Bertina e Big Brother dhe jeta e saj mes sheikëve të Dubait
Me siguri të gjithëve ju kujtohet Bertina Mehmeti, konkurente e edicionit të tretë të Big Brother Albania.
Ajo fitoi simpatinë e publikut me ëmbëlsinë që e karakterizonte, por tërhoqi gjithashtu vëmëndjen për lidhjen me Erionin dhe trekëndëshin e krijuar me konkurentetn tjetër, Olta Sheta. Bukuroshja nga Delvina mundi të qëndronte vetëm dy muaj brënda shtëpisë së famshme ndryshe nga i dashuri i ri i cili ishte një ndër finalistët. Ata e vazhduan lidhjen edhe për disa kohë pas përfundimit të formatit të Big Brother duke pozuar për disa kopertina revistash, të cilat në atë kohë deklaronin se dyshja simpatike ‘shiste’ shumë. Pas kësaj, Bertina u përfol për një lidhje me këshilltarin e ish-Presidentit kosovar, Behxhet Pacolli. Esad Pushkar me origjinë boshnjake dhe ish-konkurentja u panë shpesh të frekuentonin bashkë jetën e natës në kryeqytet derisa i dhanë fund lidhjes së tyre. Kohë më vonë ajo u përfshi në një lloj përplasjeje me një ish-konkurente tjetër, Genta Gjalpin e cila deklaroi se Bertina i kishte marrë të dashurin, diçka që ajo vet nuk do t’ja bënte kurrë një shoqeje. Kjo e fundit i dha fund këtyre fjalëve duke thënë në një intervistë “Nuk kam ngelur t’i marr të dashurin Gentës, ne nuk jemi takuar asnjëherë bashkë’. Prej më shumë se një viti tashmë, Bertina ndodhet në Dubai ku u transferua për të lënë pas jetën në Shqipëri. Ajo ushtron profesionin e saj në një kompani të njohur atje dhe duket se ka krijuar një lloj stabiliteti pasi qëndrimi i saj është zgjatur më tepër nga sa mendohej në fillim. Ajo poston vazhdimisht foto nga vendi i largët, nga ambjentet e punës, plazhet, shkretëtira, palestra etj.