Maritn Luther King Jr.

Si autore e këtij shkrimi pa marrë parasysh bindjet e mija politike, në lidhje me emigracionin ilegal nuk mund të le pa përmendur se, sipas dokumenteve origjinale është bërë publikisht e njohur fakti se e ëma e Presidentit të SHBA – Donald Trump, në vitin 1929 ka hyrë ilegalisht në Amerikë.

Duke krahasuar marrjen e tij të detyrës që nga viti 2019 Presidenti Ruben Diaz Jr. tha se janë bërë shumë punë, shumë investime në ndërtim apartamentesh për popullsinë me të ardhura të ulta, të sëmurët me sida, të pastrehët, ka nxjerrë fonde për ngritje shkollash, bibliotekash, realizime filmash e dokumentaresh të ndryshëm, ka lëvruar fonde për sport, art dhe shëndetësi. Prioriteti ynë tha ai është arsimimi i brezave të rinj të cilët kanë një rritje përsa i përket vazhdimësisë nëpër kolegje dhe universitete. Përsa i përket infrastrukturës dhe transportit publik tha ai, kemi miratuar një projekt plan të ri ku do të hapet edhe një linjë të re hekurudhore që do të lidhi Brookli-nin me pjesën veriore të New Yorkut. Sëbashku me City bike do të hapet lëvizja e lirë e qytetarëve me biçikleta në mënyrë që të ketë një qarkullim më të lirë e të konvenueshëm të tyre.

mark gjonaj++Do të ndërtohen pallate banimi edhe për shtresën e mesme të popullsisë tha Presidenti Z. Diaz Jr. Si dhe deklaroi në fjalën e tij se për kthimin e Godinës Kingsbridge Army në një Qendër Sportive Akulli dhe patinazhi ishte firmosuar shuma financiare nga guvernatori Como në New York dhe kjo shënonte vërtetë një arritje të jashtëzakonshme të tij si President i Bashkisë – Bronx. Qendër sportive e turistike kjo që do të jetë e përmasave më të mëdha në botë. Duke u ndalur tek ky investim edhe organizatës së Gruas The Women’s Organization “Hope & Peace” i takon një meritë e veçantë pasi si NGO amerikane ka qenë pjesë përbërëse e protestës që e ka mbështetur këtë nismë të Presidentit Diaz Jr, që në fillimet e saj sëbashku me vetë Presidentin Ruben Diaz Jr, Rev. Que English etj.

Axhenda e Presidentit Ruben Diaz Jr, u dëgjua me vëmëndje dhe kureshtje të madhe nga të gjithë, u mirëprit dhe duartrokit një zëri nga auditori. Pas fjalës së tij Presidenti Ruben Diaz Jr, zbrit shkallët e podiumit për tu takuar me pjesëmarrësit dhe shtrënguar duart me ata.

Bravo Bronx Borough President Ruben Diaz Jr!

Please follow and like us: