Albspirit

Media/News/Publishing

Soros përballë Fevziut në studion e OPINION

Xhorxh Sorosi ka dhenë një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu në vitin 2015.
Intervista ngjalli shumë kureshtje në kohën kur u transmetua për shkak të profilit të Sorosit por edhe angazhimeve të fondacionit në Shqipëri. Sot në një kohë kur emri i tij po lakohet shumë dhe ka hapur mjaft debate po sjellim një pjesë të redaktuar të kësaj interviste.

Ai flet aty për vështirësitë që ka hasur gjatë jetës, njohjet që kishte për Shqiperinë dhe marrëdhënien me politikën apo disa prej emrave të njohur të politikës në Shqipëri. Më poshtë po sjellim intervistën e redaktuar për opinion.al

Intervistë me Xhorxh Soros,

Tiranë, Nëntor 2005

Fevziu – Mirë se erdhët në Tiranë dhe mirë se erdhët në emisionin tim, z. SOROS! Mendoj se ka qenë një vizitë shumë e vështirë, paksa intensive.

Soros – Nga cila pikepamje?

Fevziu -Përsa i përket programit. Programi i vizitës suaj ka qene shume i ngjeshur.

Soros: Jam mësuar me këtë.

Fevziu – Dhe kjo është vizita juaj e dytë në Shqipëri?

Soros – Jo, jo. Kam qënë disa here ketu, vecanërisht në vitet e para kam ardhur shumë shpesh. Por tani Shqipëria ka filluar të zhvillohet dhe nuk mendoj se ka aq shumë nevojë për vëmendjen time.

Fevziu -Varet. Kur e keni vizituar për herë të parë Shipërinë?

Soros –Më duket se në vitin ’91 a ’92.

Fevziu -Dhe cfarë përshtypje krijuat për vendin tim?

Soros – Në atë kohë ishte një nga vendet më të prapambetura, më të izoluara. Mbaj mend se ngjitur me aeroportin kishte ngado bunkere. Ishte vërtet nje vend i prapambetur, i shtypur. Një vend që kishte vuajtur për një kohë të gjatë. Në fakt, fondacioni bëri diçka që s’e bëri në asnjë vend tjeter. Ai u angazhua në rindërtimin e shkollave. Më duket se kemi rindërtuar 275 shkolla. Këtë gjë nuk e bëmë në asnjë vënd tjetër. Kjo gjë ishte e nevojshme, sepse njerëzit i kishin shkatërruar shkollat. Për shkak të regjimit të vjetër… Mendoj se njerëzve u dukej sikur shkollat largonin fëmijët nga prindërit. Kështu prindërit ishin te inatosur dhe shkatërruan shkollat. Ne i rindërtuam ato me pjesëmarrjen e komuniteteve. Më pas, siç mund ta mbani mend, pasuan nje seri trazirash kur shumë prej ndërtesave publike u plaçkitën, por nuk u prek me dorë asnjë nga shkollat ama. Unë u preka nga kjo gjë. Kjo tregonte se fondacioni bëri diçka që vlerësohej nga komuniteti. Kompjuterët tanë në magazinë u vodhën, por ata në shkolla nuk u prekën.

Fevziu -A keni vënë re ndryshime apo zhvillime në këtë vend nga vizita juaj e fundit deri tek kjo e tanishmja?

Soros –Tirana ka ndryshuar shumë. Kur vija këtu, zor se te shihte syri ndonjë ndërtese. Kishte kasolle, baraka. Tirana është përmirësuar vërtet.

Fevziu – Si u bete nje nga njerezit me te pasur te shteteve te bashkuara?

Soros – Duke qene se une isha drejtori i nje fondi mbrojtes, merrja 20% te perfitimive. Une i mbajta perfitimet ne fond dhe keshtu aksioni im ne fond ishte ne rritje. Dhe vete fondi kishte te ardhura shume te mira, me shume se 30% mesatarisht çdo vit dhe keshtu te ardhurat rriten shume shpejt. Nese dikush investonte 100 mije dollare ne fillim, pas 30 vjeteve kisha 400 milione dollare. Dhe sigurisht, aksioni im rritej akoma me shpejt. Kjo pra ishte baza e suksesit tim financiar.

Fevziu – Fillimi i fondacionit tuaj ka qenë në 1979?

Soros – Po, fondi per shoqerine e hapur ne 1979. Me pas kam eksperimentuar. Ne 1984 kam themeluar nje fondacion ne Hungari.

Fevziu – Ky ishte i pari ne Evropen lindore?

Soros – Po, ishte i pari. U realizua ne bisedime te hollesishme me regjimin komunist.

Fevziu – Ishte e veshtire?

Soros – Ishte shume e veshtire dhe per pak desh kam hequr dore. Ata nuk donin t’i jepnin liri veprimi fondacionit. Me pas biseduam më me kujdes qe gjerat te ishin ne ekuliber. Ata kishin nje perfaqesues dhe çdo gje duhet te merrte firmen e perfaqesuesit te tyre dhe te perfaqesuesit tone. Pra, ne nuk mund te benim asgje pa aprovimin e tyre dhe na ana tjeter asgje nuk behej pa aprovimin tim. Kjo gje funksionoi shume mire dhe fondacioni ishte shume i suksesshem.

Fevziu – Absolutisht dhe a mendoni ju se rruga jone drejt demokracise do te jete po ashtu e veshtire?

Soros – Jam shume i kenaqur tek shikoj qe Shqiperia po ecen perpara. Kam nje pershtypje favorizuese per zhvillimin e vendit.

Fevziu – Ku e keni pare ju kete progres?

Soros – Shikoj te rinjte dhe jam shume krenar per programin e bursave qe ka paraqitur fondacioni. Keni te rinj qe shkojne me studime jashte shtetit, kthehen dhe punojne edhe ne pushtetin qendror edhe ne ate lokal te lidhur me te dyja partite kryesore. Dhe une mendoj se ata do te kene nje ndikim pozitiv.

Fevziu – Z.Soros, siç e thate edhe vete, ju keni pasur disa probleme me fondacionin “Soros” ne Kine. Por une mendoj se 10 vjet me pare ju keni pasur probleme edhe ne Shqiperi.

Soros – Jo tamam ne krahasim me problemet qe patem ne Kine. Jo tamam.

Fevziu – Si shkoi takimi juaj me Kryeministrin Berisha?

Soros – Ishte si nje takim familjar, i ngohte… dhe pa probleme. Ne kemi pasur probleme ne te shkuaren, por nuk i permendem.

Fevziu – Dhe tani ju mendoni se kjo histori ka marre fund?

Soros – Mendoj se une nuk do te perfshihem personalisht ne ceshtjet e brendshme te Shqiperise. Mendoj se tashme Shqiperia eshte mjaft e pjekur dhe çdo lloj nderhyrje nga ana ime do te jete krejtesisht e pavend.

Fevziu – A keni ndonje plan konkret per te ndihmuar Shqiperine?

Soros – Fondacioni do te vazhdoje ne nje menyre tjeter, sepse une mendoj se ju nuk keni me nevoje per shkolla. Por programi i bursave mendoj se eshte i rendesishem. Mendoj se do te jete i rendesishem per njerezit qe jane kthyer per te formuar klube dhe shoqeri. Pra fondacioni do te jape mbeshtetjen e tij, por jo ne ate shkalle sa ne te kaluaren. Nuk eshte e duhur. Jam shume i lumtur qe po vizitoj Shqiperine, por perfshirja ime personale nuk eshte aq intensive sa ne te shkuaren.

Fevziu – Por ju keni nisur nje fushate per integrimin e komunitetit Rom ne shoqeri. Cila eshte filozofia juaj? Mendoj se kjo duhet te jete e veshtire.

Soros – Problemin e romëve une e konsideroj si nje nga problemet me serioz qe ka te beje me “Debimin nga Shoqeria”. Eshte nje klase shoqerore me mundesi jo te barabarta me pjesen tjeter te popullsise. Pjesa tjeter e popullsise mban nje qendrim armiqesor dhe shume negativ ndaj romeve. Duke marre parasysh kushtet fizike ne te cilat jetojne romet… Ky pra eshte realiteti. Eshte nje rreth vicioz qe ka nevoje te keputet. Dhe une mendoj se eshte rasti me i keq i perjashtimit social ne kete vend. Prandaj eshte e rendesishme te perballemi me kete. Sot ne France kemi nje rast te ngjashem me perjashtimin e imigranteve muslimane. Pas dekadave shperfillese vijne shqetesimet sociale. Nuk mendoj se ka per te ndodhur ndonje gje e tille me romet ketu, por ju duhet te merrni masa per kete gje. Eshte gjithshtu diçka qe mund te zgjidhet me ndihmen e fondacionit. Ne kemi 15 vjet qe punojme me kete gje dhe kemi ndihmuar te sjellim, te krijojme nje elite, nje intelegjence te te rinjve rome qe mund te diskutojne ceshtjen e tyre. Kjo thyen steriotipin. Fatkeqesisht ne nuk e kemi bere kete gje ne Shqiperi. Fondacioni ne Shqiperi nuk eshte perqendruar kaq shume ne ceshtjen e romeve. Por ne vendet e tjera, ne Rumani, ne Maqedoni e ne vende te tjera, e kemi bere kete gje. Tashme keta njerez mund ta shqyrtojne vete ceshtjen e tyre. Mendoj se kjo dekade e perfshirjes se romeve do te ndryshoje vertet gjendjent e romeve.

Fevziu – Dhe nje pyetje te fundit. Kerkoj nje pergjigje te sinqerte A eshte e veshtire te jesh i pasur?

Soros – Eshte me e lehte sesa te jesh i varfer.

Fevziu – Faleminderit per intervisten dhe shpresoj se do t’ju kem perseri ne emision kur te vini perseri ne Shqiperi. Faleminderit.

Soros – Faleminderit. /Opinion/

Please follow and like us: