David Phillips: Flirtet me Erdogan i shërbejnë axhendës islamizuese të Turqisë
Dejvid Filips, drejtor i Institutit për Paqe në Universitetin Kolumbia të SHBA, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se drejtuesit politikë të vendeve të Ballkanit perëndimor duhet të kenë kujdes nga angazhimet e Turqisë dhe vendeve të Gjirit (Persik), sepse ato, sipas tij, ndikojnë në rritjen e ekstremizmit të dhunshëm. Ai thotë se komuniteti ndërkombëtar duhet të ndihmojë zhvillimin ekonomik dhe arsimin në këtë pjesë të Ballkanit, si masa për pengimin e radikalizmit. Filips i bëri komentet në Shkup, ku mori pjesë në një konferencë mbi ekstremizmin e dhunshëm.
Disa vende si Turqia dhe Gjiri Persik financojnë grupe radikale dhe destablizojnë ballkanin perëndimor. Nëse vlerësojmë se Turqia paraqet burim të problemit atërherë kjo ka ndikim të madh jo vetëm tek drejtuesit politikë shqiptarë, por edhe aktorë të tjerë politikë në ballkanin perëndimor që bëjnë flirte të afërta me Taip Erdoganin. Ndikimi i Erdogan nuk është në interes të shteteve të Ballkanit, por në shërbim të intersave dhe agjendës së Turqisë dhe kjo axhendë sipas tij islamizon ish – shtetet otomane
Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, qeveria shqiptare ka treguar afrimitet të ngushtë me Turqinë dhe presidentin Taip Erdogan, duke e ngritur edhe në nivelin e një miqësie personale me kryeministrin e Shqipërisë.