Arilena Ara “provokon”, topless për të ngacmuar fantazinë
Arilena Ara, fituejsa e edicionit të dytë të “X Factor Albania”, preku zemrat e fansave të saj duke i kënduar një humbjeje dashurie, në “Kënga Magjike”.
Edhe pse vetëm 18 vjeçe, projekti i ri e çoi Arilena Arën në një tjetër stad, ndërkohë që ajo po shfaqet gjithmonë e më shumë provokuese pas atij suksesi. Prej pak kohësh, Arilena në profilin e saj në Instagram shihet duke publikuar fotografi artistike, mes të cilave duket se ka dhe foto të nxehta “topless”.
Bëhet fjalë për një pozë, gjë të cilën këngëtarja s’e kishte bërë kurrë më parë. Sa i takon jetës private, ajo ka deklaruar se nuk ka një lidhje për momentin, edhe pse i këndon me aq ndjenjë ndarjes në këngën me muzikë të Darko Doimitrov dhe vargje të Lindon Berishës.