Albspirit

Media/News/Publishing

Bashkimi familjar, tani përgjigjja duhet të mbërrijë brenda tre muajve

Dekretligji mbi imigracionin dhe azilin i ardhur në fuqi pak ditë më parë ka përgjysmuar kohëzgjatjen e përpunimit të praktikës, nga 180 në 90 ditë. Por qeveria ka zgjedhur të mos rivendosë mekanizmin e heshtjes-miratim

Romë, 22 shkurt 2017 – Vështirë se e ka kuptuar njeri, por bashkimet familjare, të paktën në letër, janë bërë më të shpejta.

Risia është në fuqi prej të shtunës së shkuar, me ardhjen në fuqi të dekretit mbi imigracionin dhe azilin. Mes shumë normave, të kushtuara kryesisht refugjatëve dhe imigrantëve të parregullt, ka dy që kanë të bëjnë me të huajt me qëndrim të rregullt në Itali e që duan të sjellin këtu burrin, gruan, fëmijët apo prindërit.

Një ndryshim i nenit 29 të Tekstit Unik mbi imigracionin, vendos që kërkesat e bashkimeve familjare të paraqiten “në rrugë informatike” pranë Sportelit Unik për imigracionin të Prefekturës, e cila “me të njëjtën rrugë, lëshon edhe dëshminë e marrjes së kërkesës”. Asgjë e re, në të vërtetë, praktikisht është hedhur në ligj ajo që prej vitesh ndodh praktikisht.

Më e rëndësishme është norma që përgjysmon kohën brenda të cilës Sporteli Unik është i detyruar të lëshojë autorizimin për bashkimin familjar. Jo më “180 ditë”, por “brenda 90 ditëve” shkruhet në dekretligj. Pra këtej e tutje, me të mbaruar tre muajt pa pasur një përgjigje i huaji mund t’i kërkojë llogari Prefekturës duke i nisur një letër për ta nzitur të marrë vendim apo edhe ta hedhë atë në gjyq.

Në binomin “rreptësi dhe integrim” në të cilin këmbëngul ministri i Brendshëm Marco Minniti, kjo duket një risi e vogël në të mirë të integrimit. Mëkat që nuk shfrytëzuan rastin për të hedhur një hap më shumë, shumë më të dobishëm për imigrantët e rregullt.

Deri në vitin 2009, Teksti unik për imigracionin nuk parashikonte vetëmkohën brenda të cilës duhej dhënë përgjigje, por edhe një mekanizëm heshtjeje-miratim. Nëse Sporteli Unik nuk përgjigjej brenda afatit, familjarët nga jashtë Italisë mund t’i drejtoheshin drejtpërdrejt konsullatës italiane e të kërkonin t’u lëshohej viza e hyrjes për bashkim familjar.

Ky mekanizëm u hoq me një paketë sigurie (ligji 94/2009) nga Lega dhe Populli i Lirive. Kur erdhi në qeveri qendra e majtë, askujt nuk i shkoi ndërmend të sillte sërish në fuqi atë mekanizëm. Një zgjedhje që konfirmohet edhe nga Minniti dhe Gentiloni.

Elvio Pasca

Nga teksti i dekretit:

“DECRETO-LEGGE 17 febbraio 2017, n. 13 “Disposizioni urgenti per l’accelerazione dei procedimenti in materia di protezione internazionale, nonchè per il contrasto dell’immigrazione illegale”.

Articolo 9.

  1. Al decreto legislativo 25 luglio 1998, n. 286, sono apportate le seguenti modificazioni:
  2. a) […]
  3. b) all’articolo 29:

1) al comma 7, il primo periodo e’ sostituito dal seguente: «7. La domanda di nulla osta al ricongiungimento familiare, corredata della documentazione relativa ai requisiti di cui al comma 3, e’ inviata, con modalita’ informatiche, allo Sportello unico per l’immigrazione presso la prefettura – ufficio territoriale del Governo competente per il luogo di dimora del richiedente, il quale, con le stesse modalita’, ne rilascia ricevuta»;

2) al comma 8, le parole: «entro centottanta giorni» sono sostituite dalle seguenti: «entro novanta giorni»”.

Please follow and like us: